Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
|
Komentimi i kaptinės El-Ihlas-vazhdim
Koment:
قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ
1. Thuaj: Ai, Allahu ėshtė Njė!
Besimi i drejtė nė Allahun xh.sh., ishte boshti i tėrė revelatave hyjnore. Ishte kjo pikė kyēe e misionit tė tė gjithė pejgamberėve tė Allahut, qė tė thėrrisnin popujt e tyre nė besimin e drejtė nė Krijuesin e Vetėm tė kėsaj ekzistence. Por, mjerisht, njerėzit, tė nxitur nga lakmia dhe epshet e tyre, dhe gjithmonė tė cytur nga shejtani i mallkuar, shpeshherė ranė pre e kėtyre grackave, kėshtu qė humbėn e devijuan nga rruga e vėrtetė e besimit nė njė Zot..
Disa tė tjerė humbėn arsyen dhe verbėrisht ndoqėn rrugėn e idhujtarisė, duke i bėrė shok Allahut xh.sh. Ishte kjo njė besėtytni qė u zhvillua nėpėr shekujt e kaluar e qė vazhdon pa ndėrprerė edhe sot e kėsaj dite, me tė gjitha format dhe mėnyrat e mundshme, ani pse tash nė mėnyrė shumė mė tė sofistikuar.
Allahu xh.sh., njeriut nuk ia imponoi me dhunė besimin nė Tė, por e la tė lirė pėr ta gjetur e zgjedhur tė vėrtetėn, tė cilėn Ai sa e sa herė e sqaroi nė Librat e Shenjtė dhe pėrmes tė dėrguarve tė Tij tė zgjedhur.
Nė kohėn e dėrgimit tė Muhammedit a.s., ky devijim besimesh kishte arritur kulmin. Njerėzit kishin humbur arsyen dhe besimin e drejtė e tė mirėfilltė nė njė Zot. Nė kėtė gjendje tė njė kaosi tė pėrgjithshėm, ēifutėt dhe tė krishterėt, si pjesėtarė tė Ehli Kitab-it, kishin bastarduar tėrėsisht parimet e besimit tė drejtė nė Njėshmėrinė e Allahut tė Plotfuqishėm. Tė parėt, duke pohuar nė mėnyrė tė palogjikshme se Allahu-Zoti ishte zot personal vetėm i tyre dhe se Uzejri a.s. ishte djalė i Tij, kurse tė dytėt, kishin shkuar edhe mė larg nė kėtė devijim, duke pohuar se Allahu ėshtė njė Qenie hyjnore e pėrbėrė prej tri komponenteve tė pandashme: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė, tė cilėt nė tė njėjtėn kohė pėrbėjnė edhe tėrėsinė unikate hyjnore !!! Qė absurdi tė ishte edhe mė i madh, kėta i mveshėn Isait a.s. (Jesuit) atribute hyjnore, se ai gjoja qenkėsh djalė i Zotit apo edhe vetė Zoti, i formėsuar nė njeri, qė paskėsh zbritur nė kėtė botė pėr tu sakrifikuar pėr mėkatet e mbarė njerėzimit!!!
Grupi i tretė e kėtij mozaiku tė shėmtuar atėbotė, ishin idhujtarėt (mushrikėt) e Siujdhesės Arabike, tė cilėt sė bashku me popujt e tjerė tė atėhershėm, si persianėt, indianėt, kinezėt e tė tjerėt, besonin nė idhuj, nė planete, nė fenomene tė ndryshme natyrore, nė zjarr, nė njerėz tė cilėt i kishin mitizuar dhe pastaj prej tyre kishin krijuar legjenda e mė pas edhe i kishin hyjnizuar, si Buda, Brahma, Konfuēio etj.
Dhe, erdhi momenti i sė vėrtetės, erdhi drita qė ēau kėtė errėsirė shekullore, e cila kishte ngulfatur deri nė skajshmėri arsyen e shėndoshė njerėzore. Zbriti Fjala e Allahut, qė pėrundimisht tė vinte nė vend tė vėrtetėn, tė dallonte besimin e drejtė, nė njė Zot, nga ai i shtrembėr, nė shumė zota. Mu pėr kėtė arsye thirrja e parė nė Islam iu pėrkushtua mbėltimit dhe rrėnjosjes sė realitetit tė Njėshmėrisė sė Allahut xh.sh. nė zemrat dhe mendjet e njerėzve. Kjo zaten ishte forma mė e pėrsosour e cila besimin e drejtė e fuqizoi nė shpirtin, mendjen dhe zemrėn njerėzore.
Allahu xh.sh. i zhvleftėsoi tė githa besimet e kota e tė gabueshme, kur zbriti fundamentet bazė tė fesė islame dhe tregoi qartė, nė shumė kaptina kuranore, sidomos nė kėtė sure, se Ai nuk ka shok nė Njėshmėrinė e Tij, nuk ka lindur askėnd dhe nuk ėshtė i lindur nga askush, dhe me Tė askush nuk ėshtė i barabartė nė sundim dhe as qė ėshtė i ngjashėm me Tė.
Allahu xh.sh. nė fillim tė kėsaj sureje, nė formė urdhri i drejtohet Muhammedit a.s. me fjalėt: Thuaj! qė tua bėnte me dije idhujtarėve dhe pjesėtarėve tė Ehli Kitab-it se Allahu nuk ėshtė ashtu siē e pėrshkruani ju, por ėshtė Njė, i Vetėm dhe i Pashoq.
Ai ka atribute dhe cilėsi me tė cilat e ka cilėsuar dhe pėrshkruar Veten, dhe kėto atribute nė terminologjinė islame quhen Esmaul Husna-Emrat e bukur hyjnorė - ose Sifatullah-Cilėsitė e Zotit.
Kjo sure fillon me tė pėrmendurit e emrit mė tė madh hyjnor Allah, i cili argumenton pėr Qenien mė tė Lartė Absolute dhe pėrfshin tė gjithė emrat e tjerė tė bukur, qė pėrshkruajnė Madhėshtinė hyjnore dhe Lartmadhėrinė e Krijuesit.
Emri i dytė i ndritur i Zotit nė kėtė sure, ėshtė emri hyjnor El-Ehad, i cili tregon Njėshmėrinė e Allahut xh.sh., dhe ėshtė shumė mė pėrfshirės sesa emri tjetėr i pėrdorur nė disa vende tė tjera - El-Vahid, i cili po ashtu do tė thotė Njė, sepse emri Ehad pėrmban elementet plotėsuese tė emrit Vahid- i cili simbolizon Njėsinė Absolute
[8]
. اللَّهُ الصَّمَدُ
2. Allahu ėshtė Ai, tė Cilit krijesat i drejtohen (mbėshteten) pėr nevojat e tyre.
Emri i bukur i Allahut Es-Samed, nėnkupton Qenien Absolute, tek i Cili ka nevojė tė drejtohet ēdo krijesė. Fjala Es-Samed do tė thotė edhe zotėri, qė nėnkupton faktin se Allahu xh.sh. ėshtė Zotėria dhe i vetmi Sundues i Cili pėrmbush nevojat dhe kėrkesat e krijesave.[9] Tė gjithė janė tė varur nga Ai, ndėrkohė qė Ai nuk ėshtė i varur prej askujt. Tek mėshira e Tij gjen strehim secili qė i drejtohet. Atij i pėrulen dhe i janė nėnshtruar ēka nė qiej dhe nė Tokė:
وَلِلَّهِ يَسْجُدُ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ طَوْعًا وَكَرْهًا وَظِلَالُهُمْ بِالْغُدُوِّ وَالْآصَالِ
Gjithēka ka nė qiej e nė Tokė i bėn sexhde vetėm Allahut me dėshirė ose me dhunė, (i bėjnė sexhde) edhe hijet e tyre nė mėngjes e mbrėmje (Err-Rrad, 15).
Allahu xh.sh. ėshtė Absolut nė sundim. Nė dorėn e Tij ėshtė ēdo gjė. Ai merr e jep, shpėrblen e ndėshkon, ngjall e vdes krijesat e Tij.
Ky ajet: Allahu ėshtė Ai, tė Cilit ēdo krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė, ėshtė njė pėrgjigje shumė e qartė nga ana e tė Plotfuqishmit se kush vėrtet ėshtė Zotėria i kėtij Universi. Nuk ka idhull, krijesė njerėzore e as engjėllore qė mund tė pretendonte njė gjė tė tillė. Kėto janė vetėm shpifje dhe fjalė tė idhujtarėve, po edhe tė Ehli Kitab-ėve, tė cilėt i bėnė shok Allahut nė hyjni. Tek Allahu nuk ka nevojė pėr kurrfarė ndėrmjetėsimi. Tek mėshira e Tij hyjnore mund tė gjejė strehim dhe prehje shpirtėrore secili qė i drejtohet me pėrultėsi e sinqeritet, qė e pranon Atė pėr Zot dhe Krijues. A nuk thotė Allahu xh.sh. nė shumė vende nė Kuranin famėlartė, qė vetėm Atij ti drejtohen lutjet, sepse vetėm Ai ėshtė qė i pranon ato, si f.v. nė ajetet:
وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِي إِذَا دَعَانِي
فَلْيَسْتَجِيبُوا لِي وَلْيُؤْمِنُوا بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ
E kur robėt e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejt tė udhėzuar, le tė mė binden Mua dhe le tė mė besojnė Mua. (El-Bekare, 186);
pastaj:
وَقَالَ رَبُّكُمْ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ
Zoti juaj ka thėnė:Mė thirrni Mua, Unė ju pėrgjigjem
(Gafir, 60)
dhe:
ادْعُوا رَبَّكُمْ تَضَرُّعًا وَخُفْيَةً إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ
Luteni Zotin tuaj tė pėrulur e nė heshtje
(El-Aėraf, 55)
Nė kėtė mėnyrė, Allahu xh.sh. mėnjanon tė gjitha ndėrmjetėsimet, vetėm e vetėm qė lutja tė drejtohet tek Ai qė duhet, sepse vetėm Ai i di hallet e robėrve tė Vet dhe ka mundėsi tua plotėsojė nevojat e tyre.
Nė njė hadith tė Resulullahut s.a.v.s. thuhet: Nuk ka musliman qė e lut Allahun, me kusht qė nė atė lutje tė tij tė mos ketė mėkat ose shkėputje farefisi, e qė Allahu tė mos i japė njėrėn prej kėtyre tri gjėrave: Ose ti pėrgjigjet shpejt lutjes sė tij, ose tia plotėsojė atė lutje mė vonė, ose ti largojė nga ai ndonjė dėm tė ngjashėm me atė qė e ka goditur.[10]
Ndėrsa, nga praktika e Resulullahut s.a.v.s., i cili gjatė lutjeve tė tij, me pėrultėsinė mė tė madhe i drejtohej tė Vetmit Strehimtar, i Cili dėgjon lutjet dhe pėrdėllimet, na ėshtė pėrcjellė kjo dua: O Zoti im, mė udhėzo nė rrugėn e drejtė, nė tė cilėn i ke udhėzuar robėt e Tu! Mė fal mua siē i ke falur robėt e Tu. Kujdesu pėr mua ashtu siē kujdesesh pėr tė dashurit e Tu. Mė beko nė ēdo gjė qė mė jep. Mė ruaj nga tė kėqijat qė mė afrohen, sepse vetėm Ti pėrcakton gjithēka dhe askush nuk mund ti pėrcaktojė veprimet e Tua, Ai qė ėshtė nėn mbrojtjen Tėnde, nuk poshtėrohet kurrė, i Madhėruar e i Lartėsuar je vetėm Ti, o Zoti ynė.[11]
|