Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-05-13, 15:48   #1734
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Trazira nė Paris, protesta kundėr martesave gay





Paris, 27.05.2013

Franca mbetet e ndarė pas miratimit tė ligjit qė mbėshtet martesat e tė njėjtit seks. Ndėrsa njė tubim masiv kundėr martesės sė homoseksualėve e sidomos kundėr tė drejtės pėr tė adoptuar, ka pushtuar rrugėt e Parisit, gati 900 km mė nė jug, nė Kanė, "La vie d' Adele " apo "Blue is the ėarmest color", njė histori dashurie mes dy vajzave adoleshente, ka fituar Palmėn e Artė" duke pasqyruar dy fytyrat e Francės sot.

Francė konservatore, katolike dhe e qendrės sė djathtė zbriti sėrish nė shesh pėr tė kundėrshtuar nenet e ligjit tė njohur dhe si "pėr tė gjithė": 150 mijė njerėz sipas forcave tė rendit e 1 milion sipas organizatorėve nisėn marshimin nga tri pika tė ndryshme pėr tu mbledhur sė bashku nėn udhėheqjen e familjeve me fėmijė, tė rinjve e madje dhe njė gomari qė mbante mbi kurriz mbishkrimin "Unė votova Hollande." Mes politikanėve tė pranishėm nė marshim ishte dhe kreu i UMP Jean-Francois Cope, "Ligji u miratua, por kjo nuk do tė na pengojė qė tė pregatitetmi pėr tė ardhmen," tha udhėheqėsi i partisė UMP.

Momenti i parė i tensionit u verifikua kur njė grup militantėsh tė sė djathtės sulmuan selinė e Partisė Socialiste dhe vendosėn nė ballkonin e saj njė flamur me mbishkrimin "Hollande tė japė dorėheqjen." Pak mė vonė qindra njerėz, kryesisht tė rinj dhe militantė tė krahut tė djathtė, por edhe 40 vjeēarė dhe 50 vjeēarė me helmeta dorashka dhe shalle, sulmuan policinė me gurė dhe shishe nė shenjė proteste kundėr asaj qė e quajtėn "diktaturės socialiste" dhe duke akuzuar edhe gazetarėt si "bashkėpunėtorė". Policia ndėrhyri me gaz lotjsellės pėr tė shpėrndarė turmat, ndaloi 96 persona e 39 prej tyre u transferuan nė burg, siē ėshtė raportuar nga ana e Ministrit tė Brendshėm, Manuel Valls.

Demonstratat dhe protestat pritet tė vazhdojnė, nė Francė por e drejta e dy njerėzve tė tė njėjtit seks tė martohen tani ėshtė ligj, i nėshkruar nga Presidenti i Republikės. Nė Monpelje tė mėrkurėn do tė jetė dita e Bruno dhe Vincent, ēiftit tė parė homoseksual qė lidhen nė martesė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė