Tema: "tabu"!!!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-06, 20:18   #8
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Por megjitheate tabuja ne njefare forme eshte edhe indikatore i nivelit te vetedijes .Per mendimin tim sa me shume tabu te kete nje shoqeri aq me i ulte eshte edhe niveli i vetedijes se saj .Nese kesaj ia shtojme edhe definicionin e kultures si - manifestim i vetedijes- ,na del se te ekzistuarit e tabuve te shumta nxjerre ne pah edhe nivelin kulturor ,e qe ne kete rast do te na dilte mjafte i zbehte.Traditat dhe ruajtja e tyre ne menyre konzervative gjitheashtu nuk munde t“i ikun fajesise se mos prekjes(thyerjes) se tabuve .Mos prekja e tabuve, te pakten ne formen e te biseduarit rreth tyre, ka krijuar mbylljen e shoqerise ne vete duke ngritur edhe mure shtese qe te mos depertojne elemente te reja qe do ta afirmonin kulturen, respektivisht do ta ngrisnin vetedijen .Ta marrim nje shembulle ndoshta pak qesharak ,mirpo edhe sot ende aktual .Moskthimi i fjales personit qe eshte me i moshuar ,edhe nese ai person krejtesisht e ka gabim.Sa e sa vendime jane marre nga persona te tille qe kane ndikuar drejperdrejte ndoshta edhe ne vdekjen e dikujt ,ndersa askush nuk ka reaguar sepse ka qeneTABU kthimi i fjales, ta themi plakut te shtepise apo te katundit .
Kjo mbyllje ne vete e shoqerise ,sot ne kohen globalizmit e bene shoqerine tone te hallakatet krejte sepse cdo mengjes merre nga nje grushte te forte hundeve nga cdo ane e botes ,cdo mengjes me dicka te re per te cilen me te vertete nuk jemi te pregatitur sa qe po me duket se kemi hy ne lekuren e nje te dehuri dhe po shpresojme se me kalimin e kesaj marramendje cdo gje do te kthehet ne vendin e vet .
Tabuja qe seleksionon Labi me te kuqe ,eshte rasti me delikat ne vargun e tabuve .Kur dikush sot pyet a eshte tabu qe nje femer shqiptare te luaj film pornografik ,po ndjehemi te befasuar ,po na duket se nuk e paskemi ditur qe edhe femrat shqiptare kane ndertim te njejte te trupit si te tjerat . Sot ,kur si bresheri mbi kokat tona po kersasin thyerjet e tabuve ,veshtire do ta kemi te ruajme edhe ate pjese te tradites qe do te duhej ruajtur ne menyre qe te mos e humbim edhe identitetin .
LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė