Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 07:41   #5
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

POZITA E ARABĖVE
DHE POPUJVE ARABĖ


S

iretu Resulull-llahu ose Jetėshkrimi i Resulull-llahut a.s. ėshtė interpretim i vėrtetė i Shpalljes sė Kur'anit dhe i poro­sisė, tė cilėn Pejgamberi a.s. ia komunikoi mbarė njerėzimit. Kjo Shpallje ėshtė udhėrrėfyes me tė cilin All-llahu xh.sh. i ka nxjerrė njerėzit nga errėsira nė dritė, nga idhujtaria nė besim nė njė Zot.
Prandaj nuk ėshtė e mundur qė nė tėrėsi tė pėrfytyrohet fuqia madhėshtore e Shpalljes sė All-llahut xh.sh., pėrveē nėse krahasohet gjendja e cila i ka paraprirė Shpalljes me gjendjen e cila ka rezultuar me ndikimin dhe fuqinė e saj. Nga ky aspekt sjellim kaptinėn mbi popujt arabė dhe ndodhitė historike para Islamit, e pastaj kaptinėn mbi situatėn historike tė periudhės nė tė cilėn ėshtė paraqitur Muhammedi a.s.
Pozita e arabėve

Fjala El-Areb nė gjuhėn shqipe do tė thotė shkretėtirė, stepe, tokė papjellore, pa ujė dhe pa bimė. Me kėtė emėr, qė nga kohėt e lashta ėshtė quajtur Gadishulli Arabik, sikurse qė me tė njėjtin emėr janė quajtur banorėt e kėtij vendi, i cili ėshtė bėrė atdhe i tyre.
Gadishulli Arabik nga perėndimi kufizohet me Detin e Kuq dhe me njė pjesė tė gadishullit tė Sinajit, nga lindja me gjirin Arabik dhe me njė pjesė tė madhe tė Irakut Jugor. Nė jug gjendet Deti Arabik, i cili ėshtė vazhdim i Detit tė Indisė. Nė veri kufizohet me Sirinė dhe me njė pjesė tė Irakut. Sipėrfaqja kap rreth njė milion - njė milion e treqind mijė mila katrorė. Gadishulli Arabik zė njė vend shumė tė rėndėsishėm gjeo­strategjik nė atė pjesė tė botės.
Pėrbėrja natyrore e tokės ėshtė zallore, pa kurrfarė pasurish natyro­re qė do t'i joshte tė huajt ta kolonizojnė kėtė vend. Prandaj Gadishulli Arabik ka mbetur i pamposhtur dhe i mbrojtur vetvetiu qė nga kohėt mė tė lashta e gjer mė sot. Edhe banorėt e kėtij Gadishulli kanė qenė gjithnjė tė lirė dhe tė pamposhtur, pėrkundėr faktit ishin tė kufizuar me fuqitė mė tė mėdha botėrore tė asaj kohe: Bizantin dhe Persinė.
Pozita strategjike e Gadishullit Arabik ėshtė e rėndėsishme pėr tėrė rajonin e Azisė Juglindore. Gjendet ndėrmjet dy kontinenteve tė njo­hura me emrin Bota e Vjetėr. Ėshtė e lidhur me tokė dhe me det. Kufiri i tij veriperėndimor paraqet portin pėr hyrje nė Afrikė, ndėrsa kufiri verilindor ėshtė ēelės pėr Evropėn. Ana lindore u hapė derėn jo-ara­bėve, kėshtu qė lidhja me Indinė dhe Kinėn ėshtė njėkohėsisht edhe lidhja me Lindjen e Largėt. Nga kufiri verior, ky Gadishull lidhet me Lindjen e Afėrt. Pėr shkak sė pozitės sė tillė gjeografike tė Arabisė, veriu dhe jugu i saj kanė qenė porte pėr popujt tjerė, kanė qenė qendra tregtare, kulturore, arsimore, fetare dhe qendra tė artit.
Popujt arabė

Historianėt i ndajnė arabėt nė tri grupe sipas origjinės:
1. Arabėt El-Baide, ose arabėt autokton tė kėtij Gadishulli, pėr prejardhjen e tė cilėve nuk ka tė dhėna tė mjaftueshme me shkrim. Atyre u takojnė fiset: Ad, Themud, Tasėm (degė e fisit tė zhdukur Ad nė Jemen), Xhedis, Amlak e edhe disa fise tė tjera. Kėta nė realitet janė arabėt beduin.
2. Arabėt El-Aribe, tė cilėt janė me origjinė nga Ja'reb bin Jeshxhel bin Kahtani, i quajnė edhe arabėt Kahtanit.
3. Arabėt El-Mustar'ebe, tė cilėt e kanė origjinėn nga Ismaili, e tė cilėt i quajnė arabėt Adnanit.
Arabėt e Kahtanit ose El-Aribe kanė ardhur nga jugu i Arabisė. Djepi i tyre ėshtė Jemeni. Familjet e tyre janė degėzuar me lidhje martesore, andaj i veēojmė dy nga fiset mė tė njohura:
a). Humejr, me familjet mė tė njohura: Zejdull-Xhumhur, Kuda'at dhe Sekasik;
b). Kehlan, me familjet mė tė njohura: Hemdan, Enmar, Tajj, Midhhaxh, Kinda, Laham, Xhidham, El-Ezd, El-Evs, El-Hazrexh, ndėr­sa pasardhėsit e Xhefnit kanė qenė sundimtarė tė Shamit, pėrkatėsisht Sirisė, Palestinės dhe Jordanit. Fisi Kehlan nga Jemeni ėshtė shpėrngu­lur nė tė tėra viset e Arabisė dhe atė menjėherė pas shpėrthimit tė pen­dės Arim. Janė bėrė tregtarė tė njohur, por tregtia u dėshton pasi qė Bizanti e zapton rrugėn detare, ndėrsa rruga tokėsore rrėnohet pas zaptimit tė Egjiptit dhe Sirisė.Fiset jetonin kryesisht nė marrėdhėnie tė mira, por ngandonjėherė edhe tė kėqija. Ndėrkaq gjithnjė garonin se cili do tė jetė mė i miri dhe cili do tė fitojė famė mė tė madhe. Ndėrmjet tyre gjithnjė mbretėronte fryma e rivalitetit. Ndodhte qė mes veti tė for­mojnė edhe lidhje gjaku me anė tė martesave, siē ka ndodhur me Hu­mejrėt dhe me Kehlanėt. Populli Kehlan ėshtė shpėrngulur nė tė katėr anėt dhe prej tyre rrjedhin katėr grupe tė pasardhėsve tė tyre. Kėta janė:
1. El-Ezdėt

Sipas mendimit tė kryeparit tė tyre Umran ibėn Amrit, ata u shpėr­ngulėn nė tė gjitha anėt. Udhėtuan nga Jemeni nė veri tė Arabisė. Ekzis­tojnė vendet e evidencuara ku janė vendosur pas shpėrnguljes sė fundit. Thalebe ibėn Amėr El-Ezdi shkon nė Hixhaz dhe vendoset ndėrmjet vendeve Thalebije dhe Dhi-Kar. Kur i rritet i biri, dhe forcohet, e merrė botėn nė sy. Arrinė nė Medinė dhe vendoset aty. Pasardhėsit e tij janė: El-Evs, El-Hazrexh, djemtė e Harith ibėn Thalebit.
Harith ibėn Amri nga fisi Huza'ah, ndahet prej tyre dhe arrinė nė rajonin e Hixhazit. Vendoset nė rrugėn Edh Dhahran. Fisi i tij, pasi push­ton Haremin dhe Mekėn i zgjodhi si vendbanim pėr vete dhe prej andej i dėbon Xherahimėt, banorėt e lashtė autokton. Amran ibėn Amri shkon nė Amman (Jordan), ku vendoset me familjen e vet.
Xhefre ibėn Amri shpėrngulet nė Sham, ku mbetet tė jetojė me familjen e vet. Prej tij rrjedhin mbretėrit e Gassanit, tė cilėt e marrin emrin sipas njė uji Hixhaz (bunar mes Remeit dhe Zeabetit), e ky ka qenė edhe vendbanimi i tyre i parė, para se tė shkonin nė Sham.
2. Lahamėt dhe Xhedhamėt

Nga fisi i parė ėshtė pasardhėsi Nasėr ibėn Rebia, nga i cili rrje­dhin mbretėrit e Menadhirit nė Hajėr.
3. Benu Tajjėt

Pas shkuarjes sė El-Ezdėve, Benu Tajjėt nisen pėr nė veri. Ven­dosen nė dy kodra, Exha dhe Selma, andaj qė tė dyjat i quajtėn kodrat e Tajjit.
4. Kindamėt

Ata vendosen nė rajonin e Bahrejnit, e pastaj me dhunė u detyruan ta braktisin kėtė vend. Shkojnė nė Hadramevt, e pastaj edhe nė Nexhd, ku formojnė njė shtet me rėndėsi tė madhe strategjike, por ky shtet sė shpejti shkatėrrohet pa lėnė gjurmė.Kindamėt i takojnė fisit Kuda'at me origjinė nga Humejri edhe pse ka mendime tė ndryshme pėr origjinėn e tyre. Ata, pas braktisjes sė Jemenit vendosen nė shkretėtirėn e Irakut.[1]
Arabėt Mustar' Ebe

Ata rrjedhin nga stėrgjyshi Ibrahimi a.s., me origjinė nga viset ira­kiane, saktėsisht nga qyteza "Ir" e cila ndodhej nė bregun perėndimor tė lumit Eufrat nė afėrsi tė Kufės. Gėrmimet dhe trashėgimia e kėtij vendi tė rėndėsishėm historik janė pėrshkruar hollėsisht dhe ruhen nė libra. Po ashtu janė ruajtur edhe shėnimet mbi origjinėn e familjes sė Ibra­himit a.s. dhe pėr ndodhitė shoqėrore dhe fetare tė asaj kohe.[2]
Nga historia ėshtė e njohur se Ibrahimi a.s. ėshtė shpėrngulur nga vendi "Ir" nė vendin Haran apo Hiran, prej kėndej ka shkuar nė Pales­tinė. Palestinėn e ka zgjedhur si qendėr pėr ushtrimin e misionit tė vet, kurse pėrkohėsisht udhėtonte nė vende tė tjera e pėrsėri kthehej aty.[3]
Burimet pėrmendin se me njė rast ka udhėtuar nė Egjipt te Faraoni, i cili ėshtė orvatur t'i bėnte intrigė dhe ligėshti gruas sė tij, por All-llahu xh.sh. kėtė intrigė ia kthen atij. Faraoni vėren se sa e devotshme ishte Sara ndaj All-llahut xh.sh., andaj ia jep vajzėn e vet Haxheren si shėrbėtore.[4] Sara e merr Haxheren nė shėrbim, e pastaj e marton me Ibrahimin a.s.[5] Kėshtu Haxherja bėhet gruaja e dytė e Ibrahimit a.s., ndėrsa intriga e Faraonit dėshton.
Ibrahimi a.s. kthehet nė Palestinė dhe All-llahu xh.sh. nga Haxherja i dhuron Ismailin. Sara, gruaja e tij e parė, ishte xheloze, andaj pėrpiqej t‘ia mbushte mendjen Ibrahimit a.s. qė ta lė Haxheren dhe fėmijėn e saj tė vogėl, Ismailin. Ibrahimi a.s. nuk deshti tė ndahet nga Haxherja, por pėr t'ia plotėsuar dėshirėn Sarės e dėrgon kėtė nė Hixhaz dhe qė tė dy i lė nė njė luginė jopjellore afėr shtėpisė sė Shenjtė Bejtul-Muharrem, e cila asokohe ekzistonte nė formėn e njė grumbulli tė ngritur prej gu­rėsh e zalli, tė cilėn herė pas herė e bartėte vėrshima nga tė dy anėt.
Ibrahimi a.s. i lė kėta nėn hijen e njė palmeje, nė afėrsi tė Zem-ze­mit tė sotėm, i cili atėbotė nuk ekzistonte. Ky vend ndodhet nė majė tė Mesxhidul-Haramit tė sotėm. Nė kohėn e Haxheres e tėrė kjo ka qenė shkretėtirė. U lė ushqim dhe ujė, e pastaj kthehet nė Palestinė.
Haxherja dhe djali i saj i vogėl qėndruan disa ditė nė shkretėtirė. Ushqimi dhe uji u harxhuan. Pastaj, me vullnetin e All-llahut xh.sh., uji buron nga rėra - burimi Zem-zem, i cili ua shuajti etjen dhe u bė burim i jetės sė tyre.
Rrėfimi pėr Haxheren dhe Ismailin ėshtė i gjatė dhe mjaft i njohur[6]
Atėbotė aty arrinė fisi Jemanit, i quajtur Xhurhum, apo brezi i dytė i tyre, dhe, me lejen e Haxheres, nėnės sė Ismailit, u vendosėn nė trua­llin rreth Zem-zemit. Thuhet se fisi Xhurhum mė parė ka jetuar nė shpatiet e maleve tė Mekės sė sotme.Buhariu, nė koleksionin e vet tė haditheve, thotė qartė se ky fis ėshtė vendosur nė rajonin e Mekės sė sotme pas Ismailit, para moshės madhore tė tij, dhe se ata edhe mė parė zbritnin nga malet nė kėtė luginė, por nė mungesė tė ujit nuk ishin vendosur aty mė herėt.[7]

[1] Gjerėsisht pėr kėto fise dhe dyndjet e tyre tė shikohet: Tarihu umemi-l-Arebi nga Hudariu: I/11-13; Kalbu xhezireti-l-Arebi, f. 231-235. Burimet historike dallojnė shumė rreth datave dhe shkakut tė kėtyre dyndjeve. jemi pėrpjekur qė nė bazė tė argumenteve tė marrim atė qė konsiderojmė se ėshtė e saktė.

[2] Tefhimu-l-Kur'ani nga Mevdudi: I/553-556.

[3] Vepra paraprake: I/108

[4] Ėshtė e njohur se Haxherja ka qenė robėreshė e blerė, e cila ka jetuar tek Faraoni. Mirėpo, me njė studim mė tė gjatė, dijetari i madh Muhammed Sulej­man El-Mensur, ka ardhur tek njohuria se ajo ka qenė e bija e Faraonit.

[5] Tefhimul-Kur'ani: II/34.

[6] Sahihu-l-Buhari: Kitabul-Enebija: I/474, 475

[7] Sahihu-l-Buhari: I/475.


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė