Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-04-10, 11:18   #32
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Reflektime

Njė pėrrallė...

Njė herė e njė kohė, na ishte njė artist qė pikturoi njė pikturė tė vogėl e shumė tė bukur dhe pastaj e vendosi atė nė njė mėnyrė tė tillė, qė tė mund ta shihte nėpėrmjet njė pasqyre. “Meqė kjo e dyfishon distancėn” tha ai me vehte, “e bėn edhe pikturėn tė duket dy herė mė e bukur se mė parė.”

Kafshėt e pyllit dėgjuan pėr kėtė pikturė nėpėrmjet maces sė shtėpisė e cila adhurohej deri nė kupė tė qiellit prej tyre jo vetem sepse ajo ishte kaq e mėsuar, por njėkohėsisht edhe e rafinuar dhe e civilizuar, e sjellshme dhe e edukuar, por se nė tė njėjtėn kohė ajo ishte nė gjėndje t’u tregonte atyre kaq shume gjėra pėr tė cilat ato nuk kishin dijeni mė parė, e per te cilat nuk ishin mė tė sigurta as edhe mė pas.
Ato u eksituan kaq shumė nga ky thashethem i ri dhe bėnė shumė pyetje qė tė mund ta kuptonin sa mė mirė kėtė gjė tė re. Ato pyetėn se cfarė ėshtė njė pikturė, dhe macja ua shpjegoi kėshtu:
"Eshte njė dicka e rrafshtė, mrekullisht e rrafshtė”. “Eshtė dicka qė tė magjeps me rrafshtėsine e saj aq elegante. Dhe oh!, ėshtė kaq, po kaq e bukur!”
Kjo i ndezi edhe me shumė kafshėt, dhe ato thanė se ato do tė ishin gati tė jepnin gjithcka qė tė mund ta shihnin. Pastaj ariu pyeti:
“Cfarė e bėn atė kaq tė bukur?”
“Eshtė pikėrisht pamja e saj”, u pėrgjegj macja.
Kjo i mbushi ato me admirim dhe pasiguri duke i eksituar me shume se kurrė. Pastaj kau pyeti:
“Cfarė ėshtė pasqyra?”
“Pasqyra ėshtė njė vrimė nė mur” shpjegoi macja. “Ti i ngul sytė nė tė dhe aty brėnda ti do tė shohėsh pikturėn e bukur. Dhe ajo ėshtė kaq e brishtė dhe magjepsėse, eterore dhe frymėzuese nė bukurinė e saj tė paimagjinueshme, sa qė ty tė duket sikur bota zė e rrotullohet brenda kokės tėnde dhe gati sa nuk tė bie tė fikėt nga lezeti.”

Por gomari qė akoma s’kishte thėnė ndonjė fjalė, filloi tė hidhte disa dyshime. Ai tha se njė gjė kaq e bukur nuk kishte ekzistuar kurrė mė parė, dhe mbase nuk ekzistonte akoma. Ai tha se kur nevojitej njė thes i tėrė me fjalė e mbiemra kaq tė gjatė e tė mėdha pėr tė lavdėruar dicka tė bukur, atėhere ishte koha pėr tė dyshuar.
Ishte e lehtė tė shihje se si dyshimi filloi tė zinte vend tek kafshėt, ndaj dhe macja u ndie e ofenduar.

Biseda u mbyll me kaq pėr disa ditė, por ndėrkohė kurioziteti filloi tė zgjohej pėrsėri, dhe rigjallėrimi i interesit ishte i dukshėm. Pastaj kafshėt iu hodhėn gomarit, dhe i thane se ai iu kishte hequr lezetin e dickaje qė nė fund tė fundit mund t'u kishte sjelle atyre njė kėnaqėsi, bazuar mbi dyshimin e vetėm se ajo mund te mos ishte e bukur dhe pa pasur asnjė fakt qė ta mbėshteste ketė hipotezė. Por gomari nuk u turbullua. Fare qetėsisht ai tha se kishte njė mėnyre qė mund ta vėrtetonte se kush kishte tė drejtė, ai apo macja. Ai do tė shkonte vetė qė ta shikonte atė vrimė, dhe kur tė kthehej do t’u tregonte atyre se cfarė kishte parė atje. Kafshėt mė nė fund filluan tė ndjeheshin mė tė cliruara dhe mirėnjohėse ndaj gomarit. Ato iu lutėn atij qė tė nisej menjėherė – dhe ai ashtu bėri.
Por gomari nuk dinte ku tė qėndronte dhe kėshtu gabimisht ai qėndroi midis pasqyrės dhe pikturės sė bukur. Rezultati ishte qe ai s’kishte asnje mundesi qė ta shihte pikturėn qė atje. Ai u kthye nė shtėpi dhe tha:
“Macja gėnjen. Nė atė vrimė ishte vetėm njė gomar dhe asgjė tjetėr. Nuk kishte asgjė tė rrafshtė qė tė binte nė sy. OK. ėshte njė gomar i bukur dhe i shikueshėm, por ama vec njė gomar dhe asgjė tjetėr."
Elefanti e pyeti:
“A e pe mirė dhe me kujdes? A iu afrove tamam, apo jo?”
“Unė i hapa sytė mirė dhe me kujdes o Hathi, Mbret i Kafsheve” , tha gomari. “Dhe isha kaq pranė sa gati e preka me hundė.”
“Kjo ėshtė shumė e cuditėshme”, tha elefanti. “Macja, me aq sa mbaj mend, na ka thėnė gjithmonė tė vėrtetėn mė parė,. Le tė cojmė njė dėshmitar tjetėr pėr ta parė. Shko ti Baloo, shiko c’ka nė atė brimė dhe kthehu e na thuaj”.
Dhe kėshtu vajti dhe ariu. Po kur u kthye ai tha:
“Si gomari ashtu edhe macja gėnjejnė; nė atė brimė ishte vetėm njė ari.”

Habija dhe turbullimi i kafshėve ishte i madh. Tani secili donte tė shkonte vetė dhe ta shikonte se si qėndronte e vėrteta. Dhe elefanti i dėrgoi njė e nga njė.

I pari ishte kau. Ai nuk pa asgjė tjetėr nė vrimė pėrvec njė kau.

Tigri nuk pa asgjė tjetėr vec njė tigri.

Luani nuk pa asgjė tjetėr vec njė luani.

Leopardi nuk pa asgjė tjetėr vec njė leopardi

Gamilja pa vec njė gamile dhe asgjė mė shumė.

Kjo e nervozoi Hathin kaq shume saqe ai u nis vete per atje, qe ta nxirrte ne shesh te verteten. Me t’u kthyer ai i akuzoi tė gjithė te derguarit e mėparshėm si gėnjėshtarė dhe nuk i binte e nuk i binte inati me poshtėrsinė mendore dhe morale tė maces. Ai deklaroi se cdokush, pėrvec ndonje budallai qe nuk shihte dot as hundėn e vet, mund ta vinte re fare qartė se nė atė vrimė nuk kishte asgjė tjetėr pėrvec njė elefanti.

Morali sipas maces:

Ti mund tė gjesh nė njė shkrim gjithcka qė ke nė mendjen tėnde, pėrderisa e vendos vetveten midis atij shkrimi dhe pasqyrės sė imagjinatės tėnde. Nėse nuk je nė gjendje ta tejkalosh vetveten, ti mbase nuk i sheh veshėt e tu, por ėshtė tepėr e sigurtė qė ata janė aty.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga panta_rhei : 08-04-10 nė 11:20
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė