Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
|
MITROVICA
Shkruan poeti :
Xhelal FERIZI
Se q, po kjajn dy gurė kalaje
po u del loti per mbi maje
tue ra shakull n' dhe coptue
s' dojnė per s,gjalli me u ,murue
pelcet gjaku prej ksaj ndarje
n,fushė,t,ibardhes ndezje qarje
ndihet dhimbja anes t ,zemres,
dridhė kalan te zogu i themres.
at kala me dritė shqipnije
n' buzė t' ibardhes ku lshojnė hije
gur e kreshta t' shkruem bilbila
kjajn lulkuqe e karajfila
po u bijnė lot n,qerpik e fleta,
me u ba bashk me troje t,veta
me bashku zemren dardane,
gur e kreshta t,asaj,ane
bjen murana,n,gjak,pikue
maja e gurve gjam ka lshue
anes t,majes ,mbi bedena,
dridhet guri me dy krena,
me i thye prangat serbijane,
don liri e bashkim nane,
po qet goje za pelimi,
po lshon vaj e za mallkimi
e po i gjuen kurthat tinzare
tu i shtri duart drejt nan,s, shqiptare
po i shtrin duert kah jugu e deti,
kah shqiopnija dhe i veti
kah grunajat fush t' paana,
lot e gjak po shterrė dardana,
syni i drits, po po ndritė prej nane
lot e gjak po rrjedh murane
po i rrjedh gjini,gjak pikue
shtiza e hasmit e ka shpue
dhimbja e dheut n' copa e renkime
thyhet krah i shqipes trime
prehet balli i dardanes
shpatė e zezė i bjen muranes
prenė ibardhen per mjedisit
esht gjakue bradhsija e plisit
e preu shpata me dy ftyra
siq esht pre dikur kerkyra
siq esht pre plava e gusija
nishė toplicė e kurshumlija
siq ka kja n' copa gjakue
hot e grudė ne gjak skurrue
siq ke shkri n, vaj ulkiniana
dej ka ra per dhe murana
dej,ka ra vala e kaltrisė
n, shtat perthye mbi dhe t' shqipnis
siq,kan,ra n,shekuj,nder breza,
artė janinė,suli e preveza
iliriana n,gjak, e n copa,
kur sllavian,na,u mbush europa
sa shum zjarr,pat ra mbi dhena,
kan ra cop gur e bedena,
kan ra krojet n' gjak kullue
ujt e bardhė ne gjak a,shndrrue
kan ra qyqet,n kang,t vajtimit,
jan plas gurt prej permallimit
na ra shpata car dushane
n,mes dy krenash n' kokė dardane,
Mitrovices zemres t,arit
me i sllavnue tapinė,shqiptarit
trojet,t,parve trashgimije
pjesė e copė,n,zemer shqipnije
me na ra trojet coptue
gur e dhe n,sllavian,me u shndrrue
tash ka ra prap shkrumb mbi dhe
ka ra etje dritė pa le
ne,at,veri,mbi,nanen tonė,
kjan pranvera ne at zezonė
ne at copė zemre djegė prej zhari
jan tha lulet n,fije bari
po kjajnė rrruget n' thunder t' keqe
ka ra shqipja n' rrugė me leqe
kan ra shpresat jan kurthue
gjak i kuq esht turbullue
ra flamuri i kastriotit
n,gjak e' n' plag e 'n' pika t' lotit
asaj ane n' tokė te parve
gur e dru rrjedh gjak t' shqiptarve
nuk e lshojnė shqipet pa u shterrė
pa ra gjaku mbi pranverė
pa ra duhma e barotit
pa ra djemt e kastriotit
pa ra majat me u rrafshue
qiell e dhe e diell pa u shue
pa dalė shqipet kah kalaja
Me u dalė n' log kulqedrave t' mdhaja
per dhe t' nanes n,fije t' barit
mos me e lanė nder thoj t' barbarit
n,thoj t,barbarit n,kthetra t,kqija
me kja guri n,troje t,mija
me kja dhe balt e zallina
me kja bari mbi ledina
me kja zanat neper kroje
blet t' argjendit me kja n' hoje
me i shkue gjak ibardhes vala
me ju tha peshqit me njala
gurt e bardhė me ju sllavnue
sqepi i shqipes me u,shterrrue
pa uj t' bardhė qe rrjedhė bardhsije
mbi zalllinat,n' gurrė,shqipnije
per me mbetė me u tha nder mote
pa uj t' bardhė t' shqipnisė nanloke
pa ibardhen ujt e arit
qe i njomė fushė e dhe t,shqiptarit
qe i njomė shpirt e sy n' dy krena
gjakun shqip qe rrjedhė nder vena
gjuhen t' ambel t' lashtė e' t' vjeter
qe e njomson si askush tjeter
kjanė erlehta n' shtat perthye
mbi dhe t 'nanes fund e krye
n,buzė t,ibardhes n' per dy brigje
n,grykė,t,kalasė,mbi,maja,e,shtigje
anes ,t,lugut nder zallina
n,mes dy majash me dy kthina
kah zogiana,ku bjen shtrue
nji kala n ledinė gjelbrue
lule e shkelun n' shtat plagosun
mbi dhe t' shqipes ra,plandosun
qerdhja e shqipes shprish shartue
gjuh e jonė n' muranė shtangue
vaj i heshtun buzve t' gurit
shtat i thyem ne shtizė t' flamurit
flatrat mbetė shprishun shpernda
gjurmve t' trollit shqip tue kja
ka mbet qiell,pa ngjyr t' kaltrisė
i vransuem pa dritė t' shqipnisė
i ndamė rrezesh pa drit hane
pa kangė t' bukura n' gjuhė prej nane
pa at fllad e afsh lirije
pa u marrė n' gryk me dhe shqipnije.
XHELAL FERIZI NGA Mitrovica autor dhe krijues i poemes per Mitrovicen
VENDLINDJEN E POETIT
--------------------------------------------------------------------------------
Vėrejtje: (0%)
|