Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-06, 23:07   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rugova e Daci i shkruajnė Hagės

Ibrahim Rugova dhe Nexhat Daci i kanė shkruar Kryetarit tė Tribunalit tė Hagės, Theodor Meron. Ata kanė ofruar garanci pėr mbrojtjen nė liri tė Ramush Haradinajt.

Artan Mustafa - Gazeta Express



Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, dhe Kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, i kanė shkruar Kryetarit tė Tribunalit tė Hagės pėr Krimet e Luftės nė ish-Jugosllavi, Theodor Meron.
Ata kanė ofruar garanci pėr mbrojtjen nė liri tė komandantit tė njohur tė UĒK-sė dhe ish-Kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinaj.


Letrat e Rugovės dhe Dacit i janė dėrguar Kryetarit tė Tribunalit me anė tė koordinatorit tė mbrojtjes sė Ramush Haradinajt, avokatit Michael O’Rielly.

Letra e Presidentit tė Kosovės mban datėn 5 prill 2005.

“Z.Ramush Haradinaj ka shėrbyer si Kryeministėr i Kosovės pėr 100 ditė. Gjatė asaj kohe ai demonstroi lidership shembullor. E konsideroj atė si njė politikan tė shquar dhe burrėshtetas, humbja e tė cilit pėr Kosovėn nė kėtė kohė tė rėndėsishme nė historinė tonė ėshtė e pallogaritshme”, e ka filluar letrėn e tij Rugova.

Ai ka shtuar se dorėheqja e Haradinajt dhe shkuarja e tij nė Hagė ka treguar dinjitet tė lartė tė njė njeriu qė ia ka dedikuar jetėn e tij arritjes sė lirisė dhe pavarėsisė pėr popullin e tij.
“Me kėtė akt tė veēantė, ai tregoi se Kosova ka arritur njė nivel tė ri tė maturisė politike dhe se ne jemi tė gatshėm ta mbajmė vendin tonė”, ka shtuar Rugova.

Presidenti i Kosovės, po ashtu, ka vlerėsuar lart udhėheqjen e Qeverisė sė Kosovės nga Ramush Haradinaj.


“Ėshtė njė tregues i karakterit tė z.Haradinaj se - megjithėse ka qenė plotėsisht nė dijeni tė mundėsisė sė njė aktakuze qė nga nėntori i kaluar - ai ia dedikoi tėrė energjinė dhe talentin kauzės sė popullit tė tij nė muajt pauses. Ashtu sikur edhe duke qenė njė politikan i zoti, ai ėshtė gjithashtu njė njeri i paqes. Mėnyra e shkurajes sė tij, ēoi atė qė ka mundur tė jetė njė rast pėr rrezik tė madh, nė njė rast tė dhimbjes, por edhe krenarisė”, ėshtė shprehur Rugova.

Mė tej ai ka thėnė se Haradinaj me veprimet e tij ka avansuar ecjen e vendit drejt njė shteti paqėsor, pluralist, tė pavarur brenda Europės.


“Haradinaj ėshtė njė njeri me njė ndershmėri tė lartė. Unė besoj se ai do tė vazhdojė tė respektojė tė gjitha obligimet e tij para Gjykatės sė Hagės, para komuniteti ndėrkombėtar pėrgjithėsisht dhe popullit tė Kosovės, i cili me arsye ėshtė krenar pėr tė. Pas pranimit tė njė kėrkese formale nga Tribunali, unė gjendem nė njė pozitė qė tė oforoj garancat e nevojshme pėr lirimin e pėrkohshėm tė z.Haradinaj”, ka pėrfunduar Rugova.

Letra e Kryeparlamentarit Nexhat Daci, drejtuar Kryetarit tė Tribunalit, mban datėn 7 prill.
Daci ka pohuar se Haradinajn e ka njohur qe pesė vjet dhe se ka qenė nė dijeni tė rolit tė tij nė luftėn e Kosovės.

“Ai ishte njė hero pėr popullin tonė, pėr shkak tė trimėrisė sė tij dhe kualiteteteve pėr lidership. Nė vitin 2001, Haradinaj, si lideri i AAK, u bė deputet i Kuvendit. Ai menjėherė e shqoi veten si njė politikan tė dalluar, duke treguar aftėsi tė jashtėzakonshme tė lidershipit”, i ka shkruar Daci, Theodor Meron.

Mė pas, ai ka shtuar se Haradinaj qė nė fillim tė ditėve tė para si deputet, kishte bėrė tė qartė se duhej tė ishte njė forcė e rėndėsishme unifikuese nė Kosovėn e pasluftės.
“Ai kuptoi nevojėn pėr pajtim, pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės, e posaēėrsiht me minoritetin serb. Gjuha e tij politike ishte gjithmonė konstruktive dhe e rregulluar me kujdes. Koha e shkurtė e Haradinajt si Kryeministėr - ishte shėnuar nga njė energji dhe vizion i jashtėzakonshėm. Gjatė tre muajve, ai e transformoi punėn e Qeverisė, duke e arritur njė nivel tė bashkėpunimit me komunitetin ndėrkombėtar, qė pėrpara nuk ishte parė”, ka thėnė Daci.

Kryeparlamentari ka shtuar se Haradinaj tregoi aftėsi tė posaēme dhe kurajo nė vendosjen pėr ēėshtje shumė tė ndjeshme, si delegimi i pushtetit nė nivelin lokal tė qeverisjes dhe vendosjen e komunave tė reja.

“Haradinaj ėshtė njė forcė unifikuese nė Kosovė. Koalicioni i tij me partinė time, Lidhjen Demokratike tė Kosovės, dhe parti tė minoriteteve tjera, bashkoi dy traditat kryesore tė historisė sė re tė shqiptarėve tė Kosovės. Besoj se me kohė ai do tė unfikonte tė gjitha pjesėt e ndryshme politike dhe kulturore tė Kosovės. Sjellja shembullore e Haradinajt kur ai pranoi lajmin pėr akuzimin e pashmangjshėm, flet vetvetiu. Ai i bėri njė shėrbim tė madh Kosovės, komunitetit ndėrkombėtar dhe sinqerisht edhe vetė Tribunalit”, ka thėnė Daci.
Nė pėrmbyllje tė letrės sė tij, Daci ka shprehur besimin e tij se Haradinaj ėshtė njė njeri maksimalisht i ndershėm.

“E njoh atė si njeri tė fjalės. Besoj se ai do tė respektojė deri nė fund obligimet e kėrkuara nga Haga. E di qė ai nuk do ta turpėronte veten ose vendin e tij, duke bėrė ndryshe”.
Edhe nė fjalimin e tij tė sė mėrkures, para pėrfaqėsuesve tė Grupit tė Kontaktit, Nexhat Daci shprehu besimin qė deri nė takim e radhės tė kėtij niveli, Ramush Haradinaj do tė jetė nė liri nė Kosovė.

Edhe Jessen-Petersen i gatshėm

Express ka siguruar edhe njė komunikim tė Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės me Shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, nė lidhje me mbrojtjen nė liri tė Ramush Haradinajt.
Kryesia e Kuvendit tė Kosovės, mė datėn 11 mars, i ka dėrguar Kryeadministratorit njė letėr me tė cilėn kėrkon qė ai t’i ofrojė tė gjitha garancitė pėr mborjtjen nė liri tė Ramush Haradinajt.

“Mbrojtja e Ramuash Haradinajt nė liri, nė bazė tė garancive qė do t’i jepni ju, do tė ishte edhe njė dėshmi pėr stabilitetin e krijuar nė Kosovė, pėr misionin e suksesshėm tuajin dhe tė institucioneve tė zgjedhura tė Kosovės, do tė ishte njė pranim i rezultatit se Kosova me njerėzit e saj ėshtė njė vend normal, i rregullt, dhe me sundim tė ligjit”, shkruan, ndėr tė tjera, nė letrėn e Kryesisė, nėnshkruar nga Nexhat Daci, e cila po ashtu numėron argumentet pėrse duhet ofruar garancitė.
Kryesia e Kuvendit ka marrė njė pėrgjigjie nga Jessen-Petersen, vetėm pas dy javėsh, nė tė cilėn ai pohon se ėshtė i gatshėm ta bėjė mė tė mirėn, nė momentin kur Tribunali i Hagės kėrkon garancitė.

“Mėnyra e pėrgjegjshme se si Haradinaj iu pėrgjigj akuzės sė lėshuar nga Tribunali, ka qenė plotėsisht e mirėnjohur nė Kosovė dhe nga komuniteti ndėrkombėtar. Nė pėrputhje me procedurat e vendosura tė Tribunalit, i takon tė akuzuarve qė tė shtrojnė kėrkesė pėr lirim tė pėrkohshsėm nga paraburgimi, pėrmes mbrojtjes sė tij, sipas rregullės 65 (B) tė Rregullave tė procedurės dhe Evidencave. UNMIK, si autoritet me pėrgjegjėsi pėr administratėn e pėrkohshme tė Kosovės, nuk e ka pozitėn pėr tė bėrė paraqitje tė tilla te Tribunali”, ka shkruar Jessen-Petersen.
Por, Kryeadministratori ka shtuar se ėshtė i gatshėm tė ndihmojė, vetėm atėherė kur mbrojtja e Haradinajt tė kėrkojė lirimin e tij tė pėrkohshėm dhe kur Tribunali tė kėrkojė garanci nga UNMIK.

“Kur kėrkesa tė jetė shtruar para Tribunalit, Tribunali mundet formalisht tė kėrkojė garanci nga UNMIK-u. Sapo tė kemi pranuar ndonjė kėrkesė nga Tribunali, UNMIK do tė bėjė mė tė mirėn pėr tė kėnaqur kėrkesat e sugjeruara nga Tribunali”, ka pėrfunduar Shefi i UNMIK-ut.

Ish-Kryeministri i Kosovės dhe gjenerali i njohur i UĒK-sė, Ramush Haradinaj, kishte marrė njė akuzė nga Tribunali i Hagės pėr krime lufte, mė 8 mars.
Ai dha dorėheqje nga posti i Kryeministrit po atė ditė, ndėrsa ka udhėtuar nė Tribunalin e Hagės, njė ditė mė vonė, mė 9 mars.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė