Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-03-07, 04:53   #21
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mos shkruaj pėr Kolė Berishėn se ėshtė pėr gjynah

Mė thanė miqtė e tij tė mos shkruaja pėr Kolė Berishėn. U thashė atyre t’i thonė Kolė Berishės tė mos flet mė qyfyre.

S’i ka hije, si gjithnjė, qė nė njėrėn anė t’i dridhet buza e tij pėrherė e pėrvajshme, sa herė i duhet dr. Rugova dhe sa herė detyrohet pėr shkaqe protokolli tė vizitojė varrin e tij dhe, edhe mė shumė s’i ka hije, kur menjėherė, ama menjėherė, pas kėtyre ēasteve, harron ēdo gjė dhe ia fut qyfyreve dritėshkurtra prej “burri” pėrjetimesh krejtėsisht tė lėkundura kujtimesh pėr Presidentin Rugova.

A ėshtė bėrė, u them, ai, zotni Kola, keqpėrdorues dhe interespėrfitues kur mbushė fjalėt e tij kopjuese me emrin e dr. Rugovės? Ėshtė bėrė! A janė bėrė edhe tė tjerėt rreth tij? Janė bėrė!

A i kanė harruar premtimet dhe zotimet se do tė ndjekin vizionet e dr. Rugovės, tė cilat ia ka pranuar gjithė fuqia e botės? I kanė harruar! Pėrse atėherė flasin dhe pėrse pėrpiqen qė ende, nė mėnyrėn mė boshe tė vetveteve, flasin nė emėr tė tij?

A nuk tha Kolė Berisha para nja njė muaji nė njė emision televiziv, ku bėhej fjalė edhe pėr simbolet e Kosovės, se “flamuri (i Dardanisė- vėrejtja jonė), tė cilin e ka kompozuar Ibrahim Rugova tashmė e ka bėrė jetėn e vet dhe se nuk ėshtė e thėnė tė jetė ai”?

E tha, se nuk pritej tė thoshte ndryshe, sepse edhe ai e ka bėrė jetėn e tij dhe nuk ėshtė e thėnė tė jetė mė. Mos shkruaj, mė thanė prapė miqtė e tij. Ėshtė plak dhe nuk ia pret mendja, nuk e di se ēfarė thotė. Ėshtė e vėrtetė, u them.

Ai nuk di se ē’thotė, ose bėhet tė jetė i tillė. Kur ia do interesi ai futė thellė thonjtė e tij dhe gėrvishtė gjithandej me shkathtėsi tė jashtėzakonshme njohėsish.

Ai ua ndėrpret edhe deputetėve fjalėn, kur ata flasin pėr kėto ēaste tė mėdha e historikisht tė rėndėsishme dhe u thotė: Nuk jemi nė orėn e historisė!

Pastaj, mė thonė prapė tė mos shkruaj pėr Kolė Berishėn se ėshtė plak, edhe pse u ka dalė zot shumė funksioneve nė emėr tė ripėrtėritjes sė LDK-sė dhe tė institucioneve, tė cilat i shembėn, dhe, nėse shkruan pėr kėto, nuk mund tė thuash asgjė tė re pėr zotni Kolėn, sepse ai ishte dhe ėshtė i tillė... pėr gjynah...

Sylejman ALIU, Iliria Post
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė