Komentimi i kaptinės El-Kadr
إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْر. وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ. لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ. تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ مِنْ كُلِّ أَمْرٍ. سَلَامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ.
1. Ne e zbritėm atė (Kuranin) nė natėn e Kadrit.
2. Vallė, kush mund tė tė tregojė ty se ēėshtė nata e Kadrit?
3. Nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshme se njė mijė muaj!
4. Me urdhrin e Zotit tė tyre nė tė (nė atė natė) zbresin melaiket dhe Shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje.
5. Ajo (natė) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit
(El-Kadr, 1-5)
Kaptina El-Kadr ėshtė kaptinė mekase, e zbritur pas sures Abese dhe ka gjithsej 5 ajete. Nė radhitjen e Mushafit mban numrin 97.
Transmeton Ibn Merdevije nga Ibn Abasi, nga Ibn Zubejri dhe nga Aishja, se kaptina El-Kadr ka zbritur nė Mekė.[1]
Emėrtimi i kėsaj kaptine.
Kjo kaptinė ėshtė emėrtuar El-Kadr, sepse Allahu i Madhėrishėm qysh nė ajetin e parė tė kėsaj sureje ka dhėnė shenjė tė qartė se kėtė Kuran e ka zbritur nė natėn e Kadrit.
Lejletul Kadėr do tė thotė natė madhėshtore, e bekuar, e vlefshme dhe e nderuar. Kjo natė ėshtė quajtur kėshtu sepse Allahu xh.sh. nė tė, njerėzimit ia kumtoi mesazhin e Tij tė fundit nėpėrmjet tė Dėrguarit tė Tij mė tė madh e mė tė dashur-Muhammedit a.s..
Shkaku i zbritjes sė kėsaj kaptine
Ėshtė transmetuar nga Muxhahidi tė ketė thėnė: Na ėshtė pėrcjellė nga Ibn Abbasi se i Dėrguari i Allahut e ka pėrmendur njė njeri nga beni-Israilėt qė kishte luftuar nė rrugėn e Allahut pandėrprerė pėr 1000 muaj (83 vjet e ca muaj). Muslimanėt ishin ēuditur-habitur nga tėrė kjo dhe pėr kėtė arsye i Dėrguari i Allahut i qe drejtuar Allahut xh.sh. me lutje: O Zot! Ymetit tim i caktove jetėn mė tė shkurtėr prej ymeteve, dhe mundėsia e punėve tė mira prej tyre ėshtė mė e vogla
, prandaj Allahu xh.sh. zbriti kaptinėn El-Kadr, qė do tė thotė se kėtij ymeti ia dha natėn e Kadrit, e cila ėshtė mė e vlefshme se 1000 muaj lufte tė atij luftėtari.[2]
Lidhmėria e kėsaj kaptine me atė paraprake El-Alek
Lidhmėria e ngushtė e kėsaj kaptine me atė paraprake El-Alek, ėshtė evidente mu pėr faktin se nė suren paraprake Allahu xh.sh. urdhėron tė Dėrguarin e Tij, Muhammedin a.s., qė tė lexojė e tė mėsojė Kuran nė emėr tė Zotit- Krijuesit tė Gjithėpushtetshėm, i Cili i mėsoi njeriut atė qė nuk e diti, dhe e mėsoi tė pėrdorte edhe lapsin, kurse nė fillim tė sures -El-Kadr, tregon pėr momentin e zbritjes sė Kuranit-fjalės sė Allahut, nga Levhi Mahfudhi nė qiellin e kėsaj dynjaje dhe prej aty deri tek Muhammedi a.s. nėpėrmjet Shpirtit besnik tė tė gjitha shpalljeve-Xhibrilit a.s. nė natėn e Kadrit, nė kėtė natė tė vlefshme e tė nderuar.[3]