Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-08-05, 15:35   #3
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim

ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.

Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka te adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ue ala alihi ue sel-lem.Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ē`do shpikje ėshtė bid'at dhe ē`do bid'at ėshtė lajthitje, e ē`do lajthitje ēon nė zjarr.



KĖRKIMI LLOGARI NDAJ VETES

Falenderimet i takojnė Allahut, Zotit tė Tokės dhe qiejve, Atij qė i falenderon mirėsitė, Atij qė i fal tė kėqijat, Atij qė gjithkujt i llogarit veprat e pastaj shpėrblen pėr tė mirat e ndėshkon pėr tė kėqijat dhe nuk bėn padrejtėsi as sa njė grimcė. "... e nėse ajo vepėr ėshtė e mirė, Ai e shumėfishon atė dhe vetė Ai i jep shpėrblim tė madh." (En-Nisa: 40) Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut, tė adhuruarit tė krijesave, dhe dėshmoj se pejgamberi dhe zotėria ynė Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij. O Allah, fale, pėrshėndete dhe begatoje robin dhe tė Dėrguarin Tėnd, Muhammedin, familjen dhe shokėt e tij.


Frikėsojuni Allahut dhe bindjuni Atij, frikėsojuni asaj dite kur askush nuk mund tė shlyejė gjė pėr asnjė tjetėr por janė vetėm punėt me tė cilat vuan i keqi dhe gėzon i lumturi.

O robėrit e Allahut! Allahu i Madhėruar dėrgoi tek ju robin e tij Muhammedin alejhis-selam si pėrgėzues dhe paralajmėrues, si thirrės nė rrugėn e Allahut dhe si pishtar ndriēues. Ai i zbriti atij Kur`anin e Nderuar si dritė e qartė. Nuk ka ndonjė mirėsi veēse na ka lajmėruar dhe na ka urdhėruar pėr tė e nuk ka ndonjė tė keqe veēse ka ndaluar prej saj. Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "Asgjė nuk kemi lėnė pas dore nė libėr nga evidenca." (El-En`am: 38 ) dhe "Ne ty tė shpallėm librin sqarim pėr ēdo send, udhėzim, mėshirė dhe pėrgėzim pėr myslimanėt." (En-Nahl: 89)
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thėnė: "Me tė vėrtetė hallalli ėshtė i qartė dhe harami ėshtė i qartė ndėrsa mes tyre ka ēėshtje tė dyshimta tė cilat nuk i dinė shumė njerėz. Kush i ruhet atyre me tė vėrtetė e ka mbrojtur fenė dhe nderin e tij ndėrsa kush bie nė to veēse ka rėnė nė haram si ai ēobani qė i kullot bagėtitė rreth njė zone tė ndaluar e nga ēasti nė ēast mund t`i futen brenda. Ēdo mbret ka zonat e tij tė ndaluara ndėrsa zonat e ndaluara tė Allahut janė haramet. Me tė vėrtetė nė trup ndodhet njė copė mishi e cila kur ėshtė e saktė bėn qė edhe i gjithė trupi tė jetė i saktė ndėrsa kur ajo prishet edhe i gjithė trupi prishet. Ajo ėshtė zemra."
Transmetoi Buhariu dhe Muslimi nga Nu`man ibn Beshijr (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!)
Ndėrsa nė hadithin tjetėr: "Allahu i Madhėruar ka caktuar detyra prandaj mos i humbisni ato, caktoi kufij prandaj mos i shkelni ato, bėri haram disa gjėra prandaj mos i veproni ato dhe pushoi ndaj disa tė tjerave si mėshirė pėr ju prandaj mos pyesni pėr to."

Nėse mėsove o musliman se cilat janė detyrat e Allahut ndaj teje dhe se ēfarė tė drejtash kanė tė tjerėt ndaj teje atėherė e ke detyrė t`i kėrkosh llogari tė fortė vetes, tė vazhdueshme qė tė tė lehtėsohet llogaria nė Ahiret. Ai qė e ndien se Allahu ėshtė mbikqyrės i tij dhe i frikėsohet Atij nė gjithēka qė vepron ose lė, do tė ketė mė pak mangėsira nė detyrat e tij, do t`i largohet tė kėqijave dhe do t`i kryejė si duhet tė drejtat e tė tjerėve ndaj tij. "Vėrtet, ata tė cilėt ndaj madhėrisė sė Zotit tė tyre kanė frikė. Ata tė cilėt u besojnė argumenteve tė Zotit tė tyre. Dhe ata tė cilėt nuk i pėrshkruajnė shok Zotit tė tyre. Dhe ata tė cilėt japin (sadaka-zekat) nga ajo qė u ėshtė dhėnė dhe zemrat u dridhen sepse e dinė se do tė kthehen te Zoti i tyre. Tė tillėt janė ata qė shpejtojnė drejt tė mirave dhe tė parėt do t’i arrijnė ato." (El-Mu`minun: 57-61)

Atij qė ndien mbikqyrjen e Allahut, i frikėsohet Atij dhe vepron ato gjėra qė e afrojnė tek Ai dhe e largojnė nga gjynahet dhe haramet, do t`i qartėsohet mendja, do t`i rregullohet gjendja dhe pėrfundimi i tij.
Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "E kush iu frikėsua paraqitjes para Zotit tė vet dhe ndaloi veten prej epsheve. Me tė vėrtetė Xhenneti ėshtė vendkthimi i tij." (En-Naziat: 40-41) Ai qė i kėrkon llogari vetes dhe e bėn atė durimtare nė adhurimin e Allahut, duke iu bindur kėshtu thėnies sė Allahut tė Madhėruar (ky ėshtė komentimi i ajeteve) "Ai ėshtė Zoti i qiejve dhe i tokės dhe ē`ka ka nė mes tyre, pra Atė adhuroje, e nė adhurim ndaj Tij bėhu i qėndrueshėm. A di pėr Atė ndonjė emnak (adash)!" (Merjem: 65), "Urdhėro familjen tėnde pėr namaz, e edhe ti vetė zbatoje atė, sepse Ne nuk kėrkojmė prej teje ndonjė furnizim (pėr ty as pėr familjen tėnde), Ne tė furnizojmė ty (dhe ata), pėrfundimi i mirė ėshtė pėr tė devotshmit." (Ta Ha: 132) dhe "O ju tė cilėt besuat, bėni durim, bėhuni tė qėndrueshėm kundėr armikut, rrini tė pėrgatitur dhe frikėsojuni All-llahut me shpresė se do tė fitoni." (Ali Imran: 200) si dhe duke marrė shembull shokėt e tė Dėrguarit tė Allahut tė cilėt tregoheshin tė kujdesshėm ndaj namazit.

Abdullah ibn Mes`udi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) pėr namazin me xhemat ka thėnė
: Ne kemi parė se nuk prezanton nė tė veēse ai qė ėshtė munafik i njohur. Sillej personi i sėmurė duke u mbajtur mes dy tė tjerėve derisa drejtohej nė saf.
Ndėrsa Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ka thėnė: O ju njerėz! Kėrkojini llogari veteve tuaja para se tė gjykoheni, peshojini ato para se tė peshoheni dhe pregatituni pėr daljen e madhe pėrpara Allahut.

Kush i kėrkon llogari vetes sė tij dhe punon sipas Sunnetit, do t`i shtohen tė mirat e do t`i pakėsohen tė kėqijat, pėrfundimi i tij do tė jetė i mirė, do ta takojė Zotin e tij e Ai do tė jetė i kėnaqur prej tij dhe do ta ēojė nė njė vend tė nderuar bashkė me pejgamberėt, tė sinqertit, dėshmorėt dhe njerėzit e mirė e sa shoqėri e mirė qė ėshtė ajo.

Kėrkojini llogari veteve tuaja pėr fjalėt qė thoni sepse Allahu i Madhėruar thotė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) [b]"E ai nuk thotė ndonjė fjalė e tė mos jetė pranė tij njė mbikqyrės i gatshėm." [/b(Kaf: 18 )
"Kurse mbi ju ka rojtarė! Shkrues tė ndershėm (te All-llahu). Ata e dinė se ē`ka punoni." (El-Infitar: 10-12)
Kėrkojini llogari veteve tuaja pėr punėt qė bėni se Allahu i Madhėruar thotė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "E kush e punoi ndonjė tė mirė, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė. Dhe kush punoi ndonjė tė keqe sa grimca, atė do ta gjejė." (Ez-Zelzele: 7-8 )
Kėrkojini llogari veteve tuaja pėr ato qė fshehin nė zemra se Allahu i Madhėruar thotė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "Dhe dijeni se All-llahu di ē`ka fshehni nė vetvete, pra kini frikė prej Tij." (El-Bekare: 235)

Nėse ty o musliman nuk tė bėhet i qartė gjykimi i njė vepre nė Sheriat atėherė pyet dijetarėt pėr tė. Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "Pyetni pra dijetarėt nėse ju nuk dini."
(En-Nahl: 43)
Nėse muslimani bėhet i lėkundur pėr ndonjė ēėshtje tė dyshimtė le tė ketė kujdes e mos ta veprojė sepse Muhammedi alejhis-selam ka thėnė: "E mira ėshtė ajo tek e cila tė qetėsohet zemra dhe vetja ndėrsa gjynahu ėshtė ai i cili vėrtitet tek vetja dhe e urren qė ta dinė njerėzit." Vetja e qetėsuar ėshtė ajo e cila do atė qė e do edhe Allahu, urren atė qė e urren edhe Allahu, ėshtė ajo e cila e ka besuar Allahun dhe ėshtė mbėshtetur tek Ai pėr gjithēka. Ėshtė ajo vete e cila e qorton tė zotin e saj pėr mangėsitė qė tregon nė kryerjen e detyrave dhe e qorton pėr veprimin e gjynaheve. Ndėrsa zemra e mirė ėshtė ajo e cila ka shpėtuar nga pasimi i epsheve dhe nga dyshimet, ajo ėshtė zemra e cila di ta dallojė mirėsinė nga gjynahu dhe tė mirėn nga e keqja kur ato ngatėrrohen me njėra-tjetrėn.

Ndėrsa vetja e sėmurė me pasimin e epsheve dhe zemra e sėmurė me dyshime ėshtė ajo e cila nuk di tė dallojė mes tė mirės dhe tė keqes kur ato ngatėrrohen dhe nuk e do atė qė e do Allahu, pėrkundrazi urren atė qė do Allahu dhe do atė qė e urren Allahu. "E ata, qė nė zemrat e tyre kanė anim nga e shtrembėta, ata gjurmojnė atė qė nuk ėshtė e qartė pėr tė shkaktuar fitne e kėshtu kėrkojnė komentin e tyre. Por, pėrveē All-llahut askush nuk e di domethėnien e tyre tė saktė. Dijetarėt e pajisur me dituri thonė: Ne e kemi besuar atė (qė ėshtė e paqartė), tė gjitha janė nga Zoti ynė!" (Ali Imran: 7)
"Por ata (idhujtarėt), nuk ndjekin tjetėr vetėm se paragjykime dhe ē`ka duan vetė, megjithėse prej Zotit tė tyre u pat ardhur udhėzimi." (En-Nexhm: 23)
Prandaj kėrkimi llogari vetvetes bashkė me pasimin e Sunnetit profetik janė rruga e vetme e shpėtimit.

Ndėrsa ai i cili i plotėson vetes sė tij epshet dhe e lejon atė tė kullosė nė lėndinat e humbjes, epsheve, shthurjes dhe e largon atė nga kujdesi pėr adhurimin e Allahut e largohet nga Sunneti i tė Dėrguarit tė Allahut, ka arritur nė njė gjendje tė keqe dhe pėrfundimi i tij do tė jetė i keq. Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "Ju nuk fshiheshit (kur bėnit mėkate) se do tė dėshmojnė kundėr jush tė dėgjuarit tuaj, tė parit tuaj dhe lėkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di shumė gjėra qė ju bėnit. Ai ėshtė mendimi juaj i gabuar, tė cilin e patėt ndaj Zotit tuaj, ėshtė ai qė ju shkatėrroi dhe tani jeni mė tė dėshpruarit. Nėse bėjnė durim, zjarri ėshtė vend i tyre, e nėse kėrkojnė tė kthehen nė atė qė e dėshironė (nė kėnaqėsinė e Zotit), atė nuk do t`a arrijnė." (Fussilet: 22-24)

O robėrit e Allahut! Gjendja e muslimanėve sot bėn tė domosdoshėm mendimin, meditimin korrigjimin dhe rregullimin e gjendjes sė tyre sepse armiqtė e Islamit janė vėrsulur mbi ta, fjala e tyre ėshtė pėrēarė, mendimet e tyre kundėrshtojnė njėra-tjetrin, mes tyre janė shtuar bidatet, e keqja u vjen prej njeri-tjetrit, janė shtuar mbi ta fatkeqėsitė. Ēdo musliman e di se shkaku i gjithė kėsaj ėshtė mangėsia qė ata kanė treguar nė fenė e tyre. Por nėse ata rregullojnė ē`ka mes tyre dhe Zotit tė tyre, Allahu ka pėr tė rregulluar ē`ka mes tyre dhe njerėzve tė tjerė si dhe problemet mes tyre. Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "Me tė vėrtetė All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli derisa ata ta ndryshojnė veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndėshkojė njė popull, atė nuk ka kush qė ta zbrapsė. Ata, (njerėzit) nuk kanė mbrojtės tjetėr pėrveē Tij." (Er-Ra`d: 11)

Hapi i parė pėr tė rregulluar gjendjen e muslimanėve ėshtė rregullimi i personit dhe i grupeve tė ndryshme e kjo duke i kėrkuar ēdo person llogari vetes sė tij pėr gjithēka para se Allahu t`i kėrkojė atij llogari se ēfarė ka bėrė pėr Islamin dhe a i ėshtė bindur, nėnshtruar dhe e ka dashur Allahun? A i ka respektuar ndalesat e Allahut duke iu larguar atyre dhe duke i urryer ato? A e madhėron ligjin e Allahut? Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "Pra, kėshtu: Kush madhėron atė qė All-llahu e bėri tė shenjtė, ajo ėshtė mė e dobishme pėr tė te Zoti i tij." (El-Haxh: 30)

A e madhėron muslimani Sunnetin profetik duke e mėsuar dhe pasuar atė, duke urryer kundėrshtimin e tij dhe bidatet qė shpiken? A i plotėson muslimani tė drejtat e prindėrve, tė afėrmve dhe tė muslimanėve tė tjerė? A pendohet ai pėr gjynahet qė bėn dhe a qan pėr gabimet e tij? A shton ai ēdo ditė dije, kuptim dhe punė tė mira nė fenė e Allahut e cila ėshtė Islami, feja tė cilėn e pėlqen Zoti i botėve? Zoti ynė i Madhėruar kėrkon prej nesh qė ta takojmė Atė nė Ahiret me punė tė mira e jo vetėm me pretendime. Ai na ka bėrė detyrė qė tė jetojmė nė dynja me sinqeritet nė fjalėt dhe veprat tona me tė cilat i afrohemi Zotit tonė, e duam Krijuesin tonė. Allahu ėshtė Ai i cili nderon kė tė dojė dhe poshtėrron atė qė poshtėrron urdhėrat e Tij. A mos vallė ka vuajtur ndokush pėr shkak tė bindjes ndaj Allahut? Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "Dhe thuaj: Veproni, All-llahu do ta shohė veprėn tuaj, edhe i dėrguari i Tij e besimtarėt, e pastaj do tė ktheheni te njohėsi i tė fshehtės dhe tė dukshmes, e do t’ju njoftojė pėr atė qė vepruat." (Et-Teube: 105)

Kėrkimi i llogarisė qė muslimani i bėn vetvetes pėr ēdo gjė tė vogėl ose tė madhe sėbashku me kapjen fort pas Sunnetit profetik ėshtė varka e shpėtimit, rrugullatorja e jetės dhe fitorja me kėnaqėsinė e Allahut. Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "O ju qė besuat, frikėsojuni All-llahut dhe le tė shikojė secili se ē`ka ka bėrė pėr nesėr. Dhe frikėsojuni All-llahut! Me tė vėrtetė All-llahu ėshtė i dijshėm pėr atė qė punoni!" (El-Hashr: 18 )

Nė hadith thuhet: "Ai tė cilin e gėzon e mira e tij dhe e hidhėron e keqja e tij, ėshtė besimtar." Ndėrsa nga Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) transmetohet se ka thėnė: Ju po veproni disa gjėra qė nė sytė tuaja janė mė tė holla se floku ndėrsa nė kohėn e tė Dėrguarit tė Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem i konsideronim prej gjynaheve tė mėdha. Transmetoi Buhariu.

"Me tė vėrtetė Allahu dhe engjėjt e Tij e lavdėrojnė Pejgamberin. O ju qė keni besuar, lavdėrojeni atė (duke bėrė salavate pėr tė) dhe pėrshėndeteni me selam." (El-Ahzab: 56)

Shejhu: Ali Abdurrahman El-Hudhejfi
17/11/1424H


Kerkojmi falje dhe meshire nga Allahu xh.h per vete dhe per ju andaj edhe ju bene nje gje te tille ngase Allahu xh.h eshte Fales dhe Meshirues.

Lutja jone e fundit eshte :
Falenderimi dhe i tere Suksesi i takon Allahut xh.h

Esselamualejkum musliman nga vellau juaj ne Islam
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė