Tema: Bioenergjia
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-11-10, 13:53   #6
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Bioenergjia

"Kabala" - teoria mistike e hebrenjve, qė ka filluar tė paraqitet rreth 450 vjet para Krishtit, bėnė fjalė pėr kėtė energji si dritė e shndritshme, dritė astrale. Krishtėrimi portretizon figurėn e Isait dhe figurat e tjera tė larta shpirtėrore tė rrethuara me dritė tė lehtė e tė shndritshme (aureolė) mbi kokė.

Shumė mėsime ezoterike, si tekstet e vjetra hinduse, teozofistėt, tibetasit, budistėt e Indisė, zen - budistėt e Japonisė, Zonja Blavocki, Rudolf Shtajner e shumė personalitete tjera, qė janė marrė me ēėshtje shpirtėrore, flasin dhe pėrshkruajnė kėtė energji.

Nė fillim tė shekullit XII, Buraku dhe Liberi kanė vėrejtur se qeniet njerėzore kanė energji, e cila mund tė provokojė ngacmime edhe nė largėsi. Ata kanė cekur se njė person, me dėshirė, mund tė provokojė efekte pozitive ose negative tek personi tjetėr, pa prekje fizike. Edhe Paracelzusi, nė mesjetė, kėtė energji e ka quajtur "Ilaster" dhe thoshte se ilasteri ėshtė i pėrbėrė nga forca e jetės dhe materies.

Dukurinė e "Energjisė universale", nė vitin 1800, e vėren edhe Mesmeri, i cili nė bazė tė kėsaj energjie krijoi "mesmerizmin". Mė vonė, Mesmeri kėtė energji e pėrshkruan si hipnotizėm. Ėilhem von Rajhenbah kaloi 30 vjet, duke eksperimentuar nė lėmin, tė cilin e quajti "forcė tėrheqėse". Ai zbuloi se, forca nė trupin e njeriut prodhon polaritet tė njėjtė me atė qė gjendet nė kristale.

Nė bazė tė kėtij eksperimenti, Rajhenbahu e pėrshkruan anėn e majtė tė trupit si pol negativ, ndėrsa tė djathtėn si pol pozitiv. Ky sistem ėshtė pothuajse i njėjtė me sistemin kinez: Jin dhe Jang.

Nė vitin 1919, Dr. Ėiliam Killner bėri publike kėrkimet e tij rreth energjisė njerėzore, pėr tė cilėn thotė se e ka parė nėpėrmjet ekraneve tė ngjyrosura dhe filtrave. Ai shkruan se ka parė tri shtresa nė formė tė mjegullės rreth trupit tė njeriut. Kėtė mbėshtjellės ai e quan "aura".

Killner zbuloi gjithashtu se, paraqitja e aurės tek njerėzit ėshtė e ndryshme, varėsisht nga mosha, vetitė mentale - emocionale dhe gjendja e tyre shėndetėsore. Nė bazė tė kėsaj, Killner zbuloi sistemin e diagnozimit nė bazė tė ngjyrave, pėrmbajtjes dhe dukjes nė pėrgjithėsi tė mbėshtjellėsit tė trupit, pra aurės.

Dr. Ėilhelm Reich, psikiatėr dhe koleg i S. Frojdit, kėtė energji e quajti "orgon". Nė periudhėn 1930-1950, Rahji eksperimentoi me kėtė energji, duke shfrytėzuar instrumentet mė tė reja mjekėsore tė kohės.

Ai vėrejti se si energjia pulsonte nė natyrė dhe rreth tė gjitha lėndėve organike dhe joorganike; kishte vėrejtur gjithashtu pulsimin e energjisė qė rrezatonte nga mikroorganizmat, duke shfrytėzuar mikroskopin e fortė, tė konstruktuar posaēėrisht pėr kėtė. Gjithashtu, Rahji kishte konstruktuar vetė edhe aparatet pėr matjen e polit tė orgonit.

Para disa vitesh, njė grup shkencėtarėsh nga ish-Bashkimi Sovjetik, nė Institutin e Bioinformatikės "A.S. Popov", paraqitėn zbulimin se organizmat e gjallė emitojnė vibracione energjetike nė frekuenca rreth 300-2000 nanometra. Ata kėtė e quajtėn energji biopolare ose bioplazėm.

Ata zbuluan se, personat qė kanė aftėsi pėr transformimin e energjisė e kanė fushėn polare mė tė gjerė dhe mė tė fortė. Kėto zbulime i vėrtetoi edhe Akademia e Shkencave tė Mjekėsisė nė Moskė. Gjithashtu, kėtė zbulim e mbėshtetėn edhe shkencėtarėt nga Britania, Holanda, Gjermania etj.

Zbulim mjaft interesant rreth ekzistimit tė aurės ėshtė edhe ai i Dr. Valovit Hant nga UCLA. Nė studimin pėr efektet e rolfingut (shėrimi me anė tė lėvizjeve tė gishtave) nė trup dhe nė psikė, ai shėnoi frekuenca tė ulta milivolitke tė sinjaleve nga trupi gjatė serisė sė seancės "Rolfing".

Pėr t'i regjistruar kėto, ai shfrytėzoi njė elektrodė tė thjeshtė, tė ndėrtuar nga argjendi, duke e vendosur nėn lėkurė. Njėkohėsisht, me regjistrimin e sinjaleve, Rozalin Brijer nga qendra e Glendjelit pėr bioenergji (kaliaforni), vėrejti aurėn tek personat, tė cilėve u ishte bėrė rolfingu.

Ajo raportonte nė mėnyrė paralele edhe pėr ngjyrat, madhėsitė dhe sjelljet e energjisė nėpėr ēakra si dhe mjegullat e aurės. Pastaj, shkencėtarėt nė mėnyrė matematikore shqyrtuan strukturėn e valėve tė regjistruara me anė tė analizės furike (tė shpejtė) si dhe tė analizės me anė tė frekuencave tė stenogramit. Tė dy format e analizave ofronin rezultate interesante. Format konsistente tė valėve dhe frekuencave i pėrshtatėshin saktėsisht ngjyrave, tė cilat i tregonte Rozalin Brijer.

Nė fund tė viteve '60, u zbulua pėr herė tė parė aparati pėr fotografimin e aurės (bioenergjisė), tė cilin e zbuloi elektricisti dhe fotoamatori Semjon D. Kirlian nga Krasnodova (Rusi), bashkė me tė shoqen, Valentinėn dhe e quajtėn me mbiemrin e tyre "Fotografia e Kirlianit".

Nė kėto fotografi shihet qartė njė lloj drite, diku mė e fortė e diku mė e dobėt (varėsisht nga lėnda), e cila duket nė formė tė flakės ose rrezeve. Kirliani, gjatė eksperimenteve tė gjata, arriti tė konstatojė se secila substancė e ka strukturėn e vet tipike. P.sh. gishti i njeriut e ka strukturėn krejt tė ndryshme tė dritės nga gjethja e ndonjė bime. Metali tregon dritė fare tė dobėt, ndėrsa organizmat e vdekur nuk rrezatojnė fare dritė.

Ky aparat pėrdoret edhe sot pėr matjen e potencialit tė energjisė dhe nė bazė tė kėtij aparati, njerėzve, qė kanė energji tė madhe, u jepen diploma dhe leje pėr shėrim me anė tė duarve.

Fotografia e Kirlianit ėshtė njė ndėr faktet mė tė forta dhe mė bindėse pėr ekzistimin e bioenergjisė. Aura, fusha energjetike e njeriut, ėshtė manifestim i energjisė dhe ėshtė e lidhur ngushtė me jetėn e njeriut. Mund tė pėrshkruhet si mjegull, qė rrethon, pėrshkon trupin fizik dhe emeton rreze karakteristike.

Kjo fushė e aurės, bazuar pėrgjithėsisht nė njohuritė e lashta indiane, pėrshkruhet si shtat shtresore. Secila shtresė e aurės ėshtė e lidhur me shtat ēakrat. Kėshtu qė, shtresa e parė ėshtė e lidhur me ēakrėn e parė, e dyta me tė dytėn e kėshtu me radhė.

Shtresa e parė dhe ēakra e parė ėshtė e lidhur me funksionet fizike, ndjeshmėrinė e dhembjes fizike dhe kėnaqėsitė shqisore.

Shtresa e dytė dhe ēakra e dytė ėshtė e lidhur me aspektet emotive tė njeriut.

Shtresa e tretė dhe ēakra e tretė ėshtė e lidhur me jetėn tonė mentale, me mendimet lineare.

Shtresa e katėrt dhe ēakra e katėrt ėshtė rruga nėpėr tė cilėn krijojmė dashurinė. Jo vetėm ndaj polit tė kundėrt, por edhe ndaj gjithė njerėzimit.

Shtresa e pestė dhe ēakra e pestė ėshtė e lidhur me dėshirat mė tė larta, me forcėn e fjalės dhe me marrjen e pėrgjegjėsisė pėr veprimet tona.

Shtresa e gjashtė dhe ēakra e gjashtė ėshtė e lidhur me dashurinė qiellore, me dashurinė, e cila shtrihet jashtė rrethit njerėzor dhe pėrfshin gjithė jetėn.

Shtresa e shtatė dhe ēakra e shtatė ėshtė e lidhur me mendimet e larta, inteligjencėn dhe integrimin e forcės sonė fizike dhe shpirtėrore.

Pavarėsisht, se cila teori ėshtė mė afėr realitetit, dhe se pėr ēfarė forme energjie bėhet fjalė, rėndėsi ka qė ajo sot me sukses po pėrdoret pėr shėrim dhe po tregon rezultate tepėr inkurajuese.

Pėrgatiti: Klarita Bajraktari

Jon
Shkrime: 1237



Energjia trupore e njeriut

protoni prej 22.10.09 4:33
Bota eshte materiale, ashtu sikur gjdo gje tjeter qe eshte materiale, energjia per mendimin tim eshte materiale apo me mire te themi modifikim specifik i materies, po themi rrjedhoje nga se buron si rezultat i proceseve qofshin kimike apo edhe fizike qe ndodhin ne materie, apo rreth saj.

Po edhe Idea, nuk mund te jete dicka e izoluar apo fenomen i vetvetes sepse nuk eshte vetvetja, por eshte burim i materies, sepse ajo rrjedh nga truri, qe ne te vertet eshte forma me speciale e struktures organizative dhe funksionale te materies.

Keshtu qe, duhet te besojme aq shume ne materie sa qe pa materie apo jasht saj, mund te flitet per dicka per te cilen kurr shqisat njerezore deri me sot nuk kane kontaktuar. Pra nuk ka jomaterie sepse energjia eshte delivat i materies.

Aurat njerezore jane prodhim i materies se gjalle te tij, njerzit komunikojne permes ketyre aurave qoft nga afer apo edhe nga largesia, sikur qe komunikojne dy telefona celular mes tyre. Relacioni komunikativ mes tyre mund te behet ne menyre te vetedijshme dhe te pavetedijshme!

Te gjithe njerezit kane forcen e telepatise, por jo te gjithe dijne ta perdorin dhe shfrytezojne ate, ata qe dijne ta shfrytezojne kete dhuarte natyrore zhvillojne telepati aktive, ata qe nuk dijne ta shfrytezojne zhvillojne teleapti pasive.

Relacioni komunikativ pasiv eshte shume i rrezikshem sepse mund te na i komplikoje pa nevoje marredheniet me te tjeret, ky proces kryhet permes zonave te nderdijeve te cilat e kane forcen e tyre e qe quhet Forca e Nderdijes.

Forca e Nderdijes nese udheheqet, nga arsyeja e shendoshe permes vetedijes se shendoshe atehere do te jemi te arsyeshem para gjithe atyre, qe fytyrat e tyre, kane kaluar ne mendjen tone, ne zonen trunore te parafytyrimit, te te menduarit, te analizes dhe sintezese informative rreth subjektit per te cilin me vetedije te plote mendojme por te udhehequr nga dicka e paspjegueshme e qe vepron brenda nesh.

protoni
  Pėrgjigju Me Kuotė