Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-06-10, 13:53   #38
Antika
 
Avatari i Antika
 
Anėtarėsuar: 05-03-09
Vendndodhja: ..n'kryeveni.
Postime: 1,909
Antika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Reflektime

.....Meqė, pėr tėrė kėtė aferė tė ashtuquajtur “Lima”, tani pėr tani, nuk kemi ndonjė qėndrim zyrtar tė institucioneve tona mė tė larta “sui generis” shtetėrore, nuk do tė ishte e preferueshme qė, ne tė tjerėt, nė kėtė rast me postin mė tė pacenueshėm nga askush tė qytetarit privat, tė japim ēfarėdo vlerėsime meritore.
Andaj, nė vazhdim tė kėtij artikulli, si kujtesė metaforike, do tė shėrbehem me dy shembuj konkret, ama edhe paradoksal nė mes veti, qė si burim e kanė filozofinė mė tė pashtershme tė menēurisė dhe urtėsisė sė pėrgjithshme tė quajtur popull:



Rasti I: EULEX-i dhe mixha Dil

Gjurmėve tė thjeshtėsisė tradicionale tė filozofisė tonė tė treguar pėrmes individėve popullor, do ta prezantoj mixhėn Dil, plakun mė tė moshuar tė lagjes sime, i cili, thellėsinė e pleqėrisė sė vetė, zakonisht e kalon me moshatarėt e vet duke lozur “shesh-besh” me guralecė, nė ambientet e bukura tė parkut tė qytetit.
Kėto ditė pranvere, qėllimisht e takova nė vendin e tij tė preferuar tė ndejės. Aty ishte sė bashku me njė bashkėmoshatar tė vetė. Posa u pėrshėndeta ngrohtėsisht duke shkėmbyer mes veti ato pyetje tė zakonshme rutinore, “qysh jeni”, “si jeni”, menjėherė e pyeta rreth qėllimit tim tė takimit:
- “E, po, mixha Dil, si e komenton ti kėtė punėn me EULEX-in nė pėrgjithėsi?
-“Paqedashėja dhe trimėria duhet ta lartėsojnė kėtė popull, ndėrsa largpamėsia dhe gjeturia nė kėto situata tė vėshtira historike, do ta shpėtojnė atė. I forti, biro, nuk i lutet Zotit, e Zoti kurrė nuk e donė forcėn”- vazhdoi mė tej mixha Dil - “Logjikėn e kėsaj pune, kurrė mos e kėrko duke u mbėshtetur nė moralin e parimeve tė drejtėsisė hyjnore, por trajtoje atė si raport i forcės, tė cilėn nuk e do as Zoti.
Me tė ardhur dikush nė shtėpi dhe me tė kontrollua kush hyn e kush del te dera e jote (kufirin), apo me tė mėsua se si do ta pleqėrosh drejtėsinė me robėr e tu tė familjes (gjykatat), kjo ka njė emėr tjetėr, biri im, e jo ndihmė e miqėsi, qysh po na thonė kėta politikanė tanė.
- “Por, sipas teje, si duhet me e bitisė kėtė punė, mixha Dil?” - e pyeta nė vazhdim.
- Me paqedashėsi po se po, por edhe me trimėri, biri im. Me gjeturi nė situata, patjetėr, por edhe me largpamėsi, sepse shtėpinė, s’e mbajnė trarėt, por njerėzit. Andaj, ne pėr me arrit kėtė shkathtėsi tė urtė vepruese, do si do, na vyejnė politikan tė aftė. Njerėz tė duhur nė vende tė duhura. E, sikurse po vėrej unė, ne sot nė Kosovė kemi tre biēim politikanėsh: politikan tė vėrtetė, gjysmė-politikanė, ose hiq-politikanė. Politikani i vėrtetė ėshtė ai qė ka qėndrimin e vet dhe kėshillohet me tė tjerėt; gjysmė - politikanė ėshtė ai qė ka qėndrimin e vet por nuk kėshillohet me tė tjerėt, ndėrsa hiq-politikanė ėshtė ai qė kurrė nuk ka qėndrim tė vetin dhe gjithmonė i dėgjon vetėm tė tjerėt. Nga kėto tri kategori, qėlloja vetė se te ne nė Kosovė, ēfarė biēim politikanėsh kemi”?
-“A ke fėmijė, o dashamirė? - ndėrhyri papritmas nė kėtė bisedė shoqėruesi dhe bashkėlojtari nė “shesh-besh” i mixhės Dil.
- “Po, 3”!- i thash.
- “Me ymėr tė kofshin”! - uroi nga zemra plaku. “Por si tė thėrrasin ata ty, o birė”?
- “Babė” - ju pėrgjigja duke shprehur habi nė vete pėr kėtė pyetje.
- “E, a e di ti, pse ata tė thėrrasin ashtu?
- “Paj...”??!
- “Sepse ja u ke “shkėr...nėnėn...”! Ma merr mendja se po e kupton ku po ta qes me kėtė mesele? - mu pėrgjigj duke qeshur me ironi plaku. “Vetėm shiko se ēka po ju bėn Serbia kėtyre?! E ata?! Nė vend qė ta dėnojnė, veē po e shpėrblejnė atė...!!?
A.A
__________________
Mendjet e mėdha diskutojne idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėzit!!

..sidoqoftė,mirėdita jetė!
Antika Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė