Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-03-07, 01:24   #34
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Si ta shfrytėzojmė kohėn?!

Vlera e kohės, rėndėsia e sajė, si ta ruajme kohėn, ku ta shfrytėzojmė dhe tė metat qė pengojnė shfrytėzimin e sajė. Krejt kėto mundeni ti gjeni nė kėtė artikull.
Koha ėshtė gjėja mė e shtrenjtė qė kujdesesh pėr te
Mirėpo shoh se mė sė lehti tė kalon

الوقتُ أنفسُ ما عنيتَ بحفظه وأراهُ أسهلَ ما عليكَ يضيعُ
· Ai qė pėrcjellė lajmet e njerėzve dhe gjendjen e tyre, kupton se si e kalojnė kohėn dhe si e jetojnė jetėn e tyre, kupton se shumica e krijesave e humbin kohėn kot, janė tė privuar nha dhuntia e shfrytėzimit tė kohės dhe jetės, andaj i shohim se si harxhojnė kohėn dhe jetėn e tyre nė gjėra qė nuk sjellin asnjė tė mirė.
· Njeriu habitet me gėzimin e tyre pėr kalimin e ditėve dhe ndėrimin e muajve, duke haruar se ēdo minutė, bile ēdo sekondė, qė u kalon nga jeta e tyre, i afron mė shumė nga varri dhe ahireti dhe i largon nga dunjaja.
إنَّا لنفرحُ بالأيام نقطعها وكل يوم مضى جزءٌ من العمرِ
Gėzohemi me ditėt qė i kalojmė
Kurse ēdo ditė qė kalon ėshtė njė pjesė e jėtės tonė.
· Pasiqė koha ėshtė tėrė jeta jonė, ėshtė ymri i vėrtetė i njeriut, kurse ruajtja e sajė ėshtė baza e ēdo tė mire, kurse humbja e sajė ėshtė fillimi i ēdo tė keqe, ishte e domosdoshme pėr ne tė ndalemi qė tė sqarojmė vlerėn e kohės nė jetėn e muslimanit dhe obligimet e tij ndaj kohės sė vet, mjetet qė i ndihmojnė nė ruajtjen e kohės dhe gjėrat ku mundet ta shfrytėzojė kohėn e vet.
E lusim All-llahun [subhanehu ve teala] qė tė na bėjė prej atyreve qė u zgjatet ymri dhe u shtohen veprat e mira dhe tė na dhurojė shfrytėzim tė mirė tė kohės.

Vlera e kohės dhe rėndėsia e sajė

Nėse njė njeri mėson vlerėn dhe rėndėsinė e njė gjėje, ėshtė i shtrenjtė dhe kujdeset pėr te, kjo ėshtė gjė normale, andaj nėse muslimani kupton vlerėn dhe rėndėsinė e kohės, sigurisht se do tė jetė mė i kudesshėm nė shfrytėzimin e kohės nė gjėra qė e afrojnė drejt All-llahut [subhanehu ve teala]. Imam Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] e sqaron kėtė tė vėrtetė duke thėnė:
“Koha e njeriut nė realitet ėshtė ymri i tij i vėrtetė, lėnda e jetės sė tij tė pėrhershme nė dhuntitė e vazhdueshme dhe lėnda e jetės sė rėndė nė vuajtje tė dhimbshme. Ajo kalon sikurse retė. Ai qė e ka kohėn pėr All-llahun dhe e kalon me All-llahun, sigurisht se ajo ėshtė heta dhe ymri i tij, pėrndryshe nuk i llogaritet pjesė e jetės sė tij…Nėse i kalon koha nė pakujdesi, lozje dhe shpresa tė kota, ose vepra mė e mirė qė e bėnė ėshtė gjumi dhe dembelia, atėhere vdekja e tij ėshtė mė e mirė pėr jetėn e tij”.
Ibn Xhevziu [rahimehull-llah] thotė:
“Njeriu duhet tė dijė nderin dhe pozitėn e kohės sė tij dhe nuk duhet tė kalojė asnjė ēast nė vepra qė nuk janė adhurim, duke i dhėnė pėrparėsi mė tė mirės e mė tė mirės, qofshin fjalė ose vepra. Vazhdimisht le tė ketė nijet pėr tė bėrė mirė, duke mos u lodhur aspak, nė vepra qė mundet trupi i tij ti realizojė”.
Kur'ani dhe sunneti i kanė dhėnė rėndėsi tė madhe kohės mė llojlloj formash dhe mėnyrash. All-llahu [subhanehu ve teala] ėshtė betuar nė te dhe nė disa pjesė tė sajė nė fillimin e disa sureve, siē ėshtė dita, nata, mėngjesi, paradita, pasdita, etj.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
{ واللَّيْلِ إِذَا يَغْشى والنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّى }
“Pasha natėn qė me errėsirė mbulon gjithėsinė! Pasha ditėn kur ajo shkrepėtin!”. (El-Lejl: 1-2).
{ وَالْفَجْرِ وَلَيَالٍ عَشْرٍ }
“Pasha agimin! Pasha dhjetė netėt!”. (El-Fexhr: 1-2).
{ وَالضُّحَى وَاللَّيْلِ ..}
“93:1. Pasha paraditėn! Pasha natėn kur shtrinė errėsirėn!”. (Ed-Duha: 1-2).
{ وَالْعَصْرِ إِنَّ الإِنْسَانَ لَفِيْ خُسْر} .
“Pasha kohėn!Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt”. (El-Asr: 1-2).
Ėshtė e ditur se All-llahu nuk betohet nė krijesat e Tija, nėse ato nuk kanė vlerė dhe rėndėsi tė madhe, qė tua tėrhjek vėmendjen njerėzve nga to dhe tu sqaron dobinė e madhe qė sjellin ato.
Kurse Sunneti i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka ardhur qė tė pėrforcojė vlerėn e kohės dhe tė konfirmojė se njeriu ėshtė pėrgjegjės pėr te nė Ditėn e Kijametit.
Muadh ibn Xhebeli [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
))لا تزول قدم عبد يوم القيامة حتى يُسأل عن أربع خصال : عن عمره فيم أفناه، وعن شبابه فيم أبلاه، و عن ماله من أين اكتسبه وفيم أنفقه، وعن علمه ماذا عمل فيه(( [ رواه الترمذي وحسنه الألباني ] .
“Nuk do ti lėvizin kėmbėt birit tė ademit nė Ditėn e Gjykimit derisa nuk pyetet pėr katėr gjėra: pėr jetėn ku e ka harxhuar, pėr rininė, ku e ka kaluar, pėr pasurinė, ku e ka fituar dhe ku e ka harxhuar dhe pėr diturinė, ēka ka vepruar me te”. (hadithi ėshtė hasen, transmeton Tirmidhiu).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka sqaruar se koha ėshtė dhunti prej All-llahut andaj edhe duhet falėnderuar ate pėr kėtė dhunti, pėrndryshe miret dhe tėrhiqet. Falėnderimi ndaj kėsaj dhuntie bėhet duke e shfrytėzuar nė vepra tė mira, nė respekte dhe vepra tė mira qė mbesin:
)) نعمتان مغبون فيهما كثير من الناس : الصحة، والفراغ (( [ رواه البخاري ] .
“Dy dhunti shumica e njerėzve nuk i pėrfillin: shėndetin dhe kohėn e lirė”. (Buhariu).

Obligimi i muslimanit ndaj kohės sė vet

Pasiqė koha e paska kėtė vlerė tė madhe, saqė konsideorhet jeta e vėrtetė, atėhere muslimani ka obligime ndaj kohės sė vet, duhet ti mėsojė kėto obligime dhe ti ketė parasysh. Prej kėtyre obligimeve janė edhe kėto:

1- Kujdesi qė ta shfrytėzojė kohėn
Nėse njeriu kujdeset me tė madhe ndaj pasurisė sė vet dhe e ruan ate, duke e ditur se pasuria vjen e shkon, atėhere edhe ma shumė duhet tė kujdeset pėr kohėn e vet dhe ta shfrytėzojė nė vepra ku qėndron e mira e dunjasė dhe ahiretit, vepra qė i sjellin tė mira dhe lumturi, sidomos kur ta dije se ajo qė i kalon nuk i kthehet mė.
Selefi [rahimehumull-llah] kujdeseshin me tė madhe pėr kohėn, sepse ia dinin vlerėn. Ata kujdeseshin qė mos tu kalojė asnjė ditė, as gjysmė dite ose ma pak se kjo, pa fituar dituri tė dobishme, ose pa bėrė vepra tė mira, ose pa luftuar vetveten, pa i bėrė ndokujt mirė, etj.
Hasan Basriu [rahimehull-llah] thotė: “Kam takuar njerėz qė mė shumė kujdeseshin pėr kohėn e tyre se sa ju qė kujdeseni pėr dinarėt e juaj”.

2- Rregullimi i kohės
Prej obligimeve tė muslimanit ndaj kohės ėshtė rregullimi i sajė mes obluigimeve dhe veprave tė ndryshme fetare ose profane, me qėllim qė mos tė shtypin njėra tjetrėn, ose ta shtypė vepra pa vlerė atė me vlerė.
Njė burrė i mirė thotė: “Koha e njeriut ėshtė vetėm katėr pjesė, e ska tė pestėn: dhunti, sprovė, respekt dhe mėkat. Nė secilėn kohė All-llahu kėrkon njė hise pėr adhurim, tė cilin e meriton pasiqė ėshtė Zot: nėse e kalon kohėn nė vepra tė mira, le ta dije se kjo ėshtė dhunti e All-llahut, Ai e ka udhėzuar nė kėtė vepėr dhe i ka mundėsuar qė ta realizojė; kush e kalon kohėn nė dhunti, le ta falėnderon Ate; kush e kalon kohėn nė mėkate, le tė bėjė teube dhe istigfar; kurse kush e kalon kohėn nė sprova, le tė kėnaqet me caktimin e All-llahut dhe le tė durojė”.

3- Shfrytėzim i kohės boshe
Koha boshe ėshtė dhunti tė cilėn nuk e pėrfillin shumica e njerėzve, i shohim duke mos e falnėderuar All-llahun pėr kėtė kohė, nuk e vlerėsojnė ashtu siē duhet. Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] thotė:
))نعمتان من نعم الله مغبون فيهما كثير من الناس : الصحة، والفراغ(( [ رواه البخاري ] .
“Dy dhunti shumica e njerėzve nuk i pėrfillin: shėndetin dhe kohėn e lirė”. (Buhariu).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka nxitur qė tė shfrytėzohet koha duke thėnė:
))اغتنم خمساً قبل خمس …" وذكر منها : "… وفراغك قبل شغلك" [ رواه الحاكم وصححه الألباني ] .
“Sfrytėzoji pes gjėra para pesė tė tjerave, mes tyre pėrmendi edhe: “kohėn e lirė para se tė angazhohesh”. (hadithi ėshtė sahih, transmeton Hakimi).
Njė burrė i mirė thotė: “Posedimi i kohės sė lirė ėshtė dhunti shumė e madhe, nėse besimtari e pėrbuzė kėtė dhunti, duke ia hapur vetvetes derėn e epshit dhe i dorėzohet udhėheqjes se tij, pa dyshim se All-llahu ia ērregullon kėtė dhunti tė zemrės dhe ia largon atė pastėrti qė e ka ndier nė zemėr”.
Andaj njeriu i menēur duhet ta mbushė kohėn e lirė me vepra tė mira, pėrndryshe dhuntia e kohės boshe bėhet denim pėr atė njeri. Andaj mė herėt kanė thėnė: “koha boshe pėr burrat ėshtė denim, kurse pėr gratė lėvizje tė epshit”.
Mjete qė tė ndihmojnė nė ruajtjen e kohės

Vazhdon
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė