Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-08-06, 20:25   #6
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

BESIMI NĖ KADA E KADER

Prej kushteve themelore tė imanit ėshtė edhe besimi nė kada e kader (caktimi dhe vendimi i Allahut), nė tė mirė dhe nė tė keq. Kjo do tė thotė se ēdo gjė qė ndodh nė tokė e nė qiej ndodh me caktimin dhe vendimin e Allahut, dhe ajo qė Allahu vendos tė ndodh nuk ka send qė e pengon. Si rezultat i kėsaj ėshtė se njeriu duhet tė besojė bindshėm se Allahu ka vendosur dhe caktuar hajrin (tė mirėn) dhe sherrin (tė keqen) para se ta krijojė gjithėsinė.
Ēdo gjė qė ekziston ėshtė me vendimin dhe caktimin e Allahut, si dhe Ai i synoi ato. Ēdo ndodhi nė botė ėshtė vepėr, krijim dhe shpikje e Tij, nuk ka krijues tjetėr pėrveē Tij. Robi ka potencial dhe fuqi tė veprojė, ka edhe mundėsinė e zgjedhjes pėrmes sė cilės ose shpėrblehet ose ndėshkohet. Allahu i Lartėsuar thotė: “Sot shpėrblehet secili njeri me atė qė ka vepruar. Sot nuk ka padrejtėsi, Allahu llogarit shpejt.” [Gafir, 17]
Kjo tregon se robi punon dhe fiton (arrin diēka) dhe pėr punėn e tij tė mirė shpėrblehet, ndėrsa pėr tė keqen ndėshkohet. Kjo ndodh me caktimin dhe vendimin e Allahut. Punėt e mira, Allahu urdhėron pėr to, i dėshiron dhe i shpėrblen, ndėrsa dėnon pėr kufrin (mosbesimin) dhe mėkatet. Dėshira e Allahut ėshtė dy llojesh:
Lloji i parė: Dėshira dhe vullneti kozmologjik (irade kevnije) qė ka tė bėjė me lėvizjet dhe ligjet kozmologjike, tė cilat Allahu i ka caktuar me vendimin e Tij dhe nė tė cilat bashkėveprojnė, marrin pjesė dhe i nėnshtrohen nė formė tė barabartė si besimtari ashtu edhe jobesimtari, si punėmiri ashtu edhe punėkeqi. Nė kėtė nuk kushtėzohet dėshira e Allahut, por vetėm dija dhe fuqia e Tij. Allahu i Madhėrishėm thotė: “Ai (Allahu) nuk ėshtė i kėnaqur me (dhe nuk e do) mosbesimin e robėrve tė Vet!” [Zumer, 7] Poashtu thotė: “Ne ēdo send kemi krijuar me masė tė caktuar.” [Kamer, 49] Si dhe: “Thuaju: Tė gjitha janė nga Allahu!” [Nisaė, 78] Si dhe: “Ai krijoi ēdo gjė, duke e pėrsosur nė mėnyrė tė qartė e tė matur.” [Furkanė, 2]
Lloji i dytė: Dėshira dhe vullneti sheriatik-legjislativ (irade sher’ije) pėr tė cilin Shejhul Islam Ibn Tejmije thotė: “Ky lloj ka tė bėjė me ēėshtjet e fesė tė cilat Allahu i Lartėsuar i do, i dėshiron dhe i shpėrblen ata qė punojnė nė kėtė, i dėrgon nė xhenet, u ndihmon dhe i shpėton nė jetėn e kėsaj bote dhe tė botės sė ardhme.” [Mexhmu’ul fetava vėll.8, fq. 58 (el kader)]. Pėr kėtė arsye njeriu nė tė njėjtėn kohė ėshtė i detyruar tė veprojė sipas caktimit tė Allahut, por ėshtė edhe i lirė. Ėshtė i lirė tė zgjedhė njėrėn prej dy rrugėve tė cilėn do ta pasojė (mirė ose keq). Ndėrsa, ėshtė i detyruar tė veprojė sipas ligjeve (caktimit) nė gjithėsi si dhe ajo qė do t’i ndodh atij s’ka gjė qė e ndal. Besimi nė kader ėshtė tė bindurit e sigurt nė rregullimin e drejt tė Allahut nė kozmos nė tė gjitha ēėshtjet. Kjo i jep shpirtit njė qetėsi madhore, njė prehje, bindje dhe nėnshtrim. Besimtari ėshtė i bindur nė tėrė kėtė, andaj edhe nuk dėshpėrohet nga ajo qė i ndodh, apo nga ajo qė nuk mund ta realizojė. Por, me plot respekt e bindje i nėnshtrohet Krijuesit tė tij, e falėnderon nė ēdo rast dhe nė ēėshtjen e tij mbėshtetet dhe kthehet te Allahu, i Cili thotė: “Vetėm Allahut i takon dija pėr fshehtėsitė e qiejve dhe tė tokės, ēdo ēėshtje i kthehet (nė kompetencė) vetėm Atij, pra adhuroje Atė, mbėshtetu tek Ai, se Zoti yt nuk ėshtė i panjohur pėr atė qė veproni.” [Hudė, 123]
Me kėtė qėndrim besimtari mbėshtetet te Allahu nė ēdo ēėshtje, strehohet te Ai, nxiton nė tė pėrmendurit e Tij, zemra e tij qetėsohet dhe kthehet nė stabilitet. Allahu Fuqiplotė thotė: “Ata qė besuan dhe me tė pėrmendur Allahun zemrat e tyre qetėsohen; pra ta dini se me tė pėrmendur Allahun zemrat stabilizohen.” [Rra’d, 28]
Robi nė tė gjitha gjendjet e tij i merr shkaqet e lejuara dhe tė nevojshme duke i paralelizuar me mbėshtetjen nė Allahun azze ve xhel-le. Shejhul Islam Ibn Tejmije thotė nė “Mexhmu’ul fetava”: “Allahu i krijoi ata, krijoi fuqinė (mundėsitė) e tyre, krijoi edhe dėshirat e tyre, sikur qė thotė Allahu nė Kur’an: “Pėr atė nga mesi qė dėshiron tė gjendet nė tė vėrtetėn. Po ju nuk mundeni, por vetėm nėse dėshiron Allahu, Zoti i botėve!” [Tekvir, 28-29]”
Besimi nė kader pėrmban katėr shkallė (etapa):
1. Besimi se Allahu i ka ditur gjėrat para ekzistimit tė tyre, e ka ditur gjendjen e robėrve tė Tij, ka ditur pėr furnizimin e tyre, pėr moshat, pėr veprat ..., dhe tė tjera nga ēėshtjet e tyre.
2. Besimi se Allahu ka shėnuar nė Levhi Mahfudh (Pllakėn e Mbrojtur) ēdo gjė qė ka caktuar dhe vendosur, Allahu thotė: “A nuk e ke ditur se Allahu di ēka ekziston nė qiell e nė tokė, e tėrė ajo ėshtė e shėnuar nė libėr, ajo pėr Allahun ėshtė shumė lehtė.” [Haxhxh, 7] Poashtu thotė: “Nuk ndodh asnjė fatkeqėsi nė tokė e as nė trupin tuaj, e qė tė mos jetė nė shėnime (libėr - Levhi Mahfudh) para se tė ngjajė ajo, e kjo pėr Allahun ėshtė lehtė.” [Hadidė, 22]
3. Besimi nė dėshirėn e Allahut pėr ēdo ndodhi, besimi nė fuqinė e plotė tė Tij, Allahu thotė: “S’ka dyshim, Allahu punon atė qė dėshiron.” [Haxhxh, 14] Ēka dėshiron Ai bėhet, e ēka nuk dėshiron nuk bėhet.
4. Besimi nė Njėshmėrinė e Allahut se Ai ėshtė i Vetmi qė mund t’i shpikė dhe krijojė krijesat. Ai ėshtė Krijuesi i Vetėm, nuk ka tjetėr pos Tij. Ēdo gjė pėrveē Tij ėshtė krijesė e krijuar, Allahu thotė: “Allahu ėshtė Krijues i ēdo sendi dhe Ai ėshtė Mbikėqyrės ndaj ēdo gjėje.” [Zumer, 62]
Prandaj imani nė kader pėrfshinė tė katėr kėto shkallė te Ehlu Sunneti dhe Xhema’ah, pėrkundėr tė disa grupeve qė e mohojnė kėtė. Allahu e di mė sė miri!
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė