Tema: Enver Hoxha
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-02-07, 22:04   #40
Symbyllur
 
Avatari i Symbyllur
 
Anėtarėsuar: 27-02-07
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 60
Symbyllur i dashurSymbyllur i dashurSymbyllur i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Symbyllur
Gabim Enver Hoxha ishte para se gjithash nje nacionalist shqiptar

Mė mirė se "analistėt" shqiptarė, kėtė e thonė tė huajt. "Kurrė ndonjėherė mė pėrpara, udhėheqja sovjetike, nuk ishte sulmuar nė shtėpinė e saj me kaq zhurmė dhe furi....Por e vėrteta, skandali mė i madh ishte kur ai(Enver Hoxha-shėnimi ynė), filloi tė fliste pėr marėdhėniet sovjeto-shqiptare.....qė ruset nuk pranuan ti livronin Shqipėrisė, 10-mijė ton grurė, meqė ajo ishte prekur nga njė thatėsirė e jashtėzakonshme" (Fejto po aty faqe 167).
Kane kaluar, qysh nga momenti qe po shkruajme, rreth 36-vjet nga mbledhja e 81-Partive komuniste dhe punetore ne Moske. Ne kete mbledhje Enver Hoxha mbajti nje fjalim. Do tu japim lexuesve disa fragmente nga ky fjalim, per te gjykuar vete mbi domethenien e fjaleve. : "Ne i dhame pergjigjen Sofokli Venizellosit, shoku Hrushov me ane te shtypit dhe besoj se ke marre dijeni. Ne nuk jemi ne kundershtim te beni politike me Sofokli Venizellosin, por me kufijte dhe te drejtat tona duhet te mos beni politike, pse as kemi lejuar dhe as do te lejojme.............Shoku Hrushov e di se kufijte e Shqiperise jane te paprekshem dhe te shenjte; kush i prek ata eshte agresor. Populli shqiptar do te derdhe, gjak po tia preke kush kufinjte. Shoku Hrushov gaboi rende kur i tha Venizellosit se ai pa ne Korēe greke dhe Shqiptare qe punonin si vellezer. Ne Korēe nuk ka fije minoriteti grek, por ka lakmi shekullore te grekerve per krahinen e Korēes si per gjithe Shqiperine.
..............Ne komunistet shqiptare nuk do te quheshim te tille, neqoftese nuk do te mbronim me konseguence dhe me vendosmeri, lirine e atdheut te shtrenjte nga komplotet dhe sulmet diversioniste te klikes se Titos te cilat synojne invadimin e Shqiperise.......A mundet dhe a eshte e lejueshme qe ne komunistet shqiptare ta leme vendin tone te behet gjahu i Titos, i amerikaneve, i grekerve apo i italianeve? Jo kurre!!....Jugosllavet na akuzojne se gjoja jemi "shoviniste dhe nderhyjme ne punet e brendeshme dhe kerkojme rektifikimin e kufijve"
....Ajo qe ne kerkojme dhe do te kerkojme vazhdimisht nga titistet dhe per te cilen do ti demaskojme ata deri ne fund, eshte te heqin dore nga krimi i gjenocidit kunder popullsise shqiptare te Kosoves, te heqin dore nga terrori i bardhe kunder shqiptareve te kosoves, te heqin dore nga debimi i shqiptareve nga tokat e tyre dhe dergimi ne mase i tyre ne Turqi, ne kerkojme qe popullsise shqiptare ne Jugosllavi, ti njihen te drejtat ne baze te Kushtetutes se Republikes Popullore te Jugosllavise. Shoviniste eshte kjo kerkese apo marksiste?
.....Ju e konsideroni Shqiperine si plaēke tregu, qe mund te fitohet apo te humbitet nga njeri apo nga tjetri. Ka qene nje kohe qe Shqiperia, konsiderohej si plaēke tregu, kur te tjeret mendonin se varej nga ata nese Shqiperia do te ekzistonte apo jo.
.......Rankoviēi deshiron qe ne ti bejme kufinjte han me dy porta, ku te hyjne dhe te dalin pa vize agjente dhe arme jugosllave, italiane dhe greke, per te na sjelle kulturen e tyre te thikes ne dhembe, per te realizuar Titoja enderren e vjeter qe Shqiperia te behet republike e shtate e Jugosllavise, ose borgjezia reaksionare italiane te vere ne zbatim per here te trete qellimet e saj grabitqare kunder Shqiperise, ose monarkofashistet greke te realizojne enderren e tyre te ēmendur per grabitjen e Shqiperise se jugut. Por ne si kemi lejuar dhe nuk do ti lejojme kurre keta, prandaj jemi "luftenxites". .............Natyrisht ne jemi kunder nje bashkeekzistence te tille, per hir te se ciles ne shqiptaret, duhet ti bejme konēesione teritoriale dhe politike Sofokli Venizellosit. Jo ato kohėra kur tokat e Shqipėrisė bėheshin monedhė tregu, kanė vdekur pėrgjithėmonė.
.............Eshte hapur fjala se shqiptaret jane gjaknxehte. E perse jemi gjaknxehte? Gjaknxehtesi eshte te mbrosh atdheun dhe popullin tend nga revizionistet jugosllave monarkofashistet greke dhe neofashistet italiane qe kane me se 16-vjet qe po na provokojne ne kufi? Nese ne quhemi gjaknxehte pse mbrojme interesat jetike te popullit tone, kete ne nuk e pranojme. Haram qumėshti i nėnės, haram buka qė na ushqen partia dhe populli, nėqoftėse nuk mbrojmė interesat e popullit tonė.......(Nga fjalimi i Enver Hoxhes ne mbledhjen e Moskes ne Nendor 1960. Vellimi Gjithmone vigjilence vellimi i pare faqe 644, 665, 673, 689, 690, 691, 692). Pėr kėto pohime dhe tė tjera si kėto, shumė udhėheqės partish, pjesmarrės nė mbledhje, reaguan me egėrsi. Dolores Ibaruri, e "cilėsoi ndėrhyrjen e Hoxhės si provokacion tė papranueshėm nė gojėn e njė militanti proletar". Ndėrsa Luixhi Longo e cilėsoi atė si "fraza dhe fjalė qė nuk mund ti drejtohen veēse armikut tė klasės" (Histoire des Pays de l'Est, Faqe 396).
Pohimet e mesiperme te Enver Hoxhes, politikanet dhe analistet e sotem shqiptare te se majtes, se djathtes apo te qendres, i quajne komunizem. Puna e tyre. Por kemi te drejte tu shtrojme atyre nje pyetje? Kush quhet atehere shqiptarizem? Po ate qe nuk pranojne ta thone politikanėt shqiptarė, e thonė tė huajt antikomunistė. Jon Halliday, ne librin e tij "Shqiptari dinak", midis te tjerash thote: "Ne kete rast, Hoxha me te vertete, arriti, qe t'i bente vend vehtes dhe Shqiperise ne harten e botes. Gazetat e te gjithe botes, shkruajten me germa te medha, per denoncimin qe ai i beri Hrushovit, madje dhe armiqte e tij te eger, e pranojne se Hoxha u tregua burre i zoti dhe trim"(Shqiptari Dinak, faqe 197).
Ja dhe njė dokument tjetėr: Enciklopedia franceze me titull: "Kronikė e shekullit tė njėzetė". Pėr mbledhjen e Moskės, nė kėtė enciklopedi, thuhet: "Lideri shqiptar, Enver Hoxha, del nė mėnyrė spektakulare nga konferenca botėrore e Partive Komuniste" (Chronique du 20-siecle, faqe 918)
Ndėrsa Henri Bogdan pėr kėtė ēėshtje thotė se "Nėqoftėse tė gjitha demokracitė popullore europiane kanė ndjekur orientimet e Moskės, tė nesėrmen e krizės sė 1956-ės, Shqipėria ėshtė treguar qė nė fillim e rezervuar.....Shqipėria rifilloi sulmet e saj ndaj Jugosllavisė.. Gjatė viteve 1960, mardhėniet midis Moskės dhe Tiranės, u ashpėrsuan papritur. Shqiptarėt shumėfishuan atėhere sulmet e tyre kundėr "revizionistėve jugosllavė", po pėrmes tyre dihej mirė qė ata synonin Nikita Hrushovin. Ata shumėfishuan mospajtimet nė emėr tė pavarsisė se tyre nacionale ndaj ideve tė ndarjes ndėrkombėtare tė punės qė kish filluar tė propagandonte Moska" (Histoire des Pays de l'Est faqe 475).
Ne vitin 1968-forcat e "Traktatit te Varshaves", brenda nates sulmuan dhe pushtuan Ēekosllovakine. Shqiperia ne ate kohe de jure, ishte akoma anetare e ketij traktati. De fakto, ajo kishte dale nga ky traktat qysh ne vitin 1960. Agresioni kunder Ēekosllovakise u justifikua dhe u mbeshtet para opinionit boteror, me ane te teorise se sovranitetit te kufizuar te shpikur nga Brezhnjevi dhe te detyrueshme per tu zbatuar nga ēdo vend anetar i ketij traktati. Ne keto kushte, perballe kercenimit qe i kanosej lirise dhe pavarsise se Shqiperise, udhėheqja shqiptare, mori nje vendim teper te drejte, por dhe shume te guximshem per kohen. Kuvendi Popullor i Shqiperise e denoncoi kete si nje traktat agresiv duke marre vendim ligjor per daljen e Shqiperise nga ai. Sot shumė politikanė dhe qeveritarė tė Shqipėrisė, duke filluar qė nga Sali Berisha, thonė para politikanėve tė ndryshėm tė Evropės se Shqipėria duhet tė ketė pėrparėsi nė N.A.T.O., sepse ajo ishte e para qė denoncoi Traktatin e Varshavės. Kjo ėshtė njė e vėrtetė historike. Por nuk thonė se kush ishte ai qė e dha urdhėrin pėr tė dalė nga ky traktat. Megjithatė, edhe kėtė e thonė tė huajt. Pėrsėri, nė enciklopedinė franceze: "Kronikė e shekullit tė njėzetė" thuhet: "Shqipėria e Enver Hoxhės, merr vendim tė dalė nga Traktati i Varshavės". (Chronique du 20-siecle, faqe 1037). Ndėrsa njė autor tjetėr, Fransua Fejto, pėr kėtė ngjarje nė librin e tij "Historia e demokracive popullore", jep kėtė spiegim: "Ministri i jashtėm Andrei Gromiko, duke mbrojtur kėtė intervencion pėrpara Kombeve tė Bashkuara, e cilėsoi aksionin si masė, vetėmbrojtėse, kundėr synimeve tė imperializimt. Kjo do tė thoshte se Pakti i Varshavės, ishte i barabartė me njė instrument vetėmbrojtės tė Bashkimit Sovjetik, qė vendosej mbi ligjet ndėrkombėtare dhe Kartėn e Kombeve tė Bashkuara. Pozicion arbitrar qė rriste kėrcėnimin ndaj tė gjitha vėndeve fqinje dhe veēanėrisht tė vėndeve socialiste. Prandaj ajo pati si reaksion, veē tė tjerash, tėrheqjen e Shqipėrisė, nga Pakti i Varshavės me anė tė ligjit tė aprovuar nga Kuvėndi Popullor, nė Tiranė, nė 12-Shtator 1968...( Fransua Fejto. Historia e demokracive Popullore faqe 361)
Kush ishte Traktati i Varshavės nė atė periudhė? Le tu referohemi shifrave. Pas pushtimit tė Ēekosllovakisė, ky traktat agresiv kishte nė gjirin e tij njė forcė nga e cila trėmbej gjithė bota. Nė gjirin e tij ishin gati pėr luftė 202-divizione me 2-milion e 815-mijė ushtarė. 2-mijė e 324-anije luftarake. Si dhe 12-mijė e 850-avionė luftarakė. Pėrballė kėtij grupimi gjigand ushtarak, qėndronte N.A.T.O-ja me 2-milion e 188-mijė ushtarė. Me 1-mijė e 837-anije luftarake. Me 4-mijė e 305-avionė luftarakė. (Times gusht 1969). Megjithatė udhėheqja e Shqipėrisė, me zgjuarsi dhe trimėri, arriti tė manovrojė mes kėtyre dy blloqeve dhe tė ruante pavarsinė dhe dinjtetin e Shqipėrisė.
Ne vitin 1978-kinezet, nderprene mardheniet ekonomike me Shqiperine si pasoje e sulmeve dhe demaskimit qe u beri Partia e Punes. Dhe kete ngjarje, sot perpiqen ta trajtojne si megallomani te Enver Hoxhes, per tu shndrruar ne qendren e revolucionit boteror. Perseri, askush nuk kerkon te depertoje, tej fasades. Kontradikta ideologjike midis Partise se Punes dhe Partise Komuniste te Kines, natyrisht qe kishte. Por nuk ishin keto kontradikta qe ēuan ne ate ashpersim te mardhenieve. Perkundrazi ne ashpersimin e mardhenieve, ndikoi dhe pati rolin kryesor, perpjekjet qe bene kinezet ne fillimet e vitit 1975, per te sheshuar mardheniet e Shqiperise me Jugosllavine. Ne interes te qellimeve te tyre, kinezet i propozuan Shqiperise qe gjoja per tu mbrojtur nga nje sulm i mundeshem i sovjetikeve, te nenshkruante nje traktat mbrojtje, miqesie dhe bashkepunimi me Jugosllavine dhe Rumanine. Nje propozim i tille u hodh poshte nga Enver Hoxha, duke u konsideruar me pasoja shume te rreziksheme per pavarsine e Shqiperise dhe per mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve ne ish-Jugosllavi. Ja ēthote ai per kete ēeshtje qysh ne fillim te viteve 70-te. "Ēu-En Lai i perseriti Adilit planin e vete djallezor: "Bashkohuni ngushte me vendet e tjera te Ballkanit, pavarsisht nga mosemareveshjet qe keni". Armik i ndyre, pseudomarksist i poshter!! Ne as gjunjezohemi, as trembemi, as pa buke nuk do te mbetemi, por do te rrojme me nder te lire, te pavarur dhe sovrane si marksiste-leniniste, si komuniste shqiptare, si bij te ketij populli te lavdishem dhe heroik, qe nuk eshte perkulur ne shekuj...(Shenime per Kinen. Vellimi i dyte faqe 125). Analistė tė huaj antikomunistė, kanė vėnė nė dukje, shkakun kryesor tė prishjes sė Partisė sė Punės nga Kina, megjithėse, nuk janė dakord me vijėn dhe doktrinėn e tij. "Lidhjet e tij tė fundit me Kinėn, u shkėputėn mė 1978-ėn, kur Mao-Ce-Duni, u bė mik me mareshal Titon, me njeriun, pėr tė cilin Hoxha, besonte me tė drejtė, se dėshironte ta shndronte Shqipėrinė nė njė republikė tė shtatė tė Jugosllavisė". (The European 15-Tetor 1994). Drejtesia e ketij qendrimi kombetar , u duk me qarte me rastin e vizites se Hua Kuo Fenit-ish kryetar i Partise Komuniste te Kines, ne Jugosllavi. Ne kete periudhe ne shkrimin e tij me titull "Politika luftenxitese kineze dhe vizita e Hua Kuo Fenit ne Ballkan", botuar ne "Zeri I Popullit", date 3-Shtator 1978, midis te tjerash Enver Hoxha thekson se kinezi " ka ardhur ne Ballkan, me te njejtat qellime, siē kane ardhur Hrushovi, Brezhnjevi, Niksoni dhe te tjere para tij............Ai nuk mungoi te marre si shembull, politiken e barazise nacionale, qe ndjek Lidhja Komuniste e Jugosllavise. E ēuditeshme kjo llogjike e kinezeve. Mao Ce Duni i gjente te padrejta, regullimet pas luftes se dyte boterore dhe propozonte te rregulloheshin ato, ndersa Hua Kuo Feni, i konsideron si te bazuara, vendimet e padrejta, te konferences se ambasadoreve te fuqive te medha mbi Ballkanin....."
Arsyeja reale e prishjes me Kinėn, ka gjetur pasqyrim nė literaturėn politike perėndimore, qysh mė herėt. Nė librin e tij historiani francez Henri Bogdan e trajton gjėrėsisht kėtė ngjarje. : "Shqetėsimi u rrit kur nė Shtator 1977, Tito, kundėrshtari i njohur i Partisė
Komuniste Shqiptare, ndėrmori njė turne tė gjatė ...nė Kinė dhe Korenė e Veriut......................................Udhėti mi i Hua Kuo Fenit nė Jugosllavi, nė Gusht 1978, njė muaj pas prishjes sė Kinės me Shqipėrinė, nuk bėri asgjė pėr ta lėvizur Enver Hoxhėn nga pozicionet e tij. Pėr shqiptarėt, kinezėt si dhe sovjetikėt, nuk ishin veēse revizionistė. Po nė kėtė ndeshje, ėshtė pėrsėri Titoja, qė ishte objekt i sulmeve mė tė egra tė shqiptarėve".
Nė romanin e tij "Koncert nė fund tė dimrit", Kadareja i trajton hollėsisht kėto ngjarje. Ajo qė evidentohet qartė dhe hapur nė veprėn e tij, nuk ėshtė komunizmi, ideologjia, por dinjiteti dhe krenaria kombėtare e shqiptarėve tė udhehequr nga Enver Hoxha. Ja disa pasazhe nga vepra e Kadaresė, nga monolgu i Mao-Ce-Dunit: "Ky shtet (Eshte fjala pėr Shqipėrinė), jo vetėm s'mė bindet, por kėrkon tė mė imponojė vullnetin e tij. Ky vėnd meriton njė ndėshkim. Dhe unė do t'ja jap........................E dinte qė Shqipėria do tė hidhte shqelma pėr njė kohė tė gjatė, por qė puna tė arrinte saqė ajo t'i jepte urdhėra atij, kjo as mund tė merrej me mėnd.........Pra kishte ndodhur diēka qė po ta merrte vesh populli kinez, do tė rrėzohej pėrdhe nga turpi. Mao-Ce-Duni, e ndjente, se po zėmėrohej mė parė se ēe mendonte. Do tė bėj hatanė tha ai me vehte. Do t'i jap Shqipėrisė njė mėsim, qė tė dridhet njėmijė vjet mė vonė kur ta kujtojė.........Pėr ēdo fabrikė apo uzinė, do tė kėrkoj njė fli. Pėr ēdo oxhak, pėr ēdo turbinė, pėr ēdo kredi. Jepni pėr secilėn prej tyre diēka. Jepni krenarinė tuaj tė padurueshme.....(Ismail Kadare. Koncert nė fund tė dimrit. faqe.....).
Por Shqipėria qėndroi. Ajo nuk e dha krenarinė e saj, nuk u kinezifikua, por mbeti shqiptare. E varfėr por me dinjitet
__________________
Enver Hoxha yll epoke,
Rreze drite vepra jote,
Si vigan nė shekuj rritesh,
I pavdekshėm n'zemėr t'Shqipes
Ēėshtja Kombėtare
Symbyllur Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė