Tema: Migjeni
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-10-11, 00:28   #36
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

vijimi


Kjo lidhje, sipas Andreas, ishte padyshim e vetmja dashuri e vėrtetė e jetės sė shkurtėr tė Milloshit. Gjithė lidhjet e tjera do tė qenė rastėsore e kalimtare, simpatira, ndonjė flirt, me pėrqafime e puthje, por, pėr hir tė sė vėrtetės, theksonte Andrea, Milloshi anjėherė nuk kish provuar kontakte tė plota fizike. E pra, ai nuk kish rėnė kur nė shtrat me ndonjė femėr, sado qė mosha ia kėrkonte. Digjej nga brenda, por nuk e lėshonte veten. Kėtė Andrea e rrėfente me njė lloj pezmi, por kėshtu ishte koha.
Nė Shkodrėn e atėhershme fanatike dhe mikroborgjeze, ku ishe i vėzhguar nga syri i keq, pėr Milloshin serioz s’kish rrugė tjetėr veē vetėpėrmbajtjes. Sa pėr shtėpitė publike, qė gjendeshin nė qytet dhe frekuentoheshin jo pak, qoftė dhe nga shokėt e tyre, as qė bėhej fjalė. Milloshi, sado qė qėndronte larg, nuk do tė thosh se nuk kish dijeni se ē’ndodhte nė qytet dhe ē’bėhej pas mureve tė shtėpive me drita tė kuqe. Ky ishte njė realitet social sa joshės aq dhe i dhimbshėm, qė poeti e njihte nė distancė dhe e pėrjetonte. E pėrjetonte nga pozita e artistit dhe e qytetarit, por kjo nuk do tė thoshte se dhe atij nuk i vlonte gjaku. Dhe kėtė Andrea e dinte mirė, ndaj dhe do tė kishte raste qė dilte nga vetja dhe padashur do tė mė hapej duke mė treguar se si e qanin kėtė hall me njėri-tjetrin.
Nė kėtė atmosferė sinqeriteti dhe intimiteti, i gjendur pėrballė kėmbėnguljes dhe kureshtjes sime, Andrea njė ditė mė foli pėr njė ngjarje, qė unė do tė pėrpiqem ta ritregoj duke u mbėshtetur nė shėnimet qė kam mbajtur sipas rrėfimit tė tij.
Nė pranverėn e vitit 1935 Milloshi shėndetlig, kur shėrbente si mėsues nė Vrakė dhe shkonte e vinte pėrditė me biēikletė, njė mbrėmje, kur u kthye nė shtėpi, u tregoi motrave se kish pėshtyrė gjak. Merret me mend se ē’situatė dėshpėruese u krijua pėr tė dhe pėr tė afėrmit. Tuberkulozi nė shtėpinė e tyre i kish marrė jetėn tė ėmės dhe tė vėllait, Nikollės, tamam nė moshėn e tij. Kėshtu do tė fillonte kalvari i vizitave mjekėsore sa nė Shkodėr e nė Tiranė, do tė shkėputej nga shkolla dhe pėr 2-3 muaj do tė pushonte. U duk sikur e mori pak veten, por as qė bėhej fjalė pėr shėrim, nė njė kohė kur tuberkulozi atėherė ishte sėmundje tepėr e rrezikshme. Specialistėt i rekomanduan tė shkonte pėr t’u mjekuar nė ndonjė sanatorium jashtė shtetit. Kėrkoi tė shkonte nė Golnik tė Sllovenisė, por konsullata jugosllave nuk i dha vizė pėr shkak se Millosh Nikolla jepte mėsim nė gjuhėn shqipe nė njė fshat minoritar malazez. Nė kėto kushte vendosi tė shkojė nė Greqi. Andrea do t’i qėndronte pranė gjatė gjithė kėsaj kohe. Do t’i vente nė shtėpi, do tė dilnin pėr tė marrė ajėr tė pastėr, do tė shėtisnin Rrugės sė Madhe. Ai do t’i jepte kurajė, do t’i gjendej pėr aq sa mundej, megjithėse dhe vetė ishte me probleme shėndetėsore. Vuante herė pas here nga gjendje depresive, por me sėmundjen e Milloshit e harroi hallin e tij.
Erdhi dhe dita kur Milloshi do tė nisej pėr nė Greqi. Natėn e fundit ata do tė dilnin e do tė shėtisnin deri nė orėt e vona. Qėllimisht, Andrea atė natė do ta largonte bisedėn nga hallet e sėmundjes. Fliste pėr gjėra tė gėzuara, do tė tregonte barsoleta, do t’i thoshte pėr njė histori tė fshehtė dashurie tė njė tė riu mysliman me njė vajzė katolike, pėr fjalėt qė qarkullonin se ishte parė tė dilte nga shtėpia publike Sekretari i Prefekturės. Milloshit atė natė iu kthye humori dhe i foli me qejf pėr udhėtimin qė do tė bėnte. Do tė shkonte nė Tiranė e prej andej nė Elbasan e Korēė, ku s’kish shkelur asnjėherė, e pastaj drejt kufirit. Pikėrisht nė kėtė bisedė Andrea kishte ndalur hapat dhe, duke u kthyer nga ai, i kish thėnė: “Millosh, a e di se ē’kam menduar? Ky udhėtim jashtė shtetit, larg syve tė botės, ėshtė rasti mė i mirė, a e di pėr ē’ka?” Milloshi, gjithė kureshtje, nuk ia kish ndarė sytė dhe pak i befasuar e kish pyetur: “E pėr ē’ka Andre?” Dhe Andrea kish shqiptuar kėto fjalė: “Ėshtė rasti ta provosh njėherė atė ēka s’e ke provuar kurrė, as ti e as unė. Tė biesh nė shtrat me ndonjė femėr. Nė Greqi thonė se ka shtėpi publike tė mira, me femra tė bukura e tė pastra, tė kontrolluara. Them shko provoje. Me shėndet shyqyr je mė mirė tani. S’ke pse e humbet kėtė rast”. Milloshi e kish dėgjuar, gati i shtangur dhe kur ai mbaroi fjalėt, kish ulur sytė. Nuk kish folur njė hop dhe rrinte i menduar, pėr tė mos thėnė si i zėnė nė turp. Pastaj e kish pyetur: “A me gjithė mend e ke, Andre?” Tjetri ia kish pritur i vendosur: “Po, madje tė shkosh pa gajle fare. Ta provosh njėherė, he burrė! Asgjė s’ka pėr tė tė gjetur. Tashti jemi nė moshėn e burrėrisė, ē’tė keqe ka nė kėtė mes? Vetėm vajzat shkojnė tė virgjėra nė shtratin e martesės, burrat jo, Millosh”. Kish pasuar njė heshtje e gjatė dhe pas kėsaj Milloshi kish shqiptuar thekshėm fjalėt: “Ėshtė punė qė s’bėhet, Andre”. Po Andrea do tė kėmbėngulte nė arsyetimet e tij, aq sa erdhi njė ēast qė e kish prekur nė sedėr. “Ta dish, - i kish thėnė tjetri gjithė pezėm, - po u ktheve i virgjėr, Andrea s’ka pėr tė folur me gojė”.
Dhe filluan tė ecin nė heshtje deri sa pastaj Milloshi foli me gjysmė zėri: “Tash po e mendoj e mandej shohim e bajmė”.
Me kėto fjalė ata u ndanė atė natė. Tė nesėrmen Milloshi u nis, po Andrea, gjatė gjithė kohės qė ai mungoi, nuk i largohej
mendja nga ajo qė i kish thėnė. Kaluan kėshtu ditė, por jo shumė, kur pėr ēudi Milloshi ishte kthyer mė shpejt se sa pritej. Duhej tė qėndronte tė paktėn njė muaj e ca, kurse ai erdhi pa mbushur muajin. I kish rėnė nga Follorina nė Selanik e prej andej nė Athinė pėr t’u shtruar na sanatoriumin e Vollosit pėr 2-3 javė. Kėshtu, nga mesi i gushtit ai u kthye pėrmes detit nė Sarandė dhe arriti pastaj nė Shkodėr. Andrea e kujtonte takimin pas kthimit: i qe dukur si mė mirė dhe me humor, sado qė vinte i lodhur nga udhėtimi i gjatė. Ai nuk qe nxituar ta pyeste, ishte treguar i pėrmbajtur dhe, ndonėse e tundonte kureshtja, priste rastin mė tė pėrshtatshėm. Dhe pas disa ditėve, kur ishin ulur nė njė nga kėndet e veēuara tė Kafes sė Madhe, Andrea, nė bisedė e sipėr, kish marrė guximin ta ngacmonte. “Millosh, a kish femra tė bukura andej pari? Dhe ai pėr ēudi, ndryshe nga biseda e fundit, qe treguar i shpenguar, me pėrgjigjen nė majė tė gjuhės. “Kish, si nuk kish, Andre, veē jo mė tė bukura se kėto tonat. Pėr kėtė nuk tregohem subjektiv. Jam i bindur. Njė gjė ėshtė e vėrtetė, nė paraqitje ato ishin mė tė lira e mė moderne. Pėrgjithėsisht brune, me sy tė zinj dhe plot temperament”. Kaq tha Milloshi dhe nuk e zgjati. Atėherė Andrea mori ta pyesė prapė: “Po shtėpi me drita tė kuqe, a ndeshe?” Milloshi sikur uli sytė dhe iu pėrgjigj: “Po, po ndesha. Ishte njė rrugė e veēantė, ku ato qenė vendosur. M’u kujtove ti, Andre, dhe me thanė tė drejtėn u ndjeva nė siklet. M’u desh tė luftoj me veten, me gjykimet e paragjykimet, me sedrėn deri sa vendosa. Tė bėhet ē’tė bėhet, thashė me vedi dhe, megjithėse mė dukej sikur mė shikonin njėqind palė sy, iu drejtova njėrės prej atyre shtėpive tė heshtura dhe misterioze. Si ngjita njė palė shkallė, u gjenda para njė dere tė hapur, mbuluar me perde gjysmė transparente, qė e lėvizte era e detit. Kur mora tė hyj, veē kur mė del pėrpara njė meso grua, lye e pėrlye gjithė tualet, me gjoks tė hapur e buzė tė pėrveshura. I fola frėngjisht dhe ajo m’u pėrgjigj me tė njėjtėn gjuhė, duke mė futur nė njė dhomė, ku nė tė katėr muret vareshin portrete tė bukura femrash.
vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė