Tema: Osho
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-07-12, 13:21   #24
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Osho

Ligjėrime nga OSHO


Pyetje.

“Si po ndiheni kėtu nė Greqi, nė tokėn e Sokratit?”

Osho:

Sokrati ėshtė njė prej personave tė cilin e dua mė sė shumti. Dhe kur vij kėtu ndjej lumturi tė llahtarshme, sepse ėshtė ajri i njėjtė tė cilin Sokrati e ka frymuar, ėshtė toka e njėjtė tė cilin ai e ka kaluar, njerėzit e njėjtė me tė cilėt ai ka biseduar, ka komunikuar.
Pėr mua, Greqia pa Sokratin ėshtė asgjė. Me Sokratin, ėshtė gjithēka. Atė ditė kur Athina ka zgjedhur ta helmojė Sokrartin, ajo e ka helmuar tėrė shpirtin Grek. Ajo mė kurrė s’ka qenė nė lartėsi tė njėjtė. Njėzet e pesė shekuj kanė kaluar, por asnjė njeri nuk ka mundur tė arrijė lavdinė e njėjtė, dritėn e njėjtė, mendjemprehtėsi tė njėjtė.
Me vrasjen e Sokratit, Greqia ka bėrė vetėvrasje.
Dhe kjo mund tė shihet lehtė. Po ta kishin dėgjuar Sokratin ma mirė sesa qė e kanė helmuar, dhe t’i kishin kapėrcyer kushtėzimet e tyre, tė cilat ai ka kėrkuar prej tyre t’i bėjnė, Greqia do tė ishte sot nė vetė majėn botėrore tė inteligjencės, vetėdijes, dhe tė gjurmimit tė sė vėrtetės. Por njerėzit janė injorantė.
Atyre duhet t’ju falet, por nuk duhet t’ju harrohet. Nėse jua harroni, ju jeni tė gatshėm tė bėni prapė gabimin e njėjtė. Faljau atyre njerėzve tė cilėt e helmuan Sokratin, por mos e harro, kėshtu qė kurrė mė mos tė pėrsėritet e njėjta.
Ka pasur njerėz tė ndritur nė botė, por Sokrati ėshtė diēka i veēantė. Ka qenė Gautam Buda, Lao Ce, Ēuang Ce – nė Greqi vetė Pitagora ka ardhur, Herakliti; nė Persi, Zaratrustra…e shumė tė tjerė, por asnjėri prej tyre nuk i ka pasur kualitetet specifike tė cilat i ka poseduar vetėm Sokrati. Dhe kjo ėshtė qasje shkencore nė ēdo gjė – dhe nė kėtė ka qenė "krimi" i tij.
E ju tė gjitha tė mirat qė ekzistojnė nga shkenca nė tėrė botėn i shfrytėzoni, duke mos ditur se Sokrati e ka sakrifikuar vetveten pėr pyetjet e njėjta shkencore. Ai ka pyetur vetėm njė gjė: se asgjė nuk duhet tė besohet. Ēdo gjė duhet tė pėrjetohet, tė eksperimentohet, pėrpos nėse ekzistojnė dėshmitė, dėshmitė pa shqyrtim, nuk duhen tė jenė tė pranuara. Madje edhe faktin kur ta pranoni si tė vėrtetė, pranojeni atė si tė vėrtetė hipotetike, sepse kush e di? – nesėr mund t’i zbuloni faktet e reja, dhe ju do tė duhet ta ndryshoni tė vėrtetėn.
Askush nuk ka qenė nė shėrbim tė sė vėrtetės mė shumė se Sokrati. Madje edhe nėse ju e keni zbuluar tė vėrtetėn – sot duket absolutisht e vėrtetė, s’ka asnjė tė metė, s’ka mundėsi qė ndonjėherė tė jetė e pavėrtetė – ende ai thotė se shpirti shkencor do ta pranoj vetėm si diēka hipotetike, pėr kohėn ekzistuese…sepse pėrjetėsia ėshtė pėrpara. Ēdo ditė faktet e reja do tė zbulohen, dhe kėto fakte mund tė mos shkojnė me tė vėrtetėn e juaj. Ju ndoshta duhet ta ndryshoni atė, ndoshta ju duhet tė krijoni hapėsirė pėr tė vėrtetat e reja. Kjo ėshtė diēka absolutisht unike nė gjithė botėn.
E ky burrė nuk e ka proklamuar vetveten si Jezu Krishti qė thotė se ėshtė i vetmi djalė i Zotit, e as si mesi apo profet. Dhe kjo mė bėnė tė kem respekt shumė tė thellė ndaj Sokratit, dhe mosrespekt ndaj tė gjithė atyre pretenduesve tė cilėt kanė folur se janė profetė, shpėtimtar dhe mesi. Sokrati ka qenė shumė mė inteligjent se ēdonjėri prej tyre, por ende aq i pėrulur saqė ka mbetur vetėm qenie njerėzore, me papretendim tė jetė mė i veēantė, mė i lartė.
Para njėzetepesė shekujsh ka qenė edhe mė vėshtirė, sepse nė ēdo shtet ka pasur mesi, profetė, lajmėtarė tė Zotit, djem tė Zotit. Nė atė mjedis pėrulja e njeriut me tė vėrtetė ėshtė befasuese dhe e bėnė atė njė prej qenieve mė tė respektuare njerėzore i cili ndonjėherė ka ecur mbi tokė.
Sokrati nuk beson nė asnjė Zot, por ai nuk thotė se nuk ka Zot. Ai ėshtė shumė racional. Ai thotė: “Sa i pėrket njohurisė qė kam, duket se Zot nuk ka, por kush e di se ēfarė do tė jenė rezultatet e hulumtimit tė mėtejshėm? Le ta marrim si hipotezė se Zoti nuk ekziston, por nėse njė ditė e zbuloni Zotin, hipoteza mund tė ndryshohet."
Sokrati nuk thotė se jeta vazhdon pas vdekjes. Ai thotė: “Mė duhet tė pres dhe ta shoh. Kur tė vdes, tek atėherė mund ta shoh se a ekziston jeta pas vdekjes apo jo, sepse askush nuk ėshtė kthyer mbrapa nga vdekja pėr tė na treguar se jeta ekziston.”
Dhe kurrė mos harroni se kjo ka qenė para njėzet e pesė shekujsh. Ky njeri ka pasur guxim tė tillė saqė kur ia kanė dhėnė helmin, ai i ka tubuar tė gjithė nxėnėsit e vet dhe ju ka thėnė: “Ju gjithmonė keni pėr tė pyetur rreth asaj se a ekziston jeta pas vdekjes apo jo. Ky ėshtė rast i mirė, shans e madhe! Po tė kisha vdekur me vdekje tė zakonshme atėherė s’do tė kishte pasur as shans. Por tash helmi do tė mė jepet – e helmi vret shumė ngadalė – kėshtu do t’ju flas deri nė ēastin e fundit, derisa gjuha ime mos tė mpihet dhe tė mos mund tė them asgjė.”
Dhe kur iu ėshtė dhėnė helmi ai ka vazhduar tė flas me sy tė mbyllur: “Kėmbėt e mia deri nė gjunjė janė tė vdekura. Nuk po i ndjej; madje edhe nėse i preki ato prapė nuk i ndjej. Jeta ka ikur prej tyre. Por njė gjė duhet mbajtur mend: unė ende po ndihem si i tėrė siē kam qenė gjithmonė. Kėshtu vdekja e kėmbėve nuk e ka dėmtuar vetėdijen time.”
Mandej vazhdon: “Gjysma e trupit tim, pjesa e poshtme e trupit, ėshtė e vdekur, por unė komplet jam i tėrė: gjysma e vetėdijes sime nuk ka vdekur.” Mandej thotė: “Duart e mia janė mpirė, sytė mė janė varur, dhe unė mund tė ndjej se gjuha ime mund tė ndalet nė ēdo ēast, kėshtu kjo ėshtė ndoshta deklarata e fundit qė e bėj pėr ju – se jeta ekziston pas vdekjes, sepse po mund ta shoh se vdekja po ngjanė. Pjesėt e trupit tim janė tė vdekur por unė jam plotėsisht i gjallė. Asgjė s’po mungon. Kėshtu unė jam i sigurt vetėm atėherė kur mė ndalet gjuha, sytė mė mbyllen dhe zemra mė pushon, kjo nuk shkon nė thelb. Por mos mė besoni, kjo pėr juve ėshtė vetėm hipotezė. Kur ju tė vdisni, provojeni.” Ēfarė shpirti shkencor!

Ndihem pamasė i lumtur qė jam kėtu.
Unė e dua Sokratin mė shumė se ēdokush tjetėr – pėr pėrulėsinė e tij, pėr pyetjet e tij shkencore, pėr moskrijimin e religjionit, pėr moskrijimin e teologjisė, pėr moskrijimin e pasimit, pėr atė se nuk ėshtė bėrė profet…e pėr tė cilėn ka qenė i aftė, shumė mė i aftė se qė kanė qenė Jezusi, Moisiu apo Muhamedi. Tė gjithė kėta njerėz kanė qenė analfabet.
Sokrati ka qenė shumė mė i sofistikuar, mė i kulturuar sesa mund ta imagjinoni. Joshja se ka detyruar ta proklamoj veten e ti si zot, dhe nga ky proklamim ai ndoshta do tė kishte qenė i adhuruar e jo i helmuar. Njerėzit e njėjtė tė cilėt e kanė vra do ta kishin adhuruar atė; ata do tė kishin ndėrtuar kisha, dhe ata edhe mė tutje do ta kishin adhuruar.
Nevojitet trimėri e hatashme kur keni vetėdije tė tillė, qartėsi tė tillė, tė mbeteni tė pėrulur dhe njeri i drejtė – duke e ditur nė mėnyrė tė pėrkryer se kjo rrugė ēon nė vdekje. Herėt e vonė njerėzit e njėjtė do t’ju vrasin, kėta njerėz tė cilėve pėrpiqeni t’jua hiqni tė gjithė zinxhirėt.
Prapė Sokrati ka zgjedhur tė mbetet NJERI. Kjo ėshtė ajo pėrse nuk shihni asnjė religjioni tė cilėn e ka lėnė Sokrati, asnjė kishė, asnjė teologji, asnjė shkrim tė Shenjėt.
Por Sokrati ka bėrė njė shėrbim tė madh: ai e ka bėrė tė qartė se profetėt tuaj dhe mesit tuaja janė injorant. E ju nė atė kurth injoruese keni ra shumė lehtė, sepse ato e forcojnė pozitėn tuaj shoqėrore, ato ju ndihmojnė tė qėndroni nė burg. Dhe ata e quajnė burgun tėnd me emra tė mirė, dhe ju jeni tė lumtur.
Me njeriun si Sokrati ju nuk jeni tė lumtur sepse ai saktė ju tregon se ēfarė ėshtė situata – se ju jeni tė burgosur, dhe se ju duhet tė dilni prej aty.
Njerėzit janė pėrtac; njerėzit nuk dėshirojnė tė ndryshojnė.
Njerėzit dėshirojnė vetėm shpėtim.
Dikush duhet tė vij, sikur nga diku ėshtė mė i lartė, tė vije nga vetė Zoti t’ju thotė atyre, “Ju jeni tė pėrkryer – vetėm vazhdoni tė besoni nė Zot. Vetėm vazhdoni tė luteni pėr ēdo mbrėmje nga dy minuta, dhe ēdo gjė ėshtė perfektė, nė rregull me ty.” Kjo do t’ju kėnaqė, sepse ju kursen nga tė gjitha vėshtirėsit e ndryshimit.
Njerėzit si Sokrati duket tė jenė shumė tė rrezikshėm sepse ata rėnd goditin nė shpėtimin tuaj: ata i largojnė tė gjitha pozitat tuaja shoqėrore, ata e vėnė nė dukje realitetin tuaj. Puna e tyre ėshtė kirurgjike. Kjo dhemb, kjo ėshtė e dhembshme, por kjo ėshtė mėnyrė pėr tė lindur njeriu i ri.
Atė qė ka bėrė Sokrati para njėzet e pesė shekujsh, unė po e bėj tash.
Njėzet e pesė shekuj ka kaluar pa kurrfarė shanse pėr tė ndryshuar sa i pėrket njerėzimit. Tre herė kanė tentuar tė mė vrasin…tre atentate nė jetėn time. Nė ēdo mėnyrė tė mundshme tė njėjtit njerėz tė cilėt kam provuar t’i bėj tė lirė, kam provuar t’jua heq zinxhirėt, e ata janė tė gatshėm tė mė vrasin. Njerėzimi nuk ka ndryshuar. Akoma do ta bėnin tė njėjtėn.
Por atė, tė cilėn Sokrati nuk ka qenė i aftė ta bėj, unė jam i aftė ta bėj.
Ai ka qėndruar nė njė hapėsirė shumė tė vogėl nė Athinė, madje as nė tėrė Greqinė. Athina ka qenė qytet-shtet, dhe ai ka qėndruar aty gjatė tėrė jetės sė tij.
Unė i pėrkas tėrė botės.
Nė vende tė vogla ju ndoshta nuk do tė gjeni njerėz tė guximshėm, por nė tėrė botėn ju duhet tė jeni tė gatshėm se do tė gjeni me mijėra njerėz tė cilėt kanė kapacitet tė bėhen Sokratist. Kėshtu unė jam nė pozitė mė tė mirė.
Pėr kėtė ju jeni fakt. Nė tėrė botėn kemi tre deri nė katėr milion njerėz tė cilėve iu rrah zemra me mua. Ky ėshtė revolucion i madh. E numri i tyre po shkon duke u rritur kėshtu unė do tė jem nė ēdo skaj e kėnd tė botės.
Ne kemi pėr ta krijuar fuqinė botėrore kundėr masės injorante, kėshtu ata mė nuk do ta helmojnė Sokratin, kėshtu ata mė s’do ta kenė guximin ta bėjnė atė. Pėrndryshe do tė shkoni duke ecur nė rrethin e njėjtė vicioz: ēdo herė Sokrati ėshtė aty, ju do ta vritni.
Nė tėrė historinė greke nuk ka asnjė emėr tjetėr qė mund tė krahasohet me kėtė burrė. Askush nuk mund t’i vij as deri tek supet. Ai qėndron lartė si maje e madhe mali. Ndoshta njerėzit bėhen xheloz kur shohin njeri kaq tė madh – kaq tė pėrulur, kaq inteligjent, kaq i mprehtė, kaq i bukur. Ndoshta ata fillojnė ta krahasojnė veten e tyre me atė dhe ndjejnė inferioritet tė madh, dhe inferioriteti bėhet revanshiste.
Nė Indi ekziston proverbi i cili thotė se deveja nuk dėshiron tė shkojė afėr malit – asaj i pėlqen tė jetojė nė shkretėtirė. Kėtu, ai ėshtė mal. Por afėr malit ai ndihet shumė keq – ai bėhet burracak i drejtė.
Por nėse ne kemi me miliona njerėz nė tėrė botėn, atėherė turma injorante mund tė parandalohet, dhe duhet tė parandalohet, kėshtu qė mė kurrė tė mos ketė prapė Sokrata tė kryqėzuar, helmuar, vrarė. Ata janė elita jonė e madhe. Ne duhet mėsuar artin e tyre tė rritjes, transformimit, dhe se si ata e kanė fituar pėrulėsinė e tillė, heshtjen e tillė, qetėsinė e tillė, madje ai edhe duke vdekur…
Vendimi ėshtė marrė qė saktėsisht kur tė perėndojė dielli Sokratit t’i jepet helmi. Ai ka shikuar nga dritarja dhe ka thėnė: “Dielli ka perėnduar! Njeriut, i cili jashtė ka pėrgatitur helmin, thoni se po vonon dhe se ai kurrė nuk duhet tė vonohet kur ėshtė nė detyrė.”
Burri kishte hyrė brenda dhe i kishte thėnė: “Ju qenkeni njeri i ēuditshėm! Vetėm dashuria ndaj jush mė ka shtyrė ta prolongoj procesin pėr tė mundur tė jetoni ju edhe pak mė gjatė. Unė shumė njerėzve ua kam dhėnė helmin – ky ėshtė profesioni im – por zemra ime po dridhet, duart e mia po dridhen. Atė qė po e bėj nuk ėshtė e drejtė. Dėshiroj ta shtyj afatin sa mė gjatė qė mundem.”
Sokrati kishte thėnė: “Jo, kjo nuk ėshtė e drejtė. Ju bėjeni punė tuaj; ndjenjat e juaja personale nuk do tė duhej tė futen nė kėtė. Aq mė shumė, unė jam shumė kureshtar tė shkoj nė vdekje sepse kam jetuar jetė tė gjatė, dhe i di tė gjitha fshehtėsitė e saj, por vdekja ėshtė aq aventurė e madhe, aq e panjohur. Kėshtu qė mos vono, vetėm bjere helmin.”
Njerėzit tė cilėt nuk kanė frikė nga vdekja, ne i vrasim. E kėta janė njerėz tė cilėt e kanė njohur jetėn: kjo ėshtė arsye pėrse ata nuk frikohen nga vdekja. Thellė poshtė ata e dinė se ekziston diēka qė do tė vazhdojė, por ta nuk kanė kurrfarė dėshmie, kurrfarė shėnimi. Kjo ėshtė arsye pėrse Sokrati nuk flet pėr tė; ai do tė flet vetėm kur dėshmia ėshtė aty. Devotshmėri kaq e madhe pėr shpirtin shkencor! Kjo ėshtė arsyeja pėrse pas tij nuk ėshtė krijuar religjioni qė e pason atė.
Dhe pėrpjekja ime ėshtė qė e ardhmja e religjionit tė jetė, asgjė tjetėr, pėrpos shkencė. Pikėrisht siē ekzistojnė shkencat tjera – ato janė shkenca mbi botėn objektive – aty duhet tė jetė edhe njė shkencė tjetėr, e brendshme, mbi botėn subjektive. Aty nuk ka hapėsirė apo sferė pėr asnjė religjion nė pėrgjithėsi. Shpirti shkencor ėshtė i aftė pėr zbulimin e tė vėrtetės sė objektit dhe ėshtė i aftė pėr zbulimin e tė vėrtetės sė subjektit, brendisė suaj.
Unė jam pamasė i lumtur qė jam kėtu shkaku i Sokratit, por pamasė i pikėlluar shkaku i grekėve qė e kanė helmuar njeriun.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė