Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-01-06, 22:21   #7
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim

ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.

Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka te adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ue ala alihi ue sel-lem.
Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ē`do shpikje ėshtė bid'at dhe ē`do bid'at ėshtė lajthitje, e ē`do lajthitje ēon nė zjarr.





RREGULLI DHE QETĖSIA


Vetet e njerėzve kėrkojnė gjithnjė atė gjė qė i qetėson, zemrat shpresojnė qė tė gjejnė dikė tek i cili tė prehen ndėrsa trupat kėrkojnė qė tė rrethohen nga lumturia dhe paqja.

Mendimtarėt e hershėm dhe ata tė kohės sė sotme kanė folur pėr shkaqet tė cilat tė ndihmojnė nė arritjen e kėtyre kėrkesave dhe mėnyrėn e plotėsimit tė kėtyre qėllimeve. Populli musliman nė ditėt e sotme me gjithė vėshtirėsitė dhe shqetėsimet qė po kalon, ėshtė shumė i nevojshėm pėr tė arritur ēdo gjė e cila u siguron atyre njė jetė tė mirė dhe tė kėnaqshme. Jo vetėm kaq por i gjithė njerėzimi e ka tė domosdoshme qė tė kuptojė shkakun se pėrse ėshtė krijuar si dhe ta dijė mirė se sado qė tė pėrparojė nuk ka pėr tė gjetur shkallėn e duhur pėr tu ngjitur drejt lumturisė sė vėrtetė dhe jetės sė kėndshme pėrveēse duke zbatuar atė qė ua ka zgjedhur Krijuesi i tyre dhe ua ka dėrguar me anė tė vulės sė profetėve, Muhammedit alejhis-selam.

* Besimi i plotė se Allahu ėshtė Zot dhe se Muhammedi alejhis-selam ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij , ky ėshtė parimi kryesor qė tė ēon drejt realizimit tė mbrojtjes prej Allahut dhe kujdesit tė Tij.
Allahu i Madhėruar ka thėnė: (Ky ėshtė komentimi i ajetit) "Me tė vėrtetė atyre qė thanė: Zoti ynė ėshtė Allahu. e pastaj u drejtuan (nė rrugėn e drejtė), atyre u vijnė engjėjt (nė prag tė vdekjes dhe u thonė): mos u frikėsoni dhe mos u brengosni dhe pėrgėzohuni me Xhenetin i cili u ėshtė premtuar." (Fussilet: 30)
dhe ka thėnė: (Ky ėshtė komentimi i ajetit) "Dijeni se me tė vėrtetė tė dashurit e Allahut (eulijatė) nuk kanė frikė e nuk brengosen. (Ata janė ata) Tė cilėt besuan dhe ishin tė devotshėm." (Junus: 62-63)

Prandaj kush e zbaton njė gjė tė tillė, Allahu e do atė dhe e nxjerr nga errėsirat nė dritė duke e larguar atė nga errėsira ose duke e larguar errėsirėn prej tij siē ka thėnė: (Ky ėshtė komentimi i ajetit)
"Allahu ėshtė mbikqyrės i atyre qė besuan, i nxjerr ata prej errėsirave nė dritė. E kujdestarė tė atyre qė nuk besuan janė djajtė qė i nxjerrin ata prej dritės nė errėsira." (El-Bekare: 257)

Er-Razi ka pėrmendur mendimin e njėjtė tė komentuesve tė Kur`anit se errėsirat janė errėsirat e kufrit ndėrsa drita ėshtė drita e besimit.

* Plotėsimi i Teuhidit, sinqeriteti nė adhurimin e Allahut, lidhja e zemrės vetėm me Tė, mbėshtetja e plotė tek Ai dhe mosshpresimi i dobisė apo largimit tė sė keqes nga ndonjė prej krijesave, tė gjitha kėto mundėsojnė mbrojtjen e Allahut nė tre drejtime:

- Mbrojtja qė Allahu i bėn dobive tė robit nė kėtė dynja, nė trupin e tij, pasardhėsit e tij, familjen e tij dhe pasurinė e tij.

- Mbrojtja qė Allahu i bėn personit nė fenė dhe besimin e tij duke e ruajtur atė prej dyshimeve qė ēojnė nė humbje, prej epsheve tė ndaluara dhe duke e mbrojtur fenė e tij nė ēastet e vdekjes duke e bėrė tė qėndrueshėm nė besim.

- Mbrojtja qė Allahu i bėn robit tė Tij pas vdekjes duke e bėrė tė qėndrueshėm nė pyetjet qė i bėhen nė varr, duke e mbrojtur nga ndėshkimi i varrit, nga tronditja e madhe ditėn e Kijametit dhe vuajtjet e saj, duke e futur nė Xhenet dhe duke e shpėtuar nga zjarri.
Muhammedi alejhis-selam ka thėnė:
"O djalė, vėrtet unė po t`i jap disa kėshilla:
Ruaje Allahun (urdhėrat dhe fenė e Tij) qė Ai tė tė ruajė ty.
Ruaje Allahun qė ta gjesh Atė pėrballė (gjithmonė).
Nėse kėrkon diēka, kėrkoje atė prej Allahut dhe nėse kėrkon ndihmė, kėrkoje atė prej Allahut.
Dije se sikur i gjithė populli tė grumbullohet pėr tė tė bėrė njė tė mirė, nuk kanė pėr tė bėrė mirė pėrveē asaj qė ka caktuar Allahu pėr ty.
Dhe sikur tė grumbullohen qė tė tė bėjnė njė tė keqe, nuk mund tė tė bėjnė tė keqe tjetėr pėrveē asaj qė ka caktuar Allahu pėr ty.
Janė ngritur lapsat dhe janė tharė fletushkat."

Transmeton Tirmidhiu i cili ka thėnė se hadithi ėshtė i saktė, hadithin e ka saktėsuar edhe shejhul-Albani.

* Mosplotėsimi i Teuhidit dhe i besimit e ēon personin drejt sė keqes dhe errėsirave si dhe e largon atė nga mbrojtja e Allahut dhe nga kujdesi i Tij. Allahu i madhėruar ka thėnė: (Ky ėshtė komentimi i ajetit) "Prandaj largohuni nga ndytėsitė e idhujve dhe largohuni prej fjalės shpifėse. Duke qenė tė sinqertė nė besim ndaj Allahut, dhe duke mos i pėrshkruar Atij shok, e kush i pėrshkruan shok Allahut, ai ėshtė sikur tė bjerė nga qielli e ta rrėmbejnė shpendėt ose si ai tė cilin e hedh era e stuhishme nė ndonjė vend tė humbur." (El-Haxh: 30 -31 )

Ibn Xherijr nė komentin e kėtij ajeti thotė: Kush i bėn shok Allahut, shembulli i tij nė largimin nga udhėzimi dhe e vėrteta, shkatėrrimi i tij dhe largimi nga Zoti i tij ėshtė si shembulli i atij qė bie nga qielli dhe e rrėmbejnė atė zogjtė apo e hedh era nė ndonjė vend tė humbur.

O vėllezėrit e njė besimi! Besimtari i vėrtetė me akide tė saktė, i cili e ka pastruar Teuhidin nga shirku dhe bidatet, atij Allahu i bėn rrugėdalje dhe shpėtim nga ēdo vėshtirėsi qė i del pėrpara, nga ēdo sprovė dhe e keqe, Allahu i lehtėson atij rrugėn drejt paqes dhe shpėtimit, i lehtėson atij ēdo gjė qė i nevojitet si dhe e furnizon atė andej nga nuk e pret dhe qė atij as nuk mund t`i shkojė ndėr mend.
Allahu i Madhėruar ka thėnė: (Ky ėshtė komentimi i ajetit) "E kush tregohet i devotshėm ndaj Allahut, Ai i bėn atij rrugėdalje. Dhe e furnizon atė prej nga nuk e pret. E kush i mbėshtetet Allahut, Ai i mjafton atij." (Et-Talak: 2-3)

* Duke plotėsuar Teuhidin dhe ēdo gjė qė lidhet me tė, krijohet mundėsia pėr tė larguar tė kėqijat tė cilat i shkaktojnė shejtanėt prej njerėzve dhe xhindeve. Nga natyrshmėria e sė keqes ėshtė se ajo ėshtė e armatosur mirė, godet pa i ardhur aspak keq, ndodh qė tė zotėrojė mėnyra me tė cilat i largon njerėzit nga e vėrteta, mundet qė tė zotėrojė forcė materiale me tė cilėn tė mashtrojė dhe tronditi zemrat e njerėzve. Por me gjithė kėtė ata qė e njėsojnė Allahun me Teuhid tė sinqertė dhe me besim tė plotė, janė nėn mbrojtjen e Allahut siē thuhet nė ajetin e mėposhtėm: (Ky ėshtė komentimi i tij) "Me tė vėrtetė Allahu i mbron ata tė cilėt besuan. Allahu nuk e do asnjė tradhėtar, mohues." (El-Haxh: 38 )

O muslimanė! Me tė vėrtetė Kur`ani bėn tė qartė njė tė vėrtetė tė cilėn shumė nuk e njohin. Kjo e vėrtetė ėshtė se nuk mund tė qetėsohen zemrat, nuk mund tė lumturohen dhe nuk mund tė gjejnė kėnaqėsi pėrveēse me pėrkujtimin e Allahut. Allahu i Madhėruar ka thėnė: (Ky ėshtė komentimi i ajetit) "Me pėrmendjen e Allahut qetėsohen zemrat." (Err-Rra`d: 28 )
Po, me tė vėrtetė qė ato qetėsohen duke ndier lidhjen e fortė me Allahun, sigurinė me Tė, duke kuptuar menēurinė e krijimit tė tyre dhe fundin qė do tė kenė. Qetėsohen nga ēdo e keqe apo sulm qė mund t`u bėhet pėrveē asaj qė u ėshtė caktuar, duke duruar ndaj saj.

Ibn Kajjimi (Allahu e mėshiroftė!) thotė: Zemra ėshtė e ashpėr dhe nuk e zbut atė asgjė tjetėr pėrveēse kthimi tek Allahu, ajo ėshtė e egėr dhe egėrsinė nuk ia largon asgjė tjetėr pėrveē kthimit tek Allahu, nė tė ka hidhėrim tė cilin nuk e largon veēse kėnaqėsia e njohjes sė Allahut, nė tė ka varfėri tė cilėn nuk e largon veēse dashuria e Allahut dhe kthimi tek Ai, pėrkujtimi i Tij, sinqeriteti ndaj Tij e sikur t`i jepej dynjaja dhe ēdo gjė qė ekziston nė tė, nuk kishte pėr ta larguar atė varfėri. Kush largohet prej Teuhidit ka pėr tė kaluar njė jetė tė ngushtė e tė vėshtirė, i ndėshkuar nė tė me hidhėrime dhe fatkeqėsi, me zjarr tė kėsaj dynjaje, me Xhehenem tė kėsaj jete para Xhehenemit tė vėrtetė. Ky ka pėr tė qenė pėrfundimi i atij qė sillet keq ndaj Zotit tė tij nė tė kundėrt tė atij qė ėshtė njėsues i Allahut, ky ka pėr tė gjetur shpėrblimin e shpejtė nė kėtė botė, gėzim, lumturi, kėnaqėsi tė trupit dhe tė zemrės, tė gjitha kėto sepse ai u soll me nderim ndaj Zotit tė tij, iu bind Atij, e deshi Atė dhe u kėnaq me Tė. Gėzimi i atij personi ėshtė mė i madh se gėzimi i atij qė ėshtė prej tė afėrmve tė njė prijėsi bujar. (Mbaroi fjala e Ibn Kajjimit Allahu e mėshiroftė!)

Allahu i Madhėruar ka thėnė: (Ky ėshtė komentimi i ajetit) "Atė qė Allahu dėshiron ta udhėzojė, ia zgjeron zemrėn pėr (tė pranuar) Islamin. Atė qė dėshiron ta lėrė tė humbur, zemrėn e tij ia bėn shumė tė ngushtė sikur tė ngjitej nė qiell. Kėshtu Allahu lėshon dėnimin mbi ata qė nuk besojnė." (El-En`am: 125)
dhe ka thėnė: (Ky ėshtė komentimi i ajetit) "E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė." (Ta-Ha: 124 )

Gjithashtu Allahu i Madhėruar ka thėnė: (Ky ėshtė komentimi i ajetit) "Kush bėn vepėr tė mirė, qoftė mashkull ose femėr, e duke qenė besimtar, Ne do t`i japim atij njė jetė tė mirė (nė kėtė botė), e (nė botėn tjetėr) do t`u japim shpėrblimin mė tė mirė pėr veprat e tyre." (En-Nahl: 97)
Ibn Kethijri ka thėnė: Jeta e mirė pėrfshin ēdo qetėsi, nė ēdo fushė qoftė. Siē ėshtė lumturia, qetėsia dhe zgjerimi i zemrės.

Siguria ėshtė kėrkesa kryesore e jetės, ėshtė gjėja mė e nevojitshme pėr gjithė njerėzimin pa tė cilėn nuk mund tė plotėsohen interesat personale dhe as ato tė pėrgjithshme. Nuk mund tė lulėzojė jeta dhe nuk mund tė gjejnė njerėzit prehje pėrveēse kur ka siguri dhe qetėsi. Njė gjė e tillė me lejen e Allahut i krijohet besimtarėve dhe atyre qė njėsojnė Allahun me Teuhid siē ka thėnė Allahu i Madhėruar: (Ky ėshtė komentimi i ajetit) "Ata qė besuan dhe nuk e ngatėrruan besimin e tyre me padrejtėsi (besim tė kotė), ata do tė kenė siguri dhe ata do tė jenė tė udhėzuar." (El-En`am: 82)

Pėr kėtė shkak ligji islam ka paralajmėruar dhe ka ndaluar rreptėsisht nga ēdo sulm apo shkatėrrim qė prish rendin dhe sigurinė. Allahu i Madhėruar ka thėnė: (Ky ėshtė komentimi i ajetit) "Mos bėni ērregullime nė tokė pas rregullimit tė saj..." (El-A`raf: 56) dhe ka thėnė: (Ky ėshtė komentimi i ajetit) "Ka ndonjė nga njerėzit qė fjala e tij tė mahnit, por vetėm nė kėtė botė, dhe pėr atė qė ka nė zemrėn e tij, e paraqet Allahun dėshmues, e nė realitet ai ėshtė kundėrshtari mė i rreptė. E posa tė kthehet, ai nė tokė vepron tė bėjė shkatėrrim nė tė, tė asgjesojė tė mbjellat dhe gjallesat. E Allahu nuk e do ērregullimin (fesadin)." (El-Bekare: 204-205)

Nga rregullat mė madhėshtore tė Sheriatit ėshtė mbrojtja dhe ruajtja e pesė gjėrave mė tė domosdoshme: Feja, vetja, mendja, nderi dhe pasuria.

Pėr kėtė janė caktuar shumė ligje qė mbrojnė dhe ruajnė paprekshmėrinė e kėtyre pesė gjėrave.
Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė: "Nuk i lejohet muslimanit qė tė frikėsojė njė musliman tjetėr."
Transmeton imam Ahmedi dhe Ebu Daudi.

Gjithashtu Muhammedi alejhis-selam ka ndaluar qė personi tė ngrejė armėn nė vendin e muslimanėve dhe ka thėnė: "Mos t`i drejtojė ndonjėri prej jush vėllait tė vet armėn sepse nuk i dihet, ndoshta shejtani lėviz me dorėn e tij (e kėshtu vret vėllanė e tij) dhe pėrfundon nė njė gropė me zjarr (nė Xhehenem)."
Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Gjithashtu ka thėnė: "Kush i ngrin armėt kundra nesh nuk ėshtė prej nesh."

Siguria ėshtė e bazuar nė shumė parime tė fesė islame dhe nuk ka tė bėjė vetėm me muslimanėt. Feja islame e cila ėshtė feja e parimeve mė tė larta dhe shembullore, ka caktuar rregulla dhe ka urdhėruar pėr ēdo gjė qė ndihmon nė ruajtjen e sigurisė dhe rendit nė vendet e muslimanėve. Jo vetėm kaq por Islami ka nxitur dhe urdhėruar pasuesit e tij qė tė ruajnė sigurinė e jomuslimanėve tė cilėve u ėshtė dhėnė besa apo leje pėr tė qėndruar nė tokėn islame. Kėshtu, kushdo qė jeton nė tokėn islame dhe nė vendet ku banojnė besimtarėt, Islami kujdeset pėr qetėsinė dhe sigurinė nė veten e tij, pasurinė dhe nderin e tij ashtu siē ėshtė pėrmendur nė rregullat e legjislacionit islam. Ato nuk janė rregulla tė caktuara pėr shkak nevojash apo pėrfitimi politik, pėrkundrazi ato janė detyra fetare tė cilat duhet t`i zbatojė ēdo musliman.

Islami krijon njė shoqėri njerėzore, tė lartė tė cilėn e gjykon Sheriati hyjnor i bazuar mbi drejtėsinė, bamirėsinė dhe mėshirėn. Kjo shoqėri nuk dėshiron zhdukjen dhe shkatėrrimin e njerėzimit, pėrkundrazi dėshiron udhėzimin dhe mirėsinė e tij. Prandaj Islami e bazon bashkėpunimin me jomuslimanėt nė dy ēėshtje kryesore:

- Sistemi moral i bazuar nė faljen dhe lehtėsimin e gjėrave.

- Ruajtjen dhe mbrotjen e jetės dhe tė drejtave si dhe largimin nga padrejtėsia dhe armiqėsia.

Ligji islam i siguron jomuslimanit njė jetė tė sigurt brenda shoqėrisė islame. I bėn detyrė muslimanit largimin e sė keqes nga jomuslimani i cili me lejen e prijėsit musliman, vjen nė tokėn islame pėr tė punuar apo pėr ndonjė ēėshtje tjetėr tė lejuar e cila ėshtė nė dobi tė muslimanėve.

Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė: "Kush vret njė njeri tė cilit i ėshtė dhėnė besa (prej kafirėve) nuk ka pėr ta ndier erėn e Xhenetit edhe pse ajo ndihet dyzet vjet larg." Transmeton Buhariu.

Ndėrsa nga Rifaa ibn Sheddad transmetohet se ka thėnė: Kur po qėndroja pranė kokės sė gėnjeshtarit El-Muhtar ibn Ebi Ubejd i cili pretendonte se ishte profet, pasi u binda se ai ishte gėnjeshtar, vendosa tė nxirrja shpatėn dhe t`i prisja kokėn por mu kujtua njė hadith tė cilin na e kishte treguar Amru ibn El-Hamk se kishte dėgjuar Pejgamberin alejhis-selam tė thoshte: "Kush siguron veten e tij tek njė person dhe ai pastaj e vret atė, ditėn e Kijametit do t`i jepet flamuri i tradhėtisė." Transmeton imam Ahmedi, Nesai dhe Tahaui me isnad tė saktė.

Ndėrsa nė njė transmetim tjetėr nga imam Ahmedi dhe Tahaui thuhet: "Kush i lė nė besė jetėn e tij njė personi dhe ai pastaj e vret, unė jam larg prej tij, edhe sikur i vrari tė jetė kafir."

Ndėrsa nė njė transmetim tek Abdurrazaku thuhet: "Ēdo person i cili merr nė besė dikė e pastaj e vret, ai nuk ka mė mbrotje prej Allahut edhe nėse i vrari ėshtė kafir."

Kurtubi nė tefsirin e ajetit: (Ky ėshtė komentimi i tij) "Me tė vėrtetė Allahu i mbron ata tė cilėt besuan. Allahu nuk e do asnjė tradhėtar, mohues." (El-Haxh: 38 ) ka thėnė: Transmetohet se ajeti zbriti pėr shkak tė besimtarėve tė cilėt pasi u shtuan nė Meke dhe kafirėt filluan t`i torturonin, disa prej tyyre u shpėrngulėn pėr nė Abisini ndėrsa disa tė tjerė deshėn qė tė vrisnin kėdo qė t`u jepej mundėsia prej kafirėve, t`i tradhėtonin dhe mashtronin. Atėherė zbriti ky ajet nė tė cilin Allahu i Madhėruar premtoi se do t`i mbronte besimtarėt dhe ndaloi ashpėr nga mashtrimi dhe tradhėtia.

O ju muslimanė! Nuk ka pėr t`u rregulluar jeta e muslimanėve pėrderisa tė drejtohen nė urdhėrat e Allahut, nuk ka pėr t`u larguar vuajtja dhe nė vendin e saj tė vijė paqja dhe qetėsia pėrderisa t`i pėrgjigjen urdhėrit tė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij nė ēdo aspekt tė jetės. Allahu i Madhėruar ka thėnė: (Ky ėshtė komentimi i ajetit) "O ju qė besuat, pėrgjigjuni (thirrjes sė) Allahut dhe tė Dėrguarit kur ai (i Dėrguari) ju fton pėr atė qė ju jep jetė..." (El-Enfal: 24 )

Prej asaj qė ju ka ftuar nė tė Allahu dhe i Dėrguari i Tij ėshtė ruajtja e rendit dhe sigurisė nė jetė, kjo ėshtė njė pėrgjegjėsi dhe amanet i madh qė duhet ta mbajė ēdo person qė jeton mbi tokė.

Prej rregullave tė mėdha tė Islamit ėshtė: "Ndihmohuni mes vete nė tė mira dhe nė tė mbara, e mos u ndihmoni nė mėkate e nė armiqėsi..." (El-Maide: 2)

Shejhu Husejn Ali Shejh
22/3/1424H


Lutja jone e fundit eshte :Falenderimi dhe i tere Suksesi i takon vetem Allahut xh.h.

Es-selamualejkum we rahmetullah nga vellau juaj ne Islam
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė