Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-05-05, 19:42   #11
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

po japi disa mendime te mia origjinale, duke u munduar te nxierri ndonje te vertete a fakt real te rastit, si nje analize momentale te argumenteve shkencore, si nje deshifrim numerik formulash me te panjohura, qe te vijme ne ndonje konkludim, paksa real, nga kondenzimi mistik i elementeve mythologjike - deri tek e verteta...

per ate llojin e peshkut qe pyet, qe ka nje jete karakteristike, sikur te organizuar ne nje proces interesant jetesor, apo qe mund te shprehemi edhe si nje fenomen 'traditor' zoologjik-gjenetik, me disa atraksione trashigimore gjenetike te llojit te tij, si peshk eshte i aqtuquajturi 'school fish', pra, peshku shkolle' ne kuptimin e drejtperdrejte gjuhesor, kurse pernga kuptimi logjik, mund ta spjegoj, se ky koncept 'peshk shkolle', si nje jete zoologjike, jete uji, hidrojete, e organizuar, me nje 'tradite' jetesore, si nje dhuneti natyre specifike, sikur nje lloj 'vetedije' ta themi (ne komparacion me njeriun, si nje lloj tradite fisnore specifike), ku si leksion gjenetik trashigues, pasardhesit ndjekin udhen autoktone te te pareve instiktivisht dhe instikti edhe si peshk, mund te jete edhe narrativ, me nje domethenie specifike, sikur nje shkolle gjenetike e trashiguar.

Per ate kemi raste te ndryshme gjenetike edhe te gjasllesave tjera ujore, tokesore e ajrore, si specifike ekzistenciale, si nje jete e organizuar, lloje te ndryshme organizimesh jetesore: thneglash, (milingonash, bubrrecash), bletesh a insektesh e shtazesh tjera - lloje te ndryshme organizimesh jetesore zogjesh, si ta them...si jete a ekzistence fluturuese, jete ajri edhe jete e organizuar ujore jeteuji, per peshqit e rreshqitesat ujore, e tokesor, po edhe dufunksionshe vitale. Karakteristike gjenetike e ketij lloj 'peshku-shkolle', gjoja si nje lloj peshku i shkolluar gjenetikisht, eshte se perserite rolin e procesin jetesor, nga ''historia' gjenetika e te pareve te tij. Krijon sikur ēudira per njeriun, duke udhetuar ne jeten e tij ujore, ne lufte per ekzistence, mund te largohet me mijera mile nga 'vendlindja e tij' dhe posa reflekton shenja te ngordhjes (vdekjes fizike), instiktivisht, si theori monumentale, a porosi gjenetike, ate e detyron, te kthehet ne 'vendlindje, a atdhe' para ngordhjes se tij (gje qe do te ishte mire te zbatohet si theori gjenetike edhe tek shqiptaret, qe te mos vdesin neper bote, por bile t'i lene vaarret e eshtrat ne atdhe:).


Ky fenomen zoologjik gjenetik i ketij lloj peshku 'peshku shkolle' eshte paksa i rralle dhe si nje kuriozitet, i bene njerezit kurioz ta njohin ate proces jetesor, si nje ''histori peshku'' a gjenealogji peshku... Tevona, jeta e proceset biologjike, qe reflektojne nje jete sikur te organizuar fisnore e koloniative (si koloni peshqish), ku si karakteristike e tyre, verehet si nje jete e organizuar, si nje organizim shoqeror me tradite gjenetike instiktive...


keto shenime siper ketij shkrimi te sotem (perpos dy postskripteve te mia origjinale) tjerat jane vetem perkthime gazetareske, nga lloj-lloj shkrimesh te ndryshme, revistash shkencore, ku ka te tilla me miliona faqesh. ne shkrime te tilla gjinden edhe shenime komunikative, informative, si te radio-lidhjeje, ne mes te anijeve luftarake dhe aeroplaneve luftarake, po edhe te atyre civile, ku ka pase aksidente nder ma tragjiket, ashtu sikur ndodhin edhe sotekesajdite. Shenimet jane dhene sistematikisht, ne menyre e forme edhe zyrtare, para ndodhjeve te fatkeqesive, duke e pare vdekjen me sy - duke komunikuar ne menyre prefide rastet e fundit te parashperthimeve te aeroplanve ne ajer, ne dredha te fuqishme edhe te parafundosjeve te anijeve, ne vorbullat e fuqishme, ne cirket e tallazeve te ujit oqeanik. Mos haroni se ketu kemi te bejme, me shume fuqi tallazesh oqeanike, te cilat jane aq te forta e te shpejta, sa qe nuk eshte per tu habitur, kur disa tallaze oqeani ne furtuna, stuhi madhore edhe mund te bejne kerdina, tragjedina dhe tragjika e tyre eshte shume ma e madhe, se sa tragjika ne nje det, liqe a lume. Dihen valet oqeanike e valet detare. Kjo nuk eshte dicka misterje. Si misterioze, mund ta bejne nje ngjarje te tille tragjike fortunat e forta - fortune, stuhi e tmerrshme, qe njihen hurikana (stuhi nga vorbullat e tallazeve te ujit) dhe Tornada - era stuhi, fortune me shpejtesi ma te madhe se sa shpejtesia e zerit (sipas te dhenave shkencore), ku percdo vit shkaterron gati pjesen ma te madhe te Floridas, ku jeta nuk ishte aspak e sigurte perpara - por tash, permes teknologjise meteorologjike, 'ndjejne' ardhjet e tornadove, hurikaneve, Ivani i tmerrshem - thirret nje stuhi oqeanike, qe tronditi Floriden kete vitin qe shkoi edhe mund te shpetojne disi njerezit duke ikur nga shtepite e tyre, apo duke i evakuuar forcat e sigurimit shteteror. Ne raste te tilla shihen ne ekrane meteorologjike, shenjat e para te Tornadave, Hurikanave, Ivanave te tmerrshem (qe eshte emertuar keshtu, nga tmerri shteteror i Ivanit rus, i quajtur si mbreti i tmerrshem), Francisa etj. Para ikjes a evakuuimit te njerzve nga shtepite e tyre, lajmerojne ardhjen e Dredhave te fuqishme te fortunave Tornado e tjera, ku shihet spirale madhore, dredha ajri ne qiellin e terruar nga rrebeshet e shiut - mu si nje lis, a trup lisi i madh rrufeshem nga qielli drejt ne toke, ku posa preke token, shkaterron gjithcka gjene: shtepia, bime, lisa, porte detare, permbyte qytete ne uje dhe pastaj, shihet nje 'paslufte' e tmerrshme me viktima e shkaterrime objektesh te ndryshme.

Graviteti i Henes, ne disa pjese, si ne rastin konkret ketu, ben qe te jete i fuqishen ne rrafshin ujor kontinental atllantik, me nje fuqi marramendese
ku ngrite tallazet oqeanike ne lartesi deri qindra mile larte dhe paramendojme, sa eshte e fuqishme nje renie e tille tallazesh ne oqean dhe cfare tallazesh mund te krijon duke rreshqitur rrafshit ujor, dert tek perplasjet ne brigjet oqeanike...

Po nje gje duhet komentuar edhe ma realisht: jane disa vende specifike me dukuri te ndryshme te fenomeneve natyrore, nder ma te ndryshmet, qe nga perberja kimike e tokes, shtresave tokesore qe reflektojne reaksione kimike ne brigje deterash e oqeanesh, qe specifika e tyre mund te analizohet edhe me aparatura te ndryshme kimike e fizike, biologjike e antroponomike (kur eshte ne pyetje ekzistenca a zhdukja e ndonje fisi njerezor, ne permasa kohore te panjohura dhe ballsamimet ne shtresat tokesore apo fundosjet e tyre ne shtresat nendetare a nenoqeanike, nga dridhjet e tokes, termetet, vullkanet, procese eruptive. Rrenojat e varrezave te lashta parahistorike, ku me kohe, e rrethana kohore, ato vendvarreza e vendbanime, tok me natyren botanike, jane zhduke ne rreshqitje ne ujin oqeanik, rreshqitje brigjesh e fundosje toke permasash te ndryshme, e deri te zhdukja e fundosja edhe e Atllantisit. - Te gjitha keto fenomene krijojne fosile substancash kimike, ku me reaksionet e fushave magnetike e radioaktive, qe mund te gjinden ne vende e pozita te ndrushme gjeografike, mund te bijne ne lidhje e reaksion te fuqishem me rrymat e ajrit e valet si tallaze te fuqishme dhe krijojne procese mahnitese te dukurive, si dukuri natyrore misterioze.

Njerezit nga friga e panjohuria edhe krijuan mythe, legjenda rreth dukurive e fenomeneve natyrore te tilla, deri ne vertetimin shkencor te tyre...
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė