Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-12-06, 02:26   #1
ARI_03
I thjeshtė
 
Avatari i ARI_03
 
Anėtarėsuar: 23-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 3,747
ARI_03 e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ekonomia gjermane

Ku qėndron ekonomia gjermane e lundrimit?

Me investime miliardėshe pėr lidhjet mes porteve qeveria gjermane do tė mbėshtetet dega e lundrimit detar, e cila po shėnon rritje nė Gjermani

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi nė Hamburg, se qeveria gjermane planifikon tė investojė 2,2 miliardė euro pėr zgjerimin e lidhjeve brendshme tė porteve.
Krahas shpejtimit tė planifikimit tė rrugėve tė lidhjes ėshtė i domosdoshem edhe planifikimi i shkurtimit tė infrastrukturės, tha Merkel. Kanė nisur procedurat pėr dhėnien e lejes pėr 90 projekte tė mėdha. Si paraardhėsi i saj Gerhard Schrėder edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e ēmon rėndėsinė e ekonomisė sė lundrimit. Mė shumė se 500 000 vende pune do tė sigurohen nė kėtė degė, dhe jo vetem nė bregdet, por edhe nė Bavari dhe Baden Würtemberg, ku e kanė qendrėn shumė furnizues te anijeve.
Kjo degė po pėson njė bum ndėrkohė, sipėrmarrjet nė porte janė pėrfituesit e globalizimit, ngarkim-shkarkimet e cisternave kanė pėsuar rritje tė ndjeshme. Pas Koresė, Japonisė dhe Kinės Gjermania ėshtė vendi i katėrt pėr ndėrtimin e anijeve nė botė. Merkel i kėshilloi tė mė shumė se 1000 pjesėmarrėsit e konferencės sė lundrimit qė ta kėrkojnė shansin nė kėtė hapėsirė tė tregut, kėshtu qė potenciali energjitik i detrave ėshtė njė fushė e madhe e sė ardhmes.

"Unė ju premtoj, se qeveria gjermane qoftė si drejtuese e rradhės e BE-sė, ashtu edhe si kryesuese e radhės e G 8 vitin e ardhshėm edhe pėrsa u pėrket masave tė domosdoshme kėmbėtare, ka gjithnjė njė vesh tė hapur pėr ekonominė e lundrimit, sepse kėtė fushė e shohim si njė fushė tė sė ardhmes pėr vendet e punės, pėr rritjen ekonomike dhe pėr njė Gjermani moderne.

Komisari i BE-sė pėr peshkimin dhe ēėshtjet e lundrimit Joe Borg, shprehu bindjen se kjo dege do tė arrijė njė funksion kyq nė Evropė. Njė shembull pėrbėn sektori i energjisė. Ketu kjo dege mban pėrgjegjėsi tė madhe pėr sigurimin e nevojave si pėrmes transportit tė energjisė. Por edhe ndryshimi i klimės pėrbėn njė sfidė e madhe.
"Kush vėshtron oqeanet, mund tė shohė sot se ēfarė do tė ndodhe me planetin tonė, brigjet do tė preken tė parat, kur tė rritet niveli i ujrave, prandaj kemi nevojė pėr studime me tė thella tė detrave, pėr tė parashikuar ndryshimet e motit me efekte afatgjata."
Kryebashkiaku i Hamburgut Ole von Beust bėri tė qartė, se ekonomia e lundrimit nuk mund tė heqė dorė nga thellimi i deges sė jashtme tė lumit Weser dhe tė Elbės sė poshtme. Vetem nė kėtė mėnyrė cisternat gjigande mund tė arrijnė portet e Bremerhavenit dhe tė Hamburgut.


__________________
Liria e fjalės:Ti ke tė drejtė tė thuash ēdo gjė,
unė kam tė drejtė tė mos dėgjoj asgjė.
ARI_03 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante