Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-12-11, 17:08   #2
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Shėrimet shpirtėrore

Daut Demaku gjatė ligjėrimit nė "Qendrėn e Mendimit Pozitiv" nė Prishtinė


Tė gjitha nė jetėn e njeriut varen nga mėnyra e tė menduarit

Ju jeni ndėr tė intelektualėt e parė dhe tė pakėt, qė patėt kurajėn tė inicionit dhe tė afirmonit kėtė frymė tė re, ose thėnė ndryshe, kėtė mėnyrė tė re nė tė menduarit shqiptar. Ku e keni gjetur mbėshtetjen pėr kėtė veprim mjaft tė guximshėm, qė duke pasur parasysh mentalitetin tonė, nė njė farė mėnyre, do tė mund ta komprometonit edhe personalitetin tuaj, pra titullin dhe famėn?


Daut Demaku: Po filloj nga pjesa e fundit, fama. Fama ėshtė mashtrimi mė i madh i njeriut tė gjorė. Fama e njeriut zgjat aq sa zgjat flaka e njė fije kashte. Pėr famėn nuk lodhem fare.
Nė jetėn time, ēkado qė kam marrė pėrdore tė punojė, pėrpara e kam pas njė pyetje tė rėndė: a ėshtė vlerė pėr tė mirėn kombėtare? Shikuar nga ky kėnd, kur i analizova mirė e mirė tė gjitha kėshillat qė dalin nga literature amerikane, ktheva shikimin edhe nė rrafshin e mendimit shqiptar. Pėr habinė time, kėto dy gjėra, takoheshin nė njė maje tė pėrbashkėt dhe formėsonin njė tėrėsi unike pėr tė cilėn jo qė ia vlente tė punosh, por pėr tė ia vlente edhe tė jetosh.
Po ta merrni, pėr shembull, librin tim qė sapo doli nga shtypi “Tregimet shqiptare dhe mendimi pozitiv- 1” do ta vėreni vėrtet njė mrekulli: sa bukur korrespondon mendimi i traditės shqiptare me majat e dijes botėrore. Kjo ėshtė mahnitėse. Do tė gjeni tregime shqiptare, qė janė majat e dijes njerėzore qė populli ynė i ka bartur nėpėr gjenerata me gojėdhėna dhe, kur tė lexohet me vėmendje edhe komentimi qė i shoqėron dhe i krahason me dijen kulminante botėrore, sidomos tė literaturės amerikane – do tė shihni se shqiptarėt e kanė SHPIRTIN e pastėr si bora nė majat e larta, por edhe mendjen e kthjelltė, si ujė i lumit malor. Kjo bindje mė dha fuqi dhe siguri dhe unė kėtė punė nuk e kam shndėrruar nė profesion, por nė mision. Mua mė ra hise ta nisi kėtė punė (gjithmonė dikush duhet tė jetė i pari) dhe jam falėnderues qė ndodhi kėshtu… Tash kemi botuar aq shumė tituj tė literaturės sė mendimit pozitiv, sa thjesht – nesėr mund ta shkel Dautin autobusi – por kjo mėnyrė e tė menduarit nuk do tė zhduket KURRĖ mė nga trojet tona.
Natyrisht asnjė punė nė jetė nuk ėshtė pa rrezik. Sa mė i madh tė jetė rreziku – aq mė i lartė do tė jetė suksesi. Synimi ynė ka qenė qė vetėm 2% e popullatės shqiptare ta pranojė kėtė mėnyrė tė tė menduarit (kjo ėshtė pika e masės kritike) dhe kjo ėshtė arritur pėr dy-tri vjet. Nė fillim, nė ligjėratat e mia fillonim me mė tė thjeshtėn: mė mirė ėshtė tė mendosh mirė se tė mendosh keq. Mė vonė kemi filluar me Ligjet kryesore qė e ndėrtojnė jetėn njerėzore, si, p.sh. tė gjitha ligjet e jetės janė pėr tė mirėn e njeriut. Tė kesh shėndet tė pėrkryer, tė kesh sukses, tė kesh begati sa tė duash, tė kesh lumturi tė plotė – kėto janė tė drejtat themelore tė njeriut, sepse: secili njeri, me lindjen e tij e fiton tė drejtėn qė tė jetojė nė mėnyrėn qė e kėnaqė. Pra kėto janė gjendjet normale tė jetės, kurse gjendjet abnoramle janė: joshėndeti, varfėria, dėshtimet, fatkeqėsia dhe mjerimi. Dhe merreni me mend: TĖ GJITHA KĖTO GJENDJE VAREN NGA MĖNYRA E TĖ MENDUARIT.
Nuk po vazhdojė mė gjatė me konstatimet e mrekullueshme qė ia sjellin lumturinė njeriut, por po i pėrmbahem pyetjes suaj.
Kjo mėnyrė e tė menduarit e ndihmon jetėn e njeriut pėr SOT, pėr KĖTU e pėr TASH. Studentėt dhe mėrgimtarėt tonė – ishin tė parėt qė na dhanė mbėshtetje dhe falė tyre – ne mbijetuam deri mė sot – pa ASNJĖ DONACION as nga tė huajt e as nga vendorėt.
Mė pyeti njėherė njė mik: si po tė shkojnė punėt? I thashė: shumė mė mirė se qė e meritojmė. Tė nesėrmen ma kishte dėrguar njė letėr ku shkruante: Nė kėtė libėr tė shenjtė, faqe kaq, thuhet: “Zoti ua shumėzon sukseset atyre qė bėjnė pėrpjekje pėr tė bėrė punė tė mira, atyre qė bėjnė punė tė kėqija as nuk ua zvogėlon as nuk ua shumėzon, por i dėnon pikėrisht pėr aq sa mėkatojnė, prandaj ju i keni punėt mė mirė se qė e meritoni.” Ishte letėr-mrekulli.
Pėr tri vjet rresht sa e kam ligjėruar nė fakultet lėndėn: “Arti i mendimit pozitiv”, studentėt mė binin nė qafė: pse kaq shumė e thekson kombėtaren, kur kjo literaturė e ka pėr bazė individin, madje secilin individ nė planetin tokė? Asokohe pat filluar tė pėrhapet bindja se ėshtė (edhe) turp ta theksosh kombėtaren. Kėtu do tė ndalem pak mė shumė…
Nė qoftė se do tė jesh dikushi nė jetėn lineare, pra nė jetėn horizontale apo tokėsore, atėherė, PATJETĖR duhet tė mbėshtetesh nė vlerėn e parė tė gjinisė njerėzore qė quhet: komb, atdhe…
E kam pėrsėritur shpesh tregimin e mjekut me famė botėrore, Hipokratit tė pavdekshėm. Nė kohėn kur Hipokrati e shpalli BETIMIN e famshėm ku thuhej se mjeku duhet ta ndihmojė pacientin qė ka dhembje – qoftė tė jetė mik apo armik… Pikėrisht nė kėtė kohė Persia hyri nė luftė me Greqinė. Mbreti i Persisė, kur e lexon Betimin e Hipokratit – ia shkruan njė letėr dhe i thotė: “Zotėri Hipokrat, ti ke thėnė se mjeku duhet ta ndihmojė pacientin, qė ka dhimbje, pa marrė parasysh a ėshtė mik apo armik… Ushtarėt e mi tė plagosur kanė dhimbje… Eja…” Hipokrati pėrgjigjet: “Po lartmadhėri, unė kam thėnė atė qė e thoni ju, por keni harruar diēka: unė para se tė jem mjek – njėherė jam GREK.”
Nuk e di qė mund tė kėtė gėzim, lumturi apo jetė njerėzore me vlerė – nė qoftė se brenda asaj jete nuk gjendet zemra dhe shpirti i kombit. Prandaj mua mė dha fuqi pėrcaktimi im: njėherė kombi, pastaj tė tjerat. Sepse kombi ynė e ka kryer shkollėn e dhimbshme tė vuajtjes. Unė ia di historinė, ia di dhimbjen, ia di e ia njoh fuqinė. Nė tė gjitha anėt kufizohemi me urrejtje tė fqinjėve, sepse ata e dinė dhe e njohin fuqinė tonė, por (O, Zot!...) na vetė nuk i besojmė fuqisė tonė shpirtėrore. E tash unė e kam njė pyetje pėr ju: a ju ka ndodhė ndonjėherė ta urreni apo ta xhelozoni – QYQANIN? Kurrė. Ndaj mjerakut njerėzit ndjejnė dhembje e mėshirė, kurse ai qė ėshtė mė i menēur, mė i zoti, mė i fuqishėm se ti – eh, ndaj tij krijohet urrejtja e xhelozia deri nė fobinė pėr ta zhdukur nga faqja e dheut – sepse ĖSHTĖ MĖ I MIRĖ SE TI.
Pra, edhe kjo ishte njė ndihmesė e madhe, sepse njerėzit mė tė mirė qė i ka Kosova e qė vinin me shumė dashuri nė Qendėr, mė nė fund e kuptuan se nė rrafshim kombėtar po ndodhė diēka e bukur…U binden se mileniumi i tretė ėshtė i shqiptarėve, se tė gjithė do tė kthehen nė vendet e tyre, madje edhe ata qė u dynden nga Karpatet – nė njė tė afėrme do tė nisen rrugės sė kthimit, pėr atje ku e kanė tokėn e tyre.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė