Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-05, 00:47   #16
Panopticon
 
Anėtarėsuar: 08-06-05
Postime: 236
Panopticon e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Stuhia - kush te ka edukuar keshtu allahile? Mfal se gabim thash - desha te them a ske pas ndonje vend ku do te mesoje edukate? Edukate per te shkruar para se gjithash. Tendenca yte per te devijuar nga tema eshte nje veti e nje mentaliteti provincialo-rural. Uroj qe te besh nje "shift" ne menatlitetin urban dhe qytetar.

Odise - ju me te vertet jeni TEPER i nevojshem ne seksionin DIKSUTIME SHOQERORE, sepse eshte me i frekunetuari sidomos nga te rinjte, dhe mendoj se deri tash ia keni arritur qellimit qe te na pasuroni me dituri/njohuri te reja, ju inkurajoj vetem te vazhdono keshtu. (Kjo nuk eshte kompliment per ju, eshte thjesht nje argument) Padyshim, kete thirrje ua bej te gjithve qe posedojne aftesite dhe sinqeritetin tuaj ne komunikimin me te tjeret.

Sa i perket fjales se Migjenit "Qeshu Rini qeshu - bota eshte e jotja" mendoj se edhe sot ne rinine shqiptare kjo moto duhet te jete aktuale, normalisht me nje trajtim dhe interpretim paksa te ndryshuar nga ajo qe i eshte bere ketij vargu me heret. Kjo nga fakti se sot rinia shqiptare gjendet ne nje kontekst tjeter.

Ideja e vargut sipas meje eshte qe te rrite dhe kultivoje vetbesimin tek rinia, te forcoje ndjenjen e tyre per lidere te ardhshem, ti vetedijesoje rinine per rolin dhe pergjegjesine e tyre qe kane ne shoqeri, qe njekohesisht eshte edhe privilegj. Dmth pergjegjesi + privilegj.

Kjo eshte ajo qe i duhet sot rinise shqiptare per nje ardhmeri me te ndritur, qe eshte vizioni i cdo shqiptari te mirefillte.

Juaji,

Panopticon.
Panopticon Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante