Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-06, 12:54   #27
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

BUSHATLINJTĖ
Ėshtė njė familje e cila, duke trashėguar njėri tjetrin, ka qeverisur vilajetin e Shkodrės, pjesėn mė tė madhe tė Gegėrisė, qė nga vitet e para tė shekullit tė dymbėdhjetė e deri nė vitet e para tė shekullit tė trembėdhjetė sipas hixhretit , d.m.th. rreth njėqind vjet . Theme-luesi i kėsaj dinastie Mehmed Pasha , ishte nga bejlerėt e fshatit Bushat. U shpėrngul pėr nė Shkodėr. Me aftėsitė dhe dredhitė e tij fitoi autoritet tė madh. I shtiu nė dorė (i pėrfitoi) tė gjithė valitė e Shkodrės dhe nė fund ia arriti qė t'i shtijė ata ta njohin atė pėr vali. Pasi u bė vali, armiqtė dhe shokėt e tij, qė nė njė mėnyrė do tė bėheshin rivalė tė tij, i eliminoi dhe kėshtu fitoi fuqi tė madhe. Gjatė luftės sė Rusisė nė ishullin e Moresė, nga ana e Portės sė Lartė kundėr bejlerėve tė Toskėrisė, tė cilėt ishin tė padėgjueshėm nė disa veprime tė tyre, u dėrgua Mustafa Pasha, djali i madh i Mehmed Pashės. Mirėpo, meqė edhe ushtria e tij veproi nė mėnyrė tė njėjtė, kėtė e mbytėn me helm. Atėbotė vdiq edhe Mehmed Pasha. Tani vali i Shkodrės bėhet Mahmud Pasha, djali i dytė i tij (i Mehmed Pashės - M.P.) i njohur me emrin Kara Mahmud Pasha . Ishte trim i madh, i kujdesshėm dhe i aftė. Sado qė i bėri shėrbime tė mėdha Shtetit Osman nė More dhe nė Mal tė Zi, e pastaj, edhe nė disa vende me tė cilat kishte marrėdhėnie shtetėrore, siē ishin Republika e Venedikut dhe Austria, iu shmang. Meqė me kokė tė vetė hyri nė Mal tė Zi dhe e sulmoi kėtė vend disa herė dhe, meqė nuk u pajtua me urdhėrat dhe rekomandimet qė iu dhanė nga ana e Portės sė Lartė, pėr ta bindur kėtė, u dėrgua njė ushtri. Mirėpo, meqė ngadhnjente, edhe mė tutje vazhdonte t'i realizojė qėndrimet e veta. Pėr kėrkesėn e tij pėr pavarėsi nxitej edhe nga ana e Austrisė dhe Venedikut. Kėto qėllime u kuptuan nga ana e Portės sė Lartė, prandaj, kundėr tij u dėrgua njė ushtri nėn komandėn e Ali Pashė Tepelenės dhe pashallarėve tė tjerė. Edhe pse u rrethua nė Shkodėr, nga qėndrimet dhe sjellejt e tyre korrekte, pati dobi (shfrytėzoi) dhe, kėshtu, pėrsėri shpėtoi. Dy shtetet e pėrmendura e pėrshėndetėn dhe e uruan pėr kėtė fitore dhe njėkohėsisht e nxitin edhe mė tutje. Mirėpo, duke kuptuar mė vonė se qėllimet e kėtyre shteteve shkonin nė dėm tė popullatės muslimane, i likuidoi delegatėt qė i dėrgoi sė fundi Austria. Letrat dhe dhuratat e veta ia patė dėrguar Portės sė Lartė. U thye nė njėrin nga sulmet qė deshi ta nėnshtrojė Malin e Zi. U vra nė fushėbetejė. Vėllai i tij Ahmed Pasha, i cili ishte pas tij, u kap nga ana e komandantėve tė Rumelisė gjatė kėsaj kryengritjeje dhe, meqė u dėnua me vdekje, vali i Shkodrės u bė vėllai i tij i vogėl, Ibrahim Pasha. Ky personalitet, duke treguar besnikėri dhe dėgjueshmėri tė plotė nė kryerjen e punėve tė Shtetit Osman, i bėri shėrbime tė mėdha shtetit nė zhdukjen dhe shpartallimin e kryengritėsve dhe disa bandave plaēkitėse. Meqė nuk la fėmijė kur vdiq, vali i Shkodrės u bė Mustafa Pasha, djali i Kara Mahmud Pashės. Edhe ky, duke kėrkuar pavarėsi, shkonte hapave tė babait tė vet. Pėr kėtė. nxitej nga ana e Rusisė pėrmes Milloshit tė Serbisė. Nė kėtė kohė filloi lufta ruso-turke. Nga thyerja dhe angazhimi i Shtetit Osman nė kėtė luftė pėrfitoi dhe shkoi pėrpara deri nė Sofje dhe Pllovdiv . Gjatė udhėtimit rrėnoi gjithēka. Pėr shkak tė sistemit tė ri (Nizam-i Xhedid) , Mustafa Pasha ishte i pakėnaqur, por tė pakėnaqur ishin edhe bejlerėt e tjerė, prandaj iu pėrgjigjėn thirrjes sė tij. Kėtė herė, ndėrkaq, marrja dhe ekzekutimi i Ali Pashė Tepelenės e shqetėsoi, prandaj u hutua dhe u trondit. Pėrsėri, duke iu nėnshtruar nxitjeve, me 30-40 mijė shqiptarė shkoi deri nė Prilep, mirėpo, veziri i madh Reshid Pasha qė gjendej nė Manastir i ktheu bejlerėt shqiptarė nė anėn e Shtetit Perandorak. Me njė pjesė tė ushtrisė sė rregullt dhe me ushtarėt toskė, menjėherė e theu ushtrinė e Mustafa Pashės. Pasi humbi betejėn, Mustafa Pasha iku nė Shkodėr. Edhe pse u mbyll nė kėshtjellė (kala) mė nė fund qe i shtrėnguar tė dorėzohet. U dėrgua nė Stamboll dhe u fal nga ana e Sulltan Mahmudit. I caktoi njė rrogė dhe e emėroi vali nė Ajdėn dhe nė disa viljate tė tjera. Shėrbeu nė Shtetin Osman deri sa vdqi. Hasan Pasha i cili tani (lexo nė kohėn e Sami Frashėrit - M.P.) ėshtė vali i Halepit dhe Riza beu qė ėshtė anėtar i Kėshillit shtetėror janė tė kėtij personi (Mustafa Pashės - M.P.) .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė