Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-03-07, 09:01   #3
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

.................................................. .... Zhvarrimi dhe transportimi nė Bėtyē

Pas katėr muaj pėrpjekjesh tė parreshtura tė arqipeshkvit mons. Lazer Mjedės e tė tjerėve, u realizua qėllimi qė trupi i martirit tė sjellet nė kapelėn e kishės qė i kushtohet Shėn Prenės (nė kishėn e Zojės, siē quhet gjithandej). Kjo u kėrkua dhe u realizua nga se pater Luigji nė rend tė parė, u shugurua pėr meshtar nė 20 prill 1903, duke u bėre anėtar i ligjshėm e zyrtar i Prefekturės Apostolike Franēeskane, me qendėr Misioni nė Zym dhe sė dyti sepse kjo zonė ishte mė e sigurt dhe gati-gati, pjesė neutrale.

Pėr kėtė ceremoni kishin bėrė njė pėrgatitje tė madhe dhe serioze si nga ana e Imzot Lazėr Mjedės, ashtu edhe nga pater Pashk Prela, O.F.M. famullitar i Zymit, i cili kishte ftuar edhe mėsuesin e shkollės shqipe z.Franė Lufin (shkodran) pėr tė bėrė sė bashku organizimin e besimtarėve dhe nxėnėsve pėr tė zbritur nė fshatin Krajk, nga duhej tė bėhej pritja e kortezhit me trupin e pajetė tė martirit, pater Luigj Paliqit, qė vjen nga Gjakova. Pėr kėtė shtegtim pėrkushtimor, pater Pashku dhe mėsuesi Franė i kishin veshur nxėnesit dhe tė rinjtė e fshatit me tirqe tė zi dhe me xhamadanė tė kuq, pra: kuq e zi, nė pamje tė flamurit kombėtar, pėr tė simbolizuar e madhėruar veprėn, guximin dhe gjakun e fratit martir.


Populli, rapsod i maleve tona, dhe tė rinjtė nė rresht, pos lutjeve themelore biblike, kėndonin edhe kėngė korale kishtare dhe lutje pėr shpirtin dhe trupin e martirėve franēeskanė, posaēėrisht tė pater Luigjit, i cili i qėndroi besnik Krishtit, fesė, kombit e atdheut. Ato kėngė qenė lutje nė forme vjershe, tė cilat populli i krijoi me mjeshtri poetike, me motive fetare, por me nje muzikalitet tė shkelqyeshėm, kėngė tė pėrshpirtshme qė shprehnin njė dashuri ndėrnjerėzore, njėkohėsisht edhe pėr tė mirėn e shpirtit tė tyre. Nė tė njėjtėn kohė, ato kėngė kishin qėllim pėr tė ripėrtrirė fenė e tyre, besimin e vetė krijuesit nė idealet e tij dhe tė besimtarėve. Por, edhe nė anėn tjetėr ato kėngė arrijnė efektin pėr mbajtjen gjallė tė atmosferės artistike edhe nė rrethana tė vėshtira dramatike, qė pėrjetoi dhe atdheu ynė. Ato qenė kėngė private e familjare, tė cilat deklamoheshin nė shtėpi (individualisht apo nė grupe) nė tubime, nė udhėtime, apo shtegtime, nė rrugė, gjatė netėve tė gjata tė dimrit, pėr tė thyer monotoninė, mėrzinė e tė tjera. Me njė fjalė, janė kėngė tė krishtera, por jo kėngė liturgjike, tė cilat nuk praktikohen nė ceremoni fetare. Kėngėt e tilla janė tradicionale dhe janė percjellur nga brezi nė brez, tė cilat gjallojnė edhe nė ditėt tona.

Njė lutje e tillė, pra e moēme, ėshtė edhe kėnga popullore me motive fetare, nė formė vjershe: "Kush āsht njeri n' kėt dynja".


Kush āsht njeri n' kėt’ dynja,
T' mbramet tona i kqyrė pa pra,
Kush t' mbramet i kujton,
Nuk thotė Zoti se mkatnon!
Katėr janė sendet e vona,
Qė pa prā do t'i kujtona:
Mordja, gjygji, Ferr' i mnershėm,
Edhe Parrizi i gjithėsahershėm.
Mā parė deka ka me ardhė,
Dhe pėr t' qitė, me t' mirė ta bajnė,
Prej gjithkujt ka me na nda
Prej t' gjitha t' mirave t' kėsaj dynjaje.
Pėrmas gjygji i madhi Zotit
Ka me na nda neve pėrgjithmonė,
O n' Ferr o n' Parriz me na ēue,
Si n’ kėtė tokė qi e kem fitue.
Sa t' jet Zoti qi asht Zot,
Kem me hjek gazepe plot
……………….
Arqipeshkvi ka me na pshtue
Kishat tona mos me na i ngujue
S' ka kush fenė me na ndėrrue.



Faksimil nga Amza e tė vdekurve tė famullisė sė Zymit,
pėr datėn: 16. 7. 1913/7.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė