Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-13, 09:41   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Vrasėsit e shekullit 20

Haji Mohammad Soeharto

Soeharto shėrbeu si ushtarak nė luftėn pėr pavarėsi tė Indonezisė, por kulmi i karrierės sė tij ishte emėrimi si president nė vitin 1967, post tė cilin e mbajti gjer nė vitin 1998. Regjimi i tij u shoqėrua me spastrime politike dhe me vdekjen e mbi dy milionė njerėzve, sidomos komunistė indonezianė dhe kinezo-indonezianė. Ai nxori jashtė ligjit partitė komuniste dhe kinezėt etnikė. Roli i tij nė Timorin Lindor ka pasur mjaft ndikim. Suharto u detyrua tė jepte dorėheqjen si president nė maj tė vitit 1998, pėr shkak tė demonstratave masive. Megjithėse ėshtė debatuar shumė pėr gjykimin e tij pėr gjenocid, kryeprokurori i Indonezisė ka deklaruar se Soeharto nuk mund tė dalė nė gjyq, pasi vuan nga njė sėmundje e trurit.

Hermann Göring

Komandant i ushtrisė gjermane gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe ministri i Aviacionit Gjerman, Hermann Göring ėshtė shpallur fajtor pėr vrasjen e miliona njerėzve. I cilėsuar si njė nga vrasėsit mė tė mėdhenj tė shekullit tė XX, ai ėshtė pėrgjegjės edhe pėr zhdukjen e miliona hebrenjve, kjo pasi ai ėshtė autori i organizimit tė eliminimit tė tyre. Hermann Göring ishte njė nga mbėshtetėsit mė tė besuar tė Hitlerit dhe ishte nga drejtuesit kryesorė tė partisė sė tij. Ai ishte themeluesi i shėrbimit sekret famėkeq gjerman tė quajtur “Gestapo”. Gjithashtu Göring ėshtė pėrgjegjės edhe pėr vjedhjet e veprave tė artit nė tė gjitha vendet qė Gjermania pushtoi. Ai arrestohet mė 8 maj 1945 nga forcat aleate dhe gjatė procesit tė Nurembergut dėnohet me vdekje. Por vetėm pak orė para ekzekutimit, mė 15 tetor 1946, ai vret veten duke u helmuar me cianur.

Idi Amin

I cilėsuar si “Kasapi i Afrikės”, Idi Amin ėshtė akuzuar pėr vrasjen e rreth 300 mijė njerėzve. I lindur nė vitin 1923, nė veri tė Ugandės, dhe i rritur mes tensionesh tė grupeve etnike nė vendin e tij, Idi Amin u ngjit nė krye tė Ugandės nė janar tė vitit 1971 me anė tė njė grushti shteti. Ai akuzoi kryeministrin e Ugandės, Milton Obote (deri pak kohė mė parė, pėrkrahėsin mė tė fortė tė tij), pėr njė regjim tė korruptuar, pėr paaftėsi, etj. Sapo erdhi nė pushtet ai filloi njė fushatė persekutimi tė “besnikėve” tė Obote dhe rivalėve tė tij, duke vrarė rreth 300 mijė njerėz, nė mes tyre, njerėz tė thjeshtė, ministra, krerė tė drejtėsisė, diplomatė, gazetarė, akademikė etj.

Ion Antonescu

Kreu i Rumanisė nė vitet 1940-1944, Ion Antonescu ėshtė njė nga vrasėsit mė tė mėdhenj tė shekullit tė XX. Ai ėshtė pėrgjegjės pėr vrasjen e 300 mijė e hebrenjve nė Rumani si dhe tė 500 mijė ushtarėve rumunė, tė cilėt vdiqėn gjatė betejės sė Stalingradit nė Rusi. Ion Antonescu ishte njė nga gjeneralėt mė tė famshėm nė Rumani. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, pas pushtimit tė disa tokave tė Rumanisė nga Bashkimi Sovjetik, nė shtator tė vitit 1940 ai u emėrua nga Mbreti i Rumanisė, kryeministėr i vendit. Menjėherė Antonescu lidhi aleancė me Gjermaninė naziste dhe instaloi nė vend tė njėjtėn diktaturė si Hitleri. Ai u arrestua nė vitin 1944 dhe u pushkatua nga forcat sovjetike mė 1 qershor 1946.

Joseph Stalin

Ai ėshtė njė nga diktatorėt mė tė egėr dhe njė nga vrasėsit mė tė mėdhenj tė shekullit tė XX. Joseph Stalin ėshtė pėrgjegjės pėr vrasjen e gati 30 milionė njerėzve, shumica e tė cilėve bashkėpatriotė tė tij, si dhe burgosjen e miliona tė tjerėve. I ardhur nė fuqi pas vdekjes sė Leninit, nė vitin 1928, Stalini zhduku tė gjithė kundėrshtarėt e tij politikė. Ai drejtoi Bashkimin Sovjetik deri nė vitin 1953, kur edhe vdiq. Epoka e tij ėshtė cilėsuar si nga mė tė egrat e regjimit komunist qė ishte instaluar nė Bashkimin Sovjetik qė nga viti 1918. Stalini ėshtė akuzuar pėr krime tė mėdha kundėr ukrainasve dhe polakėve si edhe banorėve tė republikave tė tjera qė formonin Bashkimin Sovjetik.

Joseph Goebbels

Ministri i Propagandės i Gjermanisė naziste, Goebbels ėshtė pėrgjegjės pėr vrasjen e 46 milionė njerėzve, dhe pėr kėtė ėshtė cilėsuar si njė nga vrasėsit mė tė mėdhenj tė shekullit tė XX. I diplomuar pėr letėrsi dhe psikologji nė njė nga universitet mė tė mira nė Gjermani, Goebbels ishte personi qė udhėhoqi propagandėn e partisė naziste tė Hilerit, duke bėrė qė partia e tyre tė fitonte zgjedhjet nė vitin 1933. Pas ardhje nė fuqi tė partisė naziste tė Adolf Hitlerit ai u emėrua ministėr i Propagandės, duke luajtur njė rol tė madh nė ekzekutimet e hebrenjve dhe tė kundėrshtarėve politikė. Pas vetėvrasjes sė Hitlerit, njė ditė mė pas, mė 1 maj 1945, ai u vetėzgjodh kancelar i Gjermanisė, por vetėm pėr njė ditė, pasi edhe ai vrau veten sė bashku me bashkėshorten dhe fėmijėt e tij.

Josef Mengele

Mjeku gjerman i kampit nazist tė Aushvicit, ėshtė cilėsuar si njė nga vrasėsit mė tė mėdhenj tė shekullit tė XX, madje ėshtė quajtur edhe “Engjėlli i vdekjes”. Kjo pėr shkak tė eksperimenteve vdekjeprurėse qė ai kryente me ēifutėt e burgosur nė Aushvic. I diplomuar pėr mjekėsi nė universitetin e Frankfurtit, nė vitin 1935, ai ishte edhe anėtar i forcave naziste “SS”. Nė vitin 1943 Josef Mengele largohet nga Gjermania pėr nė Poloni, ku merr drejtimin e kampit tė pėrqendrimit gjerman Aushvic. Gjatė qėndrimit tė tij ai i pėrdorte tė burgosurit pėr tė kryer kėrkime shkencore. Madje mendohet qė rreth 3000 mijė fėmijė binjakė janė vrarė pėr shkak tė eksperimenteve qė ai kryente mbi ta. Ai vdiq nė vitin 1979 nė Brazil, ku qėndronte i fshehur prej 30 vitesh.

Jorge Videla

Jorge Videla ishte njė gjeneral argjentinas, diktator dhe president i vendit nga viti 1976 deri nė vitin 1981. Videla ėshtė cilėsuar si njė nga vrasėsit mė tė mėdhenj tė shekullit tė XX dhe ėshtė akuzuar pėr vrasjen e 30 mijė njerėzve. Ai erdhi nė pushtet me anė tė njė grushti shteti, duke rrėzuar qeverinė e drejtuar nga Izabela Peron. Gjatė regjimit tė tij ai u bė i njohur pėr dhunėn dhe eliminimet qė ai u bėri ndaj kundėrshtarėve politikė. Videla u bė i njohur nė arenėn ndėrkombėtare edhe pėr konfliktin me Kilin nė vitet ‘77-‘78. Nė vitin 1983 ai arrestohet dhe dėnohet me burgim tė pėrjetshėm pėr krime kundėr njerėzimit, por nė vitin 1990 ai lirohet nga burgu pėr shkak tė moshės sė tij.

José Efrain Rķos Montt

Jose Efrain Rios Montt, ose ndryshe “Gjenerali”, akuzohet pėr vrasjen e rreth 70 mijė fshatarėve majanė dhe politikanėve disidentė nė Guatemala. Ai u vu nė krye tė Guatemalės nė vitin 1982, duke sunduar si diktator. 14 muajt e drejtimit tė Rios Montt, ishin muajt mė tė pėrgjakshėm tė historisė sė Guatemalės qė pas invazionit tė spanjollėve 400 vjet mė parė. Tė gjithė tė dyshuarit si simpatizantė tė guerilasve u vranė masivisht nė mėnyrė barbare, duke pėrfshirė edhe pėrdhunimet e grave dhe vajzave dhe pėrdorimit tė gjerė tė torturės. Gjatė periudhės sė drejtimit tė Montt, rreth 100 mijė persona janė vrarė ose “zhdukur”, dhe 500-1.5 milionė janė larguar nga vendi. Diktatori i Guatemalės u rrėzua nga regjimi nė vitin 1983 nga njė grusht shteti.

Kim Il Sung

Kim Il Sung, kreu i Koresė sė Veriut, i cilėsuar si “Udhėheqėsi i madh”, akuzohet si pėrgjegjės pėr vrasjen e 3 milionė njerėzve gjatė luftės civile tė Koresė. Rreth 1 milion koreano-veriorė vdiqėn nga uria gjatė regjimit tė Kim Il Sung. Pas ndarjes sė gadishullit tė Koresė nė atė tė Veriut dhe atė tė Jugut, Kim Il Sung vendosi regjimin e tij komunist, i ndihmuar nga Kina dhe Bashkimi Sovjetik. Nė vitin 1950 ai nis sulmin ndaj Koresė sė Jugut pa paralajmėrim, luftė e cila pėrfundoi nė vitin 1953. Sipas tė dhėnave, mbi 2 milionė civilė u vranė, ndėrsa shėnohen rreth 317 mijė ushtarakė tė vrarė, 304 mijė tė plagosur dhe 102 mijė tė zhdukur nė luftė. Koreja e Jugut pati gjithashtu humbje tė mėdha. Kim Il Sung vdiq nė vitin 1994, duke ia lėnė pushtetin djalit tė tij, Kim Jong Il. Nė Korenė e Veriut u mbajtėn 3 vjet zi pėr vdekjen e diktatorit.

King Leopold II of Belgium

Mbreti Leopold II i Belgjikės, i cili u vendos si sovran i Kongos nė vitin 1885, akuzohet pėr vrasjen e 15 milionė kongolezėve. Monarku i Belgjikės, duke shtuar skllavėrinė nė Kongo, provokoi revolta tė shumta tė fiseve kongoleze, tė cilat u shtypėn me ashpėrsi. Vendosja e monopolit tė shtetit mbi kauēukun dhe fildishin, i shtonte nevojat pėr tė rritur numrin e skllevėrve. Mbreti Leopold II urdhėroi forcat e rendit tė detyronin me forcė kongolezėt t’u bindeshin kėrkesave tė tij. Fshatra u dogjėn, burra, gra dhe fėmijė u masakruan ose u detyruan tė bėheshin skllevėr. Pėr tė verifikuar suksesin e patrullimit, forcat e rendit u urdhėruan qė tė sillnin dorėn e djathtė tė viktimės pėr ēdo plumb tė qėlluar. Ushtarėt detyroheshin tė prisnin duart e njerėzve tė gjallė pėr tė justifikuar ēdo plumb tė shkuar dėm.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė