Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-02-07, 01:13   #10
falma_lotin
 
Avatari i falma_lotin
 
Anėtarėsuar: 05-02-07
Vendndodhja: Ne doren e Zotit...
Postime: 770
falma_lotin i njohur pėr tė gjithėfalma_lotin i njohur pėr tė gjithėfalma_lotin i njohur pėr tė gjithėfalma_lotin i njohur pėr tė gjithėfalma_lotin i njohur pėr tė gjithėfalma_lotin i njohur pėr tė gjithėfalma_lotin i njohur pėr tė gjithė
Gabim Muhamedi ėshtė i dėrguari i Allahut..

Njohja e Rrasulit konsiston nė dijen dhe besimin e sinqertė tė zemrės se ai ėshtė i dėrguari i Allahut
Ai ėshtė i dėrguari i Allahut ndaj gjithė njerėzimit sikurse thotė Allahu:

"O njerėz! Unė jam i dėrguari i Allahut pėr tė gjithė ju."
apo:
"Ne nuk tė kemi dėrguar ty ndryshe veē si tė dėrguar ndaj (tė gjithė) njerėzve, duke i pėrgėzuar dhe paralajmėruar ata."
Trasmetohet nė Sahih Bukhari nga Xhabir ibn Abdullah qė Rrasuli tha: "...Ēdo i dėrguar qe dėrguar veēanėrisht tek populli i tij, kurse unė jam dėrguar tek tė gjithė njerėzimi".

Mesazhi qė Rrasuli solli ėshtė edhe pėr xhinėt. Allahu thotė:

"Dhe (kujto) kur Ne dėrguam drejt teje (o Muhamed) njė grup tė vogėl xhinėsh tė dėgjojnė Kur'anin dhe sapo u gjendėn tek ti, thanė: " Dėgjoni nė heshtje!" dhe kur mbaroi, ata u kthyen tek shokėt e tyre si kėshillues. Ata thanė: "O populli ynė! Me tė vėrtetė qė kemi dėgjuar njė libėr tė zbritus pas Musės, duke vėrtetuar ē'ka ardhur para tij. Ai tė udhėzon tek e vėrteta dhe tek Udha e drejtė. O populli ynė! Pėrgjigjuni thirrėsit tė Allahut dhe besojeni atė. Ai (Allahu) do tu falė ju mėkatet dhe do t'u shpėtojė nga ndėshkimi i dhimbshėm. Dhe kushdo qė nuk i pėrgjigjet thirrėsit tė Allahut ai nuk mund tė shpėtojė nė tokė dhe nuk do tė ketė asnjė mbrojtės pėr tė veē Allahut. Tė atillėt (kush nuk beson tė dėrguarin) janė nė gabim dhe humbje tė qartė".

Ai thirri nė tė njėjtėn fe si edhe tė gjithė profetėt e tjerė para tij, Islamin, sikurse thotė Allahu:

"Ai ka urdhėruar pėr ju tė njėjtėn fe qė urdhėroi pėr Nuhun, tė njėjtėn qė tė kemi shpallur ty (o Muhamed)dhe atė qė urdhėruam pėr Ibrahimin, Musėn dhe Isėn duke thėnė: ejani nė fe dhe mos u pėrēani..."

Dhe feja me tė cilėn Rrasuli erdhi ėshtė e vetmja fe e pranuar nga Allahu dhe pas ardhjes sė tij askush nuk mund tė adhurojė Allahun veēse sipas mėnyrės dhe pėrmbajtjes qė Rrasuli solli tek ne. Allahu deklaron:

"Feja (qė ėshtė e pranuar) nga Allahu ėshtė Islami"
"Dhe kushdo qė dėshiron fe tjetėr nga Islami, (atij) nuk do t'i pranohet kurrė dhe nė ditėn e gjykimit do tė jetė nga tė humburit .

Rrasuli ka thėnė sipas Muslimit sipas Abu Hurreirės qė: " Pasha Atė nė duart e tė Cilit ėshtė jeta e Muhamedit, kush nga Jehuditė apo tė krishterėt dėgjon pėr mua por nuk beson tek ajo me tė cilėn unė jam dėrguar, dhe vdes ashtu (si kefėr), ai do jetė nga banorėt e xhehenemit.

Gjithashtu njohja e tė dėrguarit konsiston nė tė diturit dhe tė besuarit se Rrasuli nuk ishte mė tepėr se njeri tė cilit i ishte shpallur nga Allahu se s'ka zot veē Allahut.

"Thuaj! Unė nuk jam tjetėr veē se njeri si edhe ju, por mė ėshtė shpallur (nga Allahu) se Zoti juaj ėshtė Njė..." .

Dhe duke besuar se Muhamedi pėr gjithēka qė na informoi qoftė nė pėrgjithėsi dhe qoftė nė mėnyrė tė detajuar, na informoi sipas asaj qė Allahu i shpalli atij.

"E ai s'flet nga mendja e tij, s'ėshtė tjetėr veē shpallje qė i shpallet"

Dhe duke besuar se Ai na solli tė tėrė udhėzimin e Allahut pa harruar apo fshehur apo neglizhuar asgjė nga ai por duke na dhėnė shpjegimin mė tė mirė pėr tė.

"Dhe s'ka pyetje qė ata tė drejtojnė ty, por Ne tė shpallim tė vėrtetėn dhe shpjegimin mė tė mirė pėr tė " .

Dhe se ėshtė e detyrueshme qė ai tė ndiqet nė gjithēka dhe absolutisht:

"E gjithēka qė i dėrguari u jep merreni, dhe gjithēka qė ai u ndalon hiqni dorė nga ajo"

Dhe nėse kemi mosmarrėveshje mes nesh duhet t'i rikthehemi librit tė Allahut dhe synetit tė tė dėrguarit tė Tij dhe ky ėshtė kusht pėr tė qenė besimtarė.

"...dhe nėse keni ēfarėdo mosmarrėveshje, referojani Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij po qe se besoni tek Allahu dhe tek Dita e Fundit..."

"Po jo pasha Zotin tėnd! Ata nuk besojnė derisa tė tė marrin si gjykatės (ty o Muhamed) nė ēdo mosmarrėveshje tė tyren dhe nuk gjejnė nė zemrat e tyre as rezistencėn mė tė vogėl ndaj gjykimit tėnd por i nėnshtrohen atij me pėrkushtim tė plotė" .

Dhe se gjykimi i Rrasulit ėshtė absolutisht gjykimi i Allahut dhe kush nuk beson tė dėrguarin e Allahut nuk beson Allahun.

“Ata qė nuk besojnė Allahun dhe tė dėrguarit dhe duan qė tė bėjnė dallim mes Allahut dhe tė dėrguarve duke thėnė ne besojmė nė ca por mohojmė tė tjerat dhe mundohen tė gjejnė rrugė tė mesme, ata janė nė tė vėrtetė qafira. Dhe Ne kemi pregatitur pėr mohuesit njė ndėshkim pėrbuzės”.

Dhe askush nuk duhet tė ndjekė hamendjen apo mendimet e dikujt tjetėr duke lėnė mėnjanė ē'ka Rrasuli solli. Allahu thotė:

"O ju qė besoni! Mos i vini vehtet tuaja para Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij, por kini frikė Allahun..."

Dhe nėse gjykimi i Rrasulit na ėshtė bėrė i qartė, nuk ka mė lėvizje majtas e djathtas por ai merret dhe gjithēka tjetėr qė bie nė kundėrshtim me tė braktiset.

Allahu thotė: "Nuk i takon asnjė besimtari apo besimtarje qė kur Allahu dhe i dėrguari i Tij kanė vendosur pėr njė ēėshtje, qė ata tė zgjedhin ndonjė zgjidhje tjetėr pėr atė ēėshtje. E kush nuk i bindet Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij, kanė dalė nė rrugė tė shtrembėr dhe nė humbje tė hapėt.”

“Ata qė nuk besuan dhe penguan tė tjerėt nga rruga e Allahut edhe pse u qe sqaruar rruga e drejtė dhe kundėrshtuan tė dėrguarin, ata s’mund t’a dėmtojnė aspak Allahun. Ai do t’ua shkatėrrojė veprat e tyre.O ju qė besoni! Bindjuni Allahut dhe tė dėrguarit dhe mos i shkatėrroni veprat tuaja”.

“Kush kundėrshton tė dėrguarin pasi i bėhet e qartė e vėrteta dhe ndjek rrugė tjetėr nga besimtarėt i japim ē'ka zgjedhur dhe do t’a hedhim nė xhehenem. Sa pėrfundim i keq.

“ Pėrgjigja e besimtarėve kur i drejtohen Allahut dhe Rrasulit tė Tij pėr gjykim ėshtė vetėm: Dėgjojmė dhe bindemi. Kėta janė tė suksesshmit. Ata qė i binden Allahut dhe tė dėrguarit dhe i frikėsohen Allahut e plotėsojnė detyrėn e tyre ndaj Tij, kėta janė fitimtarėt”.
__________________
Kurr mos e dashuroni njeriun qe per juve nuk e ka shkru Zoti ,sepse tere jeten do te ju shoqeroj LOTI....

(`*•.ø(`*•.ø ø.•*“)ø.•*“)
.*(`**♥falma_lotin.♥*“)*.
(ø.•*“(ø.•*“ `*•.ø)`*•.ø)
falma_lotin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė