Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 23:21   #197
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

HAMITI: VARRIMI I RUGOVĖS DO TĖ JETĖ KOMBĖTAR DHE SHTETĖROR



Prishtinė, 23 janar (MIA) - Naser Rugova, kėshilltar i kryeministrit dhe i afėrm i Ibrahim Rugovės, ka thėnė pėr Kosovapress se varrimi i kryetarit tė Kosovės do tė bėhet nė varrezat e dėshmorėve nė lagjen "Velania" tė Prishtinės. Roje nderi gjatė tėrė ditės ka bėrė Garda e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, ndėrkaq nė orėt e mbrėmjes rojė nderi janė duke bėrė pjesėtarėt e SHPK-sė.

Muhamet Hamiti, koordinator i Kėshillit tė varrimit nuk sqaroi se nė cilat varreza do tė bėhet varrimi i kryetarit tė vendit, Ibrahim Rugova, por vetėm ka pohuar se do tė bėhet mė 26 janar nė Prishtinė.

Hamiti, ndėrkaq, nuk dha detaje shtesė se me ēfarė ritesh do tė varroset Rugova, duke sqaruar se do tė jetė njė varrim kombėtar dhe shtetėror.

Ai tha se njė pjesė e informacioneve qė lidhen me ceremoninė e varrimit do tė bėhen tė ditura gjatė ditės sė nesėrme, ndėrkohė ka pohuar se nė ditėt e ardhshme do tė konfirmohet saktėsisht se cilat nga personalitetet e jashtme do tė marrin pjesė nė varrimin e kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova.

"Ne vazhdojmė tė marrim konfirmime nga bota e jashtme, por ky ėshtė njė proces nė vazhdim dhe informacioni i plotė do tė jepet gjatė ditės sė nesėrme", deklaroi Hamiti.

Ndryshe, qytetarė tė shumtė kanė filluar tė bėjnė homazhe para arkivolit tė Rugovės qė nga orėt e mėngjesit deri nė orėt e mbrėmjes. Edhe pse ishte paraparė qė homazhet tė pėrfundojnė rreth orės 18.00, qytetarėt kanė vazhduar tė nderojnė kryetarin Ibrahim Rugova.

Arkivoli me trupin e pajetė tė kryetarit Rugova, i mbuluar me flamurin e Presidencės, ėshtė vendosur rreth orės 8.30 nė hollin e Kuvendit tė Kosovės, ku do tė qėndrojė deri nė paraditen e sė enjtes. Ndėrkohė, qė personalitete tė larta vendore dhe ndėrkombėtare dhe qytetarė tė shumtė nga e gjithė Kosova gjatė gjithė ditės kanė bėrė homazhe para arkivolit.

Ceremonia zyrtare mortore, para nisjes pėr nė banesėn e fundit tė kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova do tė zhvillohet tė enjten nė sallėn "1 Tetori" nė Prishtinė.

Siē dihet, Kėshilli ekzekutiv i ceremonive mortore pėr kryetarin e Kosovės ka shpallė 15 ditė zie kombėtare. Dita e enjte, mė 26 janar, dita e varrimit tė kryetarit, do tė jetė ditė pushimi, kurse qė nga sot deri tė enjten nuk do tė ketė mėsim nė tė gjitha nivelet arsimore, ndėrsa nė ditėt e tjera nuk do tė ketė aktivitete kulturore dhe sportive.

Kėshilli Ekzekutiv ka vendosur qė pėrgjegjėsinė pėr ruajtjen e sigurisė ta mbajė Shėrbimi Policor i Kosovės. Strukturat e rendit, nėn udhėheqjen e Shėrbimit Policor tė Kosovės (SHPK), konfirmuan se kanė marrė tė gjitha masat nė mėnyrė qė ceremonitė mortore tė zhvillohen dinjitetshėm.

Kryetari i Kosovės, Ibrahim Rugova, vdiq tė shtunėn nė ora 11.38 pas njė sėmundjeje tė rėndė. Ai ishte 61-vjeēar.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė