Tema: Migjeni
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-10-11, 00:28   #37
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

vijimi


Mė ftoi tė ulem dhe zuri tė mė pyesė, si i huaj qė isha, nė se mė kish pėlqyer Athina dhe a kisha bėrė ndopak qejf nėpėr taverna ku luhej buzuk, kėrcehej e pihej njė lloj vere popullore greke, qė nuk e mbaj mend si quhej. Unė rrija serioz dhe, pse jo, i trazuar shpirtėrisht, duke iu pėrgjigjur shkurt e prerė, pa ia zgjatur fjalėn. Mendo, kisha hyrė nė rol dhe s’po dija si ta luaja. Heshtja ishte gjėja mė e mirė, ndėrsa ajo i bėnte reklamė shtėpisė sė saj tė kuqe, vajzave tė bukura dhe higjienės sė garantuar. Shpejt kuptova se ajo ishte padronia dhe gjithė sa fliste kish tė bėnte me detyrėn e saj. Pastaj mė pyeti pėr preferencat e mia, nė se e doja brune a bionde, tė hollė a tė shėndoshė, pėr ndonjė pije qė do tė konsumoja, pėr kohėn sa do tė qėndroja e s’di ēka tjetėr. Mandej mė zgjati njė biletė me numrin e dhomės dhe ēmimin qė duhet tė paguaja. Unė u ngrita nė kėmbė, por isha aq i hutuar, sa harrova tė paguaja dhe u desht ajo tė ma kujtonte. Atėherė dola nė korridor. Njė korridor i gjatė e i qetė, me dhomat qė vinin njėra pas tjetrės, ku dallonin nga larg numrat e damkosur nė derė. Numrin tim nuk e harroj. Ishte 7 dhe e ndesha nga fundi i korridorit. Mezi i pėrmbaja emocionet. Mė vlonte dėshira, por mė shumė njė dreq droje qė s’m’u nda pėr asnjė dekikė. S’dija a isha adoleshent a burrė apo tė dyja sė bashku, veē kuptoja se mė kish sjellė aty pasioni, dėshira pėr ta provuar njė pasion tė panjohur, pėrderisa nuk kisha kurrfarė ndjenje tė brendshme. E pra, mė kupton s’kisha zemėr, po njė pasion tė verbėr, njė nevojė fizike burri pėr tė shfry me njė femėr tė paparė kurrė me sy. E nė ato ēaste m’u kujtove ti, Andre, e tė kam qortuar, pėr mos thanė qė tė kam sha vet me vete, qė mė kishe prek nė sedėr, drejt asaj qė isha nis tė kryeja. Por thellė-thellė fajin s’ma kishe ti, po e kisha vet. E ndėrkaq, megjithėse shpirt trazuar, ndjehesha burrė, sepse isha ndez pėrbrenda. Sepse, sapo arrita para derės, s’e pata pėr gjė tė shtyp butonin e ziles dhe veē kur dėgjoj njė zė tė butė qė mė erdh si nga larg. Atėherė hapa derėn, u futa brenda dhe u gjenda nė gjysmė terr. Vrejta nė krye tė dhomės njė abazhur qė lėshonte dritė tė mekur dhe anash tij njė krevat dopio, ku sipėr qėndronte ndenjur ajo, me sy drejtuar nga unė. Dėgjova ca fjalė, qė ajo i tha nė gjuhėn e vet, ndėrsa unė afrohesha ngadalė. Mandej ajo zbriti nga krevati, u ngrit nė kėmbė dhe mė hodhi duart nė qafė. Unė e vėreja ngulshėm. Ishte njė vajzė thuajse e re, trupgjatė, e hajthme, brune, me ca sy tė ndezur si gaca, me njė gjoks tė lėshuar, kofshė tė holla e lėkurė tė zbehtė brana-brana, si ta kishin kafshuar apo goditur. Tek e pashė kėsisoj, sikur mė ra vrulli dhe qėndroja nė kėmbė, ndėrsa ajo mė hoqi kėmishėn e teshat e brendshme dhe filloi tė mė puthė gjoksin. Mandej unė e rroka fort dhe m’u bė sikur asaj i kėrcitėn kockat dhe ndjeva erėn e njė parfumi tė rėndė. E ndėrsa unė vėshtroja ngultas fytyrėn e saj tė tretur dhe tė munduar, ajo u zhvesh vrulltas, i hodhi fluturimthi tė brendshmet pėr tokė dhe u ngjesh pas meje. E pėrkėdhela butazi, kur ajo m’u spėrdrodh si gjarpėrushe e bėri ca lėvizje lajkatare, duke lėshuar afshe tė thekshme. Pėr dreq, atė ēast sepse mė shkoi mendja se gjithė lėvizjet e saj qenė mekanike, qė ajo me siguri i pėrsėriste nga njė seancė seksi nė tjetrėn. Dėgjoja thirrjet e pasthirrmat qė lėshonte e mė dukeshin se nuk i dilnin nga shpirti, po qenė pjesė e riteve tė saj profesionale. E, pra, ajo ishte brenda zanatit tė vet dhe unė s’di pse u kapa prej tyre dhe sikur u shkreha. Dhe mė beson, m’u shfaqėn para syve ato tonat kėtu nė Shkodėr tek i kam parė Rrugės sė Madhe, duke u spėrdredhė. Dhe kjo, qė kisha pėrfund vetes, kėshtu mė dukej. Nga ato qė shesin mishin e bardhė dhe ē’nuk bėjnė pėr tė kėnaqur klientin. Atėherė mė shpėrthyen mendimet, thua se po bisedoja me ty. Ato mendime qė flasin pėr drejtėsi e ideale sociale, pėr qėndrime nė mbrojtje tė kėtyre qenieve tė dobėta e tė nėpėrkėmbura nga shoqėria. Ndjeja dhimbshėm dallimin mes asaj ēka po ndodhte me mua nė ato ēaste dhe mendimeve qė mbajnė nė kėmbė personalitetin tim. E pra, dhe unė, si shumėkush, kisha ardh te nji nga kėto viktima, qė, nė vend t’i mbroja, nė njė farė mėnyre, po i shfrytėzoja. Nuk di sa realist jam e sa tė drejtė kam qė arsyetoj kėsisoj, por nuk dua tė tė mashtroj. Kėto mendime mė vunė poshtė sepse, nė vend qė tė tregohesha burrė, ta vija nėn vete ashtu siē lypet e ajo ta ndjente forcėn time mashkullore, erdha e u lėshova dhe pasioni qė mė kish sjellė aty po fikej dalėngadalė. Kurrė njėherė nė jetėn time s’jam ndjerė aq keq sa nė krahėt e asaj femre tė panjohur. Atėherė, ashtu si mė erdhi, ia mora kokėn nė mes dy duarve, e shtrėngova fort pas gjoksit, pastaj e putha dhembshurisht nė fytyrė, nė sy, nė ballė. Jo njė herė, por disa herė dhe dikur e largova nga vetja, ndėrsa ajo mė vėshtronte e ēmeritur dhe e ēatrafilluar dhe pėshpėriste ca fjalė qė unė s’ja merrja vesh.
Mė nė fund u ngrita e mora tė vishem ngadalė, i menduar, me sytė nga ajo, i bindur se vėshtrimi im barte mirėsi, ndjesė, dashuri njerėzore, qė ajo e meritonte. Mė ngushėllonte shpresa se gjithė ē’po ndodhte me mua, nė gjysmė terrin e asaj dhome, nuk e kishin fyer e aq mė tepėr lėnduar atė grua fatkeqe. Nė pamundėsi tė merreshim vesh me fjalė, unė i flisja asaj me heshtjen time dhe ajo mė duket se kėtė e kuptoi. Sepse, para se tė ndaheshim, ajo u ngrit nė kėmbė, m’i mori duart e m’i puthi, me sytė e saj tė lagur. Pas kėtij gjesti s’kisha pse ta zgjasja mė, u shkėputa njerėzisht dhe dola nga dhoma.
Kjo ishte e gjithė historia, Andre, qė mori shkas prej teje, por me thanė tė vėrtetėn dhe unė thellė vetes, si ēdo mashkull, e dėshiroja. Por ja qė nuk funksionoi, jo se unė nuk isha burrė, por burri i vėrtetė, siē e konceptojmė unė e ti, s’ka pse e provon me viktimat e shoqėrisė.
Ky kish qenė rrėfimi i Milloshit, qė Andrea ma ritregoi me hollėsi e nostalgji tė thellė, si njė kujtim tė shtrenjtė qė ruante nga miku i tij i paharruar. Madje, do tė mė thoshte se kjo ngjarje e kish nxitur dhe i kish shėrbyer pėr tė shkruar mė pas tregimin “Historia e njenės nga ato...”, ku trajtonte, siē e cilėsonte autori, fatin e “kurvave, prostitutave, grave publike, grave problematike”, njė temė kjo tabu nė letėrsinė shqipe deri atėherė.


Milosao
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 11-10-11 nė 00:29
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė