Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 23:10   #194
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rugova e ka luajtur me menēuri rolin e vet


Ibrahim Rugova


Intervistė me Adelhajde Failke Timan, ish Kryeredaktore e seksionit shqip tė Radios DW, sot e ngarkuar me marrėdhėniet ndėrkombėtare nė drejtorinė e DW.



Shmid:Zonja Timan, cili ka qenė personaliteti i Ibrahim Rugovės?

Timan: Mendoj, se nė radhė tė parė, Rugova karakterizohej nga vendosmėria. Ai ka qenė njė politikan qė nė vazhdėn e trazirave tė mėdha politike ruante me kėmbėngulje parimet e tij. Pra ai ishte mjaft rigoroz, njė nga tė vetmit politikan qė kam pėrjetuar gjatė periudhės kur jam marrė me Evropėn Juglindore, i cili praktikisht i ruajti me besnikėri parimet e tij edhe nė periudhėm mjaft tė tensionuar tė paraluftės, por edhe nė tė gjithė procesin e paqes. Dhe nė shumė pika historia i dha tė drejtė.

Shmid: Pėrse mundi Rugova ta luante kėtė rol? Nė Kosovė ka patur edhe personalitete tė tjera qė u pėrpoqėn tė zhvillonin profilin e tyre, por nė fund tė fundit, ishte Rugova ai qė mbeti nė krye tė vendit. Pėrse forcat e tjera politike nuk arritėn qė ta sfidonin atė?

Tieman: Besoj se kjo ka tė bėjė me gjenezėn e skenės politike nė Kosovė. Lidhja Demokratike e Kosovės dhe e tėrė qėndresa kundėr regjimit tė Millosheviēit, u personifikuan qė nė fillim tė viteve 90-tė me figurėn e Ibrahim Rugovės. Ai arriti qė, nga njė kandidat kompromisi i LDK-sė, siē ishte nė fillim tė rezistencės pasive brenda ish-Jugosllavisė, tė krijonte njė lloj pushteti me tė cilin dominoi LDK-nė, qė ishte partia qėndrore politike nė Kosovė. Sigurisht, qė kjo ka tė bėjė edhe me faktin, qė me kalimin e kohės ai ishte i vetmi qė mbeti, por edhe me atė, qė bashkėsia ndėrkombėtare gjithmonė e ka ruajtur dhe mbėshtetur imazhin e tij si partnerin kryesor tė bisedimeve. Kjo e ka forcuar atė nė planin e brendshėm.

Shmid: Pas vitit 98-tė, LDK-ja e humbi pozitėn qėndrore? UĒK-ja u krijua, duke e nxjerrė jashtė loje pacifizmin, qė kishte propaganduar deri atėherė Rugova. Si arriti Rugova qė tė zinte vend sėrish nė politikėn kosovare?

Timan:
Ėshtė e vėrtetė, qė nė konfliktet mbas 98-ės dhe 99-ės, LDK-ja pėrjetoi pikėn e saj mė tė ulėt. Gjatė kėtyre viteve tė konfliktit LDK-ja ishte mjaft e pėrēarė edhe nga brenda. E megjithatė LDK mbeti gjithmonė partneri kryesor i bisedimit pėr botėn e jashtme. As UĒK-ja nuk ishte e sistemuar nė radhėt e saj. Struktura mė tė qarta u kristalizuan mė vonė. Gjatė procesit tė negociatave nė Rrambuje, u pėrfaqėsuan kampe tė ndryshme dhe Rugova ishte padyshim figura politike vendimtare pėr perėndimin. Besoj se njė faktor shumė i rėndėsishėm i pozitės sė tij tė fuqishme kishte tė bėnte me faktin, qė tė tjerėt ishin edhe mė tė dobėt.

Shmid:
A mos vallė luajti Rugova njė lojė tė dyfishtė: nė njėrėn anė shteti paralel mbante lart flamurin pacifist, por nė parim e dinte shumė mirė, qė UĒK-ja po pėrgatitej pėr konflikt tė armatosur. A e dinte kėtė zoti Rugova?

Timan:
Ky ėshtė spekullim. Mendoj, se rrugėt e informimit brenda pėr brenda Kosovės kanė funksionuar mė sė miri. Sigurisht qė ai e dinte fare mirė se ē'po ndodhte. Por nė anėn tjetėr, me anė tė qendrimit tė tij konstant dhe siē e thamė edhe mė parė mostundjes nga parimet, ai nuk e pat mbėshtetur kėtė rrugė. Nuk duhet harruar gjithashtu, qė Rugova ishte njė politikan qė reagonte "kombėtarisht", nė kuptimin e vjetėr tė fjalės. Shkėputja nga Jugosllavia dhe pavarėsimi pėrbėnin lajtmotivin kryesor tė politikės sė tij. Gjatė viteve tė fundit, ai arriti qė pikėrisht qendresėn e armatosur, qė fillimisht e pati refuzuar, ta integronte nė tė gjithė politikėn e tij nė Kosovė dhe ta kthente nė anėn e tij. Ky nuk ka qenė veprim i thjeshtė. Tė gjitha partitė identifikohen sot me historinė e qėndresės.

Shmid: Rugova nuk ka qenė politikan mediash. Nė vitin 1999 nuk ishte e qartė strategjia qė ai ndiqte nė lidhje me UĒK-nė. Nė fillim ai ishte nė Beograd, pastaj shkoi nė ekzil nė Itali dhe pothuajse nuk doli kurrė para medias. Ishte shumė i tėrhequr dhe tė gjithė pyesnin, ēfarė ka ndodhur me tė. Si e keni pėrjetuar ju si gazetare politikanin Rugova?


Timan:
Natyrisht ishte shumė e vėshtirė, qė tė arrije tė bėje njė intervistė me zotin Rugova. Ai dinte fare mirė tė heshte nė momentin e duhur. Kjo shpjegon edhe mėnyrėn se si u soll ai nė konfliktin e 1999-ės. Nė shumė gjėra ai nuk ka pranuar tė pozicionohej. Pėr javė tė tėra nuk ka dhėnė intervista. Mė kujtohet se si nė vitin 1999 erdhi nė Gjermani, mbas vizitės nė Itali, dhe unė e takova atė nė Bon. Ai nuk pranoi t'i jepte intervistė Dojēe Veles. Ai thjesht heshti. Nuk pati asnjė deklaratė. Mund tė kėmbeje me tė dy tre fjalė, por nė disa momente kritike ai nuk ka pranuar tė pozicionohej. Parė nga kohėrat e sotme mund tė thuhet, se ndoshta ka qenė njė reagim i menēur, sepse duke heshtur mund tė thuash nganjėherė mė shumė se sa tė ngatėrrohesh nėpėr thėnie kontradiktore dhe zoti Rugova dinte tė thoshte pikėrisht vetėm atė, qė atij i dukej e padiskutueshme dhe e drejtė edhe nė aspektin historik. Pra njė politikan, qė funksiononte tėrėsisht nė kundėrshtim me ligjet e medias sė sotme.

Shmid:A ekziston ndonjė frazė historike e tij, me tė cilėn ai do tė mbetet gjithmonė nė kujtesė, si pėr shembull fjalia e Kenedit "Jam berlinez"?

Timan:
Frazat e tij ishin shumė tė qarta. Ekzistone njė formulė, qė e dinte pėrmendėsh kushdo qė ka bėrė intervistė me tė, ishte pak a shumė e tillė: "Kosova duhet tė bėhet njė shtet i pavarur me kufij tė hapur me Serbinė dhe Shqipėrinė dhe si zgjidhje provizore tė jetė nėn protektoratin e OKB-sė". Kėtė formulė ai e pėrsėriste qė nė fillim tė viteve 90-tė. Rugova nuk ishte emocional nė biseda. Dhe kam pėrshtypjen se kjo i irritonte njerėzit: nė njė kohė eksodi, lufte dhe qorrsokaku nė diplomacinė ndėrkombėtare, ai tė linte pėrshtypjen sikur e tėra nuk kishte tė bėnte me tė. Mendoj se ai ishte nė gjendje t'i mbante emocionet fare mirė nėn kontroll dhe kjo e ka bėrė figurėn e tij deri diku enigmatike. Tė pakta ishin momentet kur dilte ndonjė emocion nėpėr biseda. Mua mė ka mbetur nė mend njė bisedė qė ka bėrė Dojēe Velja me tė dhe qė kishte si subjekt atė si njeri, e aty kishte disa momente qė ishin shumė tė prekshėm. Ai foli pėr dashurinė, pėr familjen pėr fenė, kishte njė lidhje tė veēantė me Papa Gjon Pali i dytė, edhe afėrsinė me Vatikanin e kishte integruar nė konceptin e tij politik, ēka ėshtė shumė e ēuditshme pėr njė politikan qė jo vetėm nė emrin e tij Ibrahim e tregon qė ėshtė me prejardhje myslimane. Ai kishte njė formim karakteri qė pėrmbante njė koncept shumė tė qartė moral, pra shtyllat themelore: Familja, nderi, besnikėria, dhe qartėsia fetare.

Shmid:Ēfarė roli ka luajtur ai nė shoqėrinė kosovare, atė tė bajraktarit, tė padronit, tė babait, apo mė tepėr rolin e njė politikani?

Timan: Besoj se ai nuk shkon nė asnjėrėn prej kėtyre dy kategorive. Ishte tepėr i rezervuar pėr tė luajtur rolin e njė. Gjithashtu mungesa e taktikės brenda partisė nuk i jep cilėsinė e njė politikani klasik. Pra ai nuk bėn pjesė nė asnjėrėn pre kėtyre kategorive. Situata historike e solli qė Kosova tė prezantohet nga njė njeri i tillė, qė ėshtė tėrėsisht atipike pėr njė politikan, gjė qė ai e bėri me menēuri, sipas mėnyrės sė vet.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė