Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-04-10, 19:00   #33
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Reflektime

Shqiptarėt dhe kultura e mbijetesės!

OK, do tė filloj me njė fabul nga Ezopi...
...nė versionin qė e mbaj mend unė, nga njė libėr i fėmijėrisė, zogjtė dhe minjtė pėrleshen nė njė betejė legjendare, gjatė sė cilės fitorja u buzėqesh zogjve.
Me kėtė rast, lakuriqi i natės del nga radhėt e minjve dhe u thotė zogjve qė ai, nė tė vėrtetė, ėshtė zog si ata, meqė fluturon me flatra nė hava… Nė betejėn e ardhshme mes kėtyre dy ushtrive legjendare, u vjen radha minjve tė shijojnė fitoren; siē pritej, lakuriqi i natės del nga radhėt e zogjve dhe u thotė minjve: mė pranoni edhe mua, unė jam si ju, bėj kėlyshė jo vezė si kėta, dhe i ushqej me qumėsht…
Pas kėsaj edhe zogjtė edhe minjtė e dėbuan lakuriqin dhe nuk deshėn tė kishin mė punė me tė.
I shkreti lakuriq, i ndodhur pezull mes dy botėve, vetėm sa kėrkonte tė mbijetonte, duke iu bashkėngjitur fitimtarėve; por mbijetesa vijka gjithnjė me kosto sociale tė dhimbshme.
Pra, lakuriqi ėshtė... i natės, nuk sheh dit.


Kjo fabul, nė tė vėrtetė, mė kujtohet shpesh kur dėgjoj shqiptarėt tek flasin me evropianėt "hejjj, ne e kemi Nėnė Terezėn... hejjj ne e kemi Skenderbeun qė ka luftu kundėr turqve dhe e ka mbrojt evropėn e krishterė nga osmanėt... hejjj ne jemi nė rrėnjė tė gjuhėve indo-evropiane... ne jemi djepi i kulturės evroperėndimore... hejjj... hallo " ...
...pastaj tė njėjtit kur tė takohen me turqit "hejjj ben arnaut... hejjj ne jemi vėllezėr... maraba, elhamdulilah... hejjj a e din na qysh e respektojna mulla bakllaven... hejjj hajde i perzijna ēajat... gjygymat... dimijat... sharkijat...".


Pastaj, patjeter njiher nji shqiptar nė jetėn e tij duhet me e sha evropen kurvė tė plakur qė na i ka nda trojet... etj etj.


Sami Frashėri tue u mundu me i ra nė fije kėsaj ndarjes kaotike fetare ndėr shqiptarė ka thėnė "Ku ėshtė shpata, aty ėshtė edhe besa", pra ku ėshtė forca, aty na qenka edhe besimi, feja.


Padyshim, tashmė e kemi pėrvetėsuar kėtė instinkt... kėtė lloj sjelljeje, kulture tė mbijetesės... demek pėr me mbijetu si komb.
Tue e ndryshu tė jashtmen, fasadėn... kishe po e mbrojmė e po e ruajmė tė brendshmen. Veē ne shqiptarėt kėshtu... pėrndryshe tė gjithė ballkanin e kishin pushtuar turqit, jo veq shqiptarėt.
Vetėm tek shqiptarėt gjen emra tė tillė si: vlladimir, millosh, jorgo, mark, nikollė, abdurrahim, avdullah, dardan, ilir, katastrofė, dreq e bir...


(Populli mė i vuajtur e mė i persekutuar nė historinė e njerėzimit janė hebrenjtė, izraelitėt... edhe sot janė mė tė nėnqmuarit e mė tė urryerit, pak haptas e mė shumė nė heshtje... por hebrenjtė kurrė nuk i ndryshuan as emrat, as traditat e as zakonet e tyre.)


nejse...





Njė gjė ėshtė e sigurtė, kultura e mbijetesės nuk ėshtė mbijetesė e kulturės.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė