Tema: Migjeni
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-10-11, 20:29   #40
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

Nė gazetėn “Albania”, 22.4.2010, fq.21 nėn titullin “Saktėsim”, shkruhet:
SAKTĖSIM: Nė datat 15 e 16 prill 2010 janė botuar artikujt e zotit Agron Luka, me tituj redaktorialė‚ “Anonimi misterioz qė censuroi Migjenin dhe loja e Enver Hoxhės”, ku thuhet: Sipas pėrkufizimeve e pikėpamjeve tė Skėnder Luarasit, mė 1957-n, shkruhej se: “Migjeni...i shfrytėzoi modelet e ideologjisė dhe tė stilit tė Gorkit e Majakovskit” (fq. 11; fq. 33 etj.); ishte “revolucionar internacionalist i vėrtetė komunist” (fq. 33); “letėrsia e tij ishte me pėrmbajtje tė KONARE-s dhe tėrėsisht socialiste” (fq. 47); “Migjeni ishte njė kontribuues i pajtimit tė grupeve komuniste (fq. 48)”; “ishte pėrkrahės i vendosjes sė njė regjimi model stalinist edhe nė Spanjė”; “Migjeni ishte njė dėshmor i luftės nacional-ēlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia nė Varrezat e Dėshmorėve”, duke e nderuar me “Urdhrin e Lirisė”, Klasit I, (fq. 32; fq. 44) etj. (Shih, S. Luarasi, “Migjeni, Vepra”, bot. 1957 e ribotim 1961, pėrgjithėsisht, Hyrja, Jeta, Vepra, fq. 5-58.) Ndėrsa nė artikullin redaktorial “Incesti i Migjenit me Bojkėn dhe manipulimi me kėtė histori” (Dosja e Migjenit nė Muzeun Historik nė Shkodėr dhe roli i S.Luarasit) i botuar mė datėn 16 prill, zoti Agron Luka shkruan: “Edhe Dh. Fullanit, pa asnjė lloj pendese, siē edhe mjaft tė tjerėve, Skėnder Luarasi do ia rregullonte qejfin me njė letėr spiunimi, qė pati si pasojė njė internim me urdhėr tė protektorit, M. Shehu... Dhe ky personalitet, S. Luarasi na quhet e na mbahet si ‘Disident i Vjetėr’, si ‘Nderi i Kombit’, akorduar me Dekretin, Nr. 1467 nga Sali Berisha... i cili pėr vete ishte i katapultuar direkt nga Ramiz Alia...).” Sipas verifikimit tė redaksisė, u konstatua se citimet e mėsipėrme, tė marra nga autori i shkrimit, nuk ekzistojnė nė librin “Migjeni”, Veprat, botim i vitit 1957 dhe botim i vitit 1961, tė pėrgatitura nga Skėnder Luarasi. Pra konstatojmė se kemi tė bėjmė me njė falsifikim, nga e cila redaksia e gazetės “Albania” distancohet. Gjithashtu, edhe citimi nė lidhje me zotin Dh. Fullani ėshtė i pavėrtetė. Ndiejmė keqardhje qė nuk kemi bėrė verifikimet pėrkatėse te personat e prekur nė kėtė shkrim, duke i kėrkuar ndjesė familjes Luarasi.

Fenomeni Agron Gjovalin Luka
Njė spektėr tė zi mbi Migjenin na ofron Agron Luka qė vazhdon me manipulimet e radhės kėto vitet e fundit. Ai rėndom sajon citime, deformon perifrazime dhe lėmshin logjik e tematik ia servir ta zgjidhė lexuesi shqiptar. Kur dikush si unė e merr mundimin tė zbardhė tė vėrtetėn dhe i ballafaqon tė thėnėn me tė bėrėn (si te gazeta “Albania”), ai ka talentin dhe kurajėn ta etiketojė denoncuesin si “mashtrues” e “dezinformim”, ndaj ftoj lexuesin tė krahasojė e gjykojė.
Replikėn “miqėsore” me Mojkom Zeqon, kinse e nis mbi Migjenin dhe pėrgojon tė motrėn dhe kunatin e tij, pėrkatėsisht Ollga Nikolla-Luarasin dhe Skėnder Luarasin me aludime tė tipit: korrierė nė trafikun e dokumenteve tė Migjenit, apo se S. Luarasi deklaronte se i ka bėrė shėrbime tė mėdha Enver Hoxhės, por pa na sjellė ndonjė provė!
Agron Luka, pėr variacion tematik, “fut nė thes” edhe prof. Aurel Plasarin, “i dhuron edhe 5 copė kopje Bibliotekės Kombėtare, kinse nga ribotimi i fotoskanuar i librit, “Migjeni, Vepra, mbledhė dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, NSHB, Tiranė 1954.” Nė fakt libri titullohet ndryshe dhe nė dijeni tė lexuesit pėr kėtė ribotim tė veprės sė Migjenit, Agron Luka nuk ka marrė ndonjė leje nga trashėgimtarėt e veprės sė Migjenit. Si rrjedhim ribotimi pėrbėn shkelje tė sė drejtės sė autorit. Megjithėse deklaron qė nuk e ka pėr shitje, nė kapak i ka vėnė ēmimin e shitjes 600 lekė! Madje atje boton edhe 6 copa letrare tė tjera tė Migjenit, “se ia kishin censuruar tė atit”!
Ta ketė pranuar kėtė libėr nė fondin e Bibliotekės Kombėtare drejtori i saj, Aurel Plasari, edhe pse shkelet ligji i tė drejtės sė autorit?!
Nė rast se po, atėherė ky akt do tė pėrligjte pėrsėri historinė e pėrvetėsimin tė pėrmbledhjes sė Skėnder Luarasit mbi Veprėn e Migjenit nga Gjovalin Luka, madje tani edhe nga i biri kundrejt Migjenit.
Nė vijim tė shkrimit theksohet se Aurel Plasari e pyeti nėse kishte dijeni “pėr disa letra tė pabotuara tė Migjenit, tė cilat dikush i paskej dėrguar nė BRSS?!” Agroni: “Unė iu pėrgjigja qartė se, nuk kisha asnjė lloj dijenie pėr kėtė rast specifik konkret.”
(Po trillimet pėr Ollga Nikollėn e Skėnder Luarasin, harroi t’ia thoshte edhe Plasarit?)
Mė tej vazhdon “zbulimet” me parimin “turbullo e peshko”: Njė gabim tė rėndomtė shtypi te fjala “Gutenberg” (“Gutemberg”) e cilėson “faksimile tė falsifikuar” nga Skėnder Luarasi!?
Si pėrfundim ai thekson: “Do tė vijė edhe koha kur do ta shuajmė edhe kuriozitetin, se ēfarė kishte bėrė Gjovalin Luka, qė krimineli, skizofreni E. Hoxha provoi t’ia shuante komplet trutė e kokės. ‘Hiqni maskat’, ose ndryshe ‘Hiqni Bragashat apo Pantallonat e Majakovskit’...zotėrinj hipokritė, pėrfitues e privatizues tė Migjenit dhe migjenologė ndryshues-shtrembėrues-pėrdhunues, kameleonė post enveristė!”
Ai “harron” qė babait tė tij Gjovalinit “ia kanė hequr me kohė maskėn qė kur e deformoi thėnien e Migjenit “Hiqni Bragashat”, “harron” se ka shkruar qė babai i tij ishte adhurues i Majakovskit dhe “korrier” i “Kominternit” i cili “aty nga vitet 1936, 1937, 1938 e mė pas... nga Parisi, nga Torino e nga Livorno, siguroi njė literaturė tė madhe komuniste, qė pėrfshinte pjesėn mė tė madhe tė materialeve tė Kongresit VII tė Kominternit.” (Agron Luka. Tullėn e bazamentit Evropės ia vuri kristianizmi.)

Padituri apo sfidė sė vėrtetės?
Nė shtypin shqiptar hasen gazetarė qė lakmojnė temat e mėdha, qė prodhojnė sensacion, paēka se nuk janė tė mirinformuar. Njė e tillė, pasi shpall “inventarin e magazinės” sė saj migjeniane produktesh tė skaduara me etiketė “moderne”, i jep pėrgjigje vetes se “me siguri mund tė thuhet se ende shqiptarėt nuk e kanė lexuar mirė Migjenin”, jetėn dhe veprėn e tij.
Krahas shumė pyetjeve “enigmatike pėr tė”, por qė ua ka dhėnė pėrgjigjen me kohė, mbi bazėn e fakteve, bashkėkohėsi, miku, familjari dhe studiuesi mė i shquar i Migjenit, Skėnder Luarasi, gazetarja deklaron pa asnjė argument se “Vargjet e lira” tė Migjenit “nuk njohėn botim tjetėr deri nė vitin 1954. Ishte Gjovalin Luka qė u kujdes pėr kėtė botim, i cili konsiderohet mė i ploti deri mė sot, shprehės i vullnetit tė autorit vetė.”(?!)
Ky mendim i paargumentuar u kundėrvihet fakteve qė botimi i Gjovalin Lukės, nė pjesėn mė tė madhe, ishte njė sakatim i veprės sė Migjenit, si dhe pėrvetėsim i punės sė Skėnder Luarasit, tė paraqitur pėr botim nė vitin 1948!
Sikurse ėshtė publikuar shpesh, pėrmbledhjen e Veprave tė Migjenit, ku pėrfshiheshin edhe 7 novela tė panjohura, Luarasi ia dorėzoi Dhimitėr Shuteriqit. Pėrmbledhja u botua e copėzuar, njė pjesė edhe nga vetė Shuteriqi. Por ai tė paktėn nė botimin e dy tregimeve tė panjohura tė Migjenit (Tė ēelen arkapijat dhe Studenti nė shtėpi, Letėrsia jonė, gusht 1958, fq. 16) ka vėnė shėnimin:
“Me rastin e 15-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, botojmė dy tregime tė pabotuara tė nxjerra nga origjinalet qė ndodhen pranė familjes sė Migjenit, pėrkatėsisht nė ‘sėndukun misterioz’ tė Ollga Nikolla-Luarasit dhe Skėnder Luarasit”.
Shuteriqi, ndoshta me peng nė zemėr, si dėshmitar dhe i vetėdijshėm pėr “huazimin” dhe “sakatimin” e veprės sė Migjenit nga Gjovalin Luka, qė ia dorėzoi Skėnder Luarasi mė 1948-n, pohon: “Migjeni ka njė botim tė keq tė veprave tė tij mė 1954 (nga Gj.Luka); ka edhe njė tė mirė, nga Skėnder Luarasi, mė 1961. (Dh.Shuteriqi, Marin Beēikemi dhe shkrime, fq. 305, v. 1986).
Edhe nė grupin e vlerėsimeve tė botimeve tė veprės sė Migjenit nga tė tjerė studiues, nė asnjė rast nuk gjen mbėshtetje konkluzioni i gazetares...
Ndėrkohė ajo me tė drejtė pohon se “Migjeni do tė njihej prej shumė brezash pėrmes botimit tė vitit 1958, pėrgatitur dhe realizuar nga njė prej jetėshkruesve mė tė besueshėm tė Migjenit, Skėnder Luarasi, kjo edhe pėr shkak tė lidhjeve familjare”, pa pėrmendur edhe botimet e tij tė mėvonshme tė pėrmirėsuara (1961 dhe 2009). Ėshtė fakt i pamohueshėm qė Skėnder Luarasi, pėrveē botimit tė pėrvetėsuar dhe tė sakatuar tė Gjovalin Lukės, nė ēdo rast ka ndihmuar dhe mirėpritur pėrmbledhjet e tė tjerėve mbi Migjenin.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė