Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-12-05, 17:02   #39
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Me 1998 pata ardhur ne SHBA me nenen dhe vllaun, per tu bashkuar me babain, qe ketu gjindej vite te tera. Edhe pse me pare kishim kaluar pothuaj gjithe verat bashke ketu ne SHBA, dhe gjithmone perfundimin e vitit shkollor ne Kosove, dhe veren e prisja me padurim, kesaj rradhe (me 1998) nuk ndjehesha e lumtur aspak, per shkak te eskalimit te konfliktit ne Kosove, nuk e dija cka do te ndodh me gjithe te afermit, dhe te njohurit qe kishim lene pas.
Ne pranveren e vitit 1999, ne kohen kur te gjithe shqiptaret e Kosoves po deportoheshin me dhune nga Kosova, e mbare familja udhetuam ne Maqedoni per arsye se babai im kishte disa aktivitete dhe detyra te ndryshme.
Nuk e di ndoshta ta definoj mire vuajtjen, por vuajtje per mua ka qene ndjenja qe kam pasur, kur kam shkuar dhe kam vizituar kampet e refugjateve ne Stenkovec, kufirin ne Bllace dhe kampin ne Neproshten te Tetoves dhe i kam pare bashkevendasit tjere, ne gjendje te mjerueshme; te zbathur, te zdeshur apo te deshpruar e te thyer moralisht.
E vetmja menyre per tu marre me ndjenjen e dhimbjes dhe vuajtjes ne kete tragjedi, ka qene te bej dicka...jam paraqitur vullnetare se bashku me vllaun ne njeren prej OJQve per mbledhjen dhe shperndarjen e informatave elektronike per familjet e ndara, shumica e te cilave tanime gjindeshin neper kontinente te ndryshme, dhe kishin humbur njeri-tjeterin gjate deportimit.
Poashtu jam marre me shkrime, kam shkruar per vete, edhe per shtypin per te gjithe gjerat qe me kane shkaktuar pezullin dhe dhimbjen ne kete situate.
Filtrimi permes te te shprehurit te dhimbjes (komunikimi verbal, apo permes te shkruarit), marrja me ndonje aktivitet-ndjenja e vleres, ndenja se je duke bere dicka, jane gjithmone menyrat me te shendosha per te shuajtur vuajtjen, sipas mendimit tim!!!


Foto: vendkalimi kufitar Kosove-Maqedoni ne Han te elezit-Bllaca, mes-zona kufitare...ku ne ditet e prillit te vitit 1999, mijera te deportuar kane qene te "ngujuar" mes dy kufinjeve afer 10 dite, pa uje dhe ushqim, meqe Maqedonia kishte mbyllur kufirin. Duke iu falenderuar nderhyrjes se UNHCR-se Agjencionit per Refugjate te Kombeve te Bashkuara, dhe presionit politik ndaj Maqedonise, eshte arritur hapja e kufirit dhe vendosja e refugjateve neper shtepi, apo kampe te organizuara.
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė