Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-05-05, 10:24   #10
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Nje postskript i vogel per Trekendeshin Bermuda

Sikur te lexohen shkrimet e ndryshme prej atyre gazetareske, zhurnalistike, eseitike shkencore, e libra, romane, novela, studime gjoja shkencore, ku shkojne aq larg sa tentojne te na mbushuin mendjen se me ato formula fizike e astronomike UFO MEGA etj, sikur duan ta bejne boten budalle, gjoja nuk njeh shkencen. Kemi raste kur disa shkencetar publikuan shkrime te ashtuquajtura shkencore mbi Tragjedine e Trekendeshit te Bermudes, duke bere analiza te ndryshme mathematiko-fizike, duke dhene shenja e spjegime substancash te rralla kimike te paspegueshme, duke e lidhur afektin shkencor edhe me siellje te trupave qiellor, gjoja vrimat e zeza nentokesore fundujit oqeanik, si kanale te padukshme e te gjata nentokesore, gjoja shkurtojne distancat yjore te planetes me yjet tjere, e tjera prralla. Krejt keto u bene per perfitime shkencore, triumfalisht duke mbizoteruar gjoja mbi monstruozitetet spektakulare te pozicioneve nderplanetare, cirkut te sielljes se tyre, gjoja spjegimeve faktike te proceseve natyrore te cuditshme, misterioze, hyjnore, gjoja si shperthime shkencore te koherave. Trekendeshi i Bermudes ne Perendim e Trekendeshi i Djallit ne Lindje - ne brigjet e Japonise, authore te ndryshem u perpjeken te krijojne realitet nga abstrakcionet, e halucinacionet e njerezve si authore, duke shfrytezuar mythologjite e popujve, si gojedhena, legjenda e mythe dhe gjoja duke i bere realitet shkencor, per nje titull doktoranture, apo perfitime materiale, e prestigji ne bote. Pjesa tjeter e botes, duke mos e pare as njohur realitetin, mendonte se vertete qenkan bere zbulime te mahnitshme shkencore, sikur ketu ne forum dikush ben krahasime shkencore gjoja edhe me doktrinat e Ajnshtajnit. Sikur te ishte vertet, ndonje sekret natyror, misterje e pakapshme per njeriun, teknologjia amerikane do te ekspononte aeroplan pa pilot permes lidhjes kompjuterike dhe do ta zbulonte filleperpe gjithe ate misterje. Kemi ende shume raste te fenomeneve natyrore, qe sotekesajdite jane legjenda, mythe e misterje per popujt e pazhvilluar e te mbytur ne dogma ideologjike primitive - gjoja si te paspjegueshme dhe bejne perfitime materiale, prestigjioze, duke bere fame nga asgjeja!

Per keto shkaqe panjohurie, duhet qe studentet shqiptare, te mos flene ditenate, por te studjojne shume duke shfrytezuar gjith kapacitetin e tyre psiko-fizik dhe te behen yje shkencore, sepse inteligjenca e shqiptarit, ishte e zhvilluar, mendjemprehtesia e shume shqiptareve edhe te pashkolluar, qe as emrin nuk dijten ta shkruajne por si analfabet - dhane shembuj mencurie, shkathtesie juridike, zakonore, krijime burimore etnologjike, mathematikore, fizike, astronomike vetem duke menduar e folur shqip. Bene Plakonite (Pleqesite), duke krijuar te drejten zakonore shqiptare, qe nga shek.15 e tutje. Po cfare eshte bere edhe ma pare, qe ne nuk e dijme, sepse pushtuesit barbare zhduken gjith historiografine shqiptare-illire! Kemi formula mathematikore te te vjeterve analfabet, qe as doktoret e mathematikes nuk mund t'i zgjidhin ne ekuacione (une kam te tilla fakte te gjalla). kemi thenie alegorike shqiptare te vjetra, qe as filozofet ma te spikatur te botes nuk mund t'i deshifrojne, e t'i spjegojne as sot. Kam fakte, qe pjeserisht do t'i hapim edhe ketu ne forumin Dardania. E pse te mos studjoi shume me gjith kapacitetin e tij studenti shqiptar dhe te largohet nga korrupcioni, droga, prostitucioni, narkotika, e gjera tjera te demshme qe tjeret na i mesuan, se na nuk i dijtem.
Eshte shume veshtire ta justifikosh emrin e SHQIPES!
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė