Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-02-10, 13:22   #26
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Reflektime

Dilema:
T'u kthehesh apo tė mos u kthehesh historive qė ju kanė lėnė gjurmė tė thella nė jetė... !?

Njė dilemė kjo, e pandreqshme pėr shpirtėrat njerėzorė... Pėr shpirtėrat e atyre romantikėve tė papėrmirėsueshėm qė, pėr shumė e shumė arsye, nuk kanė guxim t'u kthehen kėtyre historive...

Jeta ėshtė shumė e shkurtė pėr ta hargjuar atė duke jetuar nė tė kaluarėn... aq mė tepėr kur ajo e kaluar ka pushuar sė ekzistuari tashmė.

Po ēka nėse u rikthehemi?

T'u kthehesh edhe njė herė historive tė vjetra, edhepse ndoshta nuk janė sikur supat qė nxehen pėr sy dyti a pėr sė treti, ato nuk mund t'tė ringjallin kurrė tė njėjtat emocione qė tė patėn ngjallur nė atė moment qė i ke pėrjetuar herėn e parė...
... (ndoshta) mund tė jetė njėsoj sikur tė kthehesh nė kopėsht njė muaj mė vonė pėr tė ndjerė tė njėjtat emocione shpirtėrore qė ke ndjerė para njė muaji, kur i mahnitur shikoje njė gonxhe tė bukur tė sapoēelur...
... e kotė qė tė kėrkojmė ta gjejmė aty tė njėjtėn gonxhe... tashmė ėshtė rritur e bėrė lule ...bile mund edhe tė jetė vyshkė apo tharė fare.

( panta rhei ...ēdo gjė rrjedh... gjithēka ndryshon... nė tė njėjtin lum, kurrė nuk mund tė lahemi dy herė...)

Njeriu inteligjent dallohet pikėrisht nga aftėsia pėr tė mos u kthyer mė kurrė nė gjurmėt "e gabuara", dhe tė cilat jetės sė tij i shkaktojnė dilema.

Lumturia nuk ėshtė dilemė. Lumturia ėshtė siguri.

P.S.

Ka ditė qė mė rri pezull mbi kokė,
re e bardhė e varur para meje,
mbushje e gjelbėr mėngjesi,
qumėsht i ngrohtė me pak sheqer…
Nuk di ēfarė je, edhe pse mirė e di qė je ti.


Ashtu siē nuk tė njihja atėherė
tė njoh tani, kaq vonė kaq larg
dhe kuptoj me njė shqisė tė gjashtė
qė edhe ti mė kėrkon....


Pėrpiqem tė tė kap…
tė tė gjej ketu,
por kjo dėborė e ēmendur jashtė dritares
nuk ka pikė lidhje me ditėt e ngrohta
kur shtrirė nė tė njėtin divan
njė nga kėmbėt njė nga koka
lexonim poezi...
me zhukatjen e gjinkallės ne sfond...


I vakėt ajri
i largėt,
i paemėr,
pėrdridhej spiral si krahė fluturash
qė na qėndronin nepėr kėmbėt e zhveshura
dhe ne i pėrzinim me tinguj kukurisjesh.


Tė tė gjej apo tė tė lė... ?
Apo tė vazhdojmė tė rrėshkasim pa u prekur
pėr tė mos humbur dridhjet
dhe vrarė magjine e sė kaluarės
nė kėtė botė qė zvogėlohet ditė pėr ditė...
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga panta_rhei : 28-02-10 nė 13:26
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė