Tema: Enver Hoxha
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-02-07, 21:43   #27
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

TEATER ME VETERANE ...

Nga Ardian Klosi

Para do kohėsh pata shkruar njė ese pėr teatrot verore tė politikės sonė. Duke vėshtruar lajmet e djeshme, kuptova se nė vendin tonė jo vetėm politika, por edhe mediat kanė nevojė pėr teatėr, dhe nevoja nuk ėshtė vetėm pėr teatrin veror, por edhe pėr atė dimėror. Fjala sot ėshtė pėr teatrin: “A ishte Enveri veteran?”

Pėsoj gjithmonė njė si shkrehje nė periudhė pushimesh, njė mosdashje pėr tė marrė penėn e pėr t’u hedhur prapė nė sheshin e betejave (tė qena apo tė mosqena) tė realitetit shqiptar.

Kėtė herė, pas takimit tė pėrsėritur me botė mė tė qeta, dhe shumė shumė mė tė kultivuara, por sidomos pas katastrofės biblike qė ra mbi njė pjesė tė njerėzimit, e tillė qė na bėn tė mendojmė edhe njė herė realitetin e kokrrizave qė pėrfaqėsojmė, polemikat shqiptare dalin nė njė dritė edhe mė absurde.
Mirėpo pėr ēudi, ėshtė pikėrisht ky absurditet qė na bėn tė hidhemi sėrish nė arenėn e betejave tė fjalės.

A ishte vallė Enveri veteran? Mos jemi dhe ne, konkretisht mos jam edhe unė pjesė e absurditetit mediatik-politik tė njė realiteti tė caktuar shqiptar? Me sa duket po, mirėpo ja qė diku ėshtė njė frikė, se po nuk e ngrite zėrin, po nuk e luftove absurditetin, ai do tė na pėrmbysė si njė tsunam i paanė mendor, deri nė atė pikė sa nė njė tė ardhme tė afėrt do tė mundim veē ta belbėzojmė gjuhėn tonė tė bukur shqipe.

Konkretisht: po mundohem tė zbėrthej absurditetin e temės sė lajmeve tė djeshme, siē i pashė nė njė stacion televiziv, por qė padyshim ėshtė marrė e rimarrė edhe nga sivėllezėr tė tij. Tema ėshtė: A duhet njohur Enveri si veteran?

Se kush ia nisi kėsaj furtune nė botėn e mediave tona, nuk ėshtė aspak e qartė. Njėherė duket sikur ishte Nexhmia (i dėrgoi Moisiut njė letėr, qė tė njihet Enveri si veteran – punė e madhe, mund tė thotė dikush, letrat e njė vejushe plakė nuk pėrbėjnė lajm). Pastaj ngjan sikur, nė tė vėrtetė, lajmin e bėri presidenti Moisiu. Ky, sipas gazetarit apo redaksisė televizive, kėrkesėn e vejushės e hodhi pėr shqyrtim: ai ia dėrgoi atė Komisionit tė veteranėve. Por mund tė jetė edhe Komisioni i veteranėve, pra as Nexhmia e as Moisiu, ai qė shkaktoi lajmin e bujshėm. Tė shohim.

Njė personazh i katėrt qė futet nė skenėn e teatrit dimėror ėshtė ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko (nuk kuptohet nė ē’funksion doli nė skenė ai: si lider socialist me mbeturina enveriste, si dhjetorist i ēalė apo si shef i njė ministrie qė paskej edhe njė sektor tė panjohur: Zyrėn e Veteranėve?).

Duke ndjekur kronikėn televizive ėshtė krejt e pamundur tė gjesh njė logjikė ose shkaktarin e vėrtetė tė lajmit: Vejusha e intervistuar nė plasėn e derės (diē mė mirė se ta kish dhėnė intervistėn te syri magjik) edhe e pohon qė ka dėrguar njė letėr te Presidenti, por edhe e mohon se ka kėrkuar qė Enveri tė njihet si veteran. “Enverin e njohin tė gjithė si komandant tė Luftės, unė s’kam pse kėrkoj njė gjė qė dihet”, i thotė ajo gazetares, e cila me sa duket ka vėnė njė kėmbė te plasa e derės nė mėnyrė qė vejusha tė mos ia mbyllė atė para hundėve.

Mikrofoni pas kėsaj skene dramatike qė zhvillohet diku nė Laprakė, kalon te Afėrdita Sokoli, gazetarja e kohėve tė luftės, sė cilės i shkon bukur mirė qėndrimi pėr veteraninė ose joveteraninė e dikujt. Mirėpo Afėrdita nuk na thotė asgjė tė saktė, ajo deklaron se Presidenti ka kaluar njė kėrkesė pėr te Komisioni, sikurse bėn me mijėra tė tjera.

Ėshtė krejt e qartė se askush nuk do ta mbajė topin Enver nė anėn e vet. Secili vėrteton se vazhdojmė ta kemi keq punėn me tė kaluarėn tonė, se, sa mė shumė botohen, aq mė tė paditur bėhemi (pėrfundimi: Mė mirė tė na e bėjnė historinė tė huajt, sikurse deri mė sot). Tė gjithė janė zėnė nė njė si siklet ofiqial. Vejusha ia doli edhe njė herė tė shqetėsojė njė Shqipėri tė tėrė.

Tani qė ajo s’ka mė levat e pushtetit dmth. tė pėrjashtimit nga Partia, dėbim-internimit, arrestimit ose pushkatimit, e vea, Enveri i gjallė mes nesh, rri e rri dhe hedh nga njė gur nė publik, qofshin kėto memuaret e rrėfyera sipas qejfit, ose njė letėr dėrguar kėshilltares Afėrditė. E pėrfytyroj pastaj tek hap televizorin dhe fėrkon duart kur sheh veten nė krye tė lajmeve, ashtu si dikur, kur ēelte njė Konferencė ose inauguronte njė piramidė... “Pesė vjet do tė mė qani, pesė vjet do tė mė shani, gjithė jetėn do tė mė kujtoni”. Ja ku doli dhe fjala e popullit...

Dy vetė, pėrfaqėsues tė dy kampeve, gėzohen pa masė pėr kėtė qė ndodhi, e kam fjalėn pėr hedhjen e pyetjes: A ėshtė Enveri veteran? Ata janė Sali Berisha dhe Idajet Beqiri. Tė dy kanė nevojė pėr profilim, pėr protagonizėm, pėr vėmendje mediash. I pari (mos o Zot!) sepse ėshtė nė prag tė njė fushate tė re dhe do tė dalė edhe njė herė si kampion i sė djathtės dhe i dėnimit tė diktaturės.

I dyti ngaqė do tė flakė tej namin e keq tė terroristit, pėr t’u bėrė edhe njė herė pėrfaqėsues i ndjenjave tė majta veterane tė shqiptarėve “Pse ia rrėzuam ne monumentin mė 21 shkurt?” sokėllinte dje udhėheqėsi demokrat, duke harruar se ishin tė tjerė nė atė kohė qė e rrėzuan monumentin, kurse ky nuk pranonte as t’ia zinte nė gojė emrin Enverit dhe me tė tijtė bėnte ēmos tė pėrmbante turmėn. Letra e Nexhmijes i erdhi si me porosi, bombėl oksigjeni pėr tribunat qė na presin deri nė zgjedhje.

Askush nga ne, e kam fjalėn nga njerėzit qė nuk pjesėmarrin me dėshirė nė polemika tė tilla tė shpifura – kush pėr tė mbushur orėt televizive e kush pėr tė mbledhur kapital politik – nuk ka ndonjė mėdyshje pėrballė pyetjes: A ėshtė Enveri veteran?

Njė njeriu qė vrau dhe syrgjynosi gjithė shokėt e vet dhe qė udhėhoqi njė vend tė tėrė drejt katastrofės ekonomike dhe morale, nuk i pyetet se ē’punė tė mira mund tė ketė bėrė gjatė dy vjetėve tė largėta tė jetės sė tij (edhe nė ato vite nuk rreshti sė vrari prapa shpine shokėt).

Ėshtė diēka e ngjashme, sikur kilianėt sot tė diskutonin pėr kontributin e Pinoēetit nė luftėn antikolonialiste, ndėrkohė qė ai plak i leqendisur, i cili nė jetėn e tij ka kryer shumė mė pak delikte sesa kandidati ynė pėr veteran, po kalon nga gjyqi nė gjyq, pikėrisht pėr t’u pėrgjigjur pėr krimet e tij.

Sidoqoftė, ky mund tė jetė edhe thjesht opinion personal, pasi nuk kam tė drejtė tė flas nė emėr tė shumė njerėzve. Nė tė vėrtetė, ajo qė mund tė bėj ėshtė vetėm qė tė pėshtetem nė kanape dhe tė vazhdoj tė ndjek teatrin dimėror tė mediave dhe tė politikės shqiptare.

( Marre nga "Shekulli" )
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė