Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-01-12, 19:02   #2
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 100 vite shtet

Shqiptarė tė bashkuar nė Tiranė filluan kremtimin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė







Tiranė, 17 janar - Kuvendi i Shqipėrisė mblodhi mesditėn e sotme nė sallėn e tij pėrfaqėsues tė tė gjitha trevave shqiptare, pėr tė celebruar tė bashkuar nisjen e kalendarit tė veprimtarive festive me rastin e 100 vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Me deklarata emocionale pėr ditėn qė pėrkon edhe me 544 vjetorin e prijėsit dhe heroit kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbe, udhėheqės dhe pėrfaqėsues nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi celebruan nisjen e ditėlindjes kombėtare tė shqiptarėve.

Kryeministri Sali Berisha gjatė fjalės sė tij nė ceremoninė e ēeljes sė kalendarit tė veprimtarive me rastin e 100 vjetorit tė pavarėsisė, nė ambientet e Kuvendit tė Shqipėrisė u shpreh se sot pėrfaqėsues nga mbarė trevat shqiptare mblidhen nė ditėn kur prijėsi i vendit mbylli sytė.

"Jemi mbledhur nė ditėn kur mbylli sytė prijėsi i vendit, Skėnderbeu, nė njė akt tė madh nderimi ndaj atij tė cilit i detyrohemi ekzistencėn e kombit shqiptar. Ne jemi mbledhur si pėrfaqėsues tė tė gjitha trevave pėr tė festuar fillimin e 100 vjetorin e pavarėsisė. Kėtė ngjarje ja dedikojmė faktit qė ne nė ēdo kohė, nė ēdo furtunė qėndruam sė bashku, thellė nė shpirtin, zemrėn dhe aspiratėn e shqiptarėve. Thellė nė shpirt qėndron parimi njė komb, njė qėndrim, asgjė nuk mund tė ndajė shpirtin e njė kombi, trupin po. Lavdi Zotit ne vijmė tė lirė nė sallė se qėndruam sė bashku”,- deklaroi Berisha.

Kryeministri shqiptar u shpreh se njė nderim i madh nė kėtė ditė i takon plakut tė urtė tė Vlorės, i cili u shpreh kundra qėllimit tė tryezave botėrore pėr fshirjen e shteti shqiptar nga harta.

“Pavarėsia e Shqipėrisė ishte imponim i luftėrave shqiptare nė Kosovė dhe trevat tė tjera. Sot nderimi mė i madh i takon plakut mendjendritur, gjeniut vizionar, Ismail Qemali, i cili nė rrethanat mė tė vėshtira kmbėtare dhe ndėrkombėtare shpalli nė Vlorė pavarėsinė e Shqipėrisė, ndonėse nė 1/3 e vendit. Ky vizionar e kishte tė qartė se nė tryezat e kohės ishte qėllimi fshirja nga harta e botės e shqiptarėve dhe shtetit tė tyre”,- u shpreh Berisha.

Berisha theksoi sot nė fjalėn e tij nė seancėn speciale pėr ēeljen e festimeve tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė se kontribut tė ēmuar dhe tė madh pėr konsolidimin e shtetit shqiptar dha, Ahmet Zogu.

"Do kujtoj emra tė cmuar qė kontribuan, pėr pavarėsinė, “Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Ahmet Zogu, sepse nė mėnyrė tė veēantė pėr pėrpjekjen pėr konsolidimin e shtetit shqiptar dha ndihmesė tė madhe, dhe ky ėshtė Mbreti i parė i shqiptarėve, Ahmet Zogu”.

Berisha e vlerėsoi kėtė pėrvjetor tė 100-tė tė pavarėsisė si kryengjarja e njė shekulli pėr shqiptarėt

“Parimi njė komb, njė qėndrim ėshtė i rrėnjosur thellė nė mendėsinė e shqiptarėve”.

Duke kujtuar vitet ’90, kryeministri tha se nė ato vite parim themelor, ishte cėshtja kombėtare. “Nė vitet '90 ne shpallėm si parim themelor ēėshtjen kombėtare, si yllin polar tė politikės shqiptare. Ky ėshtė njė shekull i pėrpjekjeve dhe sakrificave tona tė mėdha mbarėshqiptare, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni et”.

Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi pėrshėndeti seancėn specaiale qė organizoi Kuvendi i Shqipėrisė me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Krasniqi theksoi se pavarėsia e Shqipėrisė, data e shpalljes sė saj, ėshtė njė datė e vecantė dhe pėr Kosovėn, pasi nga ajo datė pati vetėrilindije dhe rilindje.

Sipas Krasniqit, emra tė shquar si Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Adem Jashari qė mund tė barazohen me simbiozėn menēuri dhe trimėri, sollėn pėrvjetorė tė tillė qė nuk mund tė jenė vec bazament reflektimi. Sipas, Krasniqit, politika sot duhet tė marrė shembull nga kėta emra.

“Duke marrė shkas nga kjo plejadė e lavdishme, liderėt ti thėrrasin mendjes pėr harmoni , tė veprojnė me arsye, tė shėrbejnė me mirėkuptim, tė bėhen udhėrrėfyes pėr tejkalimin e veseve”.

Mė tej, Krasniqi theksoi se Shqipėria pavarėsisht se nga kush qeveriste ėshtė dhe do tė mbetet, shtet i shqiptarėve, kudo ndodhen ata. “Mund tė ndėrrohen formacione tė administrimit, por Shqipėria, shteti i shqiptarėve, tė gjallė e tė shuar do tė jetojė pėr jetė tė jetėve. Tė nderuar bashkėkombės, nė kėtė pėrvjetor jubilar nuk dua tė fsheh ndjenjėn e krenarisė, kėnaqėsinė, e kundėrta do mė ē’pėrfytyronte, Shqipėria do jetė nė jetė tė jetėve e lirė dhe e pavarur”.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatė fjalės sė saj hapėse nga foltorja e Kuvendit nėnvizoi se sot shqiptarėt celebrojnė ditėlindjen e madhe kombėtare.

“Sot jemi pėr tė celebruar ditėlindjen e madhe kombėtare. Ne kėtė vit nderojmė tė lirė ngritjen e flamurit tė finalizuar nė Vlorė. Nė historinė tonė kombi ka festuar ditėlindjen dy herė, e para 1444 dhe 1912 pėr tė mbėrritur nė pavarėsinė e Kosovės Gjatė Rilindjes para dhe gjatė lidhjes sė Prizrenit, e mė pas pėr tė mbėrritur tek dita e flamurit pėrpjekjet ishin tė mėdha. Ideali dhe qėllimi i shejtė i Skėnderbeut ishte bashkimi i shqiptarėve. Feja e shiptarėve ėshtė Shqiptaria, Pasko Vaso i parapriu shekullarizimit me kėtė shprehje”,- theksoi Topalli.

Kryeparlamentarja Topalli, e cilėsoi historinė e krijimit tė shteti shqiptar si histori gjaku dhe djerse pėr ato qė e jetuan dhe pėrcaktuan tė ardhmen e shqiptarėve.

“Ne nderojmė ato qė lexuan deklaratėn e pavarėsisė. Historia pėr krijimin e shteti shqiptar nuk ishte vetėm histori gjaku, por edhe djerse dhe vizioni qė pėrjetuan tė ardhmen e vet dhe tė tonėn. Pa veprėn e tyre ne nuk do kishim Shqipėri, Kosovėn, flamurin dhe kombin ndaj ne festojmė me liri ditėn tonė tė flamurit”,- u shpreh Topalli.

Kryetarja e Kuvendit u shpreh se shqiptarėt festojnė dhe i falen flamurit tė Skėnderbeut, i cili pėrmbledh kujtimet e njė kombi.

www.koha.net
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė