Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-07-06, 20:20   #4
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Tani kapakėt e syve janė plotėsisht tė mbyllur.
Nė laring, shfaqja e ligamenteve zanore shėnon fillimin e zhvillimit tė kordės zanore.
Nė fetuset femra, mund tė identifikohet mitra dhe qeliza riprodhuese tė paarrira, tė quajtura oogonia, replikohen brenda pėr brenda vezores.
Organi gjenital i jashtėm fillon tė dallohet nėse ėshtė mashkull apo femėr.

Njė hov i rritjes midis 9 dhe 10 javėve e rrit peshėn e trupit me mbi 75%.
Brenda 10 javėve, stimulimi i kapakut tė sipėrm tė syrit shkakton njė ulje tė poshtme tė syrit.
Fetusit i hapet goja dhe shpesh hap dhe mbyll gojėn.
Shumica e fetuseve thithin gishtin e madh tė dorės sė djathtė.
Pjesė tė zorrės brenda litarthit tė kėrthizės kthehen nė zgavrėn e barkut.
Kockėzimi ėshtė nė proces e sipėr nė shumicėn e kockave.
Thonjtė e duarve dhe tė kėmbėve fillojnė tė zhvillohen.
Gjurmat e veēanta tė gishtave shfaqen 10 javė mbas fekondimit. Kėto mostra mund tė pėrdoren pėr identifikim gjatė gjithė jetės.


Brenda 11 javėve hunda dhe buzėt janė tė formuara plotėsisht. Ashtu si me ēdo pjesė tjetėr tė trupit, paraqitja e tyre do tė ndryshojė nė ēdo fazė tė jetės sė njeriut.
Zorra fillon tė thithė glukozė dhe ujė, tė gėlltitura nga fetusi.
Edhe pse gjinia pėrcaktohet gjatė fekondimit, organi gjenital i jashtėm tani mund tė dallohet nėse ėshtė mashkull apo femėr.


Midis 11 dhe 12 javėve, pesha e fetusit rritet gati 60%.
Periudha dymbėdhjetė javore shėnon pėrfundimin e njė tė tretės, ose tremujorit tė parė tė shtatzėnisė.
Sythe tė dallueshme tė shijes tani mbulojnė pjesėn e brendshme tė gojės. Deri nė lindje, sythet e shijes do tė qėndrojnė vetėm nė gjuhėn dhe nė pjesėn e qiellzės sė gojės.
Fetusi fillon ta bėjė nevojėn qysh mbas 12 javėve dhe vazhdon pėr rreth 6 javė.
Materiali qė nxirret nė fillim nga zorra e trashė e fetusit dhe e tė porsalindurit quhet mekonium. Pėrbėhet nga fermente tretėse, proteina dhe qeliza tė vdekura, tė lėshuara nga sistemi i tretjes.
Brenda 12 javėve, gjatėsia e gjymtyrėve tė sipėrme ka arritur pothuajse raportin e saj pėrfundimtar nė krahasim me gjatėsinė e trupit. Gjymtyrėt e poshtme zgjasin mė shumė kohė pėr tė arritur raportin e tyre pėrfundimtar.
Me pėrjashtim tė pjesės sė mbrapme dhe tė sipėrme tė kokės, trupi i tė gjithė fetusit tani reagon ndaj prekjes sė lehtė.
Ndryshimet e zhvillimit nė varėsi tė gjinisė shfaqen pėr herė tė parė. Pėr shembull, fetuset femra paraqesin lėvizje tė nofullės mė shpesh se meshkujt.
Nė kontrast me reagimin tėrheqės tė vėnė re mė parė, stimulimi pranė gojės tani shkakton kthim nė drejtim tė stimulit dhe hapje tė gojės. Ky reagim quhet "refleksi rrėnjėsor" dhe vazhdon mbas lindjes, duke e ndihmuar tė porsalindurin tė gjejė thumbin e gjirit tė nėnės gjatė ushqimit me gji.
Fytyra vazhdon qė tė arrijė pjekurinė e saj kur depozitat e dhjamit fillojnė tė mbushin faqet dhe fillon zhvillimi i dhėmbėve.
Brenda 15 javėve, qelizat e origjinės tė formimit tė gjakut arrijnė dhe shumėzohen nė palcėn e kockave. Shumica e formimit tė qelizave tė gjakut do tė ndodhė kėtu.
Edhe pse lėvizja fillon nė embrionin 6-javėsh, gruaja shtatzėnė nė fillim i ndjen lėvizjet e fetusit midis 14 dhe 18 javėve. Tradicionalisht, kjo ngjarje ėshtė quajtur gjallėrim.



Brenda 16 javėve, procedurat qė kanė tė bėjnė me futjen e njė gjilpėre nė barkun e fetusit stimulojnė njė pėrgjigje stresi hormonale qė shkakton lėshimin e noradrenalinės, ose norepinefrinės nė sistemin e qarkullimit tė gjakut.
Nė sistemin e frymėmarrjes, pema bronkiale tani ėshtė pothuajse e kompletuar.
Njė substancė e bardhė mbrojtėse, e quajtur verniks kaseoza mbulon fetusin tani. Verniksi mbron lėkurėn nga efektet irrituese tė lėngut amniotik.
Duke filluar nė periudhėn 19 javore, lėvizja e fetusit, aktiviteti i frymėmarrjes dhe ritmi i zemrės fillojnė tė ndjekin ciklet ditore tė quajtura ritme njėzet e katėr orėshe.


Brenda 20 javėve, kėrmilli i veshit, qė ėshtė organ i dėgjimit, ka arritur madhėsinė e atij tė tė rriturit brenda veshit tė brendshėm tė zhvilluar plotėsisht. Qė tani e mė pas, fetusi do tė reagojė ndaj njė game nė rritje tė tingujve.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė