Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-03-07, 20:36   #17
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga panta_rhei
Tung Reana,
do te mundohem te ta bej me te kjarte dallimin ne mes utopise dhe realitetit!
U dmth JO, TOPOS dmth VEND (UTOPI dmth vend qe NUK EKZISTON)
Realitet dmth diqka REALE dmth QE SHIHET QE EKZISTON.

Perkundrazi mendoj se sinqeritetin qe kam sjellur une brenda temes i perket plotesisht realitetit, eshte prekur dhe preket cdo dite (ndoshta fatkeqesisht, nuk jam i sigurte nese eshte keq ose jo),

Sinqeriteti qe solle ti, eshte nje enderr e bukur, shume larg realitetit-utopi (prap ndoshta fatkeqesisht).

Behu e sincerte nje dite me shefin apo vartesin tend dhe thuaji "ne te vertete mendoj se jeni i poshter", ai jo vetem qe do te te besoje por pershkak se eshte i bindur ne ate sinqeritet-te nxjerr nga puna!
Perkundrazi nese sinqerisht i thua :"ne te vertete mendoj se jeni shume i dashur dhe i sjellshem", per ty do te mendoje se jeni nje lajkatare e pasinqerte!
hahahahahahhaha....shume interesant shembulli yt.
megjithate a jemi duke folur ketu, si te fyejme dike, apo te shprehim mendimin tone ne lidhje me ndonje ceshtje???? sepse nuk besoj te jete e njjeta gje.

Ne cdo sistemet demokratike thuhet se "te drejtat e njerit perfundojne aty ku fillojne te drejtat e tjeterit". eshte e drejte e imja te shpreh mendimin tim-por jo te ofendoj dike tjeter. Kjo nuk eshte UTOPI, por menyra sesi funksionojne shoqerite demokratike.

Duke iu referuar shebullit tend, kam qene ne nje situate te tille, megjithate nuk kam hezituar te them tere cka mendoj drejtoreshes se sektorit, dhe jo se jam perjashtuar nga puna, por perkundrazi e ka kuptuar ka nevoje te marre lesione te reja ne lenden e Human Resources Management -(Menaxhim te Resoreve Njerezore), dhe tani kemi raport shume me profesional .

Natyrisht nuk e kam fyer "oj e poshter" se kjo eshte krejtesisht e panevojshme, dhe as qe e kam menduar se eshte e poshter, por ia kam terhejkur verejtjen ne dobesite e menyres se udheheqjes se disa ceshtjeve nga aspekti profesional por edhe personal, duke ia thene gjerat troq dhe terthorte!!!


por nejkohesisht nese gjindemi ne ne mjedis qe nuk toleron mendimin e lire dhe kritiken ne shekullin 21, mendoj se ia vlen te ndrrohet mjedisi; kete e besoj 99.9%.

Prandaj me duhet te them, se ata shefat per te cilet je duke folur ti, jane shefat te cilet jetojne ne mjedise ku nuk ka pluralizem. Ne ato mjedise , ku nese kritikon shefin, perfundon madje edhe ne burg...i kam ndjekur disa incizime te disa mbledhjeve te Partise se Punes ne Shqiperi ne kohen e Enverit-auchhhhhhhh...mire qe nuk kam jetuar asokohe .....


Utopia, nuk egziston, por qendrimi kritika konstruktive pranohet dhe eshte e meireseardhura ne mjedise te shendosha dhe demokratike!!!
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė