Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 01:11   #54
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Raca shqiptare, kryevepra e identitetit shqiptar

Eshte shkruar ne vitin 1944 dhe mbeti gati 50 vjet ne hije. Ashtu si
edhe autori i saj , studiuesi i njohur Jakov Milaj, i doktoruar ne
Torino. Ne kete veper profesionale, ai hodhi per here te pare rrugen per
antropologjine shqiptare. Vepra ka nje karakter te theksuar patriotik
dhe kombetar

Ben Andoni

Kur ne janar te vitit 1944, Doktor Jakov Milaj do te botonte "Racen
shqiptare" nuk e kishte menduar kurre, qe vepra e tij do te kishte ate
kalvar te tmerrshem, qe e ka ndjekur jeten e tij. Per gati 50 vjet,
vepra nuk lejohej dhe ajo do te gjente driten e botimit vetem ne vitet e
demokracise. Por, edhe pa u ribotuar, kalvari dhe mbijetesa e Doktorit
patriot Jakov Milaj kishte kaluar dimensionet e zakonshme.

Doktor Milaj i eshte perqasur vdekjes, si ne ndonje veper letrare,
realisht disa here. Njehere kur ishte fare i ri, ne vitin 1935. Denimi
me 101 vjet iu fal kohe me vone, per shkak te nderhyrjes nderkombetare,
ndersa vite me vone komunistet do te ishin me ogurzinj. Ata e denuan qe
me te marre pushtetin me 15 vjet dhe gjithe jeten e lane neper fshatra,
Doktorin e talentuar. Kuptohet se, ata, nuk mbyten dot zerin dhe
potencalin e tij intelektual. Pas botimit te kryevepres se tij "Raca
shqiptare", harrimi ishte gjeja me e pamundur qe mund t'i behej Dr. Milajt.

Vepra doli atehere ku ne gjenetiken shqiptare ishte gjendje thatesire.
Si veper, ajo eshte e para ne llojin e saj e shkruar nga nje autor
shqiptar. Ne aspektin antropologjik, ky eshte i pari punim, i shkruar
mjeshterisht me nje gjuhe te pasur dhe te paster, ku del tipi fizik
shqiptar dhe ecuria e tij evolutive ne rrafsh kombetar, eshte thene ne
nekrologjine e tij tek Drita, ne vitin 1997.

Me sa di une, "Raca shqiptare" eshte e para monografi e shkruar nga nje
autor shqiptar, ne te cilen provohet me bindje prejardhja e ketij
populli dhe njesia e kombit shqiptar me mjete nderdisiplinore, ku
shtyllat kryesore te argumentimit i mbajne ne menyre te natyrshme
antropologjia dhe shkencat historike, ka thene As. Prof. Dr. Aleksander
Dhima.

Eshte po ky studiues i njohur qe ne nje referat kushtuar atij parashtron
dhe cilesine e veēante dhe meriten e ketij botimi. Ku per racen dhe
kombin, ai thote per Doktorin e shquar: "Per racen si nocion biologjik e
realitet historik, Milaj ka nje nocion te qarte, perderisa e veēon ate
nga kombi. Madje, ai ka bere te veten teorine e mobilitetit racor nen
shtysen e veprimeve mjedisore".

Do te duhej nje specialist qe te rendiste si duhet vlerat e kesaj vepre,
qe tani eshte ne duart e publikut shqiptar. Por, autori yne, me mire se
kush tjeter e ka treguar vete mision e tij ne kete veper. Qellimi i
hartimit te kesaj vepre ka qene qe te nxjerre ne shesh disa te verteta,
gjer me sot te panjohura, mbi racen tone dhe t'u jape shkas, atyreve qė
e ndjejne vehten te zotin, per t'u marre pak me teper me biologji e
antrologji. Perfundimet, qe ka per te nxjerre lexonjesi nga keto faqe
jane te thjeshta dhe, ndofta, te njohura intuitivisht prej shume
Shqiptarevet, me gjtihe se te mohuara prej te huajvet dashakeqe: se
populli arberor ka nje origjine te vetme te perbashket: se eshte anas
(autokton) ne te gjtiha viset ku banon sot; se as midis myslimanėvet e
kristianėvet, as midis Gegėvet e Toskėvet nuk ka ndonje ndryshim racor;
e, me ne fund, se ndihet nevoja per nje politike shoqerore qe te synoje
fuqizimin fizik te races shqiptare.

Por, Shqiperia nuk e mbajti si duhet nje nga njerezit e saj me te
shquar. Ajo i fali gjithmone vuajtje dhe shume here madje edhe dilemen e
madhe te jetes. Gje e cila eshte shume pak per staturen e tij.
Perfundimi i tij i madh se toske e gege jane te nje race te vetme dhe te
nje konstrukti shpirteror mbetet lapidar.

Me pak fjale, ky eshte nje nga njerezit me te njohur dhe modeste, qe ka
nxjerre Shqiperia. Emri i tij ne Fier eshte i madh ne publicistike,
studime, veterinari, sport etj. Vitet e pakta, ku ai nuk eshte me i
gjalle, e forcojne me shume karakterin e tij. Qe nuk u mposht, nga tre
regjime te ndryshme. Jakov Milaj eshte pjesa me e mire e studiuesve
patritote shqiptare, i asaj pjese qe i dedikohet mbijetesa e identitetit
shqiptar.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė