Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-11-06, 17:46   #5
amari
 
Anėtarėsuar: 17-06-05
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 146
amari e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Katedralja e "Nėnė Terezės"-shenjė shtetėsie apo shenjė hipokrizie?


(Reagim ndaj letrės sė hapur tė intelektualėve me
titullin: Katedralja e "Nėnė Terezės"- shenjė shtetėsie", dėrguar
krerėve tė institucioneve Kosovės, botuar nė gazetėn "Koha Ditore"
me 9 nėntor 2006, faqe: 10, si edhe nė disa gazeta tė tjera nė Kosovė
dhe Shqipėri.)



Nė fillim tė muajit nėntor 2006, tridhjetė e dy (32)
intelektualė nga tė gjitha trojet shqiptare i dėrguan njė letėr tė
hapur krerėve tė institucioneve tė Kosovės:
Presidendit tė Kosovės: Prof. dr. Fatmir Sejdiu
Kryetarit tė Parlamentit tė Kosovės: Kolė M. Berisha
Kryeministrit tė Kosovės: Agim Ēeku
Letra e tyre fillon me kėto fjalė: "Bėhen dy vjet kur u vu gurthemeli
i katedrales "Nėna Tereze" nė Prishtinė…"
Kur bėhen dy vjet? Kjo nė letėr nuk ėshtė shėnuar, ndoshta e kanė
harruar!? Prandaj, kėtu ėshtė e nevojshme pėr t'iu rikujtuar se:
Gurthemeli i katedrales katolike u vu ditėn e premte, nė
mesditė, me 26 gusht 2005, nė zemėr tė Prishtinės, nė hapėsirėn e
gjimnazit "Xhevdet Doda". Pra, dy vjet bėhen nė mesditėn e datės 26
gusht 2007…A keni kalendar ore intelektualė "trushpėrlarė"… ?!
Kur u vu gurthemeli i katedrales katolike nė Prishtinė,
gurthemelit tė katedrales katolike i mungonte leja e ndėrtimit…
Pėrmes njė komunikate pėr shtyp, lėshuar me 26 gusht 2005,
zyrtarėt komunal tė Prishtinės vėnien e gurthemelit tė katedralės e
kanė cilėsuar: " tė nxituar, sepse nuk janė plotėsuar procedurat
administrative dhe nuk janė plotėsuar obligimet…"
Me gjithė kėtė, vėnien e gurthemelit tė Katedrales katolike
e ka bėrė ish-kryetari i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova (1944-2006), i
cili, ndėr tė tjera, pat thėnė:
"Ne jemi tė bindur se ndėrtimi i Katedrales "Nėna Terezė" do
tė jetė simbol i bashkimit, i tolerancės dhe i mirėkuptimit…"
A ishte e rregullt vėnia e gurthemelit tė Katedrales nga ana e e
ish-kryetarit Rugova, pa leje ndėrtimi? A mund tė jetė Katedralja
katolike simbol i bashkimit, kur nuk muarr pjesė asnjėri prej
pėrfaqėsuesve tė bashkėsive tė tjera fetare, madje as pėrfaqėsues tė
Kishės Ortodokse, tė cilėn Don Lush Gjergji shpesh e quan kishė
motėr?! Nuk muarrėn pjesė asnjėri prej pėrfaqėsuesve tė partive tė
opozitės…! Pra, aty ku nuk marrin pjesė as vėllezėrit, as motrat, a
mund tė quhet, a mund tė jetė katedralja simbol i bashkimit? Kjo
ndodhi vitin e kaluar, 26 gusht 2005, ngjarja ėshtė e filmuar e
shėnuar, kurrė s'ka pėt t'u harruar…!
Sot, nėntor 2006, a ėshtė e drejt tė quhet prej kėtyre
intelektualėve Katedralja e "Nėnė Terezės"- shenjė shtetėsie? A
qėndron kjo? Jo! Po, ēka tregon kjo?
Kjo tregon papjekurinė fetare, kjo dėshmon hipokrizinė e tyre
ashiqare…Papjekuria fetare, siē shoshte Kant-i (1724-1824), ėshtė jo
vetėm mė e dėmshmja, por edhe mė e pandershmja nga tė gjitha…

Ē'ėshtė Katedralja ?

Nė njė fjalor amerikan tė gjuhės angleze pėr
katedralen shkruan:
"Kishė zyrtare e njė peshkopi, ēdo kishė e madhe."
(New Webster's Dictionery of the English Language, faqe:
81.
Botuar nė New York-Chicago, 1975)

Kurse nė Fjalorin e Shqipes sė Sotme shkruan:
"Kisha kryesore nė njė qytet, ku ushtron veprimtarinė e
vet njė peshkop".
(Fjalor i Shqipes sė Sotme, faqe: 556. Botuar nė Tiranė, 2002.

Pra, sipas kėtyre fjalorėve, katedrale do tė
thotė: "Kishė kryesore, zyrtare, nė njė qytet, ku e ushtron
veprimtarin e vet njė peshkop."
Kėto shpjegime pėr katedralen janė fjalė tė nxjerra
nga fjalorėt qė janė libra njerėzorė, tė cilat mund tė kuptohen dhe
tė peshohen. Por, siē thoshte dijetarja besimtare Madleine Debrel,
fjalėt e librave njerėzorė mund tė kuptohen e tė peshohen; por ėshtė
Fjala e Zotit qė na peshon ne. Nė mes tė Fjalės sė Zotit, Fjalės
Hyjnore, dhe vullnetit tonė duhet tė ndėrtohet njė ujdi jetėsore.
Vėnia e gurthemelit tė Katedrales pa leje, pa ujdi
njerėzore e jetėsore, pa vullnetin e shumicės sė popullsisė, mendoj
se kjo tregon e dėshmon se "kadedralistė t" nuk nisen nga motivet e
pastra fetare, por pėr qėllime tė tjera, vetėm pėr t'iu pėrshtatur
botės perėndimore, kurrsesi nga besimi i brendshėm fetar. Si
dėshmohet kjo?
Nė letrėn e hapur tė intelektualėve dėrguar krerėve tė
institucioneve tė Kosovės, ndėr tė tjera, shkruan:
"Ditė mė parė kardinali i shquar amerikan, Shkėlqesia
Mecarrick, pjesmarrės edhe me rastin e gurthemelit, ktheu tė shohė se
deri ku kishin arritur punėt. Zhgėnjimi i tij ishte i madh…
Nė letrėn dėrguar romakėve, Shėn Pali shkruan:
"Po ju pėrbej me mėshirėn e Zotit, o vėllezėr. Mos iu
pėshtatuni parimeve tė botės, shndėrrojeni e ripėrtėrini mendjen
tuaj, nė mėnyrė qė tė dalloni vullnetin e Zotit: ē'ėshtė e mirė,
ēfarė i pėlqen Atij…!
(Bibla, Romakėve, 12:1-2.)

Nė letrėn e e hapur tė intelektualėve, ndėr tė tjera,
shkruan:
"Fatkeqėsisht, koha ikėn e premtimi ynė has nė resistenca
tė ndryshme, qė dėmtojnė imazhin para botės…"
Kush janė kėta intelektualė qė s'e kanė hallin e
katedrales, as tė shtetėsisė, tė Kosovės, por e kanė hallin e botės?
Nėnshkruesit e letrės sė hapur janė:

1. Haxhi Bede Reshat Bardhi, ( tė cilit ja kanė shkruar
titullin gabimisht Bede, nė vend se Dede, Kryegjyshi botėror i
bektashinve) , qė dėshmon sa tė papjekur janė, sa e dije e besim kanė,
sa hipokritė janė…!)
2. Dritėro Agolli
3. Fatos Arapi
4. Ali Aliu
5. Alfred Uēi
6. Ismail Kadare
7. Enver Gjerqeku
8. Nexhmije Pagarusha
9. Pandeli Ēino
10. Fatos Kongoli
11. Ali Podrimja
12. Avni Spahiu
13. Tonin Ēobani
14. Rexheb Ferri
15. Don Nikė Ukgjini
16. Bashkim Kyēyku
17. Mimoza Ahmeti
18. Sadik Bejko
19. Moikom Zeqo
20. Lazėr Stani
21. Arian Leka
22. Luan Mulliqi
23. Gjelosh Gjokaj
24. Din Mehmeti
25. Xhevahir Spahiu
25. Visar Zhiti
26. Kimi Mehmeti
27. Bardhyl Londo
28. Kiēo Londo
29. Gėzim Hajdin Aga,
30. Beqė Cufaj
31. Ali Salaj
32. Pano Taēi

Letra e hapur e kėtyre 32 intelektualėve dėrguar
krerėve tė institucioneve tė Kosovės me titull "Katedralja e "Nėnė
Terezės"- shenjė shtetėsie", nė tė vėrtetė, mendoj, se, ėshtė shenjė
hipokrizie. Pse? Sepse intelektualėt e lartėshėnuar disa janė tė
manupuluar, disa janė nxituar, disa janė tė nxitur jo nga ndjenjat e
pastra tė Dashurisė ndaj Zotit, me mendje, me zemėr, me shpirt, por
vetėm pėr t'iu pėrshtatur botės, kinse pėr t'u miqėsuar me tė, kundėr
vetvetes…!
Feja ėshtė faktor pėrcaktues pėr jetė a vdekje, si
individ apo si shoqėri, ajo pėrfshin gjėrat mė themelore: rregullin,
kuptimin dhe domethėnien e jetės.
Intelektualėt e lartėshėnuar dhe bashkmendimtarė t
duhet tė ripėrtėrijnė mendjen, duhet tė kenė parasysh Shkrimin e
Shenjtė, Biblėn, e cila urdhėron e thotė:
"Njerėz tė pabesė! A nuk e dini se miqėsia me botėn ėshtė
armiqėsi me Hyun? Kushdo, prandaj, qė do tė jetė mik me botėn,
shndėrrohet nė armik me Zotin."
(Bibla, Letra e Jakobit, 4.)
Kosova jonė e dashur, Kosova jonė e shkretė, nė
duar tė kujt ka mbetė, ka nevojė pėr Zotin, jo tė armiqėsohet me Tė…

(Autori ėshtė studiues i religjioneve. )
amari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė