Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-08-06, 20:22   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

BESIMI NĖ PEJGAMBERĖ

Pas besimit tė bindur nė Allahun e Plotfuqishėm jemi tė obliguar tė besojmė edhe nė pejgamberė, i cili ėshtė kushti i katėrt prej gjashtė kushteve tė besimit. Pa kėtė nuk pranohet besimi i robit. Argumentet nė kėtė janė tė shumta, ku nė shumė vende Allahu e krahason me besimin nė Tė: "Besojeni Allahun dhe tė Dėrguarit e Tij!" [Nisaė, 171] Sipas radhitjes nė hadithin e Xhibrilit lidhur me besimin ėshtė renditur i katėrti: "Tė besosh Allahun, Melaiket, Librat, tė Dėrguarit..." [Transmeton Muslimi]
Mohimi i pejgamberėve llogaritet njėsoj si mohimi i Allahut: "Kush nuk i beson Allahut, melaikeve tė Tij, librave tė Tij, tė Dėrguarve tė Tij dhe botės tjetėr, ai ka humbur tepėr larg!" [Nisaė, 136]
Nė bazė tė kėtyre dhe shumė ajeteve tjera shihet vlera dhe pozita e besimit nė pejgamberė nė Dinin e Allahut. Kjo do tė thotė tė besojmė nė tė gjithė pejgamberėt e dėrguar dhe nė tėrė atė qė e kanė sjellė, se transmetuan atė qė u ėshtė shpallur, punuan me tė dhe e kryen misionin e tyre, duke pėrfshirė emrat e tyre, sheriatin dhe librat (me gjithė emrat) e tyre. Nė kėtė hyjnė poashtu edhe besimi nė mrekullitė e tyre, nderimi dhe madhėrimi i tyre duke mos bėrė kurrfarė dallimi mes tyre, prej Ademit alejhi selam e deri te Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Allahu i Lartėsuar thotė: “I Dėrguari i besoi asaj qė iu shpall prej Zotit tė Tij, e ashtu edhe besimtarėt. Secili i besoi Allahut, melekėve tė Tij, shpalljeve tė Tij, tė Dėrguarve tė Tij. Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin nga tė Dėrguarit e Tij dhe thanė: Iu pėrgjigjėm (thirrjes) dhe respektuam (urdhrin). Kėrkojmė faljen tėnde o Zoti ynė! Vetėm te Ti ėshtė ardhmėria jonė.” [Bekare, 285]
Poashtu kėrkohet edhe besimi i sinqertė nė pejgamberllėkun e tyre dhe nė atė qė e sollėn, Allahu thotė: "Ata qė besuan Allahun dhe tė Dėrguarit e Tij, ata janė tė sinqertit." [Hadidė, 19] Si dhe respektimi dhe madhėrimi i tyre, Allahu thotė: "Qė ju (njerėz) t'i besoni Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij dhe atė ta pėrkrahni e ta respektoni, e (Allahun) ta madhėroni pėr ēdo mėngjes e mbrėmje!" [Fet'h, 9] Gjithashtu kėrkohet edhe domosdoshmėria e veprimit sipas sheriatit tė tyre, kjo ka qenė detyrė e ēdo populli karshi pejgamberit tė tij deri nė dėrgimin e Muhammedit a.s. ku sheriati i tij i anuloi sheriatet e mėparshme. Gjithsesi kėrkohet edhe bindja se ata janė tė mbrojtur nga gabimet gjatė transmetimit dhe pėrcjelljes sė shpalljes. Kėto janė vetėm disa nga gjėrat qė obligohemi nė besimin e pejgamberėve.
Allahu i Madhėrishėm pėrmend nė Kur’an 25 prej tė tė dėrguarve dhe pejgamberėve, 18 janė tė cekur vetėm nė ajetin kur’anor: “Kėto janė argumentet Tona qė ia dhamė Ibrahimit kundėr popullit tė tij. Ne ngrisim nė shkallė tė lartė atė qė duam. Zoti yt ēdo send e vė nė vendin e vet, asgjė nuk mund t’i fshihet. Ne atij (Ibrahimit) i falėm Is’hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhėzuam. Mė parė edhe Nuhun e patėm udhėzuar. E nga pasardhėsit e tij (tė Ibrahimit) udhėzuam Davudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kėshtu i shpėrblejmė bamirėsit. (Shpėrblyem) Edhe Zekerijanė, Jahjanė, Isain, Iljasin tė gjithė prej tė mirėve tė pėrsosur. (Shpėrblyem) Edhe Ismailin, Eljesanė, Junusin dhe Lutin. Tė gjithė kėta i veēuam mbi njerėzit tjerė.” [En’amė, 83-86] Ky ajet ka pėrmbledhur: Ibrahimin, Is’hakun, Jakubin, Nuhun, Davudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain, Harunin, Zekerijanė, Jahjanė, Iljasin, Isain, Ismailin, Eljesanė, Junusin dhe Lutin. Kanė mbetur edhe 7, tė cilėt pėrmenden nė vende tjera tė Kur’anit, e ata janė: Ademi, Idrisi, Shuajbi, Salihu, Dhulkifli, Hudi dhe Muhammedi sal-lall-llahu alejhim ve sel-leme exhmein. Ka edhe shumė pėr tė cilėt Allahu nuk ka treguar pėr ta, por ne i besojmė tė gjithė ashtu si na ka urdhėruar Allahu dhe na ka mėsuar Pejgamberi alejhi selam. Allahu i Lartėsuar thotė: “Dhe (dėrguam) tė Dėrguar mė parė qė tė rrėfyem pėr ta, dhe tė Dėrguar tė tjerė, pėr tė cilėt nuk tė rrėfyem. ” [Nisaė, 164] Urtėsi e dėrgimit tė tyre ėshtė ngritja e argumenteve (provave) kundėr tyre dhe pėrgėzimi me tė mirat e begatshme tė xhenetit nė ahiret pėr ata qė e pasojnė kėtė rrugė si dhe tėrheqja e vėrejtjes sė atyre qė refuzojnė kėtė: "(Dėrguam) Tė Dėrguar qė ishin lajmgėzues e kėrcėnues, ashtu qė pas dėrgimit tė tė Dėrguarve tė mos kenė fakt (arsyetim) para Allahut. Allahu ėshtė i pavarur nė sundimin e vet dhe di si tė veprojė." [Nisaė, 165]
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė