Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-10-05, 07:57   #5
Lady Godiva
 
Anėtarėsuar: 14-09-05
Vendndodhja: canada
Postime: 80
Lady Godiva e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Se pari, je nga Kosova ti apo Shqiperia? se dyti kur e permende qeshtjen e te drejtave te femrave, mua me duket qe kjo nuk esht problem i madh ne shoqerine shqiptare sepse grate dhe vashat tona si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove e kane deshmuar veten si shume te zonja ne cdo lemi, pa diskutim ne cdo lemi. E njejta gje do jete edhe ne kosoven demokratike qe me aq mund jemi duke e ndertuar.

Pastaj pergjigja ime tjeter lidhur me si e shoh nje Kosove te Demokratizuar? - Po ja si e shofim ne: se pari te lire e te pamvarur, larg kthetrave serbe e greko-sllave, larg socializmit e komunizmit, pastaj me liri te plota njerezore ku Shqiptaret do te kene kombesi shqiptare por perkatesi fetare ashtu si e deshirojne sepse ajo qe nuk mund te ndryshohet esht Kombesia, njeriu qe lind shqiptar edhe ngel gjer ne vdekje mirepo sa i perket religjionit , sot mund te jesh i krishtere , neser mund te behesh budist, musliman etjera pra varet nga shija individuale e personit dhe ne Kosoven demokratike personi do ta kete te drejte ashtu siq e ka dhe siq e ka pasur gjithmone, te besoj dhe te lutet kujt ti'a ket qejfi. Kosova demokratike do te jete shoqeri e civilizuar me te drejta te barabarta dhe te pamohueshme te grave ( edhe i kemi), me eliminim korrupsioni dhe do te jete ne gjirin e familjes Evropiane, te shpresojm se shpejti po te na lene rehat intrigat serbe e te miqve te tyre.

Dhe e treta se qe kishe permendur shekulline gjashte, nuk te kuptova fare. TE thashe femra shqiptare e ka deshmuar veten dhe i ka te gjitha te drejtat. Tjeter gje esht ajo poqese ndonjera esht e shtypur, ajo s'ka te beje me fene fare por me mentalitetin e familjes ku jeton ajo. Fundja, probleme te tilla ke plot edhe ne shtete me te zhvilluara perendimore. Keshtu qe une nuk shoh asgje tjeter per femren shqiptare perveq se do te shkoje e eci edhe me perpara.
Lady Godiva Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė