Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-04-10, 19:21   #31
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Reflektime

Shqiptari tė fal gjithēka pos suksesit

Nga Ramiz Kelmendi


Shqiptari, pėrkrah gjithė asaj morie pa fund virtytesh e cenesh, bese e trimėrie, vetėlavdi e rrahagjoksi, ka dhe ndonjė tė “metėzė” a “plagėzė”, qė as i bėn nder dhe as mund tė krenohet me tė. Nė mos e pastė, madje-madje, edhe pėr turp edhe pėr marre.

E kam fjalėn, shkurt, pėr Smirėn tonė ndjellakeqe e ndjellazezė. Me shkronjė tė madhe! Pėr kėtė jo aq dukuri a fenomen, sa – lumoskėndoianēe - p l a g ė n tonė nga mė tė mėdhatė: Zilinė ndaj njėri-tjetrit. Thuaj urrejtjen, deri nė armiqėsi, pėrplot pėrēmim e poshtėrim, pėrplot sharje e fyerje. Njė sėmundje jona kjo, njė patologji pothuajse mbarėkombėtare. Siē e shpjegon edhe Fjalori ynė: njė ndjenjė e lakmisė dhe e keqdashjes, qė na ngjallet kur shohim dikė mė mirė se veten.
E ne, siē, me gjasė, amanet na ka lėnė i pari, pothuajse kurrė s’e duam tjetrin sa veten. Pothuajse gjithmonė e pėrdhosim ēdokėnd qė na del – mbi veten. Edhe nė qoftė shqiptar.
Edhe n’e paēim vėlla t’bab’s e t’nan’s!
E kam fjalėn, pra, pėr shqiptarin smirėkeq, pėr shqiptarin smirėzi, pėr shqiptarin resėtar dhe resėmadh, qė s’e ka smirė - as ia bėn ngat! – “shkjaut” (tė Fishtės), “junanit” a “taljanit”, sa vėllait tė gjakut e tė fisit.
Pikėrisht para ndonjė jave u mbushėn 20 vjet nga ajo Lėvizja e Madhe Gjithėpopullore e Madhore e Pajtimit tė Gjaqeve, prirė nga Anton Ēetta e Mark Krasniqi, Azem Shkreli e Bajram Kelmendi me shokė, po sidomos me tė rinj dhe tė reja, kur shqiptari i fali shqiptarit mbi njė mijė gjaqe. Burrėrisht. Shqiptarisht. Me lot nė sy. Jam dėshmitar, ende i gjallė nga ata pak, kur nėna shqiptare fali – nė emėr tė lirisė e nė emėr tė rinisė, nė emėr tė Kosovės! – deri katėr gjaqe. Katėr djem.
Pėrkrah Besės, Burrėrisė e Trimėrisė, shqiptari, po, edhe – fal! Tė fal, po, edhe kur ia mbyt babėn e djalin. Edhe kur ia vret vėllain a dajėn. Edhe kur ia shkel fėmijėn.
Tė fal shqiptari, sepse faljen, animė tė gjaqeve, e ka pėr nder.
E konsideron, mė shumė se akt burrėrie, njė akt – trimėrie. Se jo mė kot e ka fjalėn e vet tė urtė: Veē trimi fal. Falja fryn njerinė, nakari fryn mėrinė.
Gjithēka, po, fal shqiptari. Gjithēka, po, po.
Ja qė, ka njė Njė, ka njė diēka qė nuk ta fal – assesi!
Shqiptari, shkurt fjala, nuk ta fal – suksesin.
Edhe po tė pati vėlla. Se mė, qoftė larg (!) , po e pati koleg mjeku mjekun, aktori aktorin, shkrimtari shkrimtarin, historiani historianin, kritiku kritikun, artisti artistin, politikani politikanin, ministri ministrin etj., etj., plas - plasja!
Njė zonjė tiranase me emrin Ana Kodima futi gishtin nė kėtė plagė, qė e quajti “Smira jonė sociale” (e unė do i shtoja edhe – kombėtare!), tek tha se nė ēdo sektor tė jetės sonė luftohet egėrsisht dhe me ngulm - i suksesshmi, i guximshmi, ambiciozi. Vetėm e vetėm pse bie ndesh me mentalitetin barazitar-ist.
Po u dallove nga tė tjerėt, po u bėre i shquar, i njohur dhe i dashur publikisht, vaj halli! Se na shquan edhe njė tjetėr “tipar” ne shqiptarėve: me qiri e me pishė ta kėrkosh, pale a e gjen njė shqiptar ta lėvdojė njė shqiptar tė aftė dhe publik! Siē nuk e gjen asnjė t’i bjerė nė qafė dembelit a parazitit. S’do mend, mbase edhe mund tė kuptohen, nė qoftė se nuk arsyetohen, tė dėshtuarit e tė dėshpėruarit, tė pakėnaqurit e tė pazotėt, hileqarėt e ziliqarėt.
Mirėpo, si shpjegohet dhe a arsyetohet egoja patologjike, vetėlavdėrimi i skajmė dhe ulja, nėnēmimi e pėrēmimi i tjetrit, i kolegut, deri edhe me broēkulla, tek i prin, e pushton dhe mbisundon zilia, smira, inati “pse ai ka pėrparuar mė shumė se unė? Pse, ē’ėshtė ai? Mos ėshtė mė i zoti se unė”?
Flitet ndėr shqiptarė njė si anekdotė, kur dy vėllezėr shpėtuan tė birin e princit nga vdekja.
Pėr t’i shpėrblyer, e pyeti princi tė parin ē’dėshiron. Disa dele, u gjegj ai, t’i kullos dhe t’i shtoj. Saora princi ia plotėsoi dėshirėn.
Po ti tjetri ē’dėshirė ke tė ta plotėsoj menjėherė?
Pa u hamendur, hazėrxhevap, vėllai i dytė i tha: “Dua t’ia marrėsh vėllait delet qė ia fale, qė tė mos ketė ē’tė kullotė”!
Anekdota anekdotė, e kurdisur a e kotė, mbetet se mbetet anekdotė. Po kur unė “i prek me dorė” dhe bėj be nė Kuran e nė Bibėl, sepse i njoh me farė e me fis, me emėr e me mbiemėr, jo njė po plot shtatė palė, shtatė ēifte vėllezėr tė njė babe e tė njė nėne, qė jo vetėm nuk flasin kurrė njėri me tjetrin me vite e vite, po nuk gjen “turk as shkja” t’i pėrgojojė e t’i shajė mė keq e mė zi se ata njėri-tjetrin. Pėrkrah amanetit dhe dėshirės sė fundit tė njė fshatarit tonė plak para vdekjes: qė t’i cofė lopa e vetme – fqinjit tė vet mė tė parė!
Kam mbi 20 vjet qė botova librin “Fytyra dhe turinj” me mbi 370 faqe. Nė qe se kėta 7 vėllezėrit prishtinas edhe i “kuptojmė” dosido, si do “kuptuar” zilinė, zėnkat, grindjet, rragatat, sharjet e fyerjet e kokave mė tė shtrenjta, mė tė merituara dhe mė tė njohura tė kombit tonė ndėr vite?
A mjafton tė zė ngoje edhe vetėm “majat: Fan Nolin me Faik Konicėn dje! Ismail Kadarenė me Rexhep Qosjen sot?
Se mė: Fishtėn (“Gabove, Hilė!”) kundėr Hilė Mosit; Nikollė Ivanajn kundėr Faikut e Fishtės; Konicėn kundėr Naimit dhe njė vargu “xuxubocėrish dhe doēėrish”; Hasan Prishtinėn kundėr Ismail Qemalit; Faikun kundėr Asdrenit; Gramenon kundėr Faikut; Luigj Gurakuqin kundėr oponentėve; Ēajupin kundėr Dr. Adhamidhit; Branko Merxhanin kundėr Lasgush Poradecit etj., etj., deri te Vehap Shita kundėr Hasan Kaleshit (“Medice, cura te ipsum”).
Enish, siē e kish zakon tė thoshte babai i Lėvizjes sė Pajtimit tė Gjaqeve, Anton Ēetta, pa mėtuar tė moralizoj, do mėsuar tė ēmojmė, tė nderojmė dhe tė krenohemi me njerėzit e zot, me ata qė janė mė tė mėdhenj dhe mė tė afirmuar se ne.
Pa Smirė!
Pa Zili!

Pa Inat!
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante