Tema: Osho
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-02-12, 03:05   #8
Pilati
 
Anėtarėsuar: 05-07-06
Postime: 70
Pilati me shokė shumePilati me shokė shume
Gabim Titulli: Osho

Osho per personin religjioz.

Ēdokush lind nė liri, por vdes nė robėri. Fillimi i jetės ėshtė plotėsisht e ēlirė dhe e natyrshme, por mandej futet shoqėria, mandej futen mėsimet dhe rregullat, morali, disciplina dhe shumė lloj trajnimesh; e ēlirėsia, natyrshmja dhe spontaniteti fillojnė tė humben. Njeriu rreth vetes fillon ta krijoj njė lloj mburoje. Fillon gjithnjė e ma shumė tė bėhet rigjid. Butėsia e brendshme mė nuk shfaqet.
Nė kufijtė e qenies sė vet ēdo njeri krjin fenomenin ngjajshėm me kėshtjellėn pėr ta mbrojtur, tė mos lėndohet, tė reagojė pėr shkak tė sigurisė, dhe liria e qenies humbet. Njeriu fillon tė shikojė nė sytė e tjetrit; nė miratimin e tyre, refuzimin, gjykimin e tyre, dhe pranimi i tyre bėhet gjithnjė e mė i rėndėsishėm. Tė tjerėt bėhen kriter, dhe ai fillon t’i imitoj dhe t’i pėrcjellė, sepse i duhet me ta tė jetojė.
E fėmija ėshtė shumė i butė. Ai mund tė formėzohet nė cilėndo mėnyrė; dhe shoqėria fillon ta modelojė – prindėrit, mėsuesit, shkolla – dhe me kalimin e kohės bėhet karakter, e jo qenie. Ai i mėson tė gjitha rregullat. Dikush bėhet konformist, qė ėshtė poashtu robėri, apo bėhet rebel, qė ėshtė poashtu tjetėr formė e robėrisė.
Nėse bėhet konformist, ortodoks, i pajtueshėm, kjo ėshtė njė lloj robėrie; mund tė reagojė, mund tė bėhet hipik, mund tė shkojė nė ekstremin tjetėr, por edhe kjo gjithashtu ėshtė robėri – sepse reagimi varet nga vetė gjėja ndaj tė cilės reagohet. Mund tė shkosh nė fund tė botės, por thellė pėrbrenda mendjes ti proteston kundėr tė njėjtave rregulla. Tė tjerėt i pasojnė, ti reagon, por fokusi mbetet nė tė njėjtat rregulla. ata mund tė konfrontohen, shpinė pėr shpine, por janė nė barkė tė njėjtė.
Personi religjioz nuk ėshtė as reaksionar, e as revolucionar. Personi religjioz thjesht ėshtė i ēlirėt dhe i natyrshėm: as nuk ėshtė pėr diēka, e as kundėr diēkahi, ai thjesht ėshtė vetja; nuk ka rregulla tė cilat i ndjekė, dhe nuk ka rregulla tė cilat i mohon, ai thjesht nuk ka rregulla. Personi religjioz ėshtė i lirė nė qenien e vet, ai nuk ka shabllon shprehish dhe kushtėzimesh. Ai nuk ėshtė qenie e kulturuar – por jo nė kuptimin se ėshtė i pacivilizuar dhe primitiv, ai ėshtė model i civilizimit dhe kulturės mė tė lartė, por nuk ėshtė qenie e kultivuar. Ai ėshtė pjekur nė vetėdijėn e tij dhe nuk i nevoiten kurrfarė rregullash, ai rregullat i ka transcedentuar. Ai ėshtė i vėrtetė jo pse e vėrteta ėshtė rregull; me qenė i ēlirėt dhe i natyrshėm thjesht do tė thotė me qenė i vėrtetė, vėrtetėsia ndodh. Ai ėshtė i mėshirshėm, por jo pėr shkak se i pason rregullat: Bėhu i mėshirshėm! Jo. Duke qenė i ēlirė dhe i natyrshėm, ai thjesht ndien se mėshira noton rreth e pėrqark, nuk ekziston asgjė tjetėr nė lidhje me kėtė tė cilėn ai duhet ta bėj; kjo ėshtė vetėm nėnprodukt i vetėdijsimit tė tij. Ai nuk ėshtė as pro a kontra shoqėrisė – ai thjeshtė ėshtė pėrtej saj. Ai pėrsėri bėhet fėmijė, fėmijė i botės plotėsisht tė panjohur, fėmijė nė dimensionin e ri – ai pėrsėri ėshtė i lindur.
Ēdo fėmijė ėshtė i lindur i natyrshėm, i ēlirėt; mandej futet shoqėria, duhet tė futet pėr arsye tė caktuar – asgjė tė keqe nuk ka nė kėtė, sepse fėmija kurrė s’do tė ishte zhvilluar dhe kurrė s’do tė ishte aftėsuar pėr tė qenė religjioz nėse ishte lėrė stihisė, ai do tė kishte mbetur si shtazė. Shoqėria duhet tė vijė; shoqėria duhet tė kalojė – kjo ėshtė e domosdoshme. E vetmja gjė tė cilėn duhet mbajtur nė mend se shoqėria ėshtė kalim tė cilin duhet kaluar; nuk ka nevojė qė aty tė ndėrtohet shtėpia. Vetėm kjo duhet mbajtur mend: shoqėria duhet pėrcillet dhe transcedentohet. Rregullat duhen tė mėsohen e mandej tė ēmėsohen. Rregullat vijnė nė jetėn tėnde sepse kėtu ekzistojnė edhe tė tjerėt, ti nuk je vetėm.
Kur fėmija ėshtė nė mitrėn e nėnės ai ėshtė plotėsisht vetėm, rregullat nuk janė tė nevojshme. Rregullat kėrkohen vetėm kur tė tjerėt vijnė tek ti; rregullat vijnė me marrėdhėnie – sepse nuk je vetėm duhet tė mendosh edhe pėr tė tjerėt dhe t’i respektosh. Nė mitrėn e nėnės fėmija ėshtė vetėm; nuk ka rregulla, moral, pėr kurrfarė discipline nuk ka nevojė, kurrfarė rendi; por nė momentin kur lind, madje edhe me frymėmarrjen e parė ai socializohet. Nėse fėmija nuk qanė, mjekėt pėrnjėherė do ta detyrojnė, sepse nėse nuk qanė do tė vdes pėr disa sekonda. Ai duhet tė qajė se nė kėtė mėnyrė e hapė kalimin nėpėr tė cilin do tė mund tė merrė frymė. Ai duhet tė detyrohet pėr tė qarė – edhe frymarja e parė ėshtė madje sociale; tė tjerėt tė kanė modeluar qė nga fillimi.
Nė kėtė s’ka asgjė tė keqe! Kjo duhet tė bėhet, por duhet tė bėhet nė atė mėnyrė qė fėmija kurrė mos ta humbė vetėdijėn e vet, tė mos identifikohet me shabllonat e kulturės, duke mbetur thellė nė brendi ende i lirė, duke ditur se rregullat duhet ndjekur por jo se ato janė jeta, dhe gjithashtu duke e ditur se ato duhen tė mėsohen. Dhe kjo ėshtė ajo qė shoqėria e mirė do ta bėjė, do t’i mėsojė: “Kėto rregulla janė tė mira, por ka edhe tjera, dhe ato nuk janė absolute dhe prej teje nuk pritet qė tė kufizohesh vetėm nė to – njė ditė duhet t’i tejkalosh.” Shoqėria-komuniteti ėshtė e mirė po qe se pjesėtarėt e vet i mėson pėr civilizimin DHE transcedencėn; atėherė shoqėria bėhet religjioze. Nėse ajo kurrė nuk i mėson se kėto transcedentohen, atėherė ajo ėshtė sekulare dhe politike, atėherė nė atė shoqėri nuk ka religjion.
Duhet dėgjuar tė tjerėt deri njė njė distancė tė caktuar, e mandej fillon ta dėgjosh veten. Nė fund duhet tė kthehesh nė gjendjen origjinale. Para se tė vdes, pėrsėri duhet tė bėhesh fėmijė i pafajshėm – i ēlirė, i natyrshėm; se me vdekje ti pėrsėri hyn nė dimesionin ku je vetėm. Pikėrisht si nė mitrėn e nėnės, nė vdekje pėrsėri do tė hysh nė mbretėrinė e vetmisė. Atje kurrfarė shoqėrie nuk ekziston. E gjatė jetės duhet t’i gjesh disa vende, disa ēaste tė cilat janė si oaza nė shkretėtirė, ku vetėm i mbyllė sytė dhe kalon pėrtej shoqėrisė. Lėvizė pėrbrenda vetes, pėrbrenda mitrės personale – kjo ėshtė ajo qė do tė thotė meditim. Shoqėria ėshtė aty; ti vetėm i mbyllė sytė dhe e harron atė dhe qėndron vetėm. Atje nuk ka rregulla, nuk nevoitet karakteri, morali, gjuha, bota. Brenda mund tė jesh i ēlirėt dhe i natyrshėm.
Tė rritesh nė ēlirėsinė dhe tė natyrshmėn tėnde. Madje edhe nėse duhet disciplina e jashtme, por pėrbrenda qėndro i egėr. Nėse pėrbrenda mund tė qėndrosh i egėr e ende bėn gjėra tė cilat i nevoiten shoqėrisė, sė shpejti do tė arrish deri tek pika ku thjesht do tė transcedentosh.
Do t’jua rrėfej njė tregim e mandej do tė kaloj nė sutra.
Ky ėshtė sufi tregim: njė plak dhe njė djal i ri kishin udhėtuar. Derisa i afroheshin qytetit; te dytė ecnin pranė gomarit. Fėmijėt e shkollės kanė kaluar pranė tyre, dhe me pėrqeshje kanė thėnė: “Shikoni kėta budallenjėt, pranė vetes e kanė gomarin e shėndosh, e kėta ecin nė kėmbė. Tė paktėn plaku kishte mundur tė jetė mbi gomarin.”
Duke i dėgjuar fėmijėt, plaku dhe i riu janė pyetur: “Ēfarė tė bėjmė? Njerėzit po tallen me neve e sė shpejti do tė hymi nė qytet, mė mirė tė dėgjojmė atė qė thanė.” Kėshtu plaku ulet mbi gomarin, e djaloshi e pėrcjellė.
Kur iu kanė afruar grupės tjetėr tė njerėzve, kėta i kanė shikuar dhe iu kanė thėnė: “Shikoni, plaku po rrin ulur mbi gomar e djaloshi i gjorė po i shkon pas. Kjo ėshtė poshtėrsi! Plaku mund tė ecėn djaloshit duhet dhėnė shansin ta shalojė gomarin.” Kėshtu kėta dy i kanė ndėrrue vendet: plaku ka filluar tė ecėn e djaloshi ta shalojė gomarin.
Kanė hasur edhe nė grupėn tjetėr tė njerėzve edhe kėta kanė thėnė: “Shikoni kėta budallenjėt! Duket se ky djali ėshtė shumė arogant. Ndoshta plaku ėshtė baba apo mėsues i tij e po ecė nė kėmbė, derisa djali po rrin ulur mbi gomarin – kjo ėshtė kundėr rregullave!” Por ēfarė tė bėjnė? Vendosen se ekziston edhe njė mundėsi: do tė ulen bashkė nė shalė: kėshtu edhe vepruan.
Pėrsėri kanė hasur nė grupėn tjetėr tė njerėzve tė cilėt kanė thėnė: “Shikoni kėta njerėz, sa janė mizorė! Gomari i gjorė sa s’ka ngordhė – dy njerėz mbi njė gomar. Kishte qenė mė mirė qė ata ta bartin gomarin nė supet e veta.”
Kėshtu kėta dy pėrsėri kanė diskutaur, dhe gjatė bisedės kanė mbėrri tek lumi dhe ura. Para se tė mbėrrinė nė fund tė qytetit ata i thonė njėri tjetrit: “Mė mirė tė sillemi si na thonė banorėt e kėtij qyteti, se pėrndryshe do tė na konsiderojnė si tė marrė.” Kėshtu vendosėn t’i gjejnė dy shkopinjė bambusi, ia lidhin gomarit kėmbėt, dhe nisin ta bartin gomarin nė supet e veta. Gomari ka refuzuar sa mundet gomari, gomarėt nuk mund shumė lehtė t’i detyrosh pėr diēka. Ėshtė munduar tė ikė se ai nuk ėshtė ithtar i shoqėrisė dhe tė asaj ēfarė tė tjerėt thonė. Por dy veta pėr tė kanė qenė shumė, e kanė detyruar, kėshtu qė gomarit iu ėshtė duhur tė lėshoj pe.
Nė gjysmė tė urės, grupa e njerėzve iu janė afruar dhe i kanė rrethuar duke thėnė: “Shikoni kėta budallenjė! Kurrė s’kemi pa idiota si kėta dy – gomarin duhet shaluar, e jo pėr ta bartur nė supe. A jeni ēmendur?”
Kėta dy kanė dėgjuar derisa turma ėshtė grumbulluar. Gomari aq fortė ėshtė trembur saqė ka kėrcyer nga ura nė lum dhe ka ngordhur. Te dytė kanė vrapuar te poshtė, por – gomari kishte ngordhur. Ishin ulur pranė tij dhe plaku kishte thėnė: “Tash dėgjo…” Ky nuk ėshtė rrėfim i zakonshėm – plaku ka qenė sufi Mjeshtėr, njeri i ndritur, e djaloshi ka qenė nxėnės, dhe Mjeshtri i vjetėr ėshtė munduar t’i jep leksion, sepse sufistėt gjithmonė krijojnė situata; ata thonė se nuk mund tė mėsosh thellė krejt derisa nuk krijohet situata e njėjtė. Kjo pėr djaloshin ka qenė situatė e parė, e ka plaku i ka thėnė: “Shiko, si ky gomar qė ėshtė i vdekur, edhe ti do tė jesh i vdekur po qe se i dėgjon njerėzit sė tepėrmi, mos u brengos se ēfarė tė tjerėt thonė sepse ka me miliona njerėz dhe secili e ka mendjen e vet, dhe gjithsecli do tė thotė ndryshe; ēdokush e ka mendimin e vet, dhe nėse i dėgjon mendimet e tė tjerėve, e jotja do tė merr fund.”
Askend mos e dėgjo, qėndro vetvetja. Vetėm kalo, bėhu indiferent. Nėse ēdokend e dėgjon, ēdokush do tė shty tė shkosh nė kėtė apo atė rrugė. Kurrė nuk do tė jesh nė gjendje tė arrish deri tek qendra e jote mė e thellė.
Gjithsecili njeri duhet tė bėhet ekcentrik. Kjo fjalė angleze ėshtė e mrekullueshme; kjo do tė thotė jasht qendrės,e ne e pėrdorim si term pėr tė ēmendurit. Por tė gjithė janė ekcentrik, jasht qendrės, dhe e gjithė bota pėrpiqet tė tė ndihmojė tė bėhesh ekcentrik sepse ēdokush nė kėtė tė shtynė. Nėna jote tė shtynė kah veriu, babai kah jugu, daja bėn diēka tjetėr, vėllau diēka tjetėr, gruaja jote, natyrisht, prapė diēka tjetėr, dhe tė gjithė pėrpiqen qė diku tė tė shtynė. Me kohė do tė vije ēasti kur s’do tė jesh askund. Do tė mbetesh nė udhėkryq, duke qenė i shtyer nga veriu nė jug, nga jugu nė lindje, nga lindja nė perėndim, nuk shkon askund. Me kohė ajo do tė bėhet situatė e jote e vėrtetė – do tė bėhesh ekcentrik.
Situata ėshtė e tillė. Nėse vazhdon t’i dėgjosh tė tjerėt e jo qendrėn tėnde, kėto situata do tė vazhdojnė. Tė gjitha meditimet shėrbejnė pėr t’u bėrė i pėrqendruar, e jo ekscentrik, tė arrish deri tek qendra personale. Me kohė do tė bėhesh i aftė tė qeshesh me mendimet e tė tjerėve apo thjesht do tė jesh indiferent.E njėherė kur tė jesh nė qendėr, do tė bėhesh qenie e fuqishme; atėherė askush nuk do tė mund tė tė predikojė, thjesht do ta kesh opinionin personal, askush nuk do tė mund tė shty kah tė dojė. Thjesht, askush nuk do tė jetė aq i pacipė. Ti je aq i fuqishėm, nė qendėr tė vetes sate, kėshtu qė nėse dikush vjen me opinionin e vet, do tė harrojė tė tė afrohet; kushdo qė vjen tė tė shty diku thjesht do tė harrojė se pėr ēfarė ka ardhur. Apo, ma mirė me thėnė, posa tė afrohet, pėrnjėherė rreth teje do ta ndien forcėn.
Kjo ėshtė mėnyrė qė njeriu tė bėhet aq i fuqishėm sa qė e gjithė shoqėria, e gjithė historia nuk mund ta lėvizin as pėr njė centimetėr. Nė kėtė mėnyrė kanė ekzistuar Buda, Jezusi. Mund ta vrasėsh Jezusin, por nuk mund ta lėvizėsh. Mund ta shkatėrrosh trupin e tij, por pėr asnje milimetėr nuk mund ta lėvizėsh. Jo qė ai ėshtė jo-tolerant, kokėfortė, jo, ai ėshtė vetėm i koncentruar nė qendrėn e tij personale – dhe ai e di se ēka ėshtė mirė pėr tė, dhe ai e di se ēka ėshtė pėr tė e bekuar. Kjo veē ka ndodhė; tash nuk mund ta joshėsh me caqe tjera, asnjė tregtar mund mund ta joshė me asnjė synim tjetėr. Ai e ka gjetė shtėpinė e vet. Ai mund tė tė dėgjojė me durim, por nuk mund ta lėvizėsh. Ai ėshtė i centruar.
Ky centrim do tė jetė e para me tė cilėn do tė jesh i ēlirėt dhe i natyrshėm; pėrndryshe, nėse je i ēlirėt dhe i natyrshėm askush nuk mund tė tė ēoj askund. Pėr kėtė arsye fėmijėve nuk iu lejohet tė jenė tė lirshėm dhe tė natyrshėm, ata nuk janė akoma mjaft tė pjekur tė jenė tė tillė. Po qe se ata kishin me qenė tė ēlirėt dhe tė natyrshėm ata do tė kishin bredhur poshtė e lartė, jeta e tyre do tė kishte qenė dėshtim. Pėr kėtė arsye, unė them se shoqėria ka detyrė e cila kėrkohet. Ajo i mbronė fėmijėt; ata janė shumė tė brisht; ēdokush mund t’i shkatėrrojė; e shenjėta ėshtė aty, ajo nuk ėshtė nė gjendje ta gjej rrugėn e vet – asaj i nevoitet mburoja e karakterit.
Por nėse kjo mburojė e karakterit bėhet e gjithė jeta jote, atėherė do tė jesh i humbur. Nuk duhet tė bėhesh fortifikatė, duhet tė bėhesh mjeshtėr dhe duhet tė bėhesh i shkathėt tė dalėsh nga ajo. Pėrndryshe ajo nuk do tė jetė mburojė; do tė bėhet burg. Duhet tė bėhesh i aftė tė veprosh jasht karakterit tėnd. Nevoitet tė bėhesh i shkathėt qė, po qe se e kėrkon situata, tė pėrgjigjesh nė mėnyrė plotėsisht tė re. Nėse kjo shkathtėsi ėshtė humbur, bėhesh rigjid, atėherė nuk mund tė jesh i ēlirėt. Nėse kjo shkathtėsi ėshtė humbur, bėhesh jo i natyrshėm, atėherė nuk je fleksibil.
Fleksibiliteti ėshtė rini, rigjiditeti ėshtė pleqėri; ma shumė fleksibilitet, ma shumė rini; ma shumė rigjiditet, ma shumė pleqėri.
Kėtė duhet mbani mend, e mandej pėrpiquni ta kuptoni Tilopėn.
Pilati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė