Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-09-06, 05:14   #69
Legend
 
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
Legend e ka pezulluar reputacionin
Gabim

"As i fundit as i pari" eshte videoklipi juaj me seksi deri me sot. Ai hapet me nje sekuence filmike ku ju dilni nga nje guacke qe te kujton "Lindjen e Venusit" te Botticellit. Cili eshte mesazhi pas kesaj "lindjeje"?Oh,faleminderit,ti vertet ke aftesine te besh nje femer te ndihet si mbretereshe hahaha.Ishte ide e Adelines dhe pas ca medyshjeve e pranova.Ajo cmendet pas asaj sekuence te kenges.Une isha skeptike qe do te keqkuptohesha,por analizova me kujdes ato qe me sygjeronte i tere ekipi.Mund te them qe mesazhi ka te beje me rilindjen e se bukures.Qofte femer,kenge,menquri,etj.Por edhe primesa shume artistike qe ipet edhe ne melodi,me bindi qe sado pak te ik nga stereotipi dhe te prek artin e vertete (Botticellin,ne kete rast),dhe t'ia rikujtojme vetes qe ne vertete† dijme c'eshte bukuria ne art,mitologji dhe mund ta jetesojme pa nevojen e "komercit".Mesazhi mund te nderlidhet edhe me ate qe nuk eshte e thene qe cdo kengetare te jete "mjet perdridhes" me intelekt te limituar per te qene e pelqyer,por mund te jesh edhe shqiptare,edhe e ngritur intelektualisht.Pra,cdo gje ka te beje me rilindjen e se bukures,qofte ajo edhe artistikja† ne kenget e sotme.

Po shikoja videoklipin dhe nuk e di perse, por nga fundi i videoklipit (10 sekondat e fundit) me jepet pershtypja sikur ju e dinit qe kenga do behej nje hit. Jepni nje buzeqeshje qe duket sikur te thote "Yep!Kjo kenge eshte HOT!"...

Shikimet e mia nganjehere flasin shume,hahaha.Qe kenga ishte e suksesshme e kam ditur qe nga fillimi sepse kush e ndegjonte i pelqente dhe me thoshte: "Kukuuuu qfare kenge e mireee,sa bukur e ke vokaliiiin",dhe merrja vetem kritika te mira.Ndersa gjate xhirimit te klipit kam qene shume† e disponuar dhe asnjehere nuk e kam mbyllur gojen duke buzeqeshur hahaha.Falenderimet e mia me te medha shkojne ne adrese te Florit,atij qe krijoi kete kenge,i cili nuk di te beje kenge te dobet sikur kjo qe me vodhi zemren posa e degjova.E ndjeja se do ishte hit.E ndjenim te gjithe qe e degjuam.

Ju jeni pothuajse ne perfundim te† "Fakultetit te Drejtesise" ne Kosove, Mbasi te merrni diplomen, premtoni se do te beni diĮka per tu vendosur ligji i "Te drejtave te autorit" edhe ne Kosove?

Shpresoj qe deri atehere ky ligj te jete i aplikueshem dhe une ti kem duart plot pune.Gjithsesi qe premtoj dhe gjithashtu premtoj qe do te jem e pameshirshme ndaj padrejtesive te cilat u ushtruan mbi neve me dekada te tera.

Do ju keshilloja te mos beheshit kurrsesi gjyqtare† (avokate po dmth,
por jo gjyqtare), sepse djemte e Prishtines do benin namin, vetem per ta
marre nje ndeshikim nga Zanfina :)))))

Dyshoj hahahhahahahaha.Nuk besoj qe egoja e ndonje djali kosovar do te duronte te kete nje gjyqtare Zanfine shume te pameshirshme para krimit,si dua te behem.Prandaj dhe dyshoj hahahahaha.
Ka edhe nje lajm tjeter pervec "As i pari as i fundit", qe po i "terbon" fansat tuaj. Flitet se jeni lidhur me futbollistin Lorik Cana e si rralle here, fansat e aprovojne kete lidhje. A eshte e vertete apo kemi te bejme me nje thashethem te rradhes?
Eshte thashethem, sepse une Lorik Canen nuk e njoh personalisht.

Per ju egzistojne disa prej thashethemeve me te Cuditshme. Ne nje
prej tyre tregohet se kane dashur te ju rrembejne por ju kane shpetuar
bodigardet e kryeministrit???

Hahaha,faleminderit prej Zotit deri me tani asnjehere nuk ka pasur tentim kidnapimi ndaj meje,por kjo ndoshta eshte perzier nje ngjarje para disa muajsh tek ndertesa ku po jetonte kryeministri i atehershem (Bajram Kosumi) mua nje djal me mori qanten nga dora dhe iku,por qe ate e zuren dhe mua mu kthyen gjerat e mia.

Dhe ne mbyllje ju urojme sukses ne “Balkanvision”, shpresojme te merrni ndonje Cmim, sepse patjeter do jemi duke ju ndjekur nepermjet ekranit te tv.
Me lejo te te falenderoj une ty per kete interviste e cila me beri te ndjehem kaq mire,gje qe nuk ndodh shpesh me tjera intervista.Albaniac eshte puro pozitivitet.Sa i perket Ballkanvisionit,te falenderoj nga zemra per uraten,por une mendoj qe cmimin me te madh tashme e kam fituar duke mu besuar e drejta qe te perfaqesoj kombin tim.Megjithate une shpresoj te mos zhgenjej askend sepse ne kengetaret punojme per te kenaqur publikun.Albaniac i uroj shume fat dhe sukses.!
Elbino © Albaniac Shtator/2006
Legend Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė