Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-11-06, 03:54   #1
AlbaPoweR
 
Avatari i AlbaPoweR
 
Anėtarėsuar: 21-11-06
Postime: 13
AlbaPoweR
Gabim POROSI DJALIT NGA El-Hafidh Ibnul-Xhevzi

Dije djali im-tė udhėzoftė Allahu nė rrugė tė drejtė – njeriu dallohet me logjikė edhe atė vetėm pėr tė punuar me tė. Pėr kėtė shkak pėrdore logjikėn dhe mendo nė vete, do tė kuptosh me argumente se ti je krijesė qė ke obligime. Duhet tė dish se melekėt I shkruajnė (regjistrojnė) fjalėt dhe veprimet e tua dhe gjithashtu duhet tė dish se ēdo frymėmarrje e tė gjallit ėshtė njė hap kah vdekja. Koha e qėndrimit nė Tokė ėshtė e kufizuar, ėshtė e shkurtėr, kurse qėndrimi nė varr I gjatė dhe dėnimi I atij qė pason epshin ėshtė I dhembshėm.
Pra, ku ėshtė kėnaqėsia e dheut? Shkoi e nuk la asgjė pėrveē pendimit.
Ku ėshtė dėshira e epshit? Sa koka ka mposhtur e sa kėmbė kanė rrėshqitur pėr shkak tė saj?
Ēdokush qė ėshtė kėnaqur, ėshtė kėnaqur duke e kundėrshtuar epshin e tij, kurse ēdokush qė I ka dhėnė pėrparėsi dynjasė para ahiretit ėshtė dėshpėruar. Merr kėshilla prej mbretėrve dhe asketėve qė kanė kaluar para teje. Ku ėshtė kėnaqėsia e tyre dhe lodhja e tyre?
Mbeti mėshira e madhe dhe pėrkujtimi I mirė pėr njerėzit e mirė dhe thėnie tė kėqija, pėrfundim i ashpėr pėr mėkatarėt. E gjithė kjo harrohet siē harrohet uria pas ngopjes.
Sa shok I keq ėshtė pėrtacia ndaj veprave tė mira, Dashuria pėr rehati trashėgon pendim qė tejshkon ēdo kėnaqėsi. Pėr kėtė shkak ki kujdes dhe pėrpiqu pėr vetveten.
Dije se veprimi I farzeve dhe largimi nga harami ėshtė detyrė e domosdoshme, kurse ai qė I kapėrcen kėta kufij atė e pret zjarri.
Dije se kėrkimi I veprave tė mira ėshtė qėllimi I muxhtehidėve (atyre qė mundohen). Veprat e mira kanė dallim mes tyre. Disa vepėr tė mirė e konsiderojnė zuhdin nė dynja, tė tjerėt thonė se adhurimi ėshtė vepėr e mirė. Nė realitet nuk ėshtė vepėr e mirė dhe e plotė pėrveē bashkimi I diturisė dhe I veprės. Nėse kėto dy gjėra realizohen, kjo pronarin e kėtyre dy gjėrave e ngre nė gradė tė realizimit tė njohjes sė Krijuesit dhe e shpie kah dashuria, frika dhe mallėngjimi pėr Tė. Kjo njėherit ėshtė edhe qėllimi I besimtarit, ngase nė pajtim me vullnetin tėnd pėr punė vijnė edhe detyrat.
Ēdo send qė shpresohet nuk arrihet e as ēdo gjė qė kėrkon s’mund ta gjesh, mirėpo detyrė e robit ėshtė tė mundohet.
“Ēdokujt I lehtėsohet rruga pėr atė qė ėshtė krijuar”. (Buhariu dhe Muslimi).

Detyra, veprat e mira dhe
aspiratat e larta

Vepra e parė nė tė cilėn duhet tė ndalesh ėshtė njohja e Allahut xh.sh. me argument. Ėshtė e ditur se ai qė shikon qiejt e lartėsuar dhe tokėn e vendosur rrafsh dhe ai qė vėren kėto gjėra tė ndėrtuara me njė menēuri absolute, sidomos nėse shikon trupin e tij, kupton se medoemos kėto krijesa dhe krijime duhet ta kenė Krijuesin dhe Mjeshtrin e tyre.
Pastaj ndalu dhe pėrqendrohu nė argumentet e sinqerta tė Pejgamberit s.a.v.s. Argumenti mė i madh ėshtė Kur'ani i Madhėruar dhe nėse tė gjitha krijesat tubohen pėr tė bėrė njė sure tė tillė, nuk do tė kenė mundėsi. Nėse njė person vėrteton ekzistencėn e Krijuesit xh.sh. dhe vėrtetėsinė e Pejgamberits.a.v.s, detyrohet medoemos t’i dorėzohet sheriatit e nėse nuk e bėn kėtė gjė, atėherė dihet se ekziston devijim nė besimin e tij.
Pastaj duhet t’i dish vaxhibet e abdestit, vaxhibet e namazit, vaxhibet e zekatit, nėse posedon pasuri, vaxhibet e haxhxhit etj. Nėse i mėson tė gjitha kėto, duhet tė veprosh sipas tyre.
Ai qė ėshtė ambicioz duhet tė ngjitet nė shkallė tė dytė, tė fillojė tė bėjė vepra tė mira, tė fillojė ta mėsojė pėrmendėsh Kur'anin, tė mėsojė tefsirin e Kur'anit, tė mėsojė hadithin e as’habėve dhe dijetarėve pas tyre. Me qėllim qė tė fitojė gradė tė lartė e mė tė lartė. Pastaj medoemos duhet ta dijė gjuhėn arabe dhe lėndėt e saj mirė, qė tė mund tė shpreht ashtu siē duhet. Pastaj medoemos duhet ta dijė gjuhėn arabe dhe lėndėt e saj mirė, qė tė mund tė shprehet ashtu siē duhet.
Fikhu ėshtė baza e diturive, kurse pėrsėritja e diturisė ėsthė e ėmbėl dhe mė e dobishme.
Pėr tė gjitha kėto qė i pėrmenda kam shkruar ashtu qė s’ke nevojė t’u kthehesh shkrimeve tė vjetra. Pėr kėtė i falėnderoj Allahut s.v.t.prandaj s’ka nevojė tė kėrkosh libra tė vjetėr dhe tė shkruash.
Ambiciet e njeriut ndahen pėrveē nėse njeriu nuk ka potenciale tė mėdha, kurse nėse ngrihet potenciali nuk do tė kėnaqet me ēėshtje tė pakta. E ke tė njohurme argument se ambiciet janė tė lindura me fėmijėn, mirėpo nė disa kohė potenciali pakėsohet, kurse nėse nxitet bėhet i fortė. Nėse nė vete vėren mosmundje, lute Atė qė jep begati, ose nėse nė vete ndjen pėrtacinė, kthehu tek Ai qė tė orienton nė rrugė tė vėrtetė, ngase nuk mund ti arrish tė mirat pėrveē se duke e respektuar Allahun xh.sh. dhe nuk mund tė kalojnė kėto tė mira vetėm duke bėrė mėkat. Kush ėshtė ai qė iak ka kthyer shpinėn Allahut e ka pasė dobi ose ka realizuar ndonjė dėshirė prej dėshirave tė tij?

Vazhdon....


AlbaPoweR Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante