Gjenerali Valoto: Pėr mua si komandant i KFOR-it ka qenė nder pėr tė punuar me kėtė udhėheqės historik tė Kosovės
Prishtinė, 21 janar - Vdekja e Presidentit Rugova ėshtė njė moment pikėllues pėr popullin e Kosovės. Si President i Kosovės, Z. Rugova ka promovuar mjetet paqėsore pėr tė sjellė ndryshime pėr popullin e Kosovės.
Nė emėr tė ushtarėve tė KFOR it, Komandanti i KFOR it, Gjen. Lejt. Giuseppe Valotto, i shpreh ngushėllimet e tij mė tė thella familjes sė Z. Rugova.
"Dėshiroj tė shpreh keqardhjen time mė tė thellė pėr humbjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Pėr mua si komandant i KFOR it ka qenė nder dhe kėnaqėsi pėr tė punuar me kėtė udhėheqės historik tė Kosovės", ka thėnė Gjenerali Valotto.
"Jam i bindur se cilėsitė e mėdha morale dhe njerėzore qė ishin pjesė e personalitetit tė Z. Rugova, do tė vazhdojnė tė udhėheqin rrugėn e popullit tė Kosovės pėr njė tė ardhme paqėsore dhe jo tė dhunshme tė rajonit.
"Kam pasur privilegjin qe disa herė ta takoj Presidentin Rugova, sidomos gjatė takimeve tona tė rregullta nė koordinim tė aktiviteteve tė KFOR it dhe IPVQ sė, dhe e kam konsideruar mik. Gjatė kėtyre muajve nė Kosovė nė krye tė komandės sė KFOR it i kam vlerėsuar tepėr tė dobishme sygjerimet dhe kėshillat qė i kam marrė nga njė udhėheqės aq i menēur, dhe gjithashtu edhe Presidenti Rugova ka qenė gjithmonė i hapur ndaj kėshillave tė mia dhe ka ēmuar tejet lartė rolin dhe mbėshtetjen e KFOR it pėr gjithė popullin e Kosovės.
Pėrderisa populli i Kosovės mban zi pėr kėtė humbje tė rėndė, Komandanti i KFOR it shpreh deshirat e tij qė populli i Kosovės tė vazhdojė tė veprojė nė pėrputhje me mendimet dhe idealet e Z. Rugova. Kjo do tė jetė mėnyra mė e mirė pėr tė nderuar kujtimin e tij", ka thėnė Valoto.
|