Tema: Mistika
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-02-12, 23:51   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mistika

Shpikjet tė cilat sfidojnė shkencėn sot


Teknologjia dhe facilitetet e sotme nuk janė edhe aq tė reja.
Historia nuk ėshtė e ndriēuar vetėm nga zbulime tė mėdha vepėr shkencėtarėsh tė shquar. Ekzistojnė edhe shpikje dhe sidomos tė vogla tė dobishme pėr jetėn e dobishme, qė sigurisht nuk i kanė dhuruar famė autorit tė tyre. Kjo ėshtė historia e tyre.

Bindja se truri njerėzor ka evoluar me kalimin e shekujve ėshtė e gabuar, e demonstrojnė shpikjet qė janė realizuar nė tė gjitha epokat. Bile duket qartė sesi njeriu modern po pėrfiton nė kėtė epokė mijėra vitesh dije dhe eksperimentimi tė akumuluara gjatė historisė. Nė tė njėjtėn mėnyrė, edhe supozimi se njė qytetėrim ėshtė mė i pėrparuar se njė tjetėr ėshtė i gabuar: historia e shpikjeve demonstron sesi asnjė grup historik nuk posedon (apo nuk ka poseduar nė tė kaluarėn) ēelėsin e dijes. Nė tė gjithė epokat historike, brezat bashkėkohore janė ndodhur pėrballė njė serie tė re problemesh, karakteristike tė kohės. Pėr kėtė arsye, njeriu ėshtė impenjuar gjithmonė qė tė kėrkojė zgjidhje pėr tė gjitha problemet praktike tė jetesės sė pėrditshme, nė tė gjitha fushat: mjekėsi, ushqim, bujqėsi, transporte, komunikacione, urbanistikė, teknologji dhe mė pas akoma muzikė, jetė seksuale e kėshtu me radhė.

Pėrpara se tė vazhdojmė me udhėtimin tonė nė tė kaluarėn, parasėgjithash duhet tė dallohen shpikjet nga zbulimet: tė parat janė njė arritje njerėzore nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, pasi me tė krijohet diēka e re, tė dytat kufizohen qė tė nxjerrin nė pah atė qė tashmė ekziston nė natyrė. Sigurisht qė shpikjet rriten me zhvillimin e qytetėrimit e qytetėrimit material, por kėto nuk janė prerogativė e modernizmit tonė. Tė gjithė kemi studiuar nė shkollė zbulimet dhe shpikjet e mėdha tė bėra nga njeriu nė periudhėn parahistorike: zjarri, bujqėsia me plug, artizanati me krijimin e poēerisė dhe instrumentave tė gurit, rrota. Shumė lexues mund tė mbeten tė habitur nė konstatimin se shumė prej shpikjeve revolucionare zbresin nė mijėra vjet mė parė: pėr shembull, nė Indi qysh nė shekullin e I-rė B.C. (para erės sonė) praktikohej kirurgjia plastike; ndėrtimet e mėdha egjiptiane dhe maja - pėr tė dhėnė njė shembull tjetėr - nuk u lėnė gjė mangut qiellgėrvishtėseve moderne.

Ideja e kontraceptivit ėshtė shumė mė e vjetėr nga sa mund tė mendohet: i pėrket deri Egjiptit tė Lashtė. Dėshmia mė e vjetėr e njė ilaēi kontraceptiv vjen nga njė papirus egjiptian qė ekspertėt e datojnė rreth vitit 1850 B.C. Midis rekomandimeve tė tjera, dokumenti pėrmban tri receta pėr pėrgatitjen e suposteve vaginale. Nė njė prej kėtyre kėshillohet: "pėr tė mos mbetur shtatzėnė [...] jashtėqitje krokodili" tė pėrzier me tul buke dhe ingredientė tė tjerė. Qysh 300 vjet mė parė, nė njė papirus qė i pėrket vitit 1550 B.C., njė mjek egjiptian me emrin Kahum theksonte nevojėn pėr tė kėrkuar "njė metodė qė ta bėnte femrėn shterpė pėr njė periudhė tė caktuar kohe". Edhe kinezėt e lashtė pėrdornin receta antifekonduese. Duket, se egjiptianėt kanė qenė tė parėt qė kanė pėrdorur veshka dhe zorrė kafshėsh tė vajisura pėr tė shmangur tė gjitha rreziqet qė burojnė nga raportet seksuale, ndėrsa nė Orient pėrdoreshin copėra letre ta vajosura tė prera, cilindra lėkure apo zhguaj breshke fleksibėl. Duke qėndruar nė fushėn e mjekėsisė, nėqoftėse qysh nė vitin 2200 B.C. nė Mesopotaminė e Lashtė ishte krijuar njė legjislacion mjekėsor (kodi i Hamurabit) qė ndėshkonte kė gabonte operacionet, jepte kura tė gabuara apo nuk posedonte njė grup instrumentash tė vlefshme kirurgjikale, nė Egjipt dhe nė Indi, arti i mjekėsisė me dijet e tij ka pėrqafuar disa mijėvjeēarė.
Teksti mė i lashtė qė pėrmban nocione tė mjekėsisė ėshtė indian: bėhet fjalė pėr Atharvaveda, njė prej katėr librave Veda. Sipas fesė indiane, kėto tekste ju urdhėruan njerėzve drejtpėrsėdrejti nga Zoti Brahma. Datimi i Atharvaveda ėshtė i paqartė, por ndoshta u pėrket disa mijėvjeēarėve pėrpara Krishtit. Ama bėhet fjalė pėr njė shembull mjekėsie teurgjie, domethėnė terapish qė konsistojnė sidomos nė formula magjike dhe lutje. Por, rreth shekullit tė V-tė B.C., qėndrimi teurgjik ėshtė tejkaluar tashmė me Ayurveda dhe Librin Susruta. Ayurveda ėshtė njė pėrmbledhje praktikash higjenike dhe nocionesh mjekėsie empirike. Kurse Libri Susruta (Susruta Samhita) ėshtė njė prej shembujve tė lashtė traktati mbi anatominė dhe kirurgjinė. I shkruar nga Susruta di Varanasi (Benares), qė ka jetuar midis shekullit tė II-tė B.C. dhe shekullit tė II-tė A.D. (pas erės sonė), ėshtė njė tekst klasik si nė prozė, ashtu dhe nė vargje, dhe qė bėn fjalė pikėrisht pėr mjekėsi. Nė kėtė vepėr nėnvizohet rėndėsia e gjakut dhe struktura, funksionet dhe kurat e teksturave sanguine. Nė fakt, Susruta konsiderohet si babai i kirurgjisė; qe i pari qė zhvilloi teknikat e kirurgjisė plastike dhe pėrdorimin e implanteve epidermike pėrveē teknikave pėr rinoplastikėn. Gjithmonė nė Indi, nė fillimet e shekullit tė II-tė A.D., gjejmė kontributin e ēmuar lidhur me farmakologjinė, qė i detyrohet studimeve mbi Jatrochimica (shkencėn e pėrgatitjes sė ilaēeve minerale) nga ana e filozofit tė famshėm, mjekut ajurvedik dhe murgut budist, Nagarjuna (shekulli i II-tė A.D.). Nėqoftėse deri atėhere merreshin nė konsideratė vetėm bimė mjekėsore dhe barėra, me Nagarjuna u futėn substanca deri mė atėhere tė konsideruara toksike (pėr shembull, mėrkuri qė mund tė ishte i padėmshėm falė teknikave tė veēanta tė zhvilluara nga vetė mjeku dhe murgu indian). Kurse mjekėsia egjiptiane konsiderohet njė shembull klasik i mjekėsisė protohistorike.

Ka baza fuqimisht empirike, qė derivojnė nga vėzhgimi i realitetit, edhe pse ngushtėsisht e lidhur me fenė. Qe edhe falė praktikės sė ballsamosjes sė kufomave qė egjiptianėt fitojnė dituri anatomike. Disa papirusė egjiptianė tė gjetur gjatė punimeve arkeologjike - sidomos njė pėrmbledhje shkrimesh mjekėsore qė i pėrkasin vitit 1550 B.C. (Papirusi Ebers dhe Brughsch) apo deri edhe mė parė - e konfirmojnė kėtė tezė, pasi qė janė demonstruar traktate mjekėsie nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, ndėrsa gjetja e instrumentave mjekėsore tė ngjashme me ato tė pėrdorur sot nė spitale na bėn tė imagjinojmė, se nė atė kohė kryheshin operacione kirurgjikale nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Tė mos harrojmė se ėshtė verifikuar se rreth vitit 3000 B.C. operonte shkolla mjekėsore e Osirisit nė Heliopolis. Pikėrisht nė Egjipt, ekzistojnė dėshmi lidhur me praktikimin e artit odontoiatrik nga ana e disa mjekėve. Duke shqyrtuar disa mumje me rreze X apo duke studiuar disa gjetje qė i pėrkasin vitit 3000 B.C., disa studiues kanė konstatuar sesi nė kėtė periudhė praktikoheshin rėndom jo vetėm heqjet, por edhe bllokimet; realizoheshin edhe pastė dhėmbėsh me temjan, plumb dhe oksid bakri. Mė tė mirėdokumentuara nė kėtė fushė janė nė fakt disa gjetje etruske, qė i pėrkasin afėrsisht vitit 700 B.C., ku zbulohet se njė pacienti jo vetėm qė ju hoq njė dhėmb, por ky u zėvendėsua me njė kopje artificiale. Edhe tjetėrkund, pėr shembull nė Kinė apo nė Amerikė, falė gjetjeve ėshtė mundur tė pėrcaktohet se popujt indigjenė njihnin shumė mjekėsi. Nė disa shpella tė Kalifornisė janė gjetur afreske qė i pėrkasin kulturės Mesoamerikane qė riprodhojnė nė mėnyrė shumė tė ngjashme strukturėn e ADN-sė. Nuk duhet harruar se, "babai i mjekėsisė" konsiderohet Hipokrati, i lindur rreth vitit 460 B.C. Nė fakt, pikėrisht me Hipokratin, mjekėsia pati njė adresė pothuajse definitive, duke u ēliruar nga ēdo ndikim klerikal dhe duke fituar ato parime thelbėsore tė mjekėsisė shkencore tė vėrtetė.

Edhe nė fushėn e Inxhinierisė sė Ndėrtimit, tė lashtėt nuk qenė mė pak. Pėrveē piramidave apo tempujve parakolombianė tė famshėm, kryevepra tė arkitekturės dhe tė shkencės sė konstruksioneve, shkėlqime tė tjera shpjegojnė sesi vepra tė ngjashme nuk janė fryt vetėm i forcave tė konsiderueshme tė punės materiale. Porti i madh Caesarea Maritima nė Izrael, i ndėrtuar midis viteve 22 dhe 9 B.C. nga Herodi i Madh, tiran me famė biblike, mbetet njė shembull aftėsie tė lartė. Sipas njė pėrshkrimi tė hollėsishėm tė lėnė nga historiani Josephus Flavius, njė port i tillė ishte pajisur me njė barrierė ujore artificiale me 60 metra gjerėsi, mjaftueshmėrisht e madhe sa tė pėrmbante vendstrehime harkore pėr marinarėt. Veē kėsaj, ishte i rrethuar nga njė metropol guri gėlqeror tė bardhė dhe rrugėt e tij qenė hequr sipas njė projekti kompleks dhe tė zbukuruar me shatėrvanė tė shumta me ujė tė ėmbėl.
Shumė e shumė vite mė parė, nė Egjipt filluan punimet e njė kanali qė tė lidhte Mesdheun me Detin e Arabisė. Vepra ka qenė paraardhėsja e kanalit shumė tė famshėm tė Suezit. Punimet filluan nėn mbretėrimin e Sesotris tė II-tė shumė vite pėrpara ardhjes sė Krishtit, u zhvilluan mė pas nga Necao i II-tė dhe u pėrfunduan, pasi Dari pushtoi Egjiptin. I lėnė i papėrfunduar, rėra e shkretėtirės e mbuloi me kalimin e kohės, arabėt rifilluan punimet. Tėta e rimbuloi sėrish kanalin deri nė vitin 1869. Duke qėndruar nė Lindje tė Mesme, nė fillim tė shekullit tė IX-tė, gjatė mbretėrimit tė Harun al-Rashid, Bagdadi ishte qyteti mė i madh dhe i begatė i botės, njė shembull qytetėrimi urban tejet i sofistikuar. Qyteti kishte njė lloj spitali falas me nja 1000 mjekė, njė shėrbim postar tė rregullt, njė sistem tė mirė furnizimi ujor, njė rrjet tė mirė ujėrash tė zeza, 15000 hammam (banja dhe llixha), qindra xhami dhe shumė biblioteka. Qyteti mbeti njė prej qendrave kryesore kulturore dhe tregtare tė botės islamike deri mė 10 shkurt tė vitit 1258, kur u plaēkit nga mongolėt e drejtuar nga Hulagu, nip i Genghis Khan. Gjithmonė nė Lindje, qytetet e lashta pakistaneze Mohenjo-Daro, Harappa, Kalibanga, dispononin njė projekt planifikimi urban tė pėrsosur, me kanale evadimi pėr mbeturinat dhe njė sistem ujor efikas. Pikėrisht, qyteti Mohenjo-Daro ka rrjetin e ujėrave tė zeza mė tė lashtė tė historisė, qė i pėrket vitit 2500 B.C.

Nė banesat mė tė lashta tė Koresė ekzistonte edhe njė impiant modern ngrohjeje, i pėrbėrė nga tubacione nėn dysheme ku qarkullonte ajėr i ngrohtė. Duke qėndruar nė fushėn e urbanistikės, duhet regjistruar habia absolute e pushtuesve spanjollė nė Meksikė, kur nė vitin 1519 kur hynė nė kryeqytetin e lashtė aztek Tenochtitlįn (tani Mexico City). Nė Europė, nuk ishte parė kurrė ndonjė gjė e krahasueshme me tempujt dhe pallatet e mrekullueshme tė kėtij qyteti, tregun e pasur tė saj, dyqanet e llojeve tė ndryshme, kanalet e dendura tė pėrshkuara nga ura tė transportueshme, kopshtet e jashtėzakonshėm lundrues nė shkallė tė gjerė, rrugėt me nė qendėr njė rrip gurėsh shumėngjyrėsh pėr tė delimituar dy rrugėt e ecjes. Megjithatė, duhet kujtuar se dėshmitė e para tė shtėpive tė ndėrtuara me tulla prej balte tė thara nė diell i pėrkasi vitit 7000 B.C. Njė prej vendeve mė tė lashta qė njihen nga kėto fshatra ėshtė ai i Qual'at Jarmo qė ngrihet nė ultėsirėn Chamchama (Iraku verior).
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė