Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-04-07, 16:41   #4
ŤħĒмż$ťöĸėľĩ
gazetarė/analist
 
Anėtarėsuar: 04-12-06
Vendndodhja: Venezuela / Karakas
Postime: 25
ŤħĒмż$ťöĸėľĩ i vlerėsuar jo keq
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek ŤħĒмż$ťöĸėľĩ
Gabim

Ndikimet e televizionit mbi sjelljen.

A imitohen modelet e dhunshme nga shikuesit? Ka shumė shėmbuj qė njerėzit imitojnė krimet televizive. Nė njė anketė tė 208 tė dėnuarve me burgim, 9 nga 10 persona pranuan se kishin mėsuar stile tė reja kriminale duke parė skenat e ofruara nėpėrmjet televizionit. Po ashtu 4 nga 10 veta pranuan se ishin pėrpjekur t’i vinin nė jetė disa nga krimet specifike tė para nė televizion.
Historitė e krimeve nuk janė dėshmi shkencore. Kėshtu zbuluesit pėrdorin zbulime bashkėlidhėse dhe eksperimentale pėr tė ekzaminuar efektet e shikimit tė dhunės. Njė teknikė, e pėrdorur gjėrė me nxėnėsit, kėrkon tė dijė nėse e parashikon agresivitetin e tyre shikimi i televizionit. Nė njė farė mase kjo ndodh. Sa mė e dhunshme ėshtė ajo qė sheh fėmija, aq mė agresiv bėhet edhe ai. Lidhja ėshtė modeste, por njė dukuri e tillė ėshtė vėnė re nė SH.B.A. dhe Evropė. Kjo na ēon nė pėrfundimin se njė dietė me televizion tė dhunshėm, ėshtė thjeshtė ushqim pėr agresionin. Studiuesit kanė hedhur edhe tezėn e kundėrt, se fėmijėt dhe personat e dhunshėm nė pėrgjithėsi, kanė prirje pėr tė parė dhunė televizive. Ose njė faktor i tretė, p.sh. zgjuarsia e ulėt, bėn qė disa fėmijė tė parapėlqejnė dhunėn televizive dhe tė sillen dhunshėm.

Kėrkuesit kanė krijuar dy mėnyra pėr t’i testuar kėto dy shpjegime alternative. Ata testojnė shpjegimin e “faktorit tė tretė tė fshehur” duke nxjerrė nė pah ndikimet e faktorėve tė tjerė tė mundshėm. Kėrkuesi britanik Uiliam Belson studioi 1565 djem nga Londra. Nė krahasim me ata qė shihnin pak dhunė ne televizion, ata qė shihnin shumė dhunė, pranonin se kishin kryer 50% mė shumė akte tė dhunshėm, nė gjashtė muajt e mėparshėm. Ai ekzaminoi 22 faktorė tė tjerė tė tretė, si p.sh. pėrmasat e familjes. Por nė fund Belson arriti nė pėrfundimin se njerėzit qė shikonin mė tepėr televizion ishin mė tepėr tė dhunshėm, nė krahasim me ata qė shikonin mė pak.

Nė mėnyrė tė ngjashme, L. Eron dhe R. Hjusman (1980, 1985) zbuluan se shikimi i dhunės nė televizion nga ana e 875 fėmijėve 8-vjeēarė lidhej me agresivitetin e tyre edhe kur shfaqeshin faktorė tė tretė tė mundshėm. Pėr mė tepėr, kur i studiuan kėta individė nė moshėn 19-vjeēare, ata zbuluan se shikimi i dhunės nė moshėn 8-vjeēare parashikonte nė mėnyrė modeste agresivitetin nė moshėn 19-vjeēare, por agresiviteti nė moshėn 8-vjeēare nuk parashikonte parjen e dhunės nė televizion nė moshėn 19-vjeēare. Ata i vėrtetuan zbulimet e tyre nė njė studim tė mėvonshėm me 758 tė rinj tė Ēikagos dhe 220 finlandezė. Pėr mė tepėr, kur Eron dhe Hjusman ekzaminuan dėnimet pėr krime tė individėve qė kishin studiuar nė moshėn 8-vjeēare, zbuluzn se nė moshėn 30-vjeēare, ata tė rritur, qė nė fėmijėri kishin parė mė shumė programe televizive tė dhunshme, kishin njė prirje mė tė madhe pėr t’u dėnuar pėr krime tė rėnda.

Me pėrhapjen e programeve tė dhunshme televizive shtohet edhe numri i vrasjeve. Ne Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, niveli i vrasjeve ėshtė dyfishuar mes viteve 1954 dhe 1974, paralel me pėrhapjen e programeve tė dhunshme televizive. Nė rajone tė caktuara, ku televizioni ka shkuar mė vonė, edhe vrasjet janė rritur mė vonė. Pėrfundimi i arritur nga shumica e studiuesve ėshtė se dhuna televizive dhe pornografia nuk janė shkaqet primare tė dhunės shoqėrore, ashtu sikur ciklamatet nuk janė shkaku kryesor i kancerit, por dhuna e shfaqur nė televizion ėshtė njė shkaktar pėr t’u marrė nė konsideratė. Edhe pse vetėm njė pėrbėrės nė recetėn komplekse tė dhunės, dhuna televizive duhet dhe mund tė kontrollohet, ashtu si edhe ciklamati.

Dhuna shoqėrore prodhohet nga eksitimi qė pėrftohet prej saj. Eksitimi pėrēohet. Njė tip eksitimi u jep energji eksitimeve tė tjera.

Kėrkime tė tjera tregojnė se shikimi i dhunės nuk tė lejon tė frenosh. Vėzhgimi i dhunės e nxit shikuesin qė tė kryej sjellje tė dhunshme, duke aktivizuar mendime qė lidhen me dhunėn.

Po ashtu portretizimet nė media evokojnė imitimin, i cili ėshtė njė element kyē nė ndikimin e pamjeve televizive tek fėmijėt dhe tė rinjtė, pėr tė prodhuar dhunė. Industria televizive e reklamave synon qė shikuesit tė imitojnė atė qė shohin. Nė shumė raste, tė dėnuar pėr krime tė rėnda pohojnė se janė frymėzuar, apo kanė imituar me pėrpikmėri aktorėt e tyre tė preferuar, tė cilėt kanė bėrė tė njėjtėn vepėr nė njė film. Televizioni mėson sjellje destruktive e sidomos tek fėmijėt, tė cilėt janė shumė tė prekshėm nga kjo. Ata janė tė gatshėm tė imitojnė sjelljet violente tė herojve tė tyre. Krime, vrasje e vetvrasje kryhen si pasojė e imitimit tė pamjeve televizive. I tillė ėshtė rasti i fėmijės nga njė fshat i Lezhės, i cili vari veten nė vitin 1996, duke dashur tė imitonte tė njėjtėn sjellje qė kishte parė nė televizion.

Mėnyra se si njė individ i interpreton arsyet e veprimit agresiv pas vėzhgimit tė tij, ka njė efekt tė madh nė sjelljen agresive tė mėvonshme. Kur agresioni paraqitet i justifikuar, ai sjell si pasojė mė shumė sjellje tė dhunshme nė tė ardhmen, se sa kur agresioni nuk ėshtė i justifikuar tek vėzhguesi.

Kur ka njė “dietė” tė qėndrueshme media-violence shikuesi fiton njė lloj desensibilizimi, si rjedhim i tė kuptuait apo njohjes nė detaje tė njė agresioni tė tillė.

Mbrojtėsit e televizionit pretendojnė shpesh se nėpėrmjet tij fėmija edukohet dhe se emisionet, ndonse pėrbajnė skena violence, nė thelb janė prosociale, pasi nė tė gjithat skenat e dhunshme televizive triumfon i miri, e apo e mira mbi tė keqen. Nė tė vėrtetė, fėmija nėn 8 vjeē nuk e ndjek dot fabulėn e ngjarjeve qė sheh nė televizor, por ai tėrhiqet vetėm nga skenat spektakolare dhe agresive.

Shpjegimi i efekteve negative tė violencės tek fėmijėt ka mjaft rėndėsi. Kur violenca ne televizion pėrfundon pa gjak, pa plagosje, pa dėmtime tė mėdha, kur heroi merr plagė tė lehta, shikuesi, sidomos fėmija, nuk i sheh pasojat e dhunės.
ŤħĒмż$ťöĸėľĩ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė