Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-09-07, 03:53   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kodiku i Laurencianes sė Firences dhe Historia Shqiptare

f. 2r-11r, Pal Engjėlli kryeipeshkv i Durrėsit dhe i krahinės sė Ilirisė falė mėshirės hyjnore, nė kujtim tė pėrhershėm tė ēėshtjes. Nė kėtė dokument gjendet edhe Formula e Pagėzimit, nė fillim tė f. 4r. [Vendimet, urdhėresat dhe rregulloret e Kuvendit tė Matit tė shpallura nga Pal Engjėlli mė 8 nėntor 1462 dhe Ēėshtje tė liturgjisė kishtare nga Pal Engjėlli].
f. 11r-13r, Nga libri i artė i lashtėsive tė arkivit tė qytetit tė Durrėsit. [Fragmente nga "Libri i Artė i Lashtėsive" i arkivit tė qytetit tė Durrėsit, qė nga antika ilire].
f. 13r-v, Pėrveē kėsaj kemi shtesėn e bėrė me urdhrin e shumė tė nderuarit dhe shumė tė ndriturit kardinalit tė Kishės sė Shenjtė Romake dhe kryeipeshkvit tė Durrėsit, zotėrisė, zot Pal Engjėllit nė vitin e mishėrimit tė Zotit mė 18 dhjetor 1463. [Asnjė nga autorėt e cekur nuk e shėnon titullin e kėtij dokumenti].
f. 13v-20r, Dekret i pėrgjithshėm i shenjtėrisė, zotit tonė Papės Piu II, Papė pėr provani hyjnore, i lėshuar me kėrkesėn e shumė tė nderuarit dhe shumė tė ndriturit kardinalit tė Kishės sė Shenjtė Romane dhe zotit kryeipeshkėv tė Durrėsit, zotit Pal Engjėllit dhe kundėr sektit Muhamedan dhe nė tė mirė tė mbretit tė pathyeshėm tė Arbėrisė, zotit Skėnderbe, kushėririt tė shumė tė ndriturit zotit Pal dhe sikurse duket sheshit nga vula e vėnė poshtė. [Bula papale e Piut II, lėshuar nė Romė, mė 4 nėntor 1463 qė i ėshtė drejtuar "kardinalit" [?] tė Durrėsit Pal Engjėllit; nė po tė njėjtin dokument Skėnderbeu quhet "mbret i pamposhtur i Arbėrisė" [?].
f. 20v, Nė arkivin e qytetit Driadens, qė sot quhet Drisht, gjendet nė rubrikėn X, nė faqe C, tė Librit tė Artė tė burrave tė shquar tė Lashtėsisė tė vitit 841 prej themelimit tė Romės, d.m.th. nė 5 tė kalendave tė majit [27 prill]. [Ekstrakt (me shkronja gotike) prej "Librit tė Artė tė Lashtėsive tė burrave tė ndritshėm" i Arkivit tė qytetit tė DrĆ®shtit, nė lidhje me nji rrasė guri e cila qe gjetė aty nė kohėn e njifarė Filip Engjėllit dukė i DrĆ®shtit, e cila e ngjitte familjen e Engjėllorėve te viti 841 i Romės dhe te familjet perandorake romake nėpėr njifarė Isak Engjėllit dukė e kont i DrĆ®shtit, bir i Palit patric e vėlla i Pal Emilit konsull [!]. Kėtė shėnim e ka vetėm N. Resuli].
f. 21r-22r, Privilegj apo konfirmim i privilegjeve tė zotėrve kontė tė qytetit tė Drishtit. [Fragment nga kronika e: "Librit tė Artė tė lashtėsive tė burrave tė ndritshėm", nga arkivi i qytetit tė Drishtit. Ku kemi dėshminė e Perandorit bizantin, Mihail, pėr venomet e qytetit tė Drishtit, lėshuar mė 25 prill 1292, qė bėhet fjalė pėr M. Engjėllin qė ishte kont i Drishtit dhe birit tė tij, Ndreut, si trashėgimtar].
f. 22v-25r, Konventat dhe paktet e bėra me zotin Franēesk Kuirinon nga bujarėt drishtianė qė po i nėnshtrohen atij nėn emrin e shumė tė ndriturit zotėrimit tė Venedikut. [Marrėveshja e Venedikut me bashkėsinė e Drishtit mė 9 maj 1443, e cila pothuajse nė tėrėsi ėshtė e ruajtur edhe nė Statutin e Qytetit tė Drishtit].
f. 25r-27v, Konventat dhe paktet e bėra midis tė ndriturit dhe tė fuqishmit dukės, zotit Gjergj Topisė, sunduesit tė Durrėsit dhe zotit Saracen Dandulit nė emėr tė shumė tė ndriturit zotėrimit tė Venedikut nga kėshtjella e Durrėsit. [Marrėveshja e Gjergj Topisė dhe Anton Venierit, dogj i Venedikut, pėr dorėzimin e kėshtjellės sė Durrėsit, datė 18 gusht 1392. Pjesėrisht e botuar edhe nė "Acta Albaniae..." tė M. Sufflay, vėll. II].
f. 27v-32r, Mbi breznitė e tė ndriturve djem tė Isakut patricit e senatorit romak dhe fatet e ndryshme tė tij dhe tė mbiemrit tė tij. [Gjenealogjia e detajuar e Engjėllorėve tė Drishtit, datuar mė 21 nėntor 1460].
f. 32r-v, Bajlit dhe kapitenit tė Durrėsit. [Njė dekret i bailit [kapedanit] tė Durrėsit pėr Pal Engjėllin, datuar mė 3 qershor 1461].
f. 32v-33v, Kėshilli me kolegjin, datė 8 qershor 1461. Tė nderuarit nė Krisht, Atit dhe zotit Pal, me hir tė Zotit dhe tė Selisė Apostolike kryeipeshkėv i Durrėsit, tė dashurit mik Paskual Maripetro, me hir tė Zotit dogjė i Venedikut etj. [Letėr e Pasquale Mariperos, dogji i Venedikut, drejtuar Pal Engjėllit mė 9 qershor 1461].
f. 33v-34v, Besim pėr veprimet qė bėri shumė i nderuari dhe shumė i ndrituri kardinali i kishės sė shenjtė romane Pal Engjėlli, kryeipeshkėv i Durrėsit pėr nder tė fesė sė krishterė dhe tė shumė tė ndriturit zotėrimit tė Venedikut me shpenzimet e veta personale. [Letėr e Gabriel Trevizanit, dogj i Venendikut drejtuar Pal Engjėllit, datuar mė 25 korrik 1465, nė Tivar. Edhe kėtu e gjejmė tė shėnuar Pal Engjėllin si "Kardinal". [?] Kėtu bėhet fjalė pėr pajtimin e Skėnderbeut me Lekė Dukagjinin].
f. 34v-35v, Zotimet qė shumė i shkėlqyeri Kėshilli i tė Dhjetėve i bėn tė lartit zot Lekė Spanit, pėr t‘i dhėnė atij dhe trashėgimtarėve tė tij 400 dukatė nė vit nga provizioni. [Vendim i Kėshillit tė tė Dhjetėve tė Venedikut pėr njė provizion pėr Lekė Spanin. Fillimisht datohet mė: 4 janar 1470, pastaj ka edhe datime tė mėvonshme si: 1484, 1495 dhe 1503].
f. 35v, Mė datė 27 qershor 1484 nė Kėshillin e tė Dhjetėve u mor vendim qė tė gjitha zotimet e bėra pėr marrjen e qyteteve tė provincės sė Shqipėrisė tė respektohen nė tė gjitha detajet etj. [Asnjė nga autorėt e cekur nuk e shėnon titullin e kėtij dokumenti].
f. 36r-37r, Atit e zotit tė shenjtė nė Krisht, zotit Celestin III, papė me hirin e zotit dhe tė kishės sė shenjtė romane. Isak Engjėlli, perandor i Konstantinopojės dhe gjithmonė Cezar August i gatshėm pėr nderim me ēdo nėnshtrim etj. [Letėr e perandorit bizantin Isak Engjėllit drejtuar, papė Ēelestinit mė 14 mars 1194].
Pėrkundėr faktit se autorėt qė kanė shkruar pėr kėtė Kodik janė emra tė njohur nė fushat e historisė dhe albanologjisė, tė gjithė pa pėrjashtim kanė bėrė gabimet mė elementare, duke ngatėrruar faqet e dokumenteve, duke mos dhėnė titujt e saktė, duke i dhėnė abstrakte nė vend tė titujve dhe duke i renditur ato nė forma tė ndryshme. Edhe pse ne disponojmė tė dhėna tė sakta se dorėshkrimin origjinal disa nga ata e kanė shfrytėzuar nė Bibliotekėn Laureziana tė Firencės, [si: N. Resuli, W. Kamsi, M. Ahmeti], pėrsėri ka gabime. Njė gjė e tillė nuk duhej t‘u ndodhte, pėr vetė rėndėsinė qė ka Kodiku, sepse nė kėtė mėnyrė kanė ngatėrruar mė shumė edhe tė tjerėt qė kanė cituar ata.
Nikolae Jorga, duke bėrė kėrkime shkencore nė Bibliotekėn Laurentiana tė Firences, nė vitin 1915, zbuloi dorėshkrimin e Kodikut tė Pal Engjėllit, Ashb. 1167, i cili ėshtė i shkruar i tėri nė pergamen dhe ka 37 fletė [74 faqe]. Nė kėtė Kodik ruhen 15 dokumente tė ndryshme, ndėr to edhe e ashtuquajtura "Formula e Pagėzimit", tė cilėn ai e botoi nė veprėn e tij: "Notes et extratis pour servir a l‘Histoire des Croisades au XVe SiĆØcle. QuatriĆØme sĆ©rie (1453-1476). [Academia RomĆ¢n. PublicaÅ£iunile Fondului "Princesa Alina Ştirbei" No. IX]. Bucarest, 1915.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė